Putin: Rusia ka të drejtë të përdorë forcën në Ukrainë

March 4, 2014 15:59

Putin: Rusia ka të drejtë të përdorë forcën në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se vendi i tij është i përgatitur të përdorë të gjitha alternativat për të mbrojtur rusët në Ukrainë, por shton se ai shpreson të mos i duhet të përdorë forcën.

Këto komente zoti Putin i bëri sot, ndërsa kriza lidhur me praninë ushtarake ruse në rajonin e Krimesë të Ukrainës po rritet. SHBA dhe aleatët e tyre evropianë po shqyrtojnë mundësinë e sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak të dërgimit të trupave në Ukrainë.

Presidenti Putin tha se ata që po shqyrtojnë munësinë e sanksioneve duhet të konsiderojnë dëmin që ata vetë do të vuajnë nga këto masa.

Në komentet e tij të para në publik që kur presidenti ukrainas Viktor Yanukovych u largua nga Kievi, udhëheqësi rus e cilësoi ndryshimin politik në Ukrainë, një grusht shteti jo kushtetues dhe shtoi se zoti  Yanukovych vazhdon të jetë udhëheqësi i ligjshëm, edhe pse nuk ka të ardhme politike.

Sekretari i Shtetit John Kerry mbërriti sot në Kiev, për t’u takuar me anëtarët e qeverisë së përkohëshme dhe për të theksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin e Ukrainës.

Zoti Kerry premtoi një ndihmë prej 1 miliardë dollarësh për Ukrainën.  Ndërkohë, zoti Putin urdhëroi dhjetra mijëra trupat që merrnin pjesë në manovra ushtarake në perëndim të Rusisë, pranë kufirit me Ukrainën, të ktheheshin në bazay e tyre. Manovrat ishin në plan të përfundonin dhe është e paqartë në se ky veprim synonte lehtësimin e tensioneve. Moska ka mohuar që manovrat, të cilat filluan javën e kaluar, kishin të bënin me situatën në Ukrainë.

March 4, 2014 15:59
Komento

8 Komente

  1. Enea March 4, 16:12

    amerikanet hedhin gurin dhe fshehin doren, kshu ben ne tunisi, algjeri, egjipt, libi,siri dhe ukraine!

    Reply to this comment
  2. Horri i Bulevardit March 4, 18:06

    Flota e shtate amerikane, sapo ka kaluar ngushticen e Dardaneleve dhe do te pozicionohet ne Detin e Zi, nuk do te kete lufte, por edhe Putinit, sic ka theksuar ne artikuj te tjere per kete teme, do ti tregohen seriozisht dhembet.
    Vetem sot, humbjet e Rusise, konsiderohen ne mbi 60 miljarde dollare, rubla ka rene ne minimumin e saj historik.
    A thua do ta pranojne gati 150 miljarderet e Rusise, qe per bythen e Putinit, ti shterojne parate e fituara?, pergjigja eshte JO. Shume shpejt merr fund epoka Putin.

    Reply to this comment
  3. Juglindori nga Korça March 4, 19:04

    Po more Horr , po , ne ate krah fli ti . Po ç’eshte Rusia , more zoteri , Irak , apo Siri ? Di ndonje rrast , te na permendesh nga Historia ti , jo nje lufte te plote , por qofte edhe nje beteje , te humbur nga ruset ? Kurre …dhe kurre s’ka per te humbur .

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit March 4, 19:08

      Po di, mbas vitit 90, ruset ju dynden perendimit, per buken e gojes, por kot flas.

      Reply to this comment
      • epiroti February 4, 18:32

        U dynden ,nga se i besuan prendimit. duke ja dhurue Gjermanine lindore e gjithe shtetet e lindjes.Ky ishte Gorbaçovi i cili gaboi rande sepse prendimi drejtohet nga bankat hajdute.Mos harro se ruset ishin nje pakice qe emigruen dhe perseri u kthyen e jetojne me dinjitet ne atdheun e tyre.Po Shqiptaret 1/2 e popullsise rrugave pa dinjitet. e dine si i tthijne Italianet Stracioni Albanesi Putin eshte lideri me i madhe i botes _ kete e kane shpalle edhe revista Fobes -Time. Prandaj jo me pasion por me fakte fole .

        Reply to this comment
  4. sel dushku March 4, 20:21

    Dunden dhe per buken e gojes por dhe per ti sherbyer shtetit te tyre kudo ne bote, me duket se nuk e njeh mentalitetin e popullit Rus , çdo familje ruse kudo ne bote qe kane emigruar per qef apo per hall femijet e tyre niperit e tyre dhe brez pas brezi do ti sherbejne atij shteti jo ku rrijne por nga e kane prejardhjen d.m.th Rusise.Hap librat dhe shfleto dhe çdo gje e ke te shkruar,Stalini i internoj i burgosi i vrau kundershtaret e tij dhe kur erdhi puna e luftes me Hitlerin dolen prap ne krahe te Stalinit keta jane Ruset por ju nuk keni faj se ne e ngatarrojme me veten tone qe kthehemi nga fryn era ose i puthim bythen kush eshte me i forti

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit March 4, 20:48

      Sel a sal, ajo dihet se rusi rus mbetet edhe 7 lekura ti nderroj, sna the ndonji gje te madhe, por sa jane putinet me thuaj ti mua, se sot degjova qe kur u diskutu Bill Gejtsi si i pari miljarder, u dha edhe renditja se kush shtet kishte me shume miljardere dhe Rusia ishte e treta mbas SHBA, Kines dhe kishte afer 150 miljardere qe mbi 90% jane kunder Putinit.
      Sa per dijeni edhe shqiptaret kudo qe jane, shumica pushimet i bejne ne Shqiperi, kjo eshte nje ndihme besoj.

      Reply to this comment
  5. sel dushku March 5, 11:16

    O horr interesat e Rusise jane gjithmone me siper interesave te disa miljarderve te cilet me grushtin lart paraqesin forcen tek Putini , edhe Abramoviçi qe eshte ne Angli çon gjoben çdo muaj ndryshe perfundon si disa miljardere te tjere qe kan shkuar o per lesh ose jan ne burg.Po ti me duket ngatarron sistemin amerikan ku drejtojne miljarderet d.m.th lobi çifut me disa te tjere me sistemin rus ku p.sh sot je miljarder apo miljoner por po nuk veprove si te thote Putini me shoke perfundon dhe duke lypur ne rruge . pershendetje

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*