Pyetja që nxehu trajnerin Reja pas ndeshjes së Kombëtares: Na çatë tr*pin me këtë, u bëtë të mërzitshëm

November 18, 2020 19:53

Pyetja që nxehu trajnerin Reja pas ndeshjes së Kombëtares: Na çatë tr*pin me këtë, u bëtë të mërzitshëm

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja u justifikua se fitorja me Bjellorusinë u ndërlikua për shkak se mjaft lojtarë që u aktivizuan sot, nuk kanë luajtur rregullisht me ekipet e tyre.

Për emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, tekniku italian kërkoi që të mos përsëriteshin pyetjet nëse skuadra mund të luajë me skemën 3-5-2 duke dhënë dhe një batutë në fund të prononcimit.

“U bë e mërzitshme kjo pyetje. Pse nuk pyesni se çfarë bënë sot dhe si ndihen lojtarët me skemën 3-5-2?! Gjithmonë nxirrni këtë histori. Na çatë tr*pin me këtë punën e modulit 3-5-2, sapo mundëm bjellorusët që ishin ‘monstra’.

Futbolli luhet me 3, 4 mbrojtësa. Shpesh 3 lojtarë markojnë një kundër një, Doka luan në fazë ofensive. Nëse ke lojtarë të tjerë, merr dhe rezultate më të mira”, tha Reja.

j.l./ dita

November 18, 2020 19:53
Komento

2 Komente

  1. Dardo November 18, 21:33

    Haaha, po mire ju ka thene. Se ngelen ata analistet e banaqeve te TV duke dhene mend.
    Vetem per moshen qe ka duhet “te mos i jepni mend”.
    Ndryshe eshte kur eshte nje djale “i ri” tranjer ndryshe kur eshte i moshuar. Aq me pak t’i kerkosh llogari kur fiton.
    Po nuk luajten lojtaret 90 min, 90 min, 90 min,…. 90 min. Nuk e perballojne dot dhe bie gjendja fizike, kete po thote edhe ky, cfare ka ketu per te mos u besuar apo kritikuar?

    Reply to this comment
  2. Filoeuropiani November 19, 10:13

    Tamam gazetare kara. Tirana sot eshte i vetmi kryeqytet ne bote pa fushe futbolli o loqe. Skema ju ka ngel juve me diskutu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim