Qafë Thanë, shoferët e kamionëve të revoltuar nga pritjet e gjata

August 13, 2019 15:10

Qafë Thanë, shoferët e kamionëve të revoltuar nga pritjet e gjata

Dhjetëra kamionë të tonazhit të rëndë kanë mbetur me orë të tëra të bllokuar në pikën kufitare të Qafë Thanës, ndërsa drejtuesit e tyre kanë kritikuar ashpër autoriteteve doganore.

Sipas raportimeve, kamionët kanë të paktën mbi 4 orë që presin në radhë dhe shkak për këtë është bërë vonesa e kontrolleve në skaner.

Shoferët shprehen se ky është një veprim i padrejtë dhe abuziv, duke shtuar se janë pagues të rregullt të taksave dhe detyrimeve ndaj shtetit. Ata thonë se kjo vonesë nuk ndodh tek pala maqedonase.

Shoferët shprehen: “Kemi 4 orë që presim ne temperatura të larta. Nuk është aspak normale. E bëjmë çdo dite këtë rrugë dhe i njëjti avaz. Na mbajnë kot pa arsye. Mbajmë familjen me këtë punë. Paguajmë miliona taksa në shtet. Shërbimi është zero. Turp. Në palën maqedonase nuk ndodh kurrsesi diçka e tillë. Nuk na mbajnë me shume se 15 minuta”.

e.ll./dita

August 13, 2019 15:10
Komento

1 Koment

  1. mirel August 13, 16:01

    Shteti ka per detyre te te marri leket, jo te sherbeje. Dhe ju keni per detyre ta paguani dhe te vuani si qente

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*