Që 100 vjetori i Kongresit të mos harrohet

Naun Kule January 18, 2016 16:52

Që 100 vjetori i Kongresit të mos harrohet

Në janarin e katër viteve më pas, do mblidhemi sërish në Lushnjë për t’u uruar gjithë shqiptarëve 100-vjetorin e Kuvendit kombëtar, Kongresit historik të Lushnjes. Dikush mund ta quajë të parakohshëm njoftimin e këtyre radhëve, nisur nga paranoja, sipas së cilës “kurdo të ma thuash, ditën e fundit do ta kryej…!” Mirëpo, në rastin e festimit të këtij jubileu njëshekullor, mendojmë se duhet t’i paraprijmë me projekte dhe vepra, me planifikime profesionale dhe financiare, gjithënjë në nivelin e merituar dhe të mundësive që kemi.

Janë të njohura vlerësimet e shumta për këtë Kongres, bërë nga historianë dhe burrështetas për ato çka morën përsipër dhe vendosën delegatët e këtij Kuvendi historik të mbledhur këtu, gati një shekull më parë. Kështu psh, Prof. Sh. Sinani, shkruan se “…Kongresi i Lushnjes jo vetëm e konfirmoi pavarësinë e Shqipërisë. Ky Kongres edhe e rishpalli Pavarësinë… Ai i dha shansin vendit që për herë të parë të kishte një qeveri të ligjëshme. Mbylli kapitullin e kryetarit të shtetit nga një “i huaj” dhe ngriti institucionet shqiptare si Senati, Qeveria, Këshilli i lartë, Kushtetuta, etj. Kongresi themeloi sëpari parlamentarizmin, realizoi njohjen ndërkombëtare dhe e pavarësoi përfundimisht Shqipërinë…”.

Ish-presidenti Alfred Moisiu, shkruan se “…Kongresi i Lushnjes, përbënë një moment lavdie e madhështie në historinë e kombit shqiptar…Me këtë akt fisnik e atdhetar, myzeqarët nderuan veten dhe vendin, i shërbyen shtetit dhe popullit shqiptar duke u bërë mikpritësit dhe mbrojtësit e elitës politike të kohës, ardhur nga  gjithë trojet shqiptare…Ndaj mesazhet e këtij Kongresi janë trashigimi e vyer e historisë shqiptare të cilat duhet t’i çmojmë dhe përcjellim me kranari…”. Të tjerë autoritete e kanë vlerësuar edhe si “mrekullia “ e historisë shqiptare…”. Qëndruam edhe në vlerësimet e politikanëve për të kujtuar lexuesin se kjo kryengjarje historike, më shumë është përdorur nga poilitika se sa është studiuar e vlerësuar nga historia dhe historianët; një praktikë kjo, jo e re për shtetarët dhe liderët e flamujve tanë politikë. Dikur na ngopnin me fjalët e bukura dhe propaganën e kohës, sapo afronin të korrat dhe lëmenjtë e grurit, pambukut, mishit apo qumështit… Edhe sot, avazi është i njëjtë, veçse jo më në prag lëmenjësh por në prag fushatash zgjedhore…! Pra, dje u duheshin për të mbushur hambarët, sot – për të mbushur kutitë me vota…(Myzeqeja, treva e populluar më dendur…!)

Është i njohur mendimi se Kongresi i Lushnjes, si ngjarje kulmore e historisë moderne të shtetit shqiptar, nuk është studiuar dhe vlerësuar në masën e merituar as dje, as sot paçka, se në fjalime presidiumesh e tubime solemne, brohoritet e lëvdohet edhe si ngjarje-kthesë e historisë kombëtare në tri kulmet e saj si Lidhja e Prizrenit-1878, Pavarësia e Shqipërisë-1912 dhe Kongresi i Lushnjes-1920. Kjo ndoshta sepse edhe fisnikëria e modestia e tepruar e myzeqarëve nuk mundësuan autorët dhe aktorët e kësaj ngjarjeje historike, të rrahin gjoksin e vetmburren për çka bënë, ashtu siç kishin bërë edhe të parët e tyre në “Nëntorin e dytë”, kur udhëhoqën dhe siguruan përmes Myzeqesë së ujosur, heronjtë e Flamurit, I.Qemalin dhe I.Boletinin.

Në gjysmëshekullin e socializmit shqiptar historianët e partisë-shtet nuk guxuan ta lartonin këtë Kongres sepse “…Kongresin e Lushnjes e mbulonte hija e lartmadhërisë, Zogu i parë, i cili pikërisht këtu në Lushnjë, mori sëpari shpirton e shtetarit, duke u emëruar ministër i brendshëm në qeverinë e re. Por, jo vetëm mbreti Zog. Edhe shokët e tij që ideuan dhe e realizuan këtë Kongres historik, ishin të damkosur nga lufta e klasave me biografinë e “keqe të bejlerllëkut…”

Mirëpo edhe sot, kur e kemi shporrur luftën e klasave dhe gjoja shkruajmë historinë shqiptare pa pengesa politiko-ideologjike, reminishencat e të djeshmes, ende tërheqin pas. Shembulli i një qendrimi të pamerituar ndaj kësaj ngjarje kombëtare ishte edhe mungesa e autoriteteve të larta shtetërore në festimin e vjetshëm i 95-vjetorit të Kongresit në Lushnjë. Ndërsa Bashkia dhe gjithë pushteti vendor këtu, bënë më të mirën e mundshme, qendra dhe titullarët e shtetit, nuk begenisën as të përshendesnin… Duket se presidenti i Republikës tonë, ende nuk e di (apo s’do ta dijë…!?), se pikërisht këtu, në Lushnje, u projektuan dhe u vulosën sëpari institucionet e larta të shtetit shqiptar, të cilin ai kryeson sot. Se pikërisht këtu, atdhetarët e trojeve shqiptare që kishin për parti dhe flamur vetëm Shqipërinë, mori udhë parlamentarizmi shqiptar, Senati dhe Kushtetuta e parë shqiptare, (Kanunorja e Lushnjes). Në këtë përvjetor festiv, organizuar bukur dhe masivisht, Bashkia ndërtoi dhe përuroi në qendër të qytetit, Obeliskun kushtuar Kongresit, rikonstruktoi shtëpinë-muze duke e pasuruar edhe me bustet e dy delegatëve, S. Delvinës (kryeministri i qeverisë së re) dhe veprimtarit lushnjar, I. Sheh Karbunara. Mirëpo kjo, është çka bëjnë në përvjetorët e përvitëshme pushteti vendor   dhe banorët e këtushëm. Ndërsa synimi i këtyre radhëve është për shumë më tepër e sidomos, për jubileun e pritshëm njëshekullor të Kongresit.

Kjo “mrekulli” e historisë shqiptare nuk i përket vetëm Lushnjes. Duke qënë një kontribut dhe krenari kombëtare, njëherësh është edhe një detyrim dhe pergjegjesi kombëtare. Kësisoj, edhe investimet dhe organizimet përkujtimore të këtij Kuvendi të kombit shqiptar, duhen bërë objekt vramendje dhe planifikimi të organeve qendrore të shtetit, sidomos dikastereve dhe institucioneve kulturore e shkencore.

Kështu psh, në këtë pragshekulli të këtij Kongresi historik, a ka ndonjë ide a projekt për ta festuar atë në përmasën dhe mënyrën e denjë? Pyesim kështu se për të realizuar vepra dhe veprimtari të plota, kurrësesi nuk janë shumë tri-katër vite. Kështu psh, do ishte në nderin e Akademisë së Shkencave dhe Institutit të studimeve historike që këtë ngjarje njëshekullore ta promovonin dhe përjetësonin edhe me një botim të posaçëm studimor, gjithpërfshirës dhe shterues i cili, edhe për arsyet që thamë, por jo vetëm, i mungon botimeve tona historike. Dhe dihet, një libër i tillë studimor, me pretendime akademike, ndoshta i ka pak tri-katër vjet…

Kur themi kështu, sigurisht, njohim dhe vlerësojmë edhe autorësinë e botimeve ndër vite të cilat rrokin apo cekin teatrin politik të ngjarjeve krah të cilave, zhvilloi punimet edhe Kongresi historik i Lushnjes. Kështu, që nga botimi i F.Veizit, 1959, të profesorëve S. Pollo dhe V.Koka, të para viteve tetëdhjetë, te prof, M.Verlit, 2006 dhe deri tek botimi i zotit E. Zerdelia, doemos, të gjithë meritojnë përgëzime për punën e bërë. Por kur flasim për botime të posaçme akademike për këtë ngjarje madhore historike, kërkojmë më shumë gjithëpërfshirje të historisë së asaj kohe në Shqipëri dhe larg saj, posaçërisht rolin e faktorëve të huaj, dhe dokumentacionin e kohës që ruajnë arkivat e huaja, sidomos roli i fqinjëve greko-sllavë dhe rivaliteti italo-austriak, për të zotëruar domenin shqiptar dhe bregdetin lindor të Adriatikut.

Por jo vetëm kaq. Shpresojmë gjithashtu, të shërbejë kjo kujtesë për të bërë shënimet e duhura edhe dikastere të tilla si Ministria e Kulturës, pse jo, edhe institucione qendrore si ai i Presidentit të Republikës, për ta vlerësuar Mbledhjen e Kombit të thirrur në Lushnjë në emër të “Atdheut në rrezik”, tashmë në 100-vjetorin e saj, me titujt më të lartë të nderimit kombëtar, deri edhe për ta zyrtarizuar këtë ditë festimi si pushim zyrtar, siç bënim dikur për ditën e Republikës, (?!) dhe siç bëjnë shtete dhe kombe që dinë të nderojnë luftën dhe historinë e popujve të tyre. Popujt që e kanë të paktë historinë, nxitin brezat ta shtojnë dhe shkruajnë atë, ne që e kemi të lashtë dhe të pasur, e nëpërkëmbim pafalshëm.

Le të na shërbejë festimi i ngjarjeve të tilla kulmore si 100-vjetori i ardhshëm i Kongresit historik të Lushnjes, për t’u bërë homazhin e merituar (shpesh të munguar), të parëve tanë, atdhetarë si ata. Kësisoj rritim edhe krenarinë e brezit të ri  për historinë e kombit shqiptar.

Naun Kule January 18, 2016 16:52
Komento

7 Komente

  1. CPS January 18, 19:20

    I nderuar naum kule

    ne pergjithesi e ke thene mire gjerat por nje gje nuk te falet:

    ajo llustra qe I ke bere tradhetarit,hajdutit dhe kriminelit Zog nuk shkon.

    Autopsine gjeniale te ketij bashibozuku ja ka bere kolegu tij Saraci..lexoje I nderur dhe po deshe repliko nqs ke mundesi..

    AUTOPSIA E NJE QELBESIRE TE KOMBIT

    Ahmut Zoogu, i kurorezuar me vone mbret i Shqiperise me lejen e Musolinit, lindi rreth vitit 1893. Asokohe Shqiperia ishte province turke dhe turqit nuk e kishin me detyrim regjistrimin e lindjeve ne asnje vis te perandorise. Nderkohe qe te krishteret shqiptare regjistroheshin ne librin e kishes, krahina e Zogut nuk e njihte kete lloj regjistrimi sepse ishte kthyer en bloc ne fene muhamendane ne vitin 1851. Kur mbushi tete vjec, Zogu u dergua ne Kostandinopoje ku kreu shkollen fillore dhe mesoi turqisht ne mejtep. Gjate gjithe jetes se tij, Zogu ka kryer vetem keto tri klase shkolle: Nga Shqiperia kishte marre me vete nje tutor, Abdurrahman Krosi (Lale Krosi), njeri krejt analfabet, bemat dhe krimet e te cilit nuk lane pa prekur as njerezit e familjes (dihet se cyti vrasesit e te vellait). Saraci sakteson se ngaqe nuk e mesoi kurre gramatiken e shqipes, Zogu nuk ia ka shkruar kurre njeriu asnje leter me doren e vet, por i ka diktuar ato.
    Ne vitin 1917, kur ndodhej ne Vjene me studime pas nje burse te qeverise austriake, ndodhi dhe takimi i pare i Catinit me Ahmetin. Atehere Austria ndihmonte ne arsimim nje grusht shqiptaresh te spikatur, pasi kishte plane per kete vend te vogel. Ndersa mbi dy te tretat e Shqiperise ndodheshin nen pushtimin austriak, 70 kryetare fisesh u nisen ne Vjene t’i paraqesnin nderimet Kajzerit, mes tyre dhe Zogu. “Me lane pershtypje te thelle fjalet patriotike qe dilnin nga goja e nje muhamedani shqiptar”, thote per Zogun Saraci. Takimi i dyte tre vjet me vone ne Tirane, e bindi Saracin se nje njeri me entuziazem te tille i duhej Shqiperise, ndaj “u betova ta ndihmoj me mish e me shpirt”. Dhe viti 1920 e gjen Shqiperine me kete pasqyre politike: Klasa sunduese ishin bejleret, ndersa Zogu ishte ne opozite, i perkrahur nga rinia. “Ai ishte tipi ideal per udheheqje, po te kemi parasysh se asnje katolik nuk mund ta reformonte vendin pa shkaktuar nje konflikt serioz fetar”. Saraci vuri re se si kryeminister, Zogu mori disa reforma drastike duke tronditur keqaz doket kanceroze aziatike: I ktheu varrezat muhamedane ne parqe, u dha mundesine grave myslimane te merrnin iniciativen ne duar, ndaloi me ligj poligamine, fete nuk duhej te perziheshin ne punet e shtetit. “Atehere vendosa te predikoj per te ne zonen e Shkodres, ku Zogu njihej shume pak”, thote Saraci, duke shtuar se qyteti i tij i lindjes ishte de fakto kryeqytet per Shqiperine e vogel. Por ketu mbarojne pershtypjet e tij te mira per Ahmetin, i cili te vetmen histori qe kishte mesuar edhe ne detajet me te hollesishme, ishte ajo e Napoleon Bonapartit.

    8888888888888888888
    Ja si e pershkruan Catin Saraci situaten e nxehte te viteve 1922-1924, e paperseritshme ne historine shqiptare qofte dhe per faktin se mes vrasjesh e betejash politike, mori jete foshnja e parlamentarizmit shqiptar: Shefqet bej Verlaci ishte kryetari i shtetit skeletik shqiptar. Cifligari me i madh i vendit me mbi 40 mije ha toke te punueshme ne Shqiperine e jugut pa llogaritur siperfaqet e shitura, ai kishte gjithmone njerez te gatshem per ta ndjekur. Zogut i duhej kjo force, ndaj ne 1923-shin fejohet me vajzen e Verlacit. Pas kesaj, ky i fundit i jep gjithe votat e perkrahesve ne parlament dhe stabilizon situaten e dobet financiare te dhendrrit duke i paguar rreth 18 mije paunde (Saraci flet gjithmone me monedhen britanike). Nje vit me vone, Zogu kryeminister plagoset nga Beqir Valteri dhe si i pamundur per disa jave, ia delegon pushtetin vjehrrit. Nderkaq, thurr planin me ndihmen e perhershme te Lale Krosit dhe kryen shpagimin e gjakut duke vrare Avni Rustemin, pa llogaritur ndoshta se me kete do te ndizte revolucionin. I lutet vjehrrit ta ndihmoje ne konflikt me te holla e njerez, por Shefqet beu qe nuhat rrezikshmerine e situates, rreket per kompromis me kryengritesit nga frika e humbjes se pasurise. “Atehere ne morem rruget dhe u larguam, ndersa kur Zogu hyri pas gjashte muajsh triumfator ne Tirane, e la menjane Verlacin, duke ia kthyer edhe 10 mije paundet e dhena nga ish vjehrri pas fejeses”.
    Sa per pergatitjet e rikthimit, pervec faktit te njohur se Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me te holla (250 mije paunde) e njerez, duke i falur ne kembim Jugosllavise kullotat e pasura te Vermoshit dhe Shen Naumin, Saraci nenvizon se ajka e ushtrise se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit qe u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte ne luftimet frontale dhe ne armet automatike. Keta udhehiqnin rreth 5 mije shqiptare te Kosoves, te cilet marshuan drejt nje kundershtari po aq te forte, por te pajisur keq. Dinakeria e Zogut inicioi edhe nje levizje mashtruese per qeverine e Fan Nolit. Ai bashke me shpuren e vet, bene nje udhetim corodites nga Beogradi ne Vjene e ne Prage, per te dhene idene e ikjes. Ne Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila per ca kohe me pas, jetoi si mantenute ne Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe te vogla dhe u largua me dy kamione plot baule te reja dhe nje dore te mire parash.
    Hapat e pare te Ahmet Zogut pas fitores? “Shpallja e vetes president e me pas mbret me bekimin e Italise, eliminimi sistematik i armiqve politike dhe marrja e masave per t’u rrethuar gjithmone e me teper nga nje bande njerezish injorante e analfabete qe e levdonin ore e cast, kryenin cdo porosi dhe vidhnin pa pushim shtetin”. Te cilet pershkruhen keshtu nga Zogu ne nje rrefim intim: “Ky eshte cirku im. Ajo cfare ata dine ose ndjejne nuk me intereson hicfare. Per aq kohe sa i nenshtrohen kamxhikut tim dhe nuk hedhin vickla, une jam i kenaqur me ta dhe i mbaj”.
    Megjithate, me Catin Saracin dhe Jak Kocin, Ahmet Zogu do te ruante nje marredhenie te vecante. E kerkonte mendimin dhe keshillen e tyre, packa se shume here degjonte prej tyre kritika. Por sipas Saracit, dy ishin synimet e tij te fshehta dhe finale: Te pasurohej sa me shpejt dhe sa me shume, dhe te shtypte e poshteronte cdo atdhetar e patriot me mjetet e pushtetit. Nga ana tjeter, Zogu nuk hezitoi aspak ta vinte vendin nen zgjedhen e ekonomike italiane me Traktatin e pare te Tiranes, me dekretin per krijimin e Bankes Kombetare te Shqiperise me kapital italian (duke ia nenshtruar fqinjit te madh gjithe jeten ekonomike e financiare ne vendit), me firmosjen e borxhit prej 50 milione franga ari ne kembim te ndertimit nga italianet te porteve e rrugeve strategjike qe do pergatisnin pushtimin e Shqiperise po prej tyre, me Traktatin e dyte te Tiranes etj.

    88888888888888888888888888
    Dhe vijojne deshmite tronditese te Catin Saracit: Ahmet Zogu jo vetem qe ka marre mite (rryshfet), por ne cdo rast ishte ai vete qe percaktonte sasine qe i duhej. I pajisur me pasaporte diplomatike dhe dokumente extra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamione te ngarkuar me valute, i shoqeruar nga roje te armatosura. Keto udhetime kryheshin rregullisht kurdohere qe Zogu kishte hedhur nenshkrimin mbi ndonje akt te ri, ndersa itinerari i rendomte ishte: Durres-Bari, e prej andej ne Gjeneve te Zvicres. Sapo parate siguroheshin ne nje banke te huaj, percillej urdher me shkrim qe te transferoheshin ne nje vend edhe me te sigurte se i pari. “Per rrjedhoje, pjesa me e madhe e ketyre parave gjendet ne Lloyd’s Bank te Londres. Une vete me doren time, kam shkruar nje sere urdhrash te kesaj natyre si dhe i kam ardhur ne ndihme tutorit analfabet per te mberritur ne kufi ne Zvicren”, shkruan Catin Saraci. I cili shton se si tutori Lale Krosi, edhe Zogu, i kishin thene se ne ato kamiona ndodheshin dokumente shteterore me rendesi jetike, “cka une fillimisht e besoja”. Dhe parate shtese perfitoheshin ne njemije menyra, pervec rroges zyrtare prej 35 mije paundesh ne vit. Nje shembull: Rrogat e 5 mije mercenareve qe e sollen ne pushtet, vileshin rregullisht ne cdo fundmuaji nga Zogu, pavaresisht se ata ishin larguar shume heret nga Shqiperia. Nje tjeter shembull i paskrupulltesise: Zogu-Saracit, “Catin, ne jemi vend bujqesor pa kembe kapitalisti, ndaj e kam fjalen te hapim negociata me sovjetiket dhe t’ua permbushim kerkesat qe nuk arriten te realizojne permes Fan Nolit. Por me nje kusht: Sovjetiket te me paguajne ne dore 300 mije paunde…” Saraci nuk e kreu kurre nje negociate te tille, por Zogu kish nevoje per para. Trilloi nje histori sikur prijesit e Veriut po rebeloheshin se nuk qene paguar per ndihmen qe i dhane dhe kerkoi nga italianet 200 mije paund. Por dhe kur i mori parate, nuk shperndau asnje kacidhe.
    Shembulli i fundit persa u perket parave, sepse te tilla Saraci ka shume, vjen pas krijimit nga italianet te Bankes sone Kombetare. Myfit bej Lobohova “gjysme cerkez e gjysme shqiptar”, ishte ne ate kohe i falimentuar, dhe dihej nga te gjithe se ky minister Financash kishte lene peng gjithe pasurine per 80 mije luigje ari. “Mbasi statuti i Bankes u miratua, Myfiti jo vetem qe lau gjithe borxhet e veta, por i tepruan para edhe per te blere nje alamet pallati ne Rome dhe nisi te jape para me interes”. Dhe kur Saraci merr vesh ne Rome se Zogu per kete rast special kishte perfituar 5 milione franga ari, niset per Tirane ku pas nje bisede te gjate me Zogun, degjon nga ky i fundit se kishte marre vetem dy milione?!
    Nje pjese te vecante Catin Saraci i kushton ne doreshkrimet e veta, eliminimit qe Zogu u beri kundershtareve te vet. Vrasja e Luigj Gurakuqit ne vitin 1925 ne Bari te Italise nga djali i tezes (Balto Stambolla, emrin Saraci nuk e permend) i paguar nga Zogu, ndodhi kur vete Catini ishte ne Bari, ku sapo kishte marre detyren e konsullit. Shume zera ia atribuojne organizimin e vrasjes vete Catinit, por ja cfare thote ai: “Ironia eshte se vrasesi, nje dite me pare me takoi ne zyren time duke me thene se kishte ardhur per te kryer nje veper te madhe patriotike. E njihja mire qe nga koha e shkolles, qe nje aventurier e burracak i pashoq, prandaj dhe nuk e mora mundimin ta lajmeroja udheheqesin e opozites, me te cilin vijoja ta mbaja ende marredhenie te mira personale. Nje vit me pare kisha mundur t’i shpetoja jeten viktimes po ne Bari, ndaj ai vete dhe familja me paten shprehur mirenjohjen. Asokohe mendoja se vete Zogu nuk ishte i lidhur direkt me keto gjema”. Pas eliminimit te Gurakuqit, Saraci niset urgjent per ne Tirane, ku gjen Zogun dhe kunatin e tij Ceno Beg Kryeziun (me serb nga vete serbet) shend e vere. Historia vazhdon me vrasjen e Bajram Currit po nga trupat e Ceno Begut, ne fakt ushtare serbe te maskuar. Sa i perket Zogut, Saraci thekson se qe kur Bace Bajrami mori malet me 500 vete, Ahmeti e dinte se nuk kishte c’ti bente sado ushtare te niste, ndaj vendosi ta linte ne fatin e vet. Por misionin do ta permbushte kunati Ceno Beg atehere minister i Brendshem, “ndoshta”, thekson Saraci, “si pjese e marreveshjes qe ishte bere me Pashicin per te vrare luftetaret e Kosoves”. Ironikisht, Ceno Begu e pa me sy shume te keq afrimin e Zogut me Italine, sepse atij po i minohej misioni projugosllav. Nje oficer shqiptar i rrefen Saracit se Ceno ishte shprehur ne rreth te ngushte per “tradhtine e Zogut ndaj miqve qe e ndihmuan”. Catini ia shtie ne vesh Ahmetit dhe pas kesaj Ceno Begu ballafaqohet koke me koke me Zogun. Rezultati: Ftohja perfundimtare, aq sa Ceno filloi te ruhej me roje te armatosur nga frika e kunatit. Me pas largohet nga Shqiperia drejt Prages si ambasador, por me 14 tetor 1927 qellohet per vdekje ne kafe Passage nga studenti shqiptar 23 vjec, i quajtur Alqiviadh Bebi prej Elbasani. Vrasesi nuk tregoi asgje, por Catini vjen nga Vjena ne Prage per te asistuar bash ne deklaraten e vellait te Cenos, Gani beg Kryeziu, qe sapo kishte ardhur nga Beogradi, para kufomes se byrazerit: “Zogu ka per ta paguar kete nje dite”.
    Catin Saraci flet per shume ceshtje te erreta apo te ditura te jetes se Zogut. Flet dhe per personazhin enigmatik Jak Koci, “nje nga mendjet me te zhdervjelleta te vendit tone, ndonese makiavelist e ndjekes fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraci kishin rene dakord per punet e tyre te ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjeter, Ahmeti. Por Zogu gjithmone i fshihte perfitimet per te mos u lene pjese dy aventuriereve te tjere, cka inicioi edhe nje sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa per martesen e famshme te Ahmet Zogut, ajo nisi si deshire per t’u martuar me bijen e mbretit Viktor Emanueli III, kerkese qe i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte te Saracit, nensekretarin fashist per Kolonite Alessandro Lessona, nje mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duces se “maloku analfabet na dashka nuse te larte”, vijon nje refuzim deshperues per Zogun, pastaj kohe me vone nisin tratativat qe bitisen me princeshen hungareze Aponnyi.
    Libri qe perftohet prej shkrimeve te Catin Saracit, eshte i paperfunduar ndersa shenimet e fundit duhet te jene aty rreth vitit 1940. Ne fakt, disa prej temave qe ai nuk i shtjelloi dot, jane tejet intriguese: Zogu si oficer austriak, Zogu i internuar ne Vjene, Vrasja e Esat pashes, Vrasja e Avni Rustemit, Gjithe Shqiperia kunder Zogut, Zogu merr 250 mije sterlina per grushtin e shtetit, Veprat kriminale te motrave te Zogut, Lessona na dorezon 5 milione lira te mbyllura ne valixhe, Mita e dyte prej 10 milione frangash ari, Revolta e pare kunder Zogut, Vrasja e Hasan Prishtines, Kriza e pare nervore e Zogut etj etj. Per Aurel Plasarin, autorin e parathenies se librit, eshte per te ardhur keq qe keto ceshtje nuk u shtjelluan. Por konkluzioni i ketij libri packa se te pambaruar, eshte i vete Saracit: Mustafa Qemali, ishte shqiptari qe shpetoi kombin turk, ashtu si Ahmet Zogu, nje mendesi anadollake qe shkaterroi Shqiperine.
    “Une Catin Saraci, te akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar te atdheut tend, si vrases e hajdut. Shqiperia ka pare pushtues edhe me te fuqishem se keta te sotmit. Do te ikin edhe keta, por emri yt s’ka per te figuruar gjekundi. Synimi i kesaj letre eshte te te paralajmeroje per here te fundit te mos ngaterrohesh me me Shqiperine, ndryshe do te detyrohem t’u tregoj dicka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankenotat false qe me dhe si dhe letrat e tua te fundit, po i ruaj si dokument i pandershmerise sate…Catin Paskal Saraci, London, 21 A.Stratford Rd.”

    Reply to this comment
    • KOZi January 19, 00:31

      Akoma nuk e keni kuptuar qe ato qe realizuan Kongresin e Lushnjes dhe ato qe drejtuan Shqiperine pas kesaj jane ne kahun pozitiv te historise.
      Ahmet Zogu e kish treguar qe ishte me i afte se nje 25 vjecar . U caktua nga gjith ato burra te vjeter Minister i Brendshem. Me nje grup xhandaresh pas vehtes siper kuajve moren gjith Shqiperine ane e kend duke vendosur autoritetin e shtetit.
      Ato qe jepen nga Catin Saraci nuk jane konfirmuar te besueshme. Edhe botuesi e pregatitesi Plasari eshte shprehur me rezerve. tung

      Reply to this comment
  2. Kristo Goga January 18, 20:05

    Kristo Goga.
    Te lumt.Naun!

    Reply to this comment
  3. Dn January 19, 07:47

    Kush eshte catin saracit? Nje i paguar nga anglezet per me sha Zogun sepse anglezet kishin plane me shkateruar shqiperine!
    Cka la pas Saraci pos keto fjale si grate e keqija?

    Reply to this comment
  4. Lili January 19, 07:49

    Po ku keni pa qe antishqiptaret te besojne fisnikerine e asaj kohe?

    Reply to this comment
  5. Illo January 19, 15:07

    Kam nje vrejtje per opinonistin cps. Sikurse te gjithe njerzit edhe personat historike , shpalosin ne jete te tera anet e karakterit , qe gjithnje eshte komleks . Qendron edhe konsiderata e Saracit , per Zogun , por dhe e Naunit . Nunit ju desh kjo veprimtari e mbretit te vetshpallur , kur te flasi per korrupsionin dhe objektivitetin e drejtimit te shtetit , pa tjeter do t’i referohet Saracit . Nauni njifet studjus serioz . Nuk I shef problemet bardh e zi . Kur c’do lloj studimi , shifet me lente emocionale , pushon se qeni studim .
    Nauni ngre nje problem te rendesishem , qe lidhet me festimet e 100 vjetorit te Kongresit ,qe duhet t’i jepet koha e duhur pergatitjeve dhe te mos I ngjaje festimeve skandaloze te 100 vjetorit te pavaresise . Ne nxitim e siper , ish pushtetaret karagjoze bene ato pak gjera te duhura , duke u rrekur te hidhej balta e harreses per figurat qendrore te evenimentit me te rendesishem historik te kohes dhe shumcka u be sipas vullnetit te tyre te semure . Ato festime me shume deformime historike , perfunduan me ate torte turpi , qe u vuri vulen e tradhetise atyre , qe I gatuan ne ate menyre ato festime , qe duhet te ishin krejt ndryshe , ne te tera pikpamjet .100 vjetori festohet vetem nje here . Shkrimi I Naunit synon te shmangi te tilla skandale dhe eshte publikuar ne kohen e duhur . I. Foto

    Reply to this comment
  6. Aleksander Cala January 19, 16:31

    Nje shkrim ne lartesine dhe kohen e duhur per kete ngjarje madhore te historise shqiptare, ndodhur ne Myzeqene bujare, nje apel per ata qe kane vesh te degjojne e sy te shikojne. Faleminderit Profesor Nauni

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*