Qarku i trembëdhjetë…

Abdurahim Ashiku June 22, 2015 18:48

Qarku i trembëdhjetë…

Shqipëria është ndarë në 12 qarqe që, siç thuhet zyrtarisht, janë ftuar për të votuar mbi tre milionë e treqind mijë shqiptarë… “Qarku i trembëdhjetë”, rreth dy milionë, është i privuar nga e drejta për të votuar…

 

E diele, 21 qershor 2015… Jam ulur në qetësinë e shtëpisë sime në mërgim me vështrimin mbi ekranin e vogël sinjali i të cilit vjen nga sistemi satelitor botëror. Kaloj me indiferencë sinjalin kompjuterik të telekomandës sa në njërin ekran të vogël në tjetrin, sa në stacionet “afër qeverisë” aq edhe në stacionet “larg qeverisë”.

Nuk votoj. Jo se nuk dua por se nuk duan. Nuk duan partitë politike në Shqipëri të montuara tash 24 vjet në karriget e Kuvendit, që ta bashkojnë kartonin jeshil për një ligj që mërgimtarët të kenë të drejtë të votojnë, ta përcjellin votën në “kutitë e votimit” siç e përcjellin miliona emigrantë në vendet demokratike.

Kanë të drejtën të shprehen me votë të burgosurit deri në dënime me “burgim të përjetshëm” dhe nuk kanë të drejtë të votojnë mërgimtarët e lirë, njerëzit që në këtë një çerek shekulli i kanë dhënë vendit më shumë se çdo komunitet, miliarda dollarë çdo vit, gjakun në deje që e ka mbajtë gjallë jetën shqiptare, që e ka ngritur nga “kuota zero”…

Një absurditet ala shqiptar…

Shqipëria është ndarë në 12 qarqe që, siç thuhet zyrtarisht, janë ftuar për të votuar mbi tre milionë e treqind mijë shqiptarë…

“Qarku i trembëdhjetë”, rreth dy milionë, është i privuar nga e drejta për të votuar, i është hequr pa gjyq e drejta e votimit, e drejta e zgjedhësit dhe e të zgjedhurit…

Në atë “mbi tre milionë e treqind mijë…”, në lista, në të gjithë vendin janë qytetarët e “Qarkut të trembëdhjetë”, mërgimtarët në Greqi, Itali, Francë, Gjermani, Zvicër, Angli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Australi…mërgimtarët shqiptarë në të pesë kontinentet dhe mbase në të gjitha shtetet e botës.

Jam ulur dhe gjerboj, mundohem të marr “ajkën e qumështit” të fjalëve të (k)analistëve që mundohen ta fusin fjalën në (k)analin e zgjedhjeve.

Gjerbja më vjen paksa e hidhur si t’i kishin hedhur “ajkës së qumështit” gjethe pelini.

Në gojë folësish televizivë, në zë analistësh të njohur me zë e figurë deri në shkallën mesatare të mërzitjes, në titra elektronikë poshtë e djathtas ekranit më vijnë lajme “të mëdha” e të “vogla”.

Në Roskovec nuk kanë filluar zgjedhjet. Shkaku nuk është “poshtë” por “lart”. Në listat zgjedhore, kandidatët e dy krahëve janë të të njëjtit krah politik. Të të njëjtit shkruar e printuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve por në fakt të krahëve të kundërt.

Gabim njerëzor? Jo, faj njerëzor.

Në Kavajë komisionarët, me urdhër partiak, kanë marrë në dorë “kapistrën” e zgjedhjeve. Nuk lejojnë njerëzit të votojnë edhe pse ligjërisht kanë të drejtë…

Çudinë shqiptare në katror do ta qesëndiste Zhvejku me shprehjen e tij “Idiot në katror”…

Daljet partiake në ekranin e vogël nuk e di pse më kujtojnë filmin “Ballë për ballë”, deklaratat e palëve me akuza ndaj njëra tjetrës. Deklarata të një fuqie të madhe botërore ndaj një fuqie të vogël që donte të jetonte pa saç mbi kokë….

Daljet e sotme nuk e di pse më ngjallin trishtim…

Pushteti qenka më i ëmbël se hallva…

Pak a shumë kështu thoshte dikur edhe prefekti i Tiranës për…fashizmin.

E shkruar me titra poshtë ekraneve të vegjël apo në krah të djathtë të tyre, me figurë e pa zë, më vijnë dy gishta në sallën e votimit…

Thyerje e kodit zgjedhor? Askush nga analistët nuk e thotë…

Një mesazh në facebook… Kryeministri i Shqipërisë, që din shkrim e këndim, dikërka edhe aritmetikë… Një thirrje në adresë të emigrantëve…

Ju që jeni në emigracion bëni një telefonatë në shtëpi, tek te afërm a miq në Shqipëri dhe thuajuni të shkojnë në votim sepse vota e tyre është investim edhe për ju! Rrofshi:‎edirama

Nuk mund të mos kishte reagime…

 

***************

I nderuar kryeministër i Shqipërisë,

Edhe një herë Ju me këtë status-thirrje ndaj Ne emigrantëve që për më shumë se 25 vjet kemi mbajtur në këmbë shtetin shqiptar me remitanca dhe vota, por pa të drejtë vote dhe përfaqësimi, treguat indiferentizëm dhe mosmirënjohje duke na parë si mbështetje por pa na mbështetur!

Z. Kryeministër ka ardhur momenti të na ktheni borxhin; të drejtën e votës, të drejtën përfaqësimit dhe jo vetëm… Ku e keni Ministrinë e Emigracionit që na premtuat zoti Rama? Ku votojmë ne emigrantët që na premtuat se do të ju krijojmë kushtet të votoni në vendet ku punoni e jetoni?

Pse po na i shponi xhepat për pasaportat e fëmijëve që për fajin tuaj po pajisen me pasaporta të reja kur kanë akoma edhe 90% të kohës së afatit të skadimit? Pse nuk e ndërtuat atë qendrën kulturore për shqiptarët që të ndiheshin si shumë emigrantë të tjerë të botës?

Pse nuk e njihni shkollimin shqip të fëmijëve në mërgim dhe mësuesit nuk i vlerësoni as materialisht dhe as moralisht?

Pse? Pse? Pse-të janë pa fund. Nëse ju zoti kryeministër pretendoni se të gjithë fshatarët i bëtë qytetar, por ka ndodhur e kundërta. Emigrantët janë bërë qytetarë evropianë dhe nuk mund të mashtrohen sa herë keni fushata elektorale.

Pema mbillet sot dhe korret mot, zoti kryeministër.

************

Në Memaliaj shkakun për pjesëmarrjen e ulët në votime e kërkojnë tek emigracioni, largimi i njerëzve dhe boshatisja e qytetit

Në disa qytete jugore të Shqipërisë pak autobusë me emigrantë kanë kaluar kufirin, kryesisht minoritarë veprimtarë të PBDNJ-së…

Një analist flet për bojkotim të zgjedhjeve nëpërmjet pjesëmarrjes së vogël. Do të isha me të në qoftë se ai do të më jepte numrin e saktë të emigrantëve në listat zgjedhore në të gjithë Shqipërinë.

“Qarku i trembëdhjetë”, rreth dy milionë mërgimtarë nuk votuan…

Po të kishin të drejtën e votës pjesëmarrja në votime do të ishte rreth 80 përqind.

Vota e tyre mbeti pezull…

Unë kam 19 vjet që nuk votoj…

Herën e fundit kam votuar më 26 maj 1996, atëherë kur vota u vodh me “rruspë” për t’i hap rrugë shkatërrimeve të padëgjuara…

Tash jam ulur para ekranit të vogël dhe po pres numërimin e votave…

Po meditoj se kur do të më hapet porta për të votuar…

Nuk e di…

Dhe nuk dua ta di…

Deri atëherë do të jem i asimiluar në gjuhë, gjini, dashuri për vendlindjen time…

Mos e thëntë Zoti…

Abdurahim Ashiku June 22, 2015 18:48
Komento

19 Komente

  1. Lleshi June 22, 19:35

    Ha…ha…ha… i nderuar Abdurahim ! Mendja jote me intuite , ka arritur te qelloje ne shenje ! Cikli i trembedhjete i Universit eshte pikerisht hapi i pare i rilindjes ne nje shkalle te re ! Kryesisht ciklet permbyllen me numrin 12 (ashtu sic viti , zodiaku etj etj ) .

    Me Qarkun e Trembedhjete , ti ke gjetur dhe pare te ardhmen ! Urime nga ana ime ! Sy i mprehte ! Te shohim a do ta shikojne dot Rama me “ata” qe i rrijne pas ?

    Reply to this comment
  2. semanjaku June 22, 21:29

    Ky shkrim ka te verteta absolute,,,degjon lloje lloje analistesh qe te merzisin,qe anojne sa nga njera parti ne tjetren, ne pergjithesi jane siperfaqesor te lodhur sikur i kane mare me zore aty, diku i fshehin rezultatet diku i ekzagjerojne ato, nje pjese kalojne deri ne servilizem te partive nga te cilat marrin therrime. Sa per pjesmarrjen ne votime, nuk eshte 48 perqint por 88 perqint, por asnjeri nga analistet apo perfaqesuesit e partive nuk u shkon mendja numurojne sa jane emigrantet e rregjistruar dhe te bejne llogarin,.

    Reply to this comment
    • Bureto June 23, 15:05

      Keta qytetare qe vertet rrezatojne atdhedashuri dhe inteligjence duhen promovuar dhe perkrahur, jo duke i inkurajuar me komentev si keto, por t’i behet presion qeverise dhe politikes t’i degjoje me vemendje. Lexova dje po nga z. Ashiku shqetesimin per mesimin e gjuhes shqipe nga emigrantet tane ne Greqi. A ka shqetesim me te madh aktualisht. Mos ndoshta u dashka qe te asimilohetvedhe me brezi i ri shqiptar, sic ka ndodhur historikisht. Ka ndodhur, por tehere kur nuk mi patur shtet dhe/ose kemi ene shume te varfer, por jo sot. Nuk di sa e vertete ehte, por media raportoi dje (Ttop Channel) se vetem ne fushaten e Erion Velise u harxhuan rreth 4 milione Euro?! Pra nuk jemi dhe aq te varfer, por na intereson me shume pushteti se shteti, dhe kur them kete kam parasysh, interesat e shtetasve shqiptare kudo qe jane dhe qe shteti duhet t’i mbroje e mbeshtese si nje e drejte e tyre qe e kane te garantuar e Kushtetute.

      Reply to this comment
  3. Aqo June 22, 21:51

    Si nuk u vjen turp atyre analisteve qe e dine se jane vertete analiste,kur pranojne te thone qe ne Shqiperi jane 3.3 milione votues,kur ne fakt aq nuk jane as populli i tere nga 0.1 deri 70 vjece.
    Turp i madh per ate shtet qe nuk interesohet per pjesen e popullit qe ka emigruar.Une jam vete i gjashte ne familje qe kemi 11 vjete qe nuk votojme per vendin tone,se ne fakt ne votojme per vendin ku jetojme,i cili na i ka dhene kete mundesi te arte.Nuk ndjehemi aspak mire kur shohim dhe degjojme “analistet ” e famshem ne Tirane,qe tallin ……….me popullin,ne fakt ashtu mendojne vetem ata,se populli nUk eshte aq i paditur.Pershendes autorin e shkrimit qe ka prekur tamam plagen tone.Shkundu z.kryeminister,jemi shqiptare dhe kemi te drejtat tona kudo qe jetojme.

    Reply to this comment
  4. demo June 22, 22:05

    Shqiperia nga rregjistrimet e fundit nuk i ka banore 3 miljone,jo ti kete votues 3miljon e 300

    Reply to this comment
  5. Sokol i Malit June 22, 22:24

    Ndoshta politikanèt e Shqipèrisè kanè menduar profecinè pèr numèrin 13 dhe janè ndalur tek numri dymbèdhjetè pèr ta ndarè Shqipèrinè nè 12 qarqe. Kjo profeci e vjetèr e ka zanafillèn qè nga darka e fundit e Krishtit, ku ndodheshin trembèdhjetè miq nè tryezè……Ne mèrgimtarèt nuk kemi frikè nga numri 13, pèrkundrazi e dèshirojmè. E them kètè pasi kurrè nuk e kemi ndjerè veten jashtè “tryezès” sè shqiptarisè. Tryezèn e Krishtit e tradhètoi Juda ( Gjuda ) tryezèn e shqiptarisè e tradhètoi Saliu….. Jo vetèm personalisht por, mjaftè nga shqipètarèt qè kam njohur kètu nè mèrgim i kushtojnè shumè shqipèrisè e veçanèrisht kohèn !!! Sot pas mbi njèzet, vite me gjithè dramat qè kemi kaluar ne dhe shqipèria, jemi ende me kokèn pas. Shkruajmè e mendojmè pèr shqipèrinè, edhe ne si Naimi : – ‘Blegèrijmè’ dy a tre herè dhe shkulim e marrim dhenè ! Nuk kèrkojmè asgjè nga shqipèria e as qumèshtin e nènès, veçse njè votè. Njè votè qè paturpsisht dikush e keqpèrdor e pèshtyn sikur tè qe njè letèr higjenike. Nèse votèn e konsideron nè kètè mènyrè nuk mund tè jeshè veçse jashtèqitja.

    Reply to this comment
    • Lleshi June 23, 08:30

      Kjo profeci e ka origjinen ne dijen hyjnore Pellazge , pra shqiptare ! Te pakten 12500 vjet para atij qe e quajten Krisht !
      Madje edhe shume me e vjeter ! Eshte nje nga ligjet e universit ! I ke degjuar nga pleqte qe flasin per “Qiellin e 7” dhe “Qiellin e 12” ?

      Mos na fol me genjeshtra Krisht e bisht ! Jane qe nga koha e Thotit te Pellas (Egjipti i sotem ish qytetrim Alban) (Tat (Thot) , parlava albanese – Giuseppe Catapano)

      Reply to this comment
      • Sokol i Malit June 23, 09:34

        Mè fal zoti Lleshi por e paske kuptuar prej leshi. Autori flet pèr “qarkun e trembèdhjetè” duke nènkuptuar neve mèrgimtarève qè nuk kemi tè drejtè vote. Pra po flitet pèr 13 si njè numèr qè sjell ters……Ndèrsa TI po futesh nè replikè me vetveten duke na dhènè numra me ( 7 ) dhe ( 12 ) siç duket mbart fanatizèm mysliman dhe Krishti ti vret sytè. Merre me lesh se dhe longu u mbarua !!

        Reply to this comment
        • Lleshi June 23, 11:48

          Sokol i Leshit , numri 13 nuk eshte numer ters ! Keshtu te kane bere te besosh ty , si zhvillim majmuni qe ke ! Por numri 13 eshte numer i rilindjes se cdo gjeje ! Eshte “hapi i pare” i “ciklit te ri” , pasi nje cikel i plote eshte me 12 faza ose cikle !

          Megjithate pertej kesaj , Tek “Qarku i 13” autori ka futur “emigrantet” qe jane jashte , por une kam futur edhe “emigrantet” qe ndodhen brenda vendit dhe nuk shkuan te votonin ! Pra bojkotuan ! Dhe nuk jane pak , por gati 1/3 e popullsise qe banon brenda territorit , qe bashke me “emigrantet” qe jane jashte , bejne me shume se 55% te popullsise shqiptare te Shtetit Shqiptar !

          Qe ne arithmetike te thjeshte , do te thote se per qeverisjen qe zgjidhet , ne rastim me te mire , jane dakort apo vendosin , vetem 18% e popullsise !

          Prandaj “Qarku i 13” eshte “fillesa e re” !

          Reply to this comment
          • Sokol i Malit June 23, 15:31

            ?!?! Po çfarè tu desh morr Llesh se e bone vedin pèrshesh !

          • Lleshi June 23, 18:09

            Ha…ha..ha..

  6. guri shabani June 22, 22:38

    O Abdurrahim ti thua se nuk ke votuar dhe ke te drejt ,por ku e di ti se ata komosioneret ne QV nuk kan futur nje leter per ty.Ti ke shume te drejte por mendoj qe Rama do e rregulloj dhe kete pune .

    Reply to this comment
  7. luli June 23, 05:39

    as atyre para Rames as Rames dhe as atyre qe vijne pas tij nuk ju ka interesuar dhe nuk ju intereson vota e emigranteve, problemi eshte se tek ata qe jetojne ne mergim propoganda
    ngjit me pak, kjo eshte e gjitha.

    Reply to this comment
  8. LOVE June 23, 10:07

    “kryeministri qe di shkrim e kendim ,dikerka dhe aritmetike …”
    ahahhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahahhahahahahhaha
    kam frike se do ta marri si kompliment

    BUKUR !
    Nje problem shume i mprehte per te cilin shkruajne kaq rralle dhe gjen konsesusin e
    heshtjes nga te gjithe krahet e politikes
    kur behet fjale per shperberjen e Shqiperise dhe asimilimin e shqiptareve
    keta djaj jane gjithmone dakort ,nuk ka me as te majte as te djathte

    [dergojeni karten ne Shqiperi zt Abdurahim , lereni andej , ndonje i besuar do votoje per ju
    sepse sidoqofte dikush tjeter do e bej ,pa e ditur ju fare ….ju siguroj qe funksionon
    per eksperience personale 🙂 vetem paguani dritat dhe votoni 😛

    Reply to this comment
  9. Lili June 23, 19:17

    ‘Rondelat’ nuk duhet te votojne!
    Shqiptar nuk na bene as berisha as rama,po behemi vete shqiptar me veprimet e tona edhe jashte shqiperise jemi shqiptar,i pelqej s’i pelqej kjo erionit ,rames e Berishes,me nje dallim nuk pyesim per ta!

    Reply to this comment
  10. zekthi June 23, 19:32

    Sot ne gazeten Dita eshte botuar shktimi me titull : “Ja tabelat dhe përqindja e votuesve mbi banorët rezidentë, për gjithë Shqipërinë arrin 71% ”
    Ne vazhdim jepen statistika te ndryshme per shqiptare rezident, shqiptar qe votojne,shqiptar qe jane neper bote etj etj. Dhe ne fund ka edhe nje tabele qe tregon perqindjet shume te larta ,70- 102 perqind te votimit ne Shqiperi.
    Vetem nga ky shkrim del qarte se Qeverite shqiptare nuk i kane ne llogari shqiptaret qe jane shperndare neper bote dhe qe jane pothuaj gjysma e popullsise.
    Nje menyre justifikimi shume e trash dhe qe nuk mund te pranohet ne asnje menyre.
    Me kete thuhet se ne nuk na duheni fare se e marrim pushtetin edhe me 10 edhe me 20 deri ne 30 perqind te votave.
    Dhe pasi e marrim rrime si sulltan Sulejmani sa te duam ( sa te na lere zoti eshte shprehur njeri praj tyre )
    Keta kryeministrat e sotem ( Rama dhe Meta ) deklaruan : Kush nuk voton nuk ka te drejte te ankohet. Kjo vlen edhe per emigrantet.
    Kjo perkthehet : Ju shqiptar qe jeni ” arratisur ” nga ky vend mos kerkoni te drejtat tuaja t’i mbroje qeveria sepse nuk e keni votuar qeverine, nuk eshte qeveria tuaj.
    Keto jane qeverite shqiptare qe vijne vetem per tu majmur dhe jo te mendojne per popullin e tyre.
    Prandaj i nderuar z. Ashiku jo qarku i trembedhjete por Shqiperia tjeter e shkoqur neper bote qe nuk e kane ne llogari qeverite shqiptare.

    Reply to this comment
  11. Tao tao June 24, 09:11

    Nje problem shume i rendesishem dhe nje kendveshtrim shume i sakte. Emigrantet jane ata qe kane mbajtur ekonomine shqiptare per keta 25 vjet.
    Eshte e drejta e tyre legjitime qe te votojne per te ardhmen e atdheut te tyre ku kane investuar leke gjaku. Te gjithe duhet te bejme presion qe vellezerit, motrat, kusherinjte, nipat, mbesat miqte e te afermit tane te kene te drejten te votojne prane ambasadave ne vendet respektive.

    Reply to this comment
  12. ali asllani June 25, 10:41

    shum i drejte shkrimi i Abdurrahmanit .dhe ajo qe me pelqeu me shum ishte vota e te burgosurve qe do votonin te henen dhe per cudi e bene me ligj te votonin te dielen.. qe 96 kisha pa votuar dhe un por e pash me syt e mi nji klientelizem i papar ,premtime boshe kercenime te ndryshme shitblerje tarafesh,..nji popull qe ska per ta pare kurr me sy drejtesine…vetem fasada se ne brendesi kan mbaru si shoqeri..dhe qellimisht nuk duan te votojn emigrantet sepse nuk jan te kercenuar ekonomikisht nga politika shqiptare..dhe rezultatet do ishin shkaterruse per pushtetaret e rradhes po te votonin emigrantet sidomos kto te fundit qe iken nga syt kembet ne GJermani e ku di un tjeter.kush ka ngel ne shqiperi familjet e administrates,pleqt dhe ato familje qe kan ndoj sipermarrje te vogel qe mezi ja dalin dhe po nuk votove mavi te heqin nga puna te mbyllin biznesin etj.

    Reply to this comment
  13. METEH June 25, 14:10

    Shkrim preks,autori ka te drejt,kjo me preku dhe mua,ku njeriu im jetoj disa vjet ne migrim dhe nuk votoi disa here per keto arsye,e tashme nuk do votoi kurre se nuk jeton mëëëë…!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*