Putin akuzohet se ka formuar ushtri të fshehtë në Evropë

April 11, 2016 22:19

Putin akuzohet se ka formuar ushtri të fshehtë në Evropë

Presidenti rus Vladimir Putin, kontrollon një rrjet të luftëtarëve elitarë në perëndim përmes shkollave të trajnimit që kalojnë zyrtarët e inteligjencës ruse, raporton Daily Star.

Ushtria sekrete e Putinit doli nga hija, kur Boris Reitschuster autor i librit “Lufta e fshehtë e Putinit”, duke iu referuar studimit të shërbimeve të inteligjencës së Evropës Perëndimore, njoftoi se kreu i Kremlinit përmes shkolla trajnuese për luftëra, kontrollon njësi elitare në Gjermani dhe vende tjera të Evropës Perëndimore, transmeton Telegrafi.

Edhe pse në shumicën e këtyre shkolla ushtrojnë atletë të zakonshëm, nga prapavija komandojnë agjentë të jashtëm rusë të inteligjencës ushtarake dhe njësi tjera ruse (VDV).

Këto shkolla drejtohen nga ish-agjentë dhe pjesëtarë të njësive speciale ruse. Në këtë mënyrë, ata shërbejnë si mbulesë e përkryer për aktivitete të fshehta, shkruan telegraf.

Këto njësi ushtarake në vendin e armikut paraqesin shtyllën kryesore të luftës së fshehur të Putinit kundër Perëndimit, thotë autori i biografisë së Putinit.

Njësitë për të cilat Reitschuster flet, sipas medieve britanike, trajnohen për luftëra fizike, me armë, me thika por edhe me duar të thata, në të cilët nuk ka rregulla strikte.

Gjithashtu, mediat raportojnë se gjatë trajnimit theks të veçantë vihet mbi improvizimin dhe intuitën e luftëtarëve me qëllim që të jenë në gjendje të përballojnë çfarëdo sfide në situata të ndryshme.

April 11, 2016 22:19
Komento

1 Koment

  1. Arben April 12, 07:10

    PER CDO “USHTAR” TE TILLE QE MUND TE KETE PUTIN NE PERENDIM, KA 20 CIA NE RUSI.

    O ZOT NA RUAJ NGA NDONJE LUFTE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*