Putin do të rimartohet? (FOTO)

June 7, 2013 09:58

Putin do të rimartohet? (FOTO)

Pyetja që dominon blogjet ruse që prej ditës së djeshme është nëse Putin do të martohet sërish. Pas njoftimit publik për divorcin me gruan Ludmilla, pas 30 vitesh martesë, janë shumë blogerët rusë që hedhin hipotezën e një martese të shpejtë të presidentit me ish-kampionen e gjimnastikës, Alina Kabaieva, me të cilën thuhet se Putin ka dy fëmijë. Një televizion pranë opozitës, TV Dozhd, e ka komentuar sot divorcin e presidentit me frazën “Rusia pa Putinën”, një analogji ironike me sloganin e protestave të një viti më parë.

 

Putin njoftoi në TV vendimin për divorc

 Vladimir dhe Ludmila Putin i kanë dhënë fund martesës së tyre pas 30 vjetësh dhe vendimin e shkurorëzimit e kanë bërë publik në televizionin shtetëror rus, pas pjesëmarrjes në një shfaqje baleti. Zonja Putin kishte mëse një vit që nuk shfaqej në publik duke shkaktuar shumë spekulime në mediet ruse dhe jo vetëm. 

‘Ishte vendim i përbashkët. Ne shihemi shumë rrallë dhe secili ka jetën e tij’, u shprehu Putin.
Dihet botërisht se asaj nuk i pëlqen jeta publike dhe më herët kishte thënë se fluturimet e shpeshta, ishin shumë të vështira për të.
Ludmila Putini tha se shkurorëzimi është bërë në mënyrë ‘të civilizuar’ dhe se të dy  do t’i qëndrojnë gjithmonë pranë njëri-tjetrit.
Vetë presidenti rus pranoi se prej një kohe shumë të gjatë, nuk jetonin më bashkë. Vladimir Putin dhe Ludmila Shkrebneva u kurorëzuan në vitin 1983. Fryt i martesës së tyre janë dy vajza, Maria dhe Iekaterina.putin -ludmilla

alinaalina1alputin-berluskoni

June 7, 2013 09:58
Komento

2 Komente

  1. Bato Mokra June 7, 22:26

    Pse mos te berluskonitizohet Putin? Madje eshte i vonuar. Bilanci tek ne, ose dukuria eshte e tmerrshme. Po vijme ne “nivelet me te ulta”. B.f.dashnoret e bodigardeve, qe kane zaptuar drejtimin e shkollave te kryeqytetit eshte katastrofik, pa nje rast te dyte as ne Lindje, as ne Perendim (mqs shoku Ramiz ka pase thene se s’jemi as L as P, dmth perendim).

    Reply to this comment
  2. Mark.uk June 8, 08:08

    Shoke I nje ideali me NANON E RAMEN,nuk duan martes serioze

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*