Pyetja logjike, të cilës pothuajse të gjithë i përgjigjen gabim

March 30, 2016 19:18

Pyetja logjike, të cilës pothuajse të gjithë i përgjigjen gabim

Në rubrikën e përjavshme “Monday puzzle” të “The Guardian”, Alex Bellos shtron një pyetje shumë interesante. Sipas tij 80% e njerëzve gabojnë në përgjigje. Ja cila është pyetja:

Xheku është i interesuar për Anën, por Ana është e interesuar për Xhorxhin. Xheku është i martuar, ndërsa Xhorxhi nuk është. A po interesohet një person i martuar për një person të pamartuar?

Nga 200 mijë vota, The Guardian zbuloi se 27.8% u përgjigjën “po”, 4.55 % “jo”

dhe 67.77 % u përgjigjën “nuk mund të përcaktohet”

 

3326

 

 

 

Përgjigja është e saktë është “po”

Ku qëndron hileja? Duket sikur pyetja të jep informacion të pamjaftueshëm. Gjendja civile e Anës është e panjohur, nuk mund të përcaktohet, prandaj shumë mund të japin përgjigjen “nuk mund të përcaktohet”

Në fakt gjendja civile e Anës është e parëndësishme. Nëse ajo është e martuar, atëherë “një person i martuar interesohet për një person të pamartuar (Ana interesohet për Xhorxhin) dhe nëse nuk është, një person i martuar po interesohet për një person të pamartuar (Xheku shfaq interes  për Anën) /DITA

 

 

March 30, 2016 19:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim