Putin pas 8 vitesh vizitë në Teheran

November 13, 2015 15:38

Putin pas 8 vitesh vizitë në Teheran

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të vizitojë Iranin brenda këtij muaji. Presidenca ruse bëri me dije se vizita do të zhvillohet më 23 nëntor, pas 8 vitesh nga vizita e fundit.

Dy vendet kanë lidhje të forta midis tyre. Këshilltari i lartë për politikën e jashtme në Presidencën ruse Yury Ushakov deklaroi se Presidenti Putin do të marrë pjesë Forumin e Vendeve Eksportuese të Gazit, që organizohet në Teheran.

Përveç kësaj, Putin do të takohet edhe me zyrtarë të lartë të Iranit, përfshirë këtu edhe homologun Hassan Rohani. Në Iran pritet të organizohet konferenca e gazit me pjesëmarrjen e 12 shteteve eksportuese. /Dita/

November 13, 2015 15:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*