Putin firmos dekretin për sanksione ndaj Turqisë: ja masat e ndërmarra

November 29, 2015 15:46

Putin firmos dekretin për sanksione ndaj Turqisë: ja masat e ndërmarra

Rusia nuk ndalet ndaj sanksioneve kundër Turqisë. Vetë Presidenti rus, Vladimir Putin ka firmosur një dekret të posaçëm për të vendosur sanksione ekonomike ndaj shtetit turk.

Pavarësisht zemërimin e Ankarasë zyrtare, Kremlini thotë se kreu i saj është i vendosur në qëndrimet e tij.

“Urdhri ekzekutiv i Moskës garanton sigurinë kombëtare të Federatës Ruse, njëkohësisht edhe të qytetarëve të vendit, nga kërcënimi kriminal ose nga të tjera veprime të paligjshme”, theksohet në deklaratën e Kremlimit.

Disa prej masave të ndërmarra nga kreu i Federatës Ruse, janë: kompanitë turke që operojnë në Rusi, si dhe stafet e punonjësve turq atje do të përballen me kufizime të ashpra. Në Rusi ushtrojnë aktivitetin e tyre rreth 90 mijë shtetas turq, ndërkohë që lista e bizneseve dhe vendeve të punës, që do të preken nga këto masa, do të bëhet publike në ditët në vijim.

Gjithashtu, prej 1 janarit të vitit të ardhshëm Moska do të ndalojë punësimet e reja të shtetasve turq në Rusi. Nga ana tjetër, mallra të caktuar dhe produkte ushqimore nga Turqia nuk do të lejohen të hyjnë më në Rusi.

Ata që nuk do të preken nga regjimi i vizave janë përfaqësuesit diplomatikë. Urdhri ekzekutiv ndalon gjithashtu agjentët e udhëtimit dhe operatorët, për shitjen e çdo pakete turistike për në Turqi. /Dita/

November 29, 2015 15:46
Komento

2 Komente

  1. Arben November 29, 15:56

    SIRIA ESHTE VARRI I MUZHIKEVE.

    Reply to this comment
  2. nje shqiptar ne Itali November 29, 17:33

    Me perpara do te jete varri i Erdokarit dhe varri jot , more zagar i felliqur turkoshak , qe ben telegrame te helmuara neper forrumet e gazetave . Me vjen keq per nofken Arben qe eshte emer shqiptar . Ti duhet te quheshe Sherefedin , Mazllem , Mahmut …Ne nje forrum tjeter , ke bere nje telegram per Janullatosin , ne nje tjeter per Qeverine Rama , ne nje tjeter per Berishen , ne nje tjeter per Erdokarin , pa dhene asnje argument , vetem tre llafe ne forme parulle . Po mire more zagar turkofil ekstremist , nuk di fjale te tjera shqipe ti , por vetem telegrame , pa llogjike e pa koment ? Yyyy qen i pa bese turk , qe shkruan me germa te medha dhe vetem shan e mallkon , injorant .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*