Pyetjet psikologjike me të cilat përballen kandidatët për SPAK

July 10, 2019 10:13

Pyetjet psikologjike me të cilat përballen kandidatët për SPAK

Për prokurorët që kërkojnë të bëhen pjesë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) nuk mjafton vetëm procesi i rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por ata po i nënshtrohen edhe pyetjeve, kryesisht të natyrës psikologjike, nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

22 kandidatët që kërkojnë të hyjnë në “super-Prokurorinë” që do të hetojë zyrtarët e lartë të shtetit, u janë nënshtruar këtyre pyetjeve që kanë për qëllim të kuptojnë qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tyre.

“Përse do të jesh pjesë e SPAK?”, është njëra nga pyetjet që u drejtohet kandidateve, e cila pasohet nga një tjetër pyetje e ngjashme dhe që lidhet me ambiciet e prokurorëve: “Cili është vizioni yt nëse do bëhesh prokuror në SPAK?”

Më pas pyetjet marrin një tjetër karakter dhe bëhen më personale, ndoshta për të kuptuar edhe sa rezistentë janë kandidatët përballë situatave jo-favorizuese: A je kërcënuar ndonjëherë dhe si ke vepruar? A ke patur presion nga shefi dhe çfarë ke bërë? Sa gjuhë të huaja flet? A të pengon fakti që ke fëmijë të vegjël të hetosh?

Në seancat me dyer të mbyllura, përveç anëtarëve të KLP-së, pyetje bëjnë edhe dy vëzhgueset e huaja të Euralius dhe Opdat.

SPAK do të hetojë zyrtarët më të lartë shtetit ku përfshihen Presidenti, kryeministri, ministrat dhe deputetët, por edhe njerëzit e drejtësisë. Rrjetës nuk do i shpëtojnë as bandat e krimit të organizuar.

Tetë kandidatë janë intervistuar deri më tani nga KLP dhe pesë të tjerë do të intervistohen sot: Dorina Bejko; Dritan Prençi; Edvin Kondili; Elida Kaçkini; Elisabeta Imeraj.

SPAK duhet të ketë të paktën 15 anëtarë për të nisur funksionimin si organ i ri i drejtësisë shqiptare.

j.l./ dita

July 10, 2019 10:13
Komento

1 Koment

  1. SPAK-u ju pret, shtepia pa qira ju fton July 10, 18:48

    Po HË të shkretë, nise!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim