Pyetje për ministrin Beqaj
Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Dita, përshëndetje! Po ju shkruaj për një shqetësim, besoj jo vetëm timin. Kur do ta marrin shërbimin mjekësor studentët e mjekësisë? Këtë pyetje do të doja t’ia bëja z. Beqja si ministër. Unë që po ju shkruaj kam dy vajza për mjeke në UM Tiranë. Njëra prej tyre (ashtu si shumë të tjerë) ka nevojë për disa analiza e ekzaminime mjekësore. Por nuk i bën dot në QSUT, mbasi mjeku i familjes është në Gramsh, rajonali në Elbasan dhe ajo vetë në Tiranë. Vizitat nuk mund t’i bëjë pa këto rekomandime tek specialistët atje. Kartë studenti nuk kanë. Para për tek privati jo, ku një EKO qafe p.sh. kushton 35.000 lekë. Një analizë gjak plus urinë 12.000 lekë. Ku mund t’i gjejmë? Hall më vete ky, për ne prindërit dhe për vetë mjekët e ardhshëm. Kështu z. Beqja, nëse mund ta lexoni këtë shqetësim, merrni mundimin e na jepni një sqarim. Faleminderit! Medi Mara, Gramsh.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento