Pyesin malet e Dukagjinit: Pse e akuzoni këtë farë trimi?

June 6, 2019 13:43

Pyesin malet e Dukagjinit: Pse e akuzoni këtë farë trimi?

Nga Ndoc Logu

Jo vetëm pas ndarjes nga jeta reth 30 vjet të kaluara, por edhe më parë, shumë shokë, miq, dashamirës dhe bashkëkohës të Gjon Marashit, më kanë kërkuar disa herë të shkruaja një monografi kushtuar atij, ku të shkrihet e tërë historia e kësaj familje në 200 vjetët e fundit. Këtë nuk e kam bërë i nisur nga një traditë modeste reale, jo e shtirur, e familjes dhe e krahinës sime të Dukagjinit. Kjo edhe për faktin se jam djali i vëllait të tij. Edhe pse ai e meriton, edhe pse unë, kam mbi 500 faqe dokumente e shënime nga jeta dhe veprimtaria e tij që nga viti 1910 kur kapi pushkën në moshën 16 vjeç kundër pushtuesve dhe sunduesve, derisa ndërroj jetë afro një shekull. Për këtë ka ndikuar edhe fakti tjetër se: Gjon Marashi, që nga rinia e hershme, ishte njeri nga djemtë, më pas burrat, luftëtarët atdhetar nga më të njohurit e krahinës e më gjërë. Fjalët e mia sado të gjetura të ishin, nuk mund të arrinin në ato përmasa dashurie, respekti e vlerësimi të arët që kishte populli i Dukagjinit për të. Gjon Marashi, ishte kthyer në një figurë emblematike, përfaqësuese, dhe mbarëpopullore në Dukagjin e më gjërë. Tani që kori i korbave të pas viteve 90-të nga bijët e tradhtarëve të 75 vjetëve më parë, që Gjon Marashi i kishte sunduar disa herë, kanë filluar të njollosin historinë dhe të akuzojnë Gjon Marashin si “kriminel”, duhet patjetër t’u thuhet e vërteta se kush ishte në të vërtetë Gjon Marashi dhe cilët ishin ata që u përballën  me të 80 vjet më parë, apo edhe përpara pushtimit më 1939.

Duke qënë nga kjo familje ku një djalë i jonë dha jetën në mbrojtje të besës dhe vlerave të tjera të krahinës, me pushtuesit më 1816, më pas në dy të dënuar me vdekje në mungesë nga regjimi tradhëtarë zogist, duke qënë me 5 (pesë) pjesëmarrës në LANÇ, me 3(tre) djem ra në krye të detyrës, që të tre dëshmorë, me 2 (dy) të vdekur me plagë lufte në trup dhe që të gjithë, papërjashtim, gjithmonë e për çdo çështje, të vendosur në anën e duhur të historisë, duke qënë pasardhës i këtyre dëshmorëve, detyrohem të reagoj në formën e  mëposhtme, kundër atyre që e kanë shpallur atë listë me “kriminel” që në të vërtetë janë heronj të pavdekshëm dhe dëshmor të lavdishëm të atdheut.

Ne pasardhësit e atyre që bënë luftën dhe sollën lirinë, ne pasardhësit krenar të emrave në atë listë heronjsh e dëshmorësh të lavdishëm, që fashistët e sotëm i quajnë “kriminel”, tërë atdhetarët që e duan Shqipërinë dhe lirinë, duhet t’ju themi: “Edhe ne këtu jemi… Ju njohim mirë dhe nuk ju harrohjmë kurrë. Koha 30 vjeçare e tranzicionit solli lirinë që ju nuk e paskeni merituar”. Ne do t’u themi atë që ju tha poeti 24 vjeçar meksikan Oktavia Pas, fashistëve spanjoll “No pasaran” (nuk do të kaloni). Nuk do t’u  harrojmë asgjë, as rrënimin që i bëtë pasurisë kombëtare dhe tërë Shqipërisë. Tani ju kini sulmuar, si hienat, historinë e luftës dhe vlerat e saj. Por nuk do t’ia delni.

***

Autori i këtij shkrimi, është një individ dhe disa familje, që na akuzon ky Institut kuplaraje me të pavërteta. Në numrin 65 të kësaj liste me emra të lavdshëm, radhitet edhe axha im Gjon Marashi, ish Konandant i Çetës së Dukagjinit. Madje, ai, është organizatori dhe komandant i saj. Çeta e Dukagjinit ishte i pari formacion luftarak në Qarkun e Shkodrës, pasi filloi Lufta e Dytë Botërore. A e meriton Gjon Marashi këtë akuzë, nga shqiptarët e vet, sot më 2019, në 125 vjetorin e lindjes, në 75 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë,  i cili mori si “dekoratë“ dy plagë në trup, duke i “dhuruar” lirisë edhe jetën e djalit, tani që ka mbi 30 vjet që ka ndërruar jetë? Po të bëhej kjo nga çdo pushtues apo të gjithë së bashku, edhe mund të quhej e prenuar, po të bëhej nga shqiptarët kurrësesi jo. As axha im, asnjë në atë listë nuk e meritojnë këtë akuzë. Ata meritojnë nderimet e tërë kombit dhe përjetësisht. Autorëve të listës, dua t’ju them se, axha im, tërë ajo listë heronjsh, nuk i kriminalizoni dot. Ju harroni se Heronjtë nuk vdesin, por marrin plagë. Heronjtë, qoftë kur vriten, qoftë kur rivriten nuk qahen. Ne të dy rastet, plagët e heronjve, ua shtojnë shkëlqimin, i bëjnë të paharruar në kujtesën e brezave. Lista e publikuar nga ai pseudoinstitut antishqiptar, ne pasuesit e tyre, nuk na turpëron. Na bënë krenar, sepse misioni i tyre ishte i shenjtë, ishte shpëtimtar për atdheun e popullin. Lufta dhe sakrifica e tyre solli lirinë, sovranitetin e vendit dhe fundin fatal të pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve nga gjiri ynë. Nga ana tjetër, dëshmorët dhe heronjtë e asaj liste, të gjithë papërjashtim, si ata që dhanë jetën në betejat e përgjakshme, si ata që vdiqën nga plagët e luftës në trup, si të tjerët që patën fatin të shijojnë lirinë dhe të rimëkëmbin Shqipërinë, na risjellin në kujtesë, amanetin e pavdekshëm të tyre, për ta vazhduar luftën, për të mbrojtur lirinë, për të mosharruar asgjë e asnjeri. Pikërisht këto amanete të tyre u harruan pas vitit 1990. Arriti puna deri tek këto lista, sepse, ju dhamë liri më tepër se e meritonin, ju dhamë liri edhe atyre që nuk e meritonin. Ju dhamë para, prona dhe komoditet jetese edhe atyre që duhet të jepnin gjithmonë llogari për krimet, turpet dhe tradhëtit që kishin bërë etrit e tyre.

Por le të kthehemi tek numri 65 i kësaj liste me “kriminel” të Tufës e Çelo Hoxhës, se kush është ky dhe çfarë krimesh ka bërë.

Gjon Marashi, i shpallur nga tufat e horrave të horrave nazifashist si “kriminel” lindi në një familje të Dukagjinit me 1895. Ai ishte djali i Marash Pjetrushit dhe nipi i Marash Tuçit, i cili në vitin 1816, 203 vjet më parë, kishte dhënë jetën në Sarajet e pushtuesve në Shkodër në mbrojtje të besës dhe vlerave të tjera të familjes dhe krahinës Dukagjinit. (Sokol Meta, “Studim”, gazeta “Nikaj- Mërturi” 2018). Ky akt shërben në dekada e shekuj si shembull trimërie, patriotizmi dhe vlere deri në ditët e stome për brezat e ardhshëm. Që nga ajo kohë e sot, jeta e djemëve dhe burrave të kësaj familje ka qënë e njëjtë me hallet dhe fatet e Dukagjinit dhe Shqipërisë.

Gjon Marashi që në moshën 16 vjeçare, përkrah babës vet, rroku pushkën dhe bëhet pjesë aktive e tërë lëvizjeve antiosmane që udhëhiqeshin nga patriotët shqiptarë. Në Korrikun e vitit 1915, ishte ndër djemtë e parë të Dukagjinit, që ju  bënë barikadë e pakalueshme, për 27 ditë, forcave turke të Turgut Pashës në atë që  njihet si “Lufta e Qafës Agrit”.

Në Prill të vitit 1941, kur Zogu kishte tradhëtuar dhe Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia, Shqipërinë e sulmuan nga veriu, 20.000 forca serbo-malazeze. Gjon Marashi, në këto çaste tepër të rënda për vendin, ku Shqipëria, pritej të merrej nga Serbia përgjatë rrjedhjes së Drinit, ai me gjashtë burra të tjerë, i zuri pritë kësaj ushtrie pushtuese në Gur të Kuq, në një ngushticë shkëmbore që quhet “Gryka e Forcës”. Të ndihmuar edhe nga terreni shkëmbor, ushtria pushtuese ishte zënë si në çark.  Më pas i tërë Shoshi dhe mbarë Dukagjini e mposhtën këtë ushtri pushtuese. (Edhe për këtë kam studim të plotë dhe është botuar). Për këtë përballje luftarake, populli, Gjon Marashit, i ka kënduar këngë.

Duke jetuar, luftuar dhe përball me rrezikun e jetës disa herë, i dënuar me vdekje në mungesë dhe i plagosur, të cilit për 30 vjet ju kishte mpreh syri në shënjetrën e pushkës, ju kishte rreshkur fytyra nga flaka e barutit armëve, gjithmonë i kërcënuar me vdekje, që edhe “vdekja i dukej si me le”, atëhere, çfarë mund të pritej tjetër prej Gjon Marashit, në një atdhe të pushtuar, prej këtij kryengritësi të përhershëm? Asgjë me shumë dhe asgjë më pak përveç asaj që bëri. Gjon Marashi bëri atë që bëri, dhe në kohën e duhur, atë që kishte bërë edhe babai i tij Marash Pjetrushi. Bëri ato që bëri gjyshi i tij Marash Tuçi. Ai bëri atë që do të bënin edhe djemtë e tij, atë që të bënin edhe nipat e tij, pas atij, sakrificat edhe me sublime në shërbim të lirisë dhe të sovranitetit të atdheut. Gjon Marashi, të parët e tij, ai vetë, pasardhësit e tij, bënë atë që ishte bërë e po bëhej kudo në Shqipëri në mbrojtje të atdheut dhe për të sjellë lirinë.

Gjon Marashi, edhe pse po i afrohej njëgjysëm shekulli për nga mosha, ai ishte ndër burrat e parë nga Dukagjini që u angazhue në LANÇ. Një burrë si ky, me një përvojë luftarake si ky, nga një familje si ky, e mbi të gjitha me ndjenjë përgjegjësie atdhetare dhe etje për liri si ky, nuk kishte se si të mos vendosej në anën e duhur të historisë. Në këto kushte e rrethana, Gjon Marashi, mori iniciativën e guxinshme dhe krijoj çetën e parë luftarake të Dukagjinit. Kjo çetë, ishte i pari formacion luftarak antifashist në tërë Qarkun e Shkodrës. Vetëm për këtë arsye, dhe asgjë tjetër, Gjon Marashi edhe mbi 30 vjet pas vdekjes, nuk po i shpëton bijve të fashistëve që ishte përballë gjatë luftës e pas saj. Angazhimi i Gjon Marashit në LANÇ dhe krijimi i Çetës së Dukagjinit, nuk ja falën pushtuesit as tradhëtarët e vendit. Madje, tradhëtarët shqiptarë ishin betuar për t’u hakmarrë kundër tij.

Në LANÇ, Gjon Marashi, u angazhue megjithë vëllanë, dy djemtë dhe gruen. Nga 6 anëtarë që kishte familja, mbi 18 vjeç, 5 prej tyre u angazhuen në LANÇ. Në kohën kur Gjon Marashi krijoi çetën e Dukagjinit dhe mori komandën e saj, po në Dukagjin, u krijua nga kundërshtarët e luftës e të lirisë një “Komitet Qëndror i Beslidhjeve të Dukagjinit”. Madje, ata, kishin krijuar edhe një formacion luftarak të quajtur “ Roja e Beslidhjeve të Dukagjinit” (AQSH, D3, 1943). Dhe kur krerët e kësaj krijese profashiste, i thanë Gjon Marashit: “Eja edhe ti me ne…” ai ju përgjigj: “Unë kam vendosur të luftoj për lirinë… Masandej do t’i baj roje lirisë e jo pabesisë me pushtuesit”. Kuptohet lufta është luftë. Nuk është shëtitje në baçe me trëndafila. Të gjithëve ju rrezikohet jeta. Këtë e dinte mirë Gjon Marashi. Tradhëtarët e vendit, të mbështetur tek pushtuesit planifikuen t’i vrisnin djalin e madh Gjonit, Kolën. Për t’i shpëtuar hakmarrjes, Gjoni, ndërhyri dhe e transferoi djalin në bazën e Milotit, në atë grup që më vonë do të njiheshin si “Pesë Heronjtë e Vigut”. Por edhe këtu u spinue nga Berdinanet Palaj, një frat fashist më fashist se ata që kishin ardhur si pushtues, duke i rrezikuar përsëri jetën. Atëhere Gjon Marashi, ndërhyri përsëri dhe e transferoi djalin në zonën e Parë Operative Vlorë- Gjirokastër ku drejtonte Hysni Kapo.

Fundi i luftës dhe liria e gjeti Gjon Marashin, në Dukagjin me tërë meshkujt, por edhe me një plagë më shumë nga  dy të tjerat që kishte marrë në luftrat e mëparshme. Për Gjon Marashin, paslufta, ishte po aq e vështirë sa edhe vetë lufta. Me organizimin e ri të pushtetit, në Dhjetor 1944, Kola, ngarkohet me dy detyra: Përgjegjës i Sigurimit Publik dhe i Seksionit të Drejtësisë. Lufta kishte qënë e gjatë dhe kishte lënë pasoja të mëdha. Prapambetja ishte mesjetare, varfëria ekstreme, rreziqet ishin të mëdha. Reaksioni nuk pranonte humbjen. Punohej natë e ditë midis rreziqeve të çdo ore, për të sjell besimin dhe stabilizuar jetën e popullit. Ato ditë, Gjon Marashi, merr përsipër krijimin e një komisioni të cilin e kryeson po vetë, për pajtimin e gjaqeve, të hasmërive dhe konflikteve të tjera, në të nëntë bajrakët e Dukagjinit, në një zonë që fillonte nga Ura e Mesit në afërsi të Shkodrës deri në kufi me Malësinë e Gjakovës.  Kjo ishte një punë tjetër e vështirë për të vendosur paqen e mirëkuptimin midis familjeve, fiseve dhe bajrakëve. Rezultatet ishin të mëdha. U pajtuen me qindra gjaqe e konflikte. Këto plagë qenë mbyllur deri në fillim të viteve 90-të. Kontributi i Gjon Marashit edhe në këtë drejtim ishte i jashtëzakonshëm.

Kundërshtarët e rendit ri, të lirisë e sovranitetit, nuk hiqnin dorë. Ata kërkonin hakmarrje për humbjen fatale. Hakmarrjen e filluan me njerëzit e qeverisë sapo filluen nga puna. Edhe për Gjon Marashin, kjo hakmarrje nuk vonoi. Ish anëtari i Regjencës Fashiste tradhtari P. Anton Arapi, i fshehur në Dukagjin, kishte dhanë urdhër dhe vrasin djalin e Gjonit, Kolë Gjonin sapo doli nga zyra në orët e vona të një nate fatale, në pabesi të plotë. Por edhe në këto çaste tepër të rënda, Komandanti i Rrethit dhe Kryetari i Pajtimit të Gjaqeve, Gjon Marashi, nuk kërkoi hakmarrje. Dhe për këtë, ai kishte tërë mundësitë por edhe shkakun dhe kopetencat. Ai nuk i kishte ngjeshur armët për t’u vra me njeri-tjetrin, por për të sjellë lirinë nga pushtuesit. Edhe me pas, edhe tërë jetën, Gjon Marashi, bëri gjithçka pati mundësi, për të sjellë paqen dhe përparimin e Dukagjinit, të jetës së popullit.

Gjon Marashi që në vitin 1910, kur ishte vetëm 16 vjeç, derisa ndërroj jetë, për 77 vjet rresht, nuk gaboi kurrë për t’u vendosur në krahun e gabuar me interesat e lirisë, të sovranitetit dhe të përparimit të vendit, siç ka ndodhur me shumë të tjerë, me nazifashistët e 80 vjetëve më parë, ku bijët e tyre sot, e shpallin “kriminel”.  Tiparet me vlera të një burri dhe personaliteti të rrallë Gjon Marashi, i shfaqi gjatë LANÇ, por edhe në vitet e  para pasluftës. Janë të panumërta rastet që nga viti 1943, deri në fundin e viteve 50-të, ku Gjon Marashi, futej në kontakte, madje edhe shumë të rrezikshme me individ, familje dhe grupe , që për arsyet e tyre, ishin rreshtuar në anën e gabuar. Kjo punë kërnonte trimëri, mençuri dhe garanci në atë që thoshte, ose, në ato çka ai ju premtonte. Këto avantazhe Gjon Marashi, i kishte si askush. Ndaj ju futë kësaj pune duke arritur të shpëtojnë njerëz nga dënimet kapitale, të tjerë nga burgimet e gjata, dhe të mashtruerit të faleshin. Kjo ja arriti shumë vlerat dhe besimin tek populli, Gjon Marashit

Duke qënë se Gjon Marashi, i përkiste plejadës dytë të burrave më të dëgjuar të shekullit kaluar në Dukagjin, duke pasur tërë atë traditë të shkëlqyer familjare, duke pasur tërë ato angazhime atdhetare, duke pasur tërë atë përvojë luftarake, veçanërisht LANÇ, duke pasur njohje me pjesën më të madhe të udhëheqëve të Lëvizjes Komuniste dhe të LANÇ, më pas edhe të partisë e qeverisë së kohës, Gjon Marashi, nuk kishte si të mungonte në tërë forumet e Veteranëve të Luftës Popullit Shqiptar dhe F.D.SH në rrethin e Shkodrës dhe ato Qëndrore . (Enver Hoxha: “Kur u hodhën themelet e Shqipërisë Re”f. 257). Duke qënë në detyra dhe forume të larta të kohës, Gjon Marashi, kishte komunikime, kontakte dhe hyrje e dalje, edhe në familje, me dy njerëzit më të pushtetshëm që dominonin tërë jetën e vendit: me Enver Hoxhën dhe Hysni Kapon. Jo rastësisht, por për merita, Gjon Marashi  kishte këto hapsira, preferenca dhe avantazhe deri në këto nivele. Me sinqeritetin, me këmbënguljen dhe dashurinë e pashterruar as në moshë të thyer, për t’i shërbyer popullit Dukagjinit, Gjon Marashi, këto mundësi i shfrytëzoi për të zgjidhur problemet e jetës së popullit pas lufte që konsistonin: krahas shkollave në çdo fshat, do të hapeshin edhe kurset e zhdukjes së amafalbetizmit, të shkollimit të djemëve të vajzave, në tërë ciklet e arsimit mesëm e të lartë dhe në degët me prioritare për kohën, të gjithë me bursa nga shteti, për shërbimin shëndetësor, për rrugët, telefoninë, hapjen e dyqaneve në çdo fshat dhe furnizimin me artikuj veshmbathje e ushqimore dhe vegla pune, veçanërisht për stinën e dimrit, sigurimin e mundësisë lëvizjes të shumë familjeve nga Dukagjini me mundësi të pakta jetese, për në zona e rrethe të tjera, për të punësuar njerëzit me profesione në punë të shtetit, për problemet që lidheshin me drejtësinë e tjerë, Gjon Marashi, ishte kthyer si pakuptuar as nga populli as nga ai, si një deputet i guximshëm, edhe pse pa mandat.

Kanë mbetur proverbjale debatet dhe kundërshtimet e Gjon Marashit, në vitet 50-të me të deleguarit e Partisë dhe Qeverisë si me Liri Belishovën, gjeneralët Hito Çako e Hilmi Seiti, Qazim Kapisyzin e Sadik Bekteshin, me Kryetarët e Komitetit Bilal Parruca e Mhill Doçi etj. Apo në takimet me Enver Hoxhën e Hysni Kapon në zyra e në shtëpi. Të gjitha këto lidheshin vetëm me problemet e jetës popullit në Dukagjin. (Të gjitha hollësit do të jenë në librin e ardhshëm). Por do të sjell vetëm një të njohur. Ndodhi që u dogj transformatori i energjisë. I tërë Shoshi mbeti pa drita. Gjon Marashi ndërhyri tek autoritetet e Dukagjinit e të Shkodrës, por u neglizhua zgjidhja. Atëher, Gjoni, ja hypi makinës dhe shkoi tek Enver Hoxha. Pasi i tha problemin Enverit, Gjoni, shkoi për të fjetur tek shtëpia e Hysni Kapos. Të nesërmen e takoi përsëri Enverin… Më pas, Enveri e dërgoi me makinën e vet tek Regjimenti i Helikopterëve. Aty gjeti gati helikopterin që e pilotonte nipi i vet, Ndue Logu, me gjithë transformatorin e ri dhe brenda pak orësh arriti në Dukagjin. Ja kështu i zgjidhte problemet Gjon Marashi, me këmbëngulje, shpejt dhe mirë. Proverbjale mbetet edhe ironia e Gjon Marashit me njerin nga dy njerëzit më të mëdhenj të botës, me N.S. Hrushov. Dreka për nder të Tij u shtrua në korridorin e madh të Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit Shkodër. Në krye të tavolinës, afër Enver Hoxhës dhe Hrushovit, ishte ftuar edhe Gjon Marashi. Kur e pa Krushovi një malësor mbi dy metra të gjatë, me trup të drejtë si çetinat në bieshkë, i veshur me rroba kombëtare të Dukagjinit qëndrisura me fije ari, alltin “mauzerr” me dorez sermi, i çuditur, Krushovi e pyeti: “Po kjo për gjueti është …? Po- ju përgjigj Gjoni… Për gjuetin e armiqve kur na vijnë… veçanërisht për serbët…”

Për disa nga historitë, tiparet, cilësitë, vlerat, humanizmin, humorin, patriotizmin, paraqitjen, uniformën dhe armët, fisnikërin, bujarinë, krenarinë, por edhe kokëfortësinë lidhur me atë që mendonte e gjykonte se është më e drejta dhe më e mira, Gjon Marashi, ka tërhequr vëmendjen e jo pak krijuesve si: shkrimtar, poet, gazetar, fotograf, rapsodë dhe këngëtar si: Hysni Milloshi, Dritëro Agolli, Prel Milani, Halil Kata, Lirim Deda, Dodë Kaçaj, Mark Pal Guri, Gjon Kosteri, Ndoc Selimi, Sami Guzina, K. Marubi, Sh. Pici, Rr. Berisha, P. Cici, Foto Stamo, madje edhe gazetar dhe fotograf të huaj, duke paraqitur tipare dhe anët e veçanta të tij. Gjatë jetës së tij u nderue me 11 dekorata nga forumet më të larta të kohës. Janë të pakta ato familje, jo vetëm në Dukagjin, por edhe më gjërë të ngritura deri në piedestalet e nderit e të pavdeksisë në poezi e këngë ku drejtpërdrejtë, të përveçme dhe të përbashkëta, sikur koha i kishte thirrur në skena betejash, dhe ata, kohës, i lanë veprën dhe emrin e vet.

Për të gjitha këto arsye, unë nipi i “kriminelit” Gjon Marashi, them se: çdo emër  në atë listë i cilësuar si “kriminel” eshtë një marrëzi me veti. Ndërsa e tërë lista, është një precedent i padëgjuar në asnjë vend tjetër. Të luftosh për lirinë e vendit tënd, kundër të huajve që të kanë pushtuar, dhe të shpallesh “kriminel” nga bashkëatdhetarët e tu, është çudi dhe çmenduri e asaj çete me hora. Më qartë kjo do të thotë: “Mos e duaj atdhetu tënd.. Bëhuni edhe ju tradhëtar si ne…”  Kjo është e padëgjuar.  Ky është një turp i një lloji të padëgjuar. Ky është një krim i pafalshëm. kjo nuk duhet të falet.

Po të kishin gojë, edhe malet e Dukagjinit do ta pyesnin anëtarët e kësaj çete brekushzinjsh që kanë formuar këto lista me “kriminel” përse e akuzoni këtë farë trimi?

 

June 6, 2019 13:43
Komento

16 Komente

  1. demo June 6, 15:17

    Paska pasur edhe malsore qe qenkan rreshtuar NE ANEN E DUHUR TE HISTORISE?
    Sepse e gjithe Malsia e Dukagjinit,Kelmend e Vermosh,Mirdite e Malsi e Madhe U RRESHTUA NE DY LUFTERA BOTERORE NE ANEN E GABUAR TE HISTORISE.
    Sepse ne dy Luftera boterore ne anen e duhur te Historise u rreshtuan ARMIQTE SHEKULLORE TE SHQIPTAREVE-SERBET DHE GREKET.
    Ne dy Luftera boterore Aleatet e Natyrshem Tradicionale te Shqiptareve,BLLOKU AUSTRO-GJERMAN,humben.
    Nuk e kam degjuar kete malsorin dhe nuk mund te jap mendim apriori.Por di te them se MALSORE PARTIZANE TE CETAVE TE ENVER,MILADIN,DUSHANIT,NUK KA.
    PRIFTA KATOLIKE ANTIKOMBETARE NUK KA.
    riftat katolike kane qene mot e jete YLLI I KARVANIT TE MALSISE SHQIPTARE.
    Pater Fishta,Pater Anton Harapi, NUK KA “RENDITJE NE KRAHUN E DUHUR TE HISTORISE”qe t`i ndyje,
    SEPSE JANE RENDITUR ME SHQYPTARINE.
    Klysht e Serbise,pasi u rrezua Fanari ndricues i komunizmit ne brigjet e Adriatikut,kane ndertuar nje Mirazh tjeter.
    Mirazhin e renditjes me krahun e duhur te historise,me angloamerikanet(ruset serbet nuk i permendin)
    Sikur nuk kemi qene ketu.Sikur nuk i njohim.
    Sikur nuk e dime pse u pushkatua pas kraheve Antari i Shtabit Pergjithshem Mustafa Gjinishi,sikur nuk e dime perse u largua nga Kongresi Permetit misioni Anglo-amerikan,Sikur nuk e dime pse u sajua komploti Maliqit,sikur nuk e dime pse u perzu misioni Amerikan,sikur nuk e dime pse ju vune minat luftanijeve engleze.
    Ta dish ti o Ndoc sa e kane urryer malsine shqiptare enver hoxha dhe hysni kapo
    Ta dish ti o Ndoc sa krime kane urdheruar mbi ate malsi shqiptare enver hoxha dhe hysni kapo!
    Prandaj o Nuuuu,,kale jeshil dhe malsor komunist,nuk ka.

    Reply to this comment
    • Drenova June 8, 08:43

      Bravo “demo” se ti ke pranuar konkretisht pse rracen tende Enver Hoxha e pushkatoi,internoi dhe burgosi socializmi!
      Rraca jote perfaqeson antishqiptaret me te medhenj te Shqiperise,prandaj keni fituar e do mbeteni ne histori njerezit me te urryer te kombit!
      Per Dukagjinin socializmi sikur asgje te mos kishte bere tjeter,coi elektrifikimin deri ne kasollen me te larget te fshatit falas me shpenzime kolosale,ndertoi rrugen,coi mjekun,mamine ,shkollen,cerdhet,kopshtet punen e ndershme,dhe pushtetin e popullit!
      Djemte dhe vajzat e Dukagjinit u shkolluan dhe punuan ne kater anet e Shqiperise pa asnje diskriminim,ndersa ti kelysh fashisti llap si zorraxhi!
      Tani me thuaj se cfare ka bere demokracia jote per Dukagjinin keto 29 vjet?
      Nje…MUT te madh qe ta hash ti!

      Reply to this comment
  2. H.Osmanaj June 6, 15:45

    Te lumte mendja dhe dora Ndoc Logu…Ne keta pak rrjeshta ke evokuar historine e lavdishme, jo vetem te familjes tuej nder breza, por gjithe lavdine e maleve te Dukagjinit dhe bijve te tyre kreshnike, qe aq shume i dhane gjak flamurit dhe lavdi kombit…Ju mbeshtes plotesisht ne qendresen tuej ndaj bijve te bashkepuntorve te nazifashizmit dhe sherbetorve te armiqeve tone shekullor, qe sot po ngren krye…Atyre duhet tu pergjigjemi dhemb per dhemb, duke ju kujtuar nje here e mire, se gjakun qe derdhem per liri dhe vatan as nuk e shesim dhe as nuk e falim!!!

    Reply to this comment
  3. Paul Tedeschini June 6, 17:12

    Autori thote:
    “Ne pasardhësit e atyre që bënë luftën dhe sollën lirinë…”

    Ne fakt duhet thane keshtu:

    “Ne pasardhësit e atyre që bënë luftën dhe sollën DIKTATUREN KOMUNISTE.

    Reply to this comment
  4. kampaçurreta June 6, 17:16

    PER QUMESHTORIN DEMO:
    NGJITETPJET VELES VARG PERPJET
    QETA E VOGEL ME PES VETE
    GJITHE PETRITA E DJEM TE LEHTE
    DJEM TE LEHT E DJEM TE RI
    NDOC DED MARKU I U KA PRI.
    MALESIA KA PATUR TRIMA,BESNIKE E TE PA MPOSHTUR HERONJE TE LUFTES E DREJTUES TE SAJ, MES TYRE EDHE GJENERALIN PARLLAKU QE MBUSHI 100 VITE PARA PAK DITESH, POR ME SA DUKET JE I DATELINDJES PAS 90 DHE KE GELLTITUR SUPEN BERISHJANE.
    NDOC LOGU TE MOS NDOLONI NE DISKRIMINIMIN TOTAL TE KESAJ PJELLES BALLISTO ZOGISTE DERI SA ATA TE VETEKUPTOJNE QE JANE PASARDHES TE BASHKEPUNETOREVE TE NAZIFASHIZMIT DHE TRADHETAREVE TE KOMBIT.

    Reply to this comment
  5. demo June 6, 19:28

    Te lumt goja kacurrel qe po me rinon!
    Kjo pune e renditjes me te fortin,triumfatorin,fitimtarin,hyqymetin,(me anen e duhur te historise!)nuk eshte vlere;eshte veti prej skllavi.
    Skenderbeu kur shkoi te ndihmonte djalin e Bamiresit te tij Alfons,i thane te mos e bente,te rreshtohej me armiqte e tij te fuqishem se do te kishte shume perfitime.Por Skenderbeu ishte nga ata qe e shkruante vete Historine me jo me shume se 8 mije shqiptare.Nuk pyeste si ishte parashkruar historia ne Stamboll,ne Venedik,apo ne Rome.Kur ja ktheu historine nga te zeze ne te bardhe,i shkroi mikut te ti Ferdinand:JAM MIK I MERITES DHE JO I FATIT.
    I gjeti duke lypur ne dere te kishes, Ferdinandin dhe Isabelen dhe ua dorzoi mbreterine sic e paten.
    Bota i kujton sot mbret ferdinandin dhe izabelen pse financuan expediten e Kristofor Kolombit drejt Botes se re.Nuk e dine as shqiptaret,qe rroten e Historise e mbajti me krahun e fuqishem Skenderbeu,duke u renditur JO NE KRAHUN E DUHUR TE HISTORISE,por ne krahun e Beses dhe Mirenjohjes.
    Sikur enver hoxha te ishte shqiptar me 70 mije partizane dhe 20 mije burra kosove qe kishte Shaban Polluzha,nuk kishte serb e grek e rus te futej ne Shqipnine Ethnike.

    Reply to this comment
    • Zagora June 8, 08:56

      O MH-a!
      Kurre nuk ka ndoidhur kjo qe shpif ti se nje partizan paska thyer arra ne koken e nje dukagjinsi!
      Partizanet kane qene njerezit me te ndershem,me patriote,me idealiste qe ka njohur historia shume shekullore e popullit tone!
      Edhe per nje vesh rrush te merrje rruges pushkatoheshe ne ate kohe se ishte e shenjte disiplina dhe morali partizan!
      Per cfare arre derdellit ti,kur partizanet hanin ne shumicen e rasteve qepe te egra qe gjenin neper male,apo i ngaterron me ballistet e Shkodres dhe ia fut nje partizani!
      Si mbake mend tiu nje carje arre mbi koke dhe nuk mbake mend krimet pa fund te bajraktareve te malesise tuaj apo dhjetra partizane te vrare ne prite nga keta dukagjinasit e tu?
      Sodoqofte mos u ngut,se kam jetuar ne Malesine e Madhe per 20 vjet dhe qe ta dish ti, krimet me te medha te asaj kohe beheshin nga ata dukagjinasit e “ndershem” qe mbron ti!
      Shko pyet edhe sot ne Shkoder se te tregojne se cfare mendojne per dukagjinasit!
      Prandaj te duket habi ty,qe nuk do ta pranosh qe edhe ne Dukagjin paska patur njerez patriote qe luftonin per Shqiperine e jo per pushtuesit!

      Reply to this comment
  6. MH June 6, 21:12

    Ndoc Logu.
    Gjithe kete material qe paraqet asht matrial i mire grumbulluem qe duhet studiu dhe Ti vete duhet ti hysh kesaj pune qe ta pershkruash ma me bujari e modesti.Shikjo dhe korigjo shifrat se te ngatrojne si ty edhe lexuesin.Lufta e qafes se Agrit kunder Shefqet Dergut Pashes asht e vitit 1910.Nuk po me kujtohet emni i nji shkodranit partizan(Duliqi apo Quliqi) qe thyente arrat ne krenat e malcorve.Gjoni ku ishte ne ate kohe.Kete histori e kam ndigjue nga nji daj i jemi prej Pecajsh Shale.
    Ndoshta mundet ta dijn komentuesi Tedeskini e na difton emnin e shkodranit partizan.
    Megjithesa shkruen e une komentoj.Ke shume te drejte dhe te mbeshtes per poshtersin qe ky fare institucionit qe asht ngrite nen hundet e popullit me dijenin e gjatojes Kryeminister duhet te shuhet nji sekond e ma pare.Sepse i sherben tradhetarve per heronje e clirimtarve qe i dolen zot vatanit per liri, kriminela.Nuk shkon!

    Reply to this comment
  7. Ndue Sanaj June 6, 21:38

    Ndoc Logu te lumte mendja e dora.

    Reply to this comment
  8. gjoni June 7, 17:46

    Gjon Marashin e paska spiunue prifty famemadh….?!!!
    Por fal fatit dhe “radhitjes se mbare” ne krahun e duhur te historise asoi te Maladinit, Dushanit, Dulles, Shehut e “burrave te vertee te kombit’ ky pinjoll i Malesise u be heroi…
    Nipi duhet te bej nje analize te gjakut, dyshoi se nuk eshte ai e as heroi i ti gjak malesori.

    Reply to this comment
  9. demo June 8, 08:31

    Prifta Katolike RREAKSIONARE,ANTIKOMBETARE,
    ka pas vetem Teatri Migjeni Shkoder. dhe
    dramat e fadil krajes.

    Reply to this comment
  10. Nje shqiptar June 8, 23:23

    Me shume respekt per Dukagjinin,
    historia e Gurit te Kuq, ku pak dukagjinas ndalen nje ushtri tere serbe eshte per tu admiruar. Kam punuar dy vjet ne Dukagjin, 1967 1969 si vullnetar per te hapur shkollat e mesme. Ruaj me shume dashuri respektin per kete popullesi qe ne shekuj ka ruajtur ne kushtet shume te veshtira te jeteses traditat me te mira te popullit tone, si mikepritjen, kujdesin per familjen, repektin per vendimet e kuvendit, gjuhen shqipe, pervojen ne punimet e gurit, te drurit dhe te zejtarise, punimet ne tarracat dhe vadat apo ujesjellesat, ndertimet e shtepijave e tjera e tjera. Durante LNç ne Dukagjin nuk hyri dot propaganda komuniste per shume arsye qe u takon studiusve serioze qe ta hulumtojne.

    Reply to this comment
  11. demonfucker June 9, 00:04

    ..
    Nuk kam qene…nuk jam dhe nuk diskutohet qe nuk do jem simpatizant I sistemit Enverit dhe kohes tij…

    POR ne krahesim me kohen e merhumit Zog dhe ne krahesim me kohen e sotme te Salisatanait qe akoma po e shkerdhen ate vend ( edhe me ndihmen e miqve & brekeve te ulura te Rames ),,ajo kohe e veshtire ai pushtet I hekurt eshte vite drite larg nga malokareve Ahmet & Saleh
    .
    Shkurt: pasi behet fjale per zonen e Veriut dhe sidomos Dukagjinit ju lutem analizoni rrjeshat me poshte..
    <<<<<<<<<<<

    Masakrat e Zogut, te katoliket shqiptare nga varjet tek pjekja në hell e njeriut

    At’ Benardin Palaj në revistën “Hylli i Dritës” Nr. 13. shkruan se “Kur plasi lëvizja e Dukagjinit, atëherë Ahmet Zogolli ua muar jeniçerëve të Stambollës ato armë të ndryshkura me gjak të shqiptarëve për me shue vllaznit e vet të krështenë të Dukagjinit. E atë vjet Muharrem Bajraktari i Lumës, ngrehë shtabin e vet – dibranësh, matjanësh e lumjanësh, hi në Kishë të Shalës, ku si nder dhuni të tjera bani kjo ushtri laperash e zhelanash – toka me pasë randë – vrau edhe rrogëtarin e fratit krejt afër kishe…

    Burrat ma të mirë të Dukagjinit, bashkë me shumë meshtarë, u burgosën, vriten, futen në lak e arratisen. Burgjet mbushë me gra e fëmijë, gjaja mbarë plaçkitë… (“Hylli i Dritës, Nr. 13” viti 194125-253). Një dëshmitar tjetër i asaj kohe, Pal Dukagjini shkruan se “Ç’ka ndodhi aty e mbrapa në Dukagjin e dijnë vetëm ata që e provuen.

    U dogjën shtëpia, u grabitën pasuni, u pushkatuen burra, u burgosën robni, u varën, u rrahën deri u dhunuen në nderë e erz, çka për shqiptarin ashtë dekë ma e ranë se deka.
    U dogjën dhjetëra e dhjetëra shtëpi, katunde të tëra u grabitën, u therën bagëtitë, u plaçkit çdo gjë që nuk mund të merrej me vete.“Sot janë dorëzue prej komandantit Operativ Kapiten Prengë Previzi 67 kokrra dele dhe 23 krenë lopë e qe” (Zef Harapi po aty.) Mercenarët ngado që i ranë, shkatërruan vathët e bagëtive, duke i detyruar pleqtë, që kishin mbetur pa arratisë dhe plakat t’ua piqnin në hell, t’ua zinin mishin e bagëtisë, me qumësht madje edhe në planc të bagëtisë së therur se kështu u shijonte shumë më tepër.

    Hapnin qypat e gjalpit e pjek petulla, të cilat i shoqëronin me mjaltë, ndërsa bletëve u fusnin flakën e barutit në derë të zgjojës. Bashibozukët shpërthenin kotecat e drithit e u jepnin për të ngrënë kuajve të tyre. Imoraliteti i tyre ç’njerëzor arriti deri aty, sa në Shalë marrin e lidhin një plak pas hellit të fërlikut dhe fillojnë ta rrotullojnë pranë zjarrit sikur të ishte ferlik.
    Zogolli me hipokrizinë e tij dhelparake arriti të nxiste një krahinë kundër një tjetre, duke përdor me shumë sukses mercenarët e verbër si topxhi të dhunës e terrorit të shfrenuar ndaj kundërshtarëve, duke përdor reprezaljet masive ndaj një krahine të tërë, siç ishte Dukagjini në rastin konkret.

    Mercenarë të armatosur nga Kelmendi zunë Qafën e Pejës, duke i detyruar dukagjinasit të kthehen prapa në tokën e tyre të shkretuar, ku Hasan bek Bushati, Muharrem Bajraktari e kompani, vazhdonin operacionin e pamëshirshëm….

    DRAKULA SALIBISHA

    Shtrigu Sali Berisha duhet te shkoje ne gjyqin e Hages per krime kunder njerzimit.
    SALIMONSTRA duhet gjykuar dhe per faktin se per here te pare ne historine e kombit shqiptar u perpoq te kryeje invazionin e North Albania kunder South Albania.
    Ky Sadam Hyseini i Tropojes urdheroi hedhjen e lendeve kimike luftarake ne trekendeshin Vlore Sarande-Gjirokaster per te cilat jane dokumentet e sakta dhe piloted si deshmitare jane gjalle
    Sipas Izet Haxhise perseri ka fakte renqenthese se Shtrigu Sali Berisha personalisht ka urdheruar sulm terrorist mbi kontigjentin gjerman (ka filmime nga mediat gjermane qe i ka pare publiku)
    Sipas Izet Haxhise perseri ka fakte renqenthese se Shtrigu Sali Berisha personalisht ka urdheruar sulm terrorist mbi ambasaden amerikane per tja lene “kopilin” gjeneralit grek Arben Imami qe cmendurisht e beri minister mbrojtje ( po keto te Natos qorra jane ?)

    Në tragjedinë e Otrantos, humbën jetën,
    258….Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe,
    259….Blerina Fejzaj, 8 vjeçe,
    260….Zonja Fjezaj, 36 vjeçe,
    261….Mihal Fejzaj, 60 vjeç,
    262….Fatos Fejzaj, 39 vjeç,
    263….Roland Fezaj, 14 vjeç,
    264…Oltion Fejzaj 13 vjeç,
    265…Mimoza Xhavara, 32 vjeçe,
    266…Kamela Xhavara, 9 vjeçe,
    267….Majlinda Xhavara, 4 vjeçe,
    268….Desantila Xhavara, 24 vjeçe,
    269….Firdesa Xhavara 1 vjeçe,
    270….Gerard Xhavara, 4 vjeç,
    271….Majlinda Roshi, 38 vjeçe,
    272….Qemal Roshi, 38 vjeç,
    273….Roland Roshi, 2 vjeç,
    274….Pushime Meminaj, 60 vjeçe,
    275….Donika Idrizi, 40 vjeçe,
    276….Elona Idrizi, 14 vjeçe,
    277….Semiranda Idrizi, 11 vjeçe,
    278….Romeo Andrea, 28 vjeç,
    279….Silvana Andrea, 18 vjeçe,
    280…Kristina Andrea, 2 vjeçe,
    281…Bardhyl Lame, 37 vjeç,
    282…Tushe Lame 38 vjeçe,
    283…Artuela Lame, 35 vjeçe,
    284…Kasiani Bestrova, 6 vjeçe,
    285…Viktore Bestrova, 9 vjeçe,
    286…Konstandin Bestrova, 2 vjeç,
    287…Anife Begotare, 41 vjeçe,
    288…Rezart Begotare, 12 vjeç,
    289…Erald Begotare, 13 vjeç,
    290…Zeman Avdia, 37 vjeç,
    291…Nertila Avdia, 11 vjeçe,
    280…Olsi Avdia, 6 vjeç,
    281…Irma Greko, 21 vjeçe,
    282…Kristi Greko, 3 muajsh,
    283…Bardhosh Deliaj, 46 vjeç,
    284…Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe,
    285…Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe,
    286…Hanëme Birçe, 41 vjeçe,
    287…Besmir Birçe, 9 vjeç,
    288…Lavdosh Kaja, 22 vjeç,
    289…Robert Bajrami, 19 vjeç,
    290…Miklovan Troqe, 17 vjeç,
    291…Anastas Mërkuri, 30 vjeç,
    292…Lindita Demiri, 12 vjeçe,
    293…Bektash Tahiri, 47 vjec,
    294…Andi Aliaj 17 vjec,
    295…Teferi Saliu 48 vjec,
    296…Lirim Bulla 17 vjec,
    297…Zini Muça 27 vjec,
    298…Ermal Xxhaka18 vjec,
    299…Fatmir Geraj 28 vjec,
    300…Kastriot Sharraj, 36 vjec,
    301…përparim Mamanaj, 13 vjec,
    302…Zylyma Sulejmani 22 vjece,
    303…Krenar Sulejmani 27 vjec,
    304…Alban Sulejmani 4 vjec,
    305…Mirand Kaçuku, 28 vjec,
    306…Kizeta Sulo 21 vjece,
    307…Klodian Sulo 2 vjec,
    308…Fiqiei Sulaj 30 vjec,
    309…Ervin Sula 15 vjec,
    310…Latif Berberi 53 vjec,
    311…..Maze Seferaj 31 vjec,
    312…..Brunilda Seferaj 25 vjece,
    313…..David Seferaj një muajsh,
    314…..Vjollca Kaçupi 22 vjece,
    315…..Albana Botrova 22 vjeçe,
    316…..Merita Ferko 32 vjece,
    317…..Ilir Kicja 34 vjec,
    318…..Maringlen Bardha 16 vjec,
    319…..Fatbardha Sejdia 21 vjeçe.
    320…..Bledar Ferko 10 vjec,
    321…..Fredi Ferko 8 vjec,
    322…..Viktori Kaçupaj 25 vjece,
    323…..Robert Llanaj 30 vjeç,
    324…..Kastriot Hasanbashaj 27 vjec
    325….., Klorida Hasanbashaj 24 vjeçe,
    326…..Xhuljana Hasanbashaj 3 vjeçe,
    VIJON..
    32…..Nga sa me siper na lind e drejta te pyesim dipllomacine euroatllantike :
    Perse kjo politike ekstremisht antishqiptare qe po ndjekin ne Shqiperi me Frankeshtein Monster Berishoviq?
    Ku e gjeten te drejten morale dhe ligjore nderkombetaret (gjasme miq leshi) qe te shpallin amnistine per kriminelin Berishe per 1997,1998,2008 dhe 2011.
    Perbuzje dhe neveri per aleatet tane qe edhe pse i kemi respektuar ,nderuar dhe besuar pa kushte po sillen si Haleate me sherbimete e tyre –PROPOGANDE-DIPLLOMACI-SHERBIME SEKRETE Kulmi i kulmit te kulmeve eshte se ndersa shqiptaret po vriteshin ne toke dhe mbyteshin ne det familja Djallit Berishe me qe dhe me mace .udhetone siper me avjon special dhe te gjithe te paisur me pashaporte dipllomatike ku Bice Dasara ishte dipllomate qe 2 muajshe kurse “shoqet e saja i hengren peshkaqenet ne Adriatik dhe nuk e kane asnje varr…

    Demoni Demo !

    Shko futi nje te shurrume permendores Zogamorit Burgajetit , futini cenglin nga mbrapa dhe beni nje leter Trampit qe te mos tall trapin me shqiptaret duke toleruar nje nga monstrat me te felliqura te historise njerzimit.Salehun e Viqidolit .pataj ke te drejte morale te shani Enver Hoxhen..

    Reply to this comment
  12. zavalli demo,i mjeri demo... June 9, 04:21

    O demo,nuk e di pse merr superxhiro sa here qe tregohen histori reale per vitet e luftes dhe te rindertimit..
    .
    Nuk e dimë pse “k’cen perpjetë” dhe I fut nha 3-4-5 komente me demo dhe nja 10-15 me pseudonime te tjera..
    .
    Supozojme se te tera I ke ne rregull por cfare donte Anton bythziu (harapi) qe me shqyptare me te dhime se vetja e tij coi kuroren e Skenderbeut ne Roma te xhuxhi Emanuel kur ky I fundit ne kujtimet e veta thote se paria e Tiranes dhe kartoliket e Shkodres e tepruan me dergimin e Kurores se heroit te tyre kombetar qe tregon mungese personaliteti dhe servilosje e peshtirosur

    .Pra mire se u bête me fashizmin…po kuroren e Gjergj Kastriotit pse e falet Falas e perdhoset ?
    +++++

    Dërgata e Shkodrës, me në krye patër Anton Harapin, më 12 prill 1939, arriti në Tiranë dhe po atë ditë, u prit në audiencë nga Konte çianua,i cili u tha se do të ishte mirë për Shqipërinë që t’i ofronin kurorën e Shqipërisë Vittorio Emanuelit i II.” Dërgata e Shkodrës menjëherë dha pelqimin e vet.
    .
    Po ate dite, perfaqësuesii klerit katolik, patër Anton Harapi, zuri vend në asamblenë tradhëtare, duke aprovuar Projekt-vendimin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste dhe “Shpalljen e bashkimit personal të Shqiperisë meitalinë”; po ashtu dhe dhënjen e kurorës mbretërore V. Emanueli II. “”””Në këtë mënyrë, krerët e klerit katolik, së bashku me tradhëtarët e tjerë të vendit, sanksionuan humbjen e pavarësisë së Shqiperisë. me gezim te madh “”

    Më 21 prill 1939, Jakomoni rezervoi një audiencë të përzemërt për krerët e klerit katolik shqiptar, të përbërë nga arqipeshkvi metropolitani Shkodrës, Gaspër Thaçi, Luigj Bumçi, Pjeter Gjuraj, Bernardin Shllaku dhe Vincene Prendushi.
    .

    Në këtë takim, krerët katolikë, mbasi falenderuan përfaqësuesin personal të Musolinit për ardhjen e tyre në Shqipëri, “i shprehën ndjenjat e konsideracionit ma të naltë për ardhjen e kësaj dite fat¬bardhe dhe të lumtur për katolikët e Shqipnisë
    .

    Kqyreni kete foto me prifterinjte qe nderojne si fashista..

    http://cristianesimo.it/cattonazismo/priests-salute.jpg

    Reply to this comment
  13. Mark U.K June 10, 09:21

    Gjon Marashi ka pasur cilsi te mira,po ka edhe nje te keqe te madhe qe nuk e ka thene autori i kti shkrimi .Ate e rriti komunizmi se as doren nuk e ka meritue me ja dhane.Po deshe edhe jua themi po e kerkove.Ka burra Shoshi si meritojn disa here ma shume.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*