Pylli ‘i magjepsur’ japonez në një film horror

February 25, 2016 22:31

Pylli ‘i magjepsur’ japonez në një film horror

Çdo vit autoritetet japoneze heqin duzina trupa të varur nga një pyll i vetëm, por të tjerë mund të qëndrojnë të pazbuluar për vite me radhë. Bimësia është aq e dendur në pyllin Aokigahara, në këmbët e malit Fuji, Japoni, sa është fare e lehtë të gllabërohesh nga gjelbërimi dhe të zhdukesh përgjithmonë.

Në hyrje të pyllit qëndron një tabelë e madhe ku bëhet thirrje kundër vetëvrasjeve:

“Jeta jote është një dhuratë e çmuar nga prindërit e tu. Të lutem, mendo për prindërit, të afërmit, fëmijët. Mos e mbaj gjithçka për vete. Fol me të tjerët për shqetësimet e tua”, – lexohet në tabelë.

pylli1

pylli2Pse kaq shumë njerëz zgjedhin këtë pyll për t’i dhënë fund jetës, mbetet një mister i madh, por mendohet se i pari që e ka nisur këtë rrugë është frymëzuar nga një roman ngjarjet e të cilit vendosen në atë vend.

Tashmë, pylli, që shumë e quajë të magjepsur ka frymëzuar Hollivudin për një film horror ‘The Forest’, me protagoniste aktoren e ‘Game Of Thrones’, Natalie Dormer.

pylli4

34-vjeçarja interpreton rolin e Sarës, një e re amerikane e cila udhëton për në këtë pyll në kërkim të motrës së saj binjake. Me gjithë tabelat paralajmëruese për të mos u larguar nga rruga, Sara guxon të hyjë në pyll për të zbuluar fatin e motrës, por përballet me zemërimin dhe tmerrin e shpirtrave të të vdekurve.

February 25, 2016 22:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*