Pyetjet e Saimir Tahirit për prokurorët e Krimeve të Rënda

October 20, 2017 13:44

Pyetjet e Saimir Tahirit për prokurorët e Krimeve të Rënda

 

Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti i PS Saimir Tahiri ka adresuar disa pyetje ndaj prokurorëve të Krimeve të Rënda në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit.

Saimir Tahiri: “Kam disa pyetjet për prokurorët për t’u qartësuar. E para, ju thatë që nuk është referuar materiali për Habilajn kur unë isha ministër. Jam i saktë?

Prokuroria: Jo nuk është referuar!

Saimir Tahiri: A jeni në dijeni që unë në mes të shtatorit jam paraqitur pas disa deklaratave tek Prokurori i Përjgithshëm dhe më pas ju keni regjistruar procedimin penal për këtë çështje dhe është mbyllur?

Prokuroria: Ju jeni përfshirë në një skandal politik dhe keni ardhur për të sqaruar pozitën tuaj.

Saimir Tahiri: Më thoni, keni dijeni apo jo?

Saimir Tahiri: Nëse unë kam ardhur në prokurori për të kërkuar hetim për disa deklarata publike, për cilën arsye nuk ju mjaftoi kjo që në atë kohë të nisni hetim të thelluar?

Alibeaj: Ajo cfarë po bën zotëria janë komente dhe deklarata. Do ta ketë kohën ta bëjë këtë gjë.

Prokuroria: Prokuroria ka hetuar atëherë dhe ka konkluduar në atë formë, ka hetuar tani dhe ka konkluduar në këtë formë.

Deputeti Eduard Halimi: Nuk mund t’i bëjë pyetje ai prokurorisë se nuk ka sens.

Saimir Tahiri: Të nderuar prokurorë, thoni që unë kam udhëtuar me makinën me targa AA003GB dhe kam qenë i shoqëruar nga persona të dyshuar Artan Habilaj, etj. Presje etj kush janë këta përveç Artan Habilajt? Kam dalë unë me këta persona jashtë Shqipërisë sic deklaroni që kam dalë në katër data? Po ose jo? Kjo është themelore! Jeni të bindur dhe kjo konfirmohet nga TIMS apo hamendësoni?

Prokuroria: Ne jemi ata që kemi paraqitur një kërkesë, kemi parashtruar rrethana dhe fakte. Ne i kemi sqaruar këto edhe më përpara. Nuk kam asnjë lloj arsye të përgjigjem për këtë.

 

October 20, 2017 13:44
Komento

2 Komente

  1. MH October 20, 15:30

    Tundohet Prokurori!!!!!!!
    Ngushtesia nga pytjet e Z.Tahiri justifikon dridhjet rrenqeshese me kundershtimin e aresyes per te mos u pergjigjur!
    Skenari:
    Ne jemi ata që kemi paraqitur një kërkesë, kemi parashtruar rrethana dhe fakte. Ne i kemi sqaruar këto edhe më përpara.Nuk kam asnjë lloj arsye të përgjigjem për këtë.

    Reply to this comment
  2. Boston October 20, 16:19

    Cjane keta prokurore te paqrte per aktakuzen, jane mish per top dhe me teper…….P

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*