Pyes Prokurorin e Atdheut tim…

Arben Duka April 21, 2016 13:57

Pyes Prokurorin e Atdheut tim…

Berisha në SHQUP,
e prishi gurmazin,
katër ditë me radhë,
ul e ngri Shullazin!

Shullazi u bë,
vërtetë Al Kapone,
si lajmi i parë,
në televizione!.

“Dixhitali i Salës,
sjell akuzat lumë,
po Sala ka bërë,
njëmijë herë më shumë!.

Njëmijë herë më shumë,
kur qe në karrige,
krime ordinere,
edhe politike!.

Gjithnjë-pas Çdo krimi,
na ka uluritur,
akuza zyrtare,
askush s’i ka ngritur!.

Nëntëdhjetë e shtatën,
kur bëri kërdi,
i kaloi të gjitha,
me një amnisti!.

I kaloi të gjitha,
me një amnisti,
se ju bë garant,
shoku Pandali!.

Krimet që ka bërë,
këtu xha Salia,
po i thotë të gjitha,
sot Izet Haxhia!.

Edhe në kuptimin,
më të plotë të fjalës,
Izeti ka qenë,
krahu i djathtë i Salës!

Veten drejtësisë,
ky ja ka afruar,
jo si arrogant,
por si i penduar!.

Nëse drejtësia,
do të shkonte mirë,
do ishte Izeti,
një gur xhevahir!

Në duart e shtetit,
dhe të drejtësisë,
për të zbardhur krimet,
e xhaxha Salisë!.

Pyes Prokurorin,
e Atdheut tim,
pyes në ka hapur,
vetë ndonjë hetim?!

Nëse për Saliun,
ka ndonjë hetim,
se as për Shullazin,
s’kish ndonjë kallzim!.

Ç’ne ky krahasim,
do thotë një njeri?!.
Vlen se xha Saliu,
është shumë më i zi!.

Shullazi me Tri,
qenka kapobandë,
po Sala e ktheu,
gjithë shtetin në bandë!.

Edhe pse zyrtare,
akuza askush s’ngriti,
Sala llogaritet,
si kryebanditi!.

Lu-ja që ndërroi,
këtu Arviziun,
u mor me Shullazin,
por jo me Saliun!.

Po të investohej,
për të dytin mirë,
sigurisht që Sala,
s’do kish më një zyrë!

Nuk do kish më zyrë,
ku do bubullonte,
po qeli të ndyrë,
ku do turfullonte!.

Dhe Lulash bufoni,
s’do na dhiste gazit,
kur quan “reformë”,
rastin e Shullazit!

Një sinjal reforme,
do kishte vërtetë,
nëse do qe Sala,
ose Luli vetë!.

Do qe faqe e re,
e gjithë drejtësisë,
se janë dy subjekte,
të prokurorisë!.

Ndaj s’duan reformën,
për të cilën themi,
se të dy-në fakt,
janë kryeproblemi!.

Duhet t’i shikonim,
me pranga në dorë,
dhe jo në ekrane,
si triumfatorë!.

E dimë Ç’na ka ndodhur,
e dimë ku janë pleksur,
pa fund jemi lodhu,
jo budallallepsur!

Arben Duka April 21, 2016 13:57
Komento

11 Komente

  1. Konti Monte Kristo April 21, 14:54

    nuk me vjen e re historia dhe Shkodra pati gjygje mbi 20 vjet pati Shullaze e pati fatkeqsisht dhe viktima .ceshtje te pazbardhura qe po I afrohen pesvjecarit….

    Reply to this comment
  2. Muzhaka April 21, 16:26

    flm

    Reply to this comment
  3. Eqerem Kajo April 21, 17:55

    E dashur Dita!:-):-):-)
    Pasi morrem lajmin pas mesit te nates nga roja vigjilente S. Berisha mbi arestimim e mikut te tij Shullazit. Media dha dhe mesazhin pershendes nga Ambsadori amerikan Lu. Nuk e dime nga e mori kete lajm Shoku Lu nga Saliu, apo nga nje kanal tjeter, ky nuk ishte ndonje lajm i rendesishem zoti Lu, se arrestime te tilla behen cdo dite nga prokuroria. Do te ishte mire qe ju te thoshit, se ky nuk eshte kryesori, kryesori eshte kasapi Sali Barisha. Kete ju nuk e thoni dot, as ju e as drejtesia. Nuk e di pse behet kjo. Edhe ju paskeni frike nga Saliu populli pret nga ju qe te vini piken mbi i, se drejtesia tek ne ka marre fund.

    Reply to this comment
    • gjin April 22, 14:08

      O Eqerem se nga emri me dukesh si Harem. Kapu dhe ti aty te topet e Saliut se do te gjesh shume shoke tuajt.

      Reply to this comment
      • korçari April 22, 15:03

        O Gjin nga emri dukesh qe je SHPELLAR i papune pasi nuk kishe arsimin e duhur per te qene polic ,kthehu nga shpellat dhe shto dhite bej te pakten nje pune te ndershme e te dobishme ,merru me ujqit dhe arrinjte se atyre ua kupton gjuhen.

        Reply to this comment
  4. BLACK SWAN April 21, 18:08

    Prokurori pergjigjet
    I nderuar bejtexhi , ty te kaluan 25 vjet duke u marre me Saliun , jo vetem ty ,por dhe gjithe ketij populli trim ,trap dhe 97
    po me mua te gjorin cfare ke ? pse i fillove shkrimet me mua xhanem ? ti e di qe une ngeca ne kete karrige dhe nuk di nga te vete me ? mua qysh kur me thane per ate karrigen , as nuk thoshja dot jo ,as po
    jane ca blow job qe kam ber mor shok , po si shkruaj dot ne gazete ,dhe i thashe qe une jam si dhalle , sado uje te hedhin prap ngelem e bardhe …nuk behem as lavire dhe as horr bulevardi dmth .
    e vetmja pune qe bej eshte te ruaj fb e Saliut , sa flet ai aty nga mezi i nates e hap prokurorine , bej namin une kur flet Saliu .
    dhe qe ti bie shkurt ,se jane ca ceshtje qe ti dhe ky popull rilindiot nuk i kuptoni dot , por ti spjegoj une
    mua kot qe me shkruan , une shtyj ditet aty se Saliu nuk me heq dhe pse ata revizionistet amerikane ma kane heq vizen me kohe ,
    keto fjalet e medhaja me “atdheun tim ” mos i perdor me , keto jane per nxenesit deri ne klase te katert ,se pastaj dalin rrugeve per azil dhe ata
    ju kokepalaret nuk keni atdhe !!!!!
    ne qeveritaret kemi , po nga halli mor shok ,nga halli ,se me zor marrim rrogen
    rroga dmth sigurojme brezat , ja e shikon vajzen e babit ? ne pike te hallit , mezi ja del me 120 pallate ne TR , ca nga Lalzi ,ca si di as une po i di Vokshi me mire ,ose me perkedheli si e quajme djalin e babit ,sypeshkaqenin pra . e ke pare ti ate ? sa flet ndonje per te ai nxjerr leshin e Armines dhe gjithe ju pis mileti merreni me leshin e asaj
    se babi keshtu ben , sa flitet ndonje reforme ne drejtesi
    sa vjen ndonje afat per firme reforme ,gjen Shullazin
    97 jua kujton keshtu me ligj armatosje
    jo juve jo , juve leshin keni mire , po ju flet juve nga nevojtorja ashtu foltorja e pallamentit qe te degjoj ndonje Lu andej me tutje , se keto kohe i duket vetja si rivilicionar ketij imperialistit
    eh mor shok , e ka te vjeter kete shantazhin
    ka pasur mesues te mire , me Saliun merr tamam kuptim fjala ;doli nxenesi me i mire se mesuesi ”
    qe ti bie shkurt , se une fjalorin me 150 fjale e kam
    dhe ato i perseris nga 3 her ,
    mua mos me shkruaj me dhe mos harro
    JU NUK KENI ATDHE ,VETEM SALI KENI
    SKLLEVER E BIJ SKLLEVRISH ….
    JU LIRINE SE MERITONI !!

    Reply to this comment
    • Antikonformisti April 22, 19:01

      Na ke çare trapin moj sorre e zeze me kete humorin tend te zi. Shko moj pirdhu se ne je bere si ai morri qe nuk te shqitet. Nuk ke faj e ke prej menopauzes, se ne kete faze nuk ta var asnje torben dhe kruhesh neper blogje sociale. Nese nuk te pelqen Arbeni ( e ke si puna e dhelpres) bene me mire ta tejkalosh dhe jo te vish e te na hapesh menderen, si ato palo buçet.

      Reply to this comment
    • shqipe April 22, 19:29

      Bravo Love!

      Reply to this comment
  5. qiri April 21, 20:03

    Bravo Beni!

    Reply to this comment
  6. filan fisteku April 22, 10:03

    Prokuroria instucioni me i korruptuar,denon te pafajshmit dhe ato qe kryejne krime dalin te lare

    Reply to this comment
  7. beni April 23, 12:05

    Keni te drejte por keshtu si veprohet ka kuptim qe te gjithe jane m…………………

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin