Qato zbulon misionin e qeverisë: Strasburgu të kthejë dosjet e “Pronave”, të gjykohen këtu

July 26, 2015 20:56

Qato zbulon misionin e qeverisë: Strasburgu të kthejë dosjet e “Pronave”, të gjykohen këtu

Për herë të parë pas 23 vitesh për çështjen e pronave në Shqipëri fillon një përpjekje e re për ta sjellë në parametra bashkëkohore dhe pranë zgjidhjes. Përtej hartimit dhe ndryshimeve pa fund ligjore ajo që u vjen tani në  ndihmë pronarëve dhe gjithë qytetarëve të interesuar do jetë dixhitalizimi i këtij procesi.

Reforma pritet t’i japë një zgjidhje përfundimtare çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave. Dy janë misionet 1- të mbyllim një herë e mirë trajtimin e 9300 dosjeve që kemi trashëguar ndër vite sipas afateve të mirëpërcaktuara për qytetarët.

2- Të trajtojmë për herë të parë kompensimin e pronarëve që për 23 vjet është trajtuar përmes vendimeve të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Zyrave Rajonale. Janë 26 mijë vendime për kompensim të pronarëve, dhe do të trajtohen me reformën që do të kryejmë brenda një afati 10-vjeçar”, shprehet Qato.

Drejtorja e Agjensisë Kombëtare për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, Sonila Qato shpjegon me detaje reformën e saponisur, problemet e hasura, si dhe u jep përgjigje gjithë pretendimeve të opozitës dhe shoqatës së pronarëve për draftin e ri të pronave.

Zonja Qato shpjegon se është përcaktuar në ligj përfundimi  brenda tre viteve i Reformes së Pronësisë, një ambicie e fortë që synon të shpëtojë  shtetin shqiptar nga rreziku i falimentimit nga vendimet e Gjykatës së Strazburgut për çështjet e pronës, raporton Ora News.

Ajo zbulon se nisma ka për qëllim të pezullojë dosjet në këtë gjykatë dhe t’i kthejë ato sërish për shqyrtim në Shqipëri, për ti dhënë zgjidhje përmes reformës së re.

 Misioni që qeveria shqiptare mori këtë reformë është nevoja për ti vënë fre vendimeve të Gjykatës së Strasburgut trë cilat nga njëra anë janë shumë të drejta për shkak të këtij sistemi të korruptuar të cilin sot po mundohemi ta ndryshojmë por e kemi të trashëguar nga e kalaura. Fatura që na vjen nga Gjykata e Strasburgut është aq e madhe sa një ditë të caktuar me këtë prurje kërkesash që shkojnë në gjykatë mund të kërkojë dhe falimentimin e shtetit për ekzkutimin e këtyre vendimeve. Misioni që kemi marrë është pezullimi i vendimmarrjes së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që do të thotë që të gjitha ankesat e drejtuara në këtë gjykatë të mund të rikthehen në vendin tonë për tu ezauruar dhe shqyrtuar brenda vendit përmes procedurave të reja dhe sistemit të ri që ngrihet nga kjo reformë që kemi lancuar këto ditë”, thotë ajo.

Nuk mund të mbajmë peng procesin e mbarëvajtjes së interesave të shtetit dhe integrimit përmes këtij sistemi të krimbur që i ka kaluar koha

Qato shprehet se çmimet që parashikon ligji i ri janë të hartës së vlerës së pronës në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Ndërsa zëri kadastral, sipas saj, llogaritet për të vlerësuar ekonomikisht këto 26 mijë vendime asnjëherë të vlerësuara për likuidim është zëri kadastral i momentit të shpronësimit të këtyre pronave.

 

July 26, 2015 20:56
Komento

23 Komente

  1. fiqo July 26, 21:50

    Si nuk i vjen turp per keto deklarata, thote qe kompensimet do behen brenda një afati 10-vjeçar. Hahahhaaha. Po kush te ka zgjedhur ty moj per 10 vjete. Qeveria per 4 vjet zgjidhet. Per 10 vjete si ste vjen turp qe e quan arritje te madhe. Ky eshte nje premtim tjeter i pambajtur dhe i shkelur me te dyja kembet. Kjo qeveri duhet larguar nje ore e me pare.

    Reply to this comment
    • Tani July 27, 12:48

      Shume e drejte,si pretendon kjo dhe qeveria e saj qe te quajne zgjidhje dicka qe shkon pertej mandatit te tyre??????? Keta duhet te japin llogari per ato qe do bejne gjate kohes qe jane ne detyre,pra dhe per keto dy vjet qe iu kane ngelure se dy te parat i harxhuan duke genjyer. Eshte si te dilte edi dhe te thoshte se shqiperia do eci para keto 100 vjet dhe cdo arritje pra ne kete kohe te quhej merite e tij?!?!?! Keta nuk dine se ca do te thote shtet

      Reply to this comment
    • yy le July 27, 15:27

      po edhe kjo zonja juridikun te kristali do ta kete mbarua. gjene si z.kryeminister. vera paska hapur garen kush thote budallallekun me te madh. nes gjednj, pranon nje ceshtje dmth qe rruget e brendshme ose jane ezauruar ose nuk ekzistojne instrumenta ne vend, pale pastaj ku e gjen kjo te drejten te rigjykoje edhe njehere ceshtje te ankimuara ne gjednj. po si do ti thone gjednj, zhvishu ti nga juridiksioni e kompetenca jote se do ti gjykojme edhe njehere vete ne. ok ja e pranuam edhe kete herezi, po gjykatata shqiptare si do bejne, do reduktojne vleren e demit se jane gjykata shqiptare. nesje jo kjo znj, ja fut kot se asgje nuk ka perfituar, nese po dmth cechtja gjykaohet ne shqiperi, me qellimin e deklaruar qe te njihen demshperblime me te vogla se ato reale, integrohet edhe njehere nje shkelje e te drejtave e aksionueshme ne gjednj edhe njehere. thame se keta te ps do ishin me kompetente, me sa duket qorrsokaku ku e paska hutur vendin saliu, qenka me i madh se sa keta te ps. kur filluan te dixhitalizonin dosjet, nje i njohuri im kerkoi te kishte akses ne dosjen e tij dhe ja mohuan me justifikimin se dosjet po dixhitalizoheshin. ende sot nuk e ka kuptuar ku qendronte pamundesia per te identifikur nje dosje dhe per tja vene ne dispozicion brenda ambjenteve te administrates. ne vendet e tjera do tu kishin shqyer menderen, po ne shqiperi keto gjera ndodhin, s egjynahqaret nuk i drejtohen gjykates e fundja demshperblimet kur paguhen nese paguhen, paguhen me leket e shtetit e ketyre nenpunesve majmune, nuk u vihet as edhe nje mase disiplinore e jo me detyrimi per te paguar duke ua mbajtur nga rrogat, qofte edhe nje pjese te vogel te demshperblimeve qe paguan shteti ne saje te majmunerise e xhahilllekut te ketyre injorantev

      Reply to this comment
  2. tan July 26, 21:54

    jo vetem qe eshte nje mashtrimi por keta me fjale thone nje gje e me vepra bejne nje gje tjeter ,dmth nuk njohin pronen ,jam nje nga familjet qe ka te gjitha dokuemntat dhe akkp nuk ma njeh pronen dhe mbron ata qe ma kane vjedhur

    Reply to this comment
  3. Strasburgu July 26, 22:12

    E kane pyetur ndonjehere veten se mbi c’baza ligjore do kerkojne kthimin e nje dosjeje qe tashme eshte ne gjykim ne Strasburg? Eshte nje gje qe nuk varet me nga vullneti i shtetit shqiptar.

    Reply to this comment
  4. bregdetasi Himariot July 26, 23:01

    Opa ……e bija e Sekretarit te Pare…
    Do ti vejne rregulla edhe Strasburgut,kjo Agjensia e re e Mos’kthimit te Pronave do jete Gjykata e Re Europiane e te Drejtave te njeriut te ri Europian sipas PPSH.dmth Rilindjes sone. Tani te nderuar Pronare te shpronesuar te 45,i keni te sigurta pronat,qe edhe per 500 vjet nuk ju kthehen.Pasi sot ka zbrit dhe Robinson Kruzoja ne Sazan.

    Reply to this comment
  5. ilirjan July 26, 23:04

    Mos bej shaka ti moj ndrikull, nuk e kupton qe i pasmi sa vjen e behet me i sofistikuar se paraardhesi, me keto ligje te pershpejtuara per ‘kompesim’ pronash qe po hartoni, me ligjin per ‘turizmin’ qe kerkoni t’a kaloni me urgjence, me drejtesine qe po nderron partner (kerkoni te beni “drejtesi” nga njera ane ai zullapi po e antemon e nga ana tjeter po e stimulon per te arritur ate qe don), me ato hienat qe po i bashkangjiten pushtetit ne emer te “investitoreve”, “koncensionar”, “99-sha”, me ata grabiqar qe i vertiten bregdetit dhe jugut me “studime”, “masterplane” te lloj e soje “studiove prestigjoze”, do te beni ju realitet ate qe bene dhe ata para jush, baterdin ne deme te pronareve. Perse? ne ato zona ku prona eshte pothuajse ne gjendjen e meparshme ju tentoni me termin kompesim dhe jo me kthim ne natyre, apo eshte “formula” per te shperblyer nepermjet gjetjes se mehershme nga trapit sali shqiperia 1 euro. Perse? duhet te vertiten gjykatave pronaret e shpronesuar per te vene ne afat te drejten per njohjen dhe kthimin e prones, kur ke shtyre afatin e shqyrtimit apo aq me teper kur po harton ligj te ri per kete qellim per nje vkm qe duhet te zvendesoje ate te 2010 (dihet qellimi mbetet i njejte venia e ceshtjes ne kalanda dhe per te zhvatur pronaret ne te drejten e tyre te mohuar) Te gjitha keto te bejne te mendosh se qeveria e radhes eshte ne dore te partnereve te rinj dhe vazhdohet e njejta histori prona jo drejt pronareve, por drejt grabiqareve. Megjithate drejtesia nje dite do te vije me dashjen apo pa dashjen tuaj.

    Reply to this comment
  6. lart e poshte July 27, 01:16

    Me keto deklarime pa baze ligjore dhe logjike, nuk bejne gje tjeter vecse turperojne gjithnje e me shume Shqiperine para institucioneve nderkombetare. Kjo zonja qe flet ne kete menyre , ka merak me shume paraqitjen e vet, se sa te merret me zgjidhjen e problemeve te pronave qe jane bere gangrene e shqiptareve per shkak te institucioneve ineficente te kalbura deri ne palce nga korrupsioni. Me fjale te tjera, misioni I saj dhe qeverise eshte ta shtyje zgjidhjen e kancerit politik te ceshtjes se pronesise ne kalendat greke dhe te mos I jepet kurre zgjidhje kesaj ceshtjeje. Te vjen per te vjelle kur flitet ne kete menyre te papergjegjshme. Fjala TURP eshte shume pak te thuhet ne kete rast.

    Reply to this comment
  7. protesilahu July 27, 03:58

    “Socialista”=”SPECIALISTA”,mashtruesa kalibri,zbatues konseguente te vendimeve KATOVICIANE,megallomane 24 carat,antieuropiane e zullumqare,ordinere e halabake,te korruptuar deri ne qelize,makute e varfanjake,sojseze e zhulsa,race batak.-ptuuu

    Reply to this comment
  8. Flota e Gjashte...Amerikane July 27, 04:53

    Nuk ia hedh dot,
    as pronareve,
    as Europes/Strasburgut!
    Keshtu provoi te bente Enverua dhe Memeti me Kishen Katolike: Kerkoi ta bente te pavarur nga Vatikani! Dmth te varej nga KQendror!

    Reply to this comment
  9. Arben July 27, 05:47

    TI HASH MUTIN.

    KRIMINELA, VETEM PLUMBI I NDAL KETA KRIMINELA.

    Reply to this comment
  10. Lili July 27, 06:46

    Ah ah ah! Po ne Strasbourg shkuan njerezit pikerisht sepse ketu nuk ka drejtesi ,o kokeboshe!

    Reply to this comment
    • Arben July 27, 14:14

      KOKEBOSHE ESHTE KOMPLIMENT PER KETE.

      KRIMINELE ESHTE FJALA E DUHUR DHE PLUMBI KOKES ESHTE VEPRIMI I DUHUR.

      Reply to this comment
  11. info-analitike July 27, 07:29

    E kam shkruar dhe po e perseris, qeveria le te vazhdoje me llafe se Strasburgu do t’ia haje koken me faturen qe sa po vjen e fryhet.
    Do te qe mire qe per tu paguar kjo fature tu sekuestrohen pronat zengjineve te politikes qe u pasuruan duke grabitur pronat e pronareve te ligjshem.

    Reply to this comment
  12. info-analitike July 27, 07:30

    Perderisa dosjet kane arritur ne Strasburg dmth. qe ato e kane ezauruar rrugetimin ne te gjitha shkallet e gjykimit ne gjykatat shqipetare ndaj eshte absurditet te kerkosh rikthimin perseri per gjykim nga keto gjykata.

    Reply to this comment
  13. Murat Shtaga July 27, 07:45

    Keto jane perralla qe vetem nje jurist medioker mund ti besoje.Shteti te paguaje faturat e sorollatjeve dhe dallavereve te bera ne kurriz te pronareve te vertete e nese per kete do ti duhet te falimentoje…fuck off!

    Reply to this comment
  14. K July 27, 08:10

    QË TI VIDHNI REHAT.
    GJYKATA E STRASBURGUT,NUK ËSHTË GJYKATA E LAÇIT.

    Reply to this comment
  15. E VËRTETA! July 27, 09:47

    Moj “çupa” Qato dhe jo vetëm ti, por gjithë Pushteti, jeni në tererzi apo jo, kur në fakt del qartë se ju të gjithë jeni të çmendur, pasi për cilin “sistem të krimbur” e ke fjalën, dhe mos kujtoni se ne trashëgimtarët autoktonë të pronave nuk i kuptojmë “truket” tuaja ?! Po a ka ligj më të krimbur, kriminal, antidemokratik, antipronë, antipronar dhe antikonventa ndërkombëtare nga ligji, ose reforma që po përmend ti “çupë”?! Kur edhe ky ligj i Sulltanit të fundit Edi Rama, është njëlloj si ligji i ish Sulltanit Sali Berisha, kur edhe kjo e quajtur “reformë” nuk abrogon “Ligjin, ( famëkeq komunist !) 7501 për tokën” i cili edhe sot e kësaj dite ka e mban përsipër akoma firmën e zezë të diktatorit dhe dinakut Ramiz Alia (?!), ku paturpësisht qeveria juaj e “rilindjes” që jo vetëm e rilindi, por me shpejtësi kërkon të restaurojë neokomunizmin, sikur të ishim në Mesjetë në kohën e xhonturqëve, kur dosjet që janë “eksarduar” në Strasburg pasi nuk kanë gjetë drejtësi në Shqipëritë, kërkon që Strasburgu ti kthejë me pretendimin se do gjejnë “drejtësi” nga një pushtet totalisht mafioz?! Kjo i ngjan sikur Ilir Meta ti kërkojë Shtetit Amerikan që të kthejë ish sekretarin e tij që u aresutua në Ambasadën Amerikane dhe u eksardua në Amerikë, dhe gjyqin t’ja bëjnë në Shqiperi pasi që kur Ilir Meta u “nda” nga Berisha, dhe u bashkua me Ramën të dy si vëllezër siamezë pretendojnë se në Shqipëri vendosën demokracinë, kur në horizont duket qartë se pas Gjykatës Speciale që do ngrihet në Kosovë, një e tillë do ngrihet së shpejti edhe në Shqipëri, dhe jo që dosjet e pronave nuk do kthehen nga Strasburgu, por do vijë dita që dhe dosjet e pronave të tyre, dhe vetë oligarkët mafiozë në pushtet, që kanë grabitur pasurinë e shtetit dhe të subjekteve të shpronësuara, patjetër që do eksardohen, por ama, jo në Gjykatën e Strasburgut, por në Gjykatën e Hagës si kriminelë, për të paguar gjakun e derdhur të mbi 10.000 njerëzve të vrarë midis tyre vetëm për pronën, duke mos përmendur këtu të tjera humbje jete, pikërisht për shkak të “reformave” të tyre të kryera në këta 25 vjet !

    Reply to this comment
  16. kujtim daci July 27, 12:02

    …Nuk ka zgjidhje te problemit te prones pa shfuqizuar ligjin leninist 7501.Ligji leninist per token thoshte se toka i perket atij qe e punon!!Kurse ligji 7501 thote se toka i perket atij qe ne fshat jeton!!!!Ky ligj eshte antikushtetues dhe kerkush nuk ndjehet pasi nepermjet ketij ligji te gjithe politikanet rrembyen tokat dhe tashme jane bere latifondiste e pronareve te vertete te tokave u thone ti drejtohen gjyqeve dhe u premtojne kompesim qe nuk do te ndodhe kurre.Shtrohet pyetja!PERSE une do te pres kaq shume per tu kompesuar per tokat are qe me 7501-shin ju dha per perdorim komshive te mije qe me pas del se kane marre certifikate pronsie?Ata qe kane marre tokat e mija sot jane me nga 3 vetura ne shtepi dhe me vila 3-kateshe…Ata pervec tokave te tyre kerkojne te pervetesojne edhe tokat e mija se na e ka dhene ligji 7051 thone…po te hiqet ky ligj eja e merre token se ketu e ke,e jotja eshte dhe kete e dijme!A ka sens qe tokat e mija 7 min nga aerodromi i Rinasi ti marre komshiu im dhe mua me thone do kompesohesh diku nga Policani apo me larg akoma!?Meqenese ky shtet i paska kaq perzemer komshite e mije ti kompesoje ata me toke aty ku shteti paska toke te lire e jo mua pronarin e ligjshem,une te marr tokat e mija!Keto jane paradokset qe vetem ne vendin tone ndodhin se kete proces e kane drejtuar dhe po e drejtojne hajdutet.Problemi i pronave te familjes time ndodhet ne gjykaten e larte dhe jane bllokuar aty…Por nese nuk zgjidhet nga kjo gjykate nuk ka force ne bote qe do te na pengoje ti drejtohemi Gjykates se Strasburgut…..Theksojme qe ligji 7501 eshte zbatuar vetem 20-30% te territorit te vendit,vetem ne ato zona ku dhe interesi per te rrembyer prona ka qene e mbetet i madh!!Pjesa tjeter ka shkuar tek pronari i ligjshem…!!!!!Pronsia mbi token do te gjidhet perfundimisht me shfuqizimin e ketij ligji komunist!….Ndryshe i prpozoj qeverise te te nxjerre nje ligj tjeter tashme 7051-1 me qellim qe te gjithe ata qe kane me shume se nje shtepi ne qytet dhe i japin me qera tu merren dhe tja japin banoreve qe jane te pastrehe….atehere mund te theme se behet nje perpjekje per te mos patur qendrim 2 standartesh lidhur me pronat ne qytete e fshat….Prinderit tane nuk paten prona vila,hotele,dyqane etj.qe ne qytete u kthyen tek pronaret e ligjshem duke nxjerr ne mes te rruges banore,duke prishur kopeshte e cerdhe…po token qe prinderit e mije e kane blere me florinj dhe per kete kemi dokumente autentike,perse nuk ma ktheni !!???

    Reply to this comment
  17. ina July 27, 12:37

    po ky eshte turp moj idjote po cfar te besh te nxjerin te jashte ligjshem gjykaten e strasburgut te bejne gjyqet ne gjykaten e qylit .ti je te kompesimi jo te kthimi se kthim nuk eshte fjala e duhur per ti dhen pronen pronarit keshtu mendon ti ,dhe leket qe duhet te pagoi shteti shqiptare per gjyqet e humbura me pronaret i pagoin te gjithe taksa pagusit vazhdoine tekstei . e tlenoveles me pronen shqiptare dy fjal jan kthehet apo jo prona.dhe ndeshkimi i do duket ne zgjedhjet e ardheshme nje gje qe populli ka kuptuhar ti ndeshkoi me vot .90perqind e shqiptarve jan pronar hiq vetem cfar jan te hardhur dhe ata jan ber te gjith me prone.

    Reply to this comment
  18. Lili July 27, 13:11

    Pronaret duhet te dalin kunder ligjit 7501 qe eshte antikushtetuese edhe anti evropiane!
    Ky eshte vetem fillimi se déri tash shqiptaret e diaspores se vjeter nuk i Kane kerkuar prônat e tyre ,po femijet e tyre ,qe Jane qytetaret evropiane nuk do lene kete mirekuptim per Shqiperine. Perkundrazi

    Reply to this comment
  19. info-analitike July 27, 13:42

    Si mund te pretendoje te zgjidhe ceshtjen e pronareve te ligjshem nje qeveri qe perligj zaptuesit me gjithe ato fletushka legalizimesh qe po shperndan e qe Strasburgu nuk ia njeh as per ne WC.

    Reply to this comment
  20. tan July 27, 14:09

    Keta jana jasht kontrollit ,do detyrojen kete nje gjykata nderkombetare qe te ktheje dosjete hahahahha ,kush mendonin se jeni zoti ,ju jeni me mandat dhe mandati mbaroan nqs beni nje ligj bi partizan do te ishta zgjidhja afata gjate ,gjithashut jeni te pabesushem duke qene se para pak ditesh ju rembeyt pronat me ane te ligjit te ri aluiznit dhe aministise ju jeni me keq se komunistet ,pronen nuk munde te ktheni ju ata pronaret e kane sipas cdo te drejtet nderkombetare dhe ligjore ,me ane te dokumentit te pronesise ,dhe kur thoni se do te kompensoni sipas vlerese se 1945 duhete te futni dhe 60 vite shfrytezim dhe vlere te humbur nga pronaret e pronave dhe benin llogarit pronaret nuk duhet ta pranojne shpronesimin ,sic pritem 50 vite komunizem do te presin edhe 50 vite dhe te marrim pronen ajo nukmund te tjetersohet nga askushe

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*