Putin: Rusia nuk synon ndarjen e BE-së

June 5, 2018 09:04

Putin: Rusia nuk synon ndarjen e BE-së

Rusia nuk ka interes në dobësimin e Bashkimit Evropian, tha presidenti rus, Vladimir Putin përpara vizitës së sotme në Austri – udhëtimit të parë të tij në një vend të BE-së në gati një vit.

“Ne nuk synojmë ta ndajmë Bashkimin Evropian. Sa më shumë probleme që të ketë në BE, aq më të mëdha janë rreziqet dhe pasiguritë tona”, tha Putin në një intervistë për transmetuesin publik të Austrisë ORF.

Ai tha se dëshiron një BE “të bashkuar dhe të begatë”, duke e cilësuar bllokun si partnerin më të rëndësishëm tregtar dhe ekonomik të Rusisë.

Putin mohoi se Rusia po shkakton mosmarrëveshje duke ushqyer lidhje të ngushta me lëvizjet populiste evropiane, siç është Partia Liria e ekstremit të djathtë, e cila është pjesë e Qeverisë austriake.

“Përkundrazi, ne duhet të zgjerojmë bashkëpunimin tonë me BE-në. Ne nuk duam të ndajmë diçka ose dikë në BE”, tha Putin për ORF-në.

Marrëdhëniet e Rusisë me BE-në mbeten të tensionuara, për shkak të përfshirjes së Moskës në luftën në Ukrainë, si dhe rolit të saj në luftën në Siri.

Qeveria e kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, ka shkaktuar kritika gjithandej, pasi ajo ka refuzuar t’i bashkohet përgjigjes së ashpër ndërkombëtare ndaj një sulmi me agjent nervor kundër një ish-spiuni rus dhe vajzës së tij në Angli. Britania ka fajësuar Rusinë për këtë incident që ka ndodhur në muajin mars.

Qeveria e Kurzit e ka justifikuar veprimin e saj, duke thënë se Austria është një “ndërtues i urave midis Lindjes dhe Perëndimit” dhe se dëshiron “të mbajë kanale të hapura” me Moskën.

Kjo qeveri ka qenë ndër të paktat e BE-së që nuk i ka tërhequr diplomatët nga Rusia, në shenjë proteste ndaj helmimit të Sergei Skripalit dhe vajzës së tij, Yulia.

o.j/dita

June 5, 2018 09:04
Komento

1 Koment

  1. Lloshi June 5, 11:18

    Putin per Kosoven:
    Putin: Krimea nuk e morri pavarsinë fal një ndërhyrje ushtarake të Rusisë, por në përputhje me një shprehje të lirë të vullnetit të popullatës nëpërmjet një referendumi. Nëse ju flisni për anektim – a mund ta quajm anektim vullnetin e një popullate që jeton në një territor te caktuar? Ather edhe pavartsia e Kosovës duhet të quhet anektim! Përse nuk e quani edhe atë anektim? Pavarsinë e Kosovës – pas një ndërhyrje ushtarake te NATO-s – ju nuk e bëni këtë. Ne flasim për të drejtën e Kosovarve për pavarsi. Kosovarët këtë patën vetëm vendim parlamentar, por popullata e Krimeas e bëri me një referendum, në të cilin morrën pjesë më shumë se 90% e baonorëve. Dhe po kaq kanë votuar bashkimin me Rusinë. Nuk qenka domokraci kjo? Ç’far ësht athere? Dhe ç’na qenka demokracija?

    ORF: Zoti President ky referendum ishte kundër Kushtetutës së Ukrainës. Vëzhguesit perendimorë thonë që nuk ishte referendum i lirë. Dhe me që ju e përmendët Kosovën: Ju vetë e keni cilësuar pavarsinë e Kosovës ilegale dhe të pa-moralshme. Dhe sot e kësaj dite nuk e njihni Kosovën si Shtet i pavarur. Si përputhen këto qëndrime?

    Putin: Shumë mirë madje! Po ju them edhe përse. Sepse në kuadër të ngjarjeve politike dhe ushtarake në Ish-Jugosllavi Gjykata e OKB-ës në lidhje me Kosovën ka marr një vendim! Unë mund t’ju jap me kënaqësi pjesë të tij. Lexohini këto dhe jepjani informacjonet degjuesve dhe shikuësve tuaj! “Pranimi i Pushtetit Qëndror nuk ësht domosdoshmërisht i nevojshëm për vendimin e pavarsisë!” Kështu i komentoj Gjykata e OKB-ës ngjarjet e Kosovës. Dhe tani ju thoni që ….
    ORF: Keto ishin kondita shumë të rrepta… Ishin kushte që nuk u përmbushnin në rastin e Krimea-s. Këtë e thonë të gjithë vëzhguesit ndërkombëtar!
    Putin: Cilët?
    ORF: Nuk ka asnjë që e pranon këtë referendum dhe asnjë që e njeh baskimin me Rusinë.
    Putin: Këto argumente nuk janë fare bindëse, sepse nuk ka fare nevojë për njohje dipllomatike të shprehjes së lirë të vullnetit të një popullate të një territori. Kjo ësht e shprehur qartë në një vendim të OKB-ës dhe nuk mund të inderpretohet në mënyrë tjetër! …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*