Qafë Morinë, arrestohet një shtetas për kontrabandë celularësh

September 15, 2016 20:16

Qafë Morinë, arrestohet një shtetas për kontrabandë celularësh

Një person është arrestuar në flagrancë në Pikën e Kalimit Kufitar Qaf Morinë pasi ka tentuar të kalojë mallra kontrabandë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Mësohet se personi i arrestuar është shtetasi Erblin Sallaku, i cili me mjetin tip “Volksëagen Polo”, me targë AA745IA, tentoi të kalojë mallra kontrabandë, duke iu shmangur detyrimit doganor. Gjatë kontrollit, në mjetin e shtetasit të sipërpërmendur u gjetën pajisje elektronike të ndryshme,  si celularë të markës “Samsung”,  “iPad”, bateri dhe aksesorë të ndryshëm për telefona celularë.

Prej disa ditësh, grupe të Antikontrabandës së Administratës Doganore Shqiptare (ADSH) dhe Administratës Doganore të Kosovës (ADK) po kryejnë patrullime të përbashkëta në të dy anët e kufirit.

Deri më tani janë kryer 445 kontrolle të përbashkëta, në akse rrugore si dhe u monitorua e gjithë vija e gjelbër. Prej tyre, 97 kontrolle janë të plota dhe 348 të pjesshme.

September 15, 2016 20:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*