“Paqe, Dashuri dhe Provokim“. Puthja mes një hebreu dhe palestinezi bëhet virale

January 12, 2019 17:20

“Paqe, Dashuri dhe Provokim“. Puthja mes një hebreu dhe palestinezi bëhet virale

Judaizmi dhe Islami ulin armët përballë një dashurie të aftë për të shfuqizuar çdo konflikt, madje edhe më të gjatin e më të pashërueshmin: për fat të keq bëhet fjalë vetëm për një provokim të propozuar në rrjetet sociale nga fotografi italian Matteo Menicocci, i cili shumë shpejt u bë viral.

Paqe, Dashuri dhe Provokim“: është ky emërtimi që shoqëroi imazhin e përbashkët në Instagram dhe të mirëpritur nga qindra komente. Matteo është një fotograf 30 vjeçar dhe aktivist i LGBT. Gjatë pushimeve të Vitit të Ri në Tel Aviv dhe Jerusalem me të fejuarin e tij, Riccardo, ai ishte viktimë e sulmeve homofobike nga disa djem që i ofenduan në rrugë. Nga atje nisi ideja e shkrepjes së një imazhi të fuqishëm, për të thënë mjaftueshëm për intolerancën dhe konfliktin shumëvjeçar midis palestinezëve dhe hebrenjve.

 

Burimi: tgcom.it

Përgatiti: L. Veizi/ DITA

January 12, 2019 17:20
Komento

5 Komente

  1. paQia qoft me ju January 12, 18:23

    braaaavoooo !

    po shyqyr mor laneter ,

    qe ndryshuat taktike
    e ne vend te bombave e pushkes qe i drejtonit
    njeri-tjetrit
    tani mbani ne dore ato te njeri-tjetrit
    dhe i dhuroni dashuri njeri tjatrit .

    Reply to this comment
  2. mirel January 12, 18:28

    Ku dallojne te dy? Njeri me zeshkan nga tjetri. Dhe thone qe hebrenjte jane rrace e kulluar. Si puna e grekerve

    Reply to this comment
    • Ylli January 13, 10:45

      Cili ka thene qe Hebrenjte jane race e kulluar..?!?… Nuk me rezulton as mua dhe as kudo do te mund te lexoni… Persa i perket fotografise : ajo eshte montazh provokativ me qellim te mire… Hebrenjte dhe Arabet i perkasin jo vetem gjuhesisht familjes Semitike. Psh: Hebrenjte pershendesin “SHALOM” ndersa Arabet pershendesin “SALAM”…. Ne Hebraisht ISH don te thote MASHKULL e ISH-A don te thote FEMER,,, AISHA pra eshte emer me origjine Hebraike. E bija e Profetit Muhamet e kishte emrin Aisha…. Vete Profeti Muhamet ishte Hebre dhe themeloi e perçoi Fene e Re Islame (PAQE): ndersa MUSLIMAN do te thote Njerez te Paqes… Baza e Kuranit eshte Bibla Hebraike ose i ashtuquajtrui Testamenti i Lashte… Edhe DNA-ja e Hebrenjve dhe Arabeve edhe pothuaj e njejte,

      Reply to this comment
  3. katarakti January 13, 14:02

    Mua kjo foto jo vetem qe ma shpif, por me kujton edhe konfliktin serbo/kosovar. Ne ate kohe u botuan ne Perendim edhe disa libra, u shfaqen drama dhe filma ku tregohej se si nje vajze e bukur shqiptare dashuronte me gjithe zemer nje serb simpatik dhe zemerarte ose e anasjellta. Por ishin “fondamentalistet” e UCK-se qe nuk e lejonin kete dashuri te dlire alla Romeo/Zhuljeta. Diçka e tille si te kjo foto edhe mund te ngjase, ndermjet nje vajze palestineze dhe nje izraeliti por e verteta eshte se izraelitet me arabet i ndajne lumenj gjaku me njeri tjetrin. Po ashtu si kosovaret me serbet. 100 vjet perndjekje, poshterim, dhunim, shtypje, pa folur per mijera te humburit dhe mijera te perdhunuarat nga makina ushtarake serbe e bejne te pamundur nje dashuri te tille ndermjet popujve shqiptar dhe serb. Ndryshe ti tradhton popullin tend. rrenjet e tua dhe ADN-ne tende. Te pakten pa u kerkuar falje nga agresori dhe pa u vendosur e drejta ne vend. E njejta gje me palestinezet me izraelitet. Pra kjo foto ndermjet xhelatit dhe viktimes eshte thjesht politike. A mund te kete dashuri ndermjet grabitesit dhe vrasesit me viktimat e tij?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*