Putini për Ukrainën: Armëpushimi hyn në fuqi më 15 shkurt

February 12, 2015 15:23

Putini për Ukrainën: Armëpushimi hyn në fuqi më 15 shkurt

Udhëheqësit e Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës kanë njoftuar sot një armëpushim në Ukrainën lindore.

Pas më shumë se 15 orësh bisedimesh të pandërprera në Minsk, me një pushim të shkurtër sot mëngjes, Presidenti rus, Vladimir Putin, pohoi se kishte arritur një marrëveshje për “çështjet kryesore” dhe se armëpushimi do të hyjë në fuqi më 15 shkurt.

Presidenti francez, François Hollande, gjithashtu foli për një marrëveshje dhe një “zgjidhje globale politike”, por vuri në dukje se ka ende shumë punë për të bërë për të arritur paqen në këtë zonë, e cila kalon tani në muajin e dhjetë të konfliktit dhe që ka marrë më shumë se 5300 jetë njerëzish.

“Kemi arritur të biem dakord mbi disa pika thelbësore. Nuk ishte një natë e mirë për mua, por mëngjesi po”, ka thënë Putin pas takimit. Ndërsa homologu i tij Petro Poroshenko ka njoftuar tërheqjen e armatimeve të rënda. Edhe pse më herët i cilësoi kërkesat ruse si “të papranueshme”, Poroshenko ka theksuar se, “pavarësisht tensioneve dhe presioneve, Ukraina nuk u dorëzua para ultimatumeve”.

Nga ana tjetër, presidenti francez Francois Hollande ka vlerësuar se bëhet fjalë për një “akord serioz”, por ende nuk ka një marrëveshje për të gjitha pikat. Ndërsa për kancelaren Merkel, “akordi i arritur është një rreze shprese”.

Ka ende “pengesa të mëdha”, theksoi Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Krerët, të cilët u mblodhën në Pallatin e Pavarësisë së kryeqytetit bjellorus që prej të mërkurës në mbrëmje, nuk bënë asnjë paraqitje të përbashkët pas natës maratonë. Megjithatë, të ndarë kanë thënë se marrëveshja e arritur përvecc armëpushimit që nga 15 shkurti, përfshin edhe tërheqjen e armëve të rënda, krijimin e një zone mbrojtëse, shkëmbimin e të burgosurve dhe masat ekonomike. Zona e çmilitarizuar do të jetë  50 – 70  kilometra në krahasim me 30 kilometrat e parashikuar, sipas marrëveshjeve të dështuara shtatorin e kaluar në Minsk. Luftëtarët duhet të largohen nga zona e çmilitarizuar dhe të heqin armët rënda brenda një maksimumi prej 14 ditësh, nga sot, ka deklaruar presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, në dalje të takimit.

Grupi i Kontaktit ku përfshihen përfaqësues ukrainas, rusë, përfaqësues të OSBE-së dhe këtë mëngjes u janë bashkuar edhe liderët e republikave të vetë-shpallura të Donetskut dhe Luganskut, dhe që negocionin paralelisht që prej të martës, ai që përcaktoi itinerarin që mori edhe mbështetjen e katër krerëve. “Ishte një arritje e vështirë, por të paktën kemi arritur diçka”, tha në një deklaratë ministri i jashtëm gjerman Frank-Ëalter Steinmeier, i cili shoqëroi Kancelaren Merkel në takimin në Minsk. Megjithatë Steinmeier nuk është shumë euforik për këtë marrëveshje. Ai pohon se “ajo mund të shkatërrohet nëse ka shpërthime dhune”.

Çështja themelore është kufiri midis Ukrainës dhe Rusisë, një zonë jo e kontrolluar nga Kievi ku separatistët marrin mbështetje financiare dhe ushtarake. Ukraina dhe vendet perëndimore dëshirojnë të mbyllin kufirin menjëherë, por separatistët mendojnë se kontrolli i OSBE-së duhet të fillojë kur procesi rregullator të arrijë një pikë ku të ndjehen të sigurt.

February 12, 2015 15:23
Komento

7 Komente

  1. dietrich February 12, 15:43

    Nuk ka dyshim se rolin kryesor per te detyruar Putinin te pranoje armepushimin dhe te njohe sovranitetin e Ukraines e luajti dhe do ta luaje me tej Merkeli (Hollandi eshte nje garniture politike per te ruajtur rolin e Frances si “fuqi e madhe”). Forca a saj qendron ne nevojen e Rusise per tregeti dhe teknologji gjermane (6000 firma gjermane veprojne sot ne Rusi) qe gradualisht duket se po kthehet ne nje koloni ekonomike, teknologjike dhe financiare te Gjermanise.
    Shqiperia duhet te beje te gjitha perpjekjet per te ruajtur miqesine e natyrshme me kete superfuqi ekonomike shkencore dhe teknologjike te botes se sotme.

    Reply to this comment
    • JOY -72 February 12, 21:26

      po sipas teje do kthehemi edhe ne ne koloni te superfuqise o mendjendritur po u lidhem me suprfuqine e kupton sa kontradiktor je me veten o analist i politikes globale,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!

      Reply to this comment
  2. raimond vlonjati February 12, 16:33

    Merkel ka mare nje poze si ato grate shtepiake …..qe rijne duke menduar me duart kryqezuar , se :… Cfare do gatuajne per darke ….. ???.–hgahahahaha

    Por duket shume bukur, shume natyrshem…….

    Duket tamam si Mamaj e Europes , dhe eshte ne kuptimin e vertet te fjales pa asnje dyshim Mamaja e Europes

    She is striking a pose, as a Mom of a big family “plagued with troubles of her lazy and troublemaker kids ” , thinking :…….. What to cook for dinner…?

    Mammy blue …….

    And, she is , literally, Mom of Europe….

    Reply to this comment
  3. Tarrasi February 12, 17:34

    Armepushimi i leshit Putanka ngeli duke e pushtuar nga nje cope toke dite per dite ne Ukrahine dhe me kete stil per nja 5 -6 vjet e pushton dhe i thote ketyre pleqeve te EU te me rruani more miq se ju nuk jeni te zotet per asgje vecse per llogje lart e poshte.

    Reply to this comment
  4. plaku February 12, 18:05

    Me sa kam degjuar dhe kuptuar ne tere kete histori me Ukrainen Putini ka keto qellime :
    – Rusia te fitoje perseri statusin e nje lojtari globel ne bote.
    – Ai do te krijoje nje Zone sigurie midis Rusise dhe pjeses tjeter te Europes qe eshte tashme ne BE dhe NATO.
    – Te krijoje nje republike federale ukrainase ku lindja e Ukraines ku jetojne ruset te kete nje autonomi te zgjeruar sic kane edhe popullsia me origjine austriake ne Itali. Pra nje Status te vecante dhe me fuqi te madhedhe te pamvarur.
    – Pra, ne parlamenitn ukrainas pjesa e saj lindore, qe do te jete nen influencn ruse, te mos lejoje me votat e saja qe e gjithe Ukraina te futet ne Be dhe ne Nato.

    Reply to this comment
  5. Laveri February 12, 19:54

    Bravo Poroshenko me deklaratat e tua , i dhjere po me nder

    Reply to this comment
  6. Arben February 12, 20:40

    QETESIA PERPARA LUFTES…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*