Pyetje – përgjigje me Dr.Harxhin (+18)

July 13, 2019 22:39

Pyetje – përgjigje me Dr.Harxhin (+18)

Pyetje:

Jam një burrë tridhjetë e pesë vjeç. Gruaja është pesë vjet më e re nga unë dhe kemi dy fëmijë. Ka disa muaj që më ka humbur tërësisht interesi për seks. Bëjmë seks shumë rrallë dhe kjo është bërë shkak për zënka të shpeshta. Gruaja mendon se unë e tradhëtoj, gjë që nuk është e vërtetë.

A ka diçka që mund të na ndihmojë në këtë situatë?.

 

Përgjigje:

Ka shumë arsye pse një person e humbet interesin për seks. Zbulimi i arsyeve është me rëndësi, pasi trajtimi duhet të bëhet në vartësi të shkakut. Ndihma e një terapisti në këtë rast do të ishte e madhe.

Interesi për seks nuk është, vazhdimisht, në ngjitje (siç do ta dëshironim të gjithë), por ka ngjitjet dhe zbritjet e tij. Kjo u ndodh të martuarve, por jo rrallë prek edhe të rinjtë që akoma nuk janë martuar, ose atyre që bashkëjetojnë. Këto hipje dhe zbritje varen nga shumë faktorë që mund të jenë shëndetësorë, psikologjikë dhe shoqërorë.

Për ju, me kaq pak informacion që ju ofroni lidhur me shqetësimin tuaj, do të rekomandoja disa ide të përgjithëshme, që shpresoj t’u ndihmojnë për ta bërë jetën tuaj seksuale më interesante.

-Planifikoni spontanitetin. Kjo, ndonse tingëllon kontradiktore, në tëë vërtetë nuk është ashtu. Marrëdhënia seksuale duhet të planifikohet, sepse kështu ajo bëhet më e bukur e më e fortë. Por edhe pse e planifikuar, ajo, duhet të lërë të pazbuluara detalie spontane, që lidhen  me pasionin dhe imagjinatën e seicilit partner.  A ju kujtohet kur ishit të rinj dhe takoheshit me shoqet tuaja. Në ato takime të planifikuara, ju rezervonit plot surpriza që e zbukuronin takimin. Takimet ishin rituale plot surpriza!. Këto rituale  i a vlen t’i praktikoni edhe kur jeni të martuar.

-Të jeni “aventurierë”. Duke bërë çdo herë gjëra të reja, ju do të rritni nivelin e eksitimit reciprok. Kjo, nga ana e saj, do të thellojë lidhjen  dhe do ta bëjë jetën tuaj  seksuale  më të kënaqëshme.  Të kuptohemi, kjo nuk do të thotë të hidheni bashkë nga aeroplani (ndoshta do ia vlente), as të frekuentoni, detyrimisht, plazhet nudo ( edhe pse mund të jetë kënaqësi ). Por ju mund të mësoni të danconi bashkë, të kërceni sa më bukur një tango. Puna është të bëni gjithënjë diçka që është jashtë rutinës dhe që u ndihmon të jeni më afër me njëri-tjetrin.

-Bëni vazhdimisht paralojë seksuale. Paraloja seksuale e vërtetë nuk është ajo që u përgatit të dyve për aktin seksual. Paraloja duhet të shërbejë për të rritur dëshirën për njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Afeksionin për njëri-tjtrin duhet ta tregoni me kontaktet që keni gjatë jetës së përditshme, jo vetëm kur bëni seks. Një prekje në qafë, një puthje e lehtë në dorë ose parakrah, një shikim dhe shkelje syri sugjestive, të hani darkë bashkë në një restorant, të gjitha ndihmojnë të rritet voltazhi seksual.

-Përdorni seksin “oral” . Kur them “seksin oral”, mos kuptoni vetëm atë që shumë njerëz e bëjnë. Unë e kam fjalën për atë që duhet të bëni përpara se të shtriheni me njëri- tjetrin në shtrat. Të përpiqeni të bisedoni dhe të dëgjoni njëri-tjetrin me një nivel të ri intimiteti. Të ndani me njëri-tjetrin fantazitë seksuale, sado të ndaluara t,u duken ato. Një dialog intim midis jush, mund të jetë po aq seksi, sa edhe vetë akti. Kjo mdodh sepse imagjinata do të punojë dhe do ta bëjë dashuribërjen më interesante.

– Zhvilloni ritualet sensuale. Që të kaloni nga rutina e zakonshme jetësore, profesionale dhe familjare, në intimitetin e këndshëm seksual, ju duhet të kryeni disa rituale. Këto janë pa fund dhe të ndryshme për çifte të ndryshme, por ju mund të provoni të bëni dush bashkë, të bëni masazhi reciprok si një ritual të vlefshëm, të lexoni diçka për njëri tjetrit, veçanërisht, literaturë sensualisht ose seksualisht provocative. Këto rituale dhe të tjera si këto, që gjithkush i sajon me fantazitë e tij, ndërtojnë ura për të kaluar nga obligmi në dëshirën për të qenë sa më intimë. Ato do të rritin tensionin seksual midis jush.

-Tregoni se jeni krenarë. Mos lejoni që gjërat e vogla të rrëshkasin dhe të prishin kënaqësinë. Ti mos harro të rruhesh, ose mos mendo se kjo nuk është me rëndësi. Ajo të mos mendojë se duke u veshur me xhinse dhe me xhup gjatë gjithë kohës është në rregull. Higjena bazale e partnerit është diçka që ndihmon në jetëgjatësinë e marrëdhënies. Nuk bëhet seks i mirë kur bien erë të keqe këmbët dhe dhëmbët e palara. Kur të mbrendshmet janë pisë dhe të grisura. Kurrë nuk duhet ta konsideroni dukjen tuaj si dhuratë që ua ka falur natyra dhe të mos kujdeseni për të. Që të jeni dhe të ndjeheni seksi gjatë gjithë kohës, duhet të reflektoni krenari dhe kujdes për paraqitjen tuaj.

-Vizitoni vënde të reja. Të gjithë e dimë, se pushimet diku në një vend të ri, na risjellin dëshirën dhe ndjenjat që ishin larguar nga jeta jonë. Udhëtimet e shkurtra për një natë ose një fundjavë, ose kur shkojmë diku në një vend të ri, na stimulojnë dhe prishin rutinën.  Variacionet janë erëzat e jetës. Sa më shumë vende të reja të provoni, aq më e frekskët do të duket e ndjehet  lidhja juaj.

-Zhvilloni fantazitë. Afrodisiaku më i fuqishëm gjëndet brenda në imagjinatën tuaj dhe ju duhet ta përdorni këtë instrumetnt, sa herë që mundemi, për të rritur intimitetin seksual,. Të përpiqeni të luani role të ndryshme me njëri-tjetrin. Të shkoni në një restorant dhe të pretendoni se nuk e njihni njëri-tjetrin. Mereni shokun shokun për një person tjetër. Duke luajtur këto role, ju do të zbuloni disa aspekte të reja të vetes dhe të partnerit.

 

Paçi fat e shëndet

Dr. Adem Harxhi

 

July 13, 2019 22:39
Komento

4 Komente

  1. Terapsit sexi ; thrrisni mer kojshin me ju nimue os eshoqnin ! July 14, 09:54

    oj ,

    per cfar a shoqnia e mir e rrespektushme .
    Ja per kto dit ,
    me ta dhan nihmen saher s’niheni mir

    daktorri me prrallat e tijna c’ka me ju ba ?
    Asgja .

    Asht dora e ngoht ajo qi ju a sjell ne jete at qejf

    Geniatlesh .. te fjetme !

    Reply to this comment
  2. BK July 14, 20:45

    Impotenca seksuale shfaqet ne disa shkalle, qe ju nuk na e thoni.
    – Shkalla pare. Impotence e plote seksuale, ku organi mashkullor behet si laker e zier, nuk forcohet, nuk kryen aktin seksual, bile, nuk realizon as ejakulimin me masturbim. Deshira seksuale eshte zero.
    Kemi te bejme me nje gjendje te rende te organizmit, ku duhet ti drejtohesh menjehere mjekut specialist.
    Por nganjehere, kjo gjendje mund te kete ardhur nga nje shkak pa shume rendesi, si p.sh nje infeksion i prostates dhe rrugeve urinare.

    Shkalla dyte. Organi seksual zmadhohet, ejakulimi spermes realizohet lehte me masturbim, deshira seksuale eshte e ulet. Akti seksual nuk realizohet .
    Edhe ne kete rast, shkuarja tek mjeku eshte e pashmangshme per te percaktuar shkaqet e impotences, ku mund te jete nje semundjet tjeter.

    Shkalla trete. Akti seksual, realizohet pa veshtiresi, por nuk ndodh ejakulimi, ose realizohet me shume veshtiresi.

    Shkalla katert. Akti seksual realizohet, gjithashtu dhe ejakulimi, por me teper kemi nje akt mekanik, pacienti nuk ka shume ndjeja, deshira seksuale nuk eshte aty ku duhet.
    Kjo eshte forma me e lehte e impotences seksuale.
    Ka edhe forma tjera te impotences si prishja para kohe.

    Shkalla pare dhe e dyte, kerkon ndihmen mjeksore tek specialisti, ku per fat te keq, ne qendrat e vogla urbane dhe zonen urale, ky sherbimm mungon.

    Shkalla 3 dh4, kerkon qe pacienti te marre sa me shume njohuri, si menyra te ushqyerit, te konsumoje ushqimet qe permiresojne performancen seksuale dhe te shmang ushqimet qe frenojne seksin, heqja dore nga duhani, mos abuzimi me drogen, pijet alkolike, shmangja e puneve te renda fizike, mosabuzimi me pagjumsine etj.
    Abuzimi me kripen e gjelles ka shume rendesi. Ne shqiptaret konsumojme kripe gjelle, te pakten 5 here me shume se norma.
    Ne rast se edhe pas permiresimit te menyres jeteses, atehere edhe keta persona duhet te drejtohen tek mjeku specialist pa humbur kohe.

    Deri ne vitin 1980, impotenca seksuale konsiderohej nje semundje nervore, me shume emocion, pra nje deshtim i shkences.
    Edhe sot sherbimi qe merret nuk eshte ne nivelin e duhur.
    Semundja lidhet me shume me menyren e jeteses.
    Pra semundja eshte organike, ka nje ose me shume shkaqe.

    Shkak i forte eshte infeksioni i prostates dhe rrugeve urinare.
    Pacienti qe kerkon ndihme, duhet te interesohet per infeksionin e prostates.

    Nuk dua te bej replike me profesorin, por rekomandimet e tij vlejne kur pacienti nuk ka ndonje problem serioz, pra kur na duhet te marrim performancen me te mire.

    Ne rast se i semuri ka infeksion ose diabet, apo tumor ose nje shkak tjeter organik, mjekimi nuk realizohet kurre.

    Perfundimisht, pacienti duhet te kerkoje sherbimin tek mjeku specialist ne Tirane, pastaj duhet ta dije se impotenca seksuale, eshte nje semundje ku pacienti mjekon veten, pra, duhet te marre shume informacion.

    Reply to this comment
  3. If You Go Away... :( July 14, 20:49

    Persri Daktorri sexit ktu a?!

    Kisha menu se doli n’pension Daktorri sexit

    dhe n’ven te Blog-ut t’sexit te lodhun e kshillave si ma ja

    bo si duhet Partneres ,

    u vendos nji tjeter nji Goce mjaft simpatike qe Kujdesej

    per nji Teme mjaft interesante si ajo e Letersise !

    Tash asht kthye persri Dakttorr Harxhia ,

    mi msue si me ba sex qiftet ,qi i ka asht arratis qejfi !

    Mesa duket paska pas shqetesime e kerkesa ma shum

    per ket Teme ,

    sexin njerzia , un isha per ate tjeren Temen e Letersis

    sem’knoqte shpirtin .por nejse .Bote shqiptare kjo .

    Sex brum e gjume o jeta tyne .

    (hajt pra ishalla ju bahet ,ju vjen qejfi – pallime t’kendshme per te tere )

    pfffffffffffffffffffffffffffffffff … !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  4. BK July 15, 14:48

    Performanca seksuale permiresohet me ane te kesaj diete cdo dite:

    – 100 gram raki pa hile.
    – 3 – 4 kokrra arra.
    – 1 – 2 banane.
    – Shalqi ose pjeper sipas deshires.
    – spec djeges te kuq.
    – nga perimet broklin, rukula.

    – trajtimi me komplex lendesh minerale dhe vitamina, me 11 lloje vitaminash dhe 8 lloj lende minerale.
    Ky trajtim duhet te behet me nderprerje, jo ne menyre te vazhdueshme.

    – Ne rast se shkaku eshte infksioni, atehere duhet trajtimi me antibiotikun perkates te rekomanduar nga mjeku, por kjo terapi me antibiotik, duhet te perseritet here pas here kur shihet i nevojshem.
    Impotenca seksuale, ka gjthmone shkaqe, lojrat erotike, nuk mjekojne impotencen, thjeshte e permiresojne.

    Dieta jep rezultat, kur mjeku specialist nuk ka konstatuar ndonje problem serioz tek pacienti, ne rast se shkaku jane probleme tjera, atehere duhet te mjekohemi nga semundjet e ndryshme e me pas te vazhdohet edhe me dieten.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*