Që kutitë të mos vijnë në KQZ për numërim…

Nga EDUARD ZALOSHNJA May 31, 2013 13:20

Që kutitë të mos vijnë në KQZ për numërim…

Pas përpjekjes së dështuar të diplomatit amerikan Jonathan Moore që të gjente një kompromis për zgjidhjen e ngërçit të KQZ-së, është pothuaj e sigurtë se ajo do të mbetet me vetëm 4 komisionerë të mazhorancës. Por edhe sikur të bëhet me 3 komisionerë të mazhorancës, 3 të opozitës dhe një kryekomisioner konsensual, siç kërkon opozita, KQZ-ja nuk do të jetë në gjendje të zgjidhë ngërçe të mundshme numërimi në KZAZ të veçanta, sepse duhen 5 vota që ajo t’i zgjidhë ato. Dhe në këtë rast futet në lojë i famshmi Kolegj Zgjedhor…

Që kuti të KZAZ-ëve të ndryshme të mos vijnë për t’u numëruar në KQZ e për të kaluar më pas në Kolegj Zgjedhor, duhet që avantazhi për marrjen e mandatit të fundit në çdo qark për njërën apo tjetrën palë të jetë i qartë afër fundit të numërimit (kur të kenë mbetur edhe 10-15 kuti për t’u numëruar).

Le ta ilustrojmë këtë me shembuj nga dy qarqe që në 2009-ën u erdhën kutitë e fundit në KQZ për numërim.

Në qarkun Fier, në vitin 2009, partitë e koalicionit aktual të majtë patën një avantazh prej 30 mijë votash ndaj partive të koalicionit aktual të djathtë. Në qoftë se të dy koalicionet rriten me vota të zgjedhësve të rinj (apo me gjithfarëlloj taktikash elektorale), por diferenca mbetet përsëri 30 mijë vota deri afër fundit të numërimit, procesi do të bllokohet me siguri në të paktën një KZAZ të qarkut. Kjo, sepse mandati i fundit i qarkut, për një grusht votash, mund të bëhet i 10-ti i koalicionit të mjatë, ose perndryshe i 7-ti i koalicionit të djathtë. Dhe në qoftë se ato kuti vijnë në KQZ për t’u numëruar, do të përfundojnë në Kolegjin Zgjedhor, ngaqë nuk bëhen 5 vota në KQZ për të marrë një vendim të cilësuar…

Ndërsa në qoftë se, kur të kenë mbetur edhe 10-15 kuti për t’u numëruar,  avantazhi i koalicionit të majtë arrin në të paktën 32 mijë vota, ai i bie të jetë fitues i qartë i mandatit të 10-të të Fierit, pavarësisht sesa vota mund të marrin partitë jashtë koalicionit apo kandidatët e pavarur. Dhe në këtë rast, skenat e 2009-ës në atë qark s’kanë për t’u përsëritur.

Në qarkun e Lezhës, në vitin 2009, partitë e koalicionit aktual të djathtë patën një avantazh prej 10.3 mijë votash ndaj partive të koalicionit aktual të majtë. Në qoftë se të dy koalicionet rriten me vota të zgjedhësve të rinj (apo me gjithfarëlloj taktikash elektorale), por diferenca mbetet përsëri 10.3 mijë vota deri afër fundit të numërimit, ndarja e mandateve mbetet fare qartë, si në 2009-ën: 4-3. Dhe në këto kushte, nuk ka përse të përsëriten skenat e kutive të Fushkuqes, të cilat erdhën për t’u numëruar në KQZ në 2009-ën, por që s’kishin asnjë probabilitet për të ndryshuar raportin e mandateve.

Ndërsa në qoftë se avantazhi i koalicionit të djathtë shkon nga 10.3 mijë vota në rreth 14.3 mijë vota, atëherë ai mund të shpresojë për mandatin e 5-të në Lezhë. Në këtë rast procesi do të bllokohet me siguri në 10-15 kutitë e fundit në të paktën një KZAZ të qarkut. Dhe në qoftë se ato kuti vijnë në KQZ për t’u numëruar, do të përfundojnë në Kolegjin Zgjedhor, ngaqë nuk bëhen 5 vota në KQZ për të marrë një vendim të cilësuar…

Nga EDUARD ZALOSHNJA May 31, 2013 13:20
Komento

3 Komente

  1. tring May 31, 23:39

    un mendoj dhe nje menyr tjeter qe te gjith shqiptaret ane e mban te shkojn te votojn kunder sali diktatorit dhe ti rrin pingul ne qendrat e votimit per te mbrojt voten e tyre!! ta bejn per femit e tyre per te ardhmen e tyre!! 23 qershor esht nje dit decizive per shqiptaret!!!

    Reply to this comment
  2. sami June 1, 22:08

    KQZ me 4 anetar eshte e paligjeshme edhe per nje fakt te thjesht. Presupozihet se ata jane te pavarur nga politika [jane’ betuar’ ],dhe jane nje organ arbitrimi apo juri, Keto organe jane gjithmone me numer tek.

    Reply to this comment
  3. kelmendasi June 2, 00:01

    Une mendoj :Te gjitha fletet e votimit ti plotsoje Zaloshnja .Pra tu vendos kryqin e votes .Pse te lodhemi ne.Ky i shkreti mbaroji me duket se do perfundoje para 23 qershorit ne doktor se per me 24 qershor eshte e sigurt.Ne spital kerkojeni se atje e gjeni tu mermerite;Voto Ramen voto Ramen

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*