Putin jep urdhrin për ndërtimin e urës më të gjatë në botë

July 24, 2018 17:54

Putin jep urdhrin për ndërtimin e urës më të gjatë në botë

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar qeverinë që të përgatisë një plan për ndërtimin e urës më të gjatë në botë (580 km) që do lidhë ishullin Sakhalin me Rusinë.

“Pyetja për ndërtimin e urës mes Sakhalin dhe Rusisë  është diskutuar gjatë për dekada me radhë. Ka qenë një ëndërr për njerëzit që jetojnë në ishull”, është shprehur Putini të martën në takimin me governatorin e Sakhalin, Oleg Kozhemyako.

Presidenti rus vuri në dukje se ndërtimi i urës do t’ua lehtësojë jetën njerëzve.

“Ju mund të vini, ikni në çdo kohë të vitit, në çdo mot”, ka vijuar ai.

Sakhalini është i vetmi rajon i mbetur në Rusi pa lidhje tokësore dhe për ta realizuar një lidhje të tillë, mendohet se do të jetë shumë e vështirë dhe e shtrenjtë.

Popullsia e ishullit është ulur me më shumë se 30%, në vetëm 500 mijë njerëz në 25 vitet e fundit, për shkak të largësisë së rajonit dhe mungesës së lidhjes së duhur me Rusinë.

s.a/dita

July 24, 2018 17:54
Komento

2 Komente

  1. A. July 24, 19:07

    Eshte fjala per 10 km ure dhe jo 580 km sa shkruani aty. Atje ka nje tunel ekzistues i cili filloi por nuk mbaroi kurre se ndertuarii dhe qe mendohej te bashkonte Sakhalin me Khabarovsk Krai. Ngushtica ku do te ndertohet ura quhet Gjiu i Tartarit dhe eshte 7.3 km e gjere.

    Reply to this comment
  2. Mërgimtari July 25, 07:41

    Nga lajmi burimor: “Il ponte sarebbe lungo 580 chilometri” – pra ura do të jetë e gjatë 580 km.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*