Që nga “zgjuesi i njerëzve nga gjumi” deri te … “ndezësit e llambave”, 7 profesionet që sot nuk ekzistojnë më

September 12, 2016 11:49

Që nga “zgjuesi i njerëzve nga gjumi” deri te … “ndezësit e llambave”, 7 profesionet që sot nuk ekzistojnë më

Progresi teknologjik ka përmirësuar kushtet e përgjithshme të punës dhe ka çuar përfundimisht në pension disa profesione. Shumë prej tyre, kur në një kohë kanë qenë të nevojshëm, sot nuk do të kishte më arsye që të ekzistonin. Në po ju rendisim disa prej profesioneve në botë, që janë zhdukur.

Zgjuesi i njerëzve nga gjumi
1

Përpara se alarmi i orës për zgjim,  të shpërndahej nëpër shtëpi, më parë kjo bëhej nga njerëzit. Ata shkonin tek shtëpia, e u binin portave dhe dritareve me shkopinj të gjatë. Nuk lëviznin prej aty deri sa të ishin të sigurt që po i zgjonin njerëzit nga shtrati, ku këta të fundit duhet të shkonin në punë, në orarin e caktuar. Ky profesion ka qenë i përhapur më shumë në Angli dhe Irlandë.

Mbledhësit e birilave të lojës së bowling-ut

2

Mbledhësi i parë automatik i birilave doli në 5 prill 1946. Përpara kësaj date, ata që i mblidhnin birilat e rrëzuara dhe që i repozicionin në fund të pistës ishin ata që quheshin “pin’s boy”.

Ndezësit e llambave

3

Në shekullin  e 19, ndriçimi dhe gazi u bënë metodat kryesore që përdoreshin për të rrezikuar qytetin gjatë natës. Llambat e para në rrugë, kërkonin ndërhyrjen e një personi që t’i ndizte. Në disa rrethana, ndezësit e llambave shërbenin edhe si rojet e natës në qytet. Sot ky profesion ruhet vetëm në disa zona (për shembull në disa lagje të Londrës”, si trashëgimi historike apo atraksion turistik.

Prerësit e akullit

4

Përpara ardhjes së teknikave moderne të ftohjes, më parë kishte njerëz që formonin blloqe akulli për të mbajtur ushqimet e freskëta. Ata ua shisnin njerëzve që donin të ruanin ushqimet më gjatë. Mjetet që përdornin dhe pesha e ngarkesës, e bënte këtë profesion mjaft të rrezikshëm.

Shfarosësit

5

Këto imazhe të famshme në Anglinë Viktoriane, janë shumë domethënëse. Shfarosësit kapnin minjtë me duart e tyre, duke përdorur qentë e stërvitur për këtë çështje. Rreziku për tu kafshuar ishte gjithmonë iu madh, por puna nuk mund të ndalte. Historikisht minjtë kanë qenë të lidhur me përhapjen e epidemive, e për pasojë ata duhej të shfaroseshin.

Transportuesit e barutit

6

Një punë e frikshme për fëmijët në luftanije ishte edhe transportimi i barutit. Ky profesion ka qenë përhapur nga shekulli 16-19, dhe furnizonte me barut topat. Kjo foto është shkrepur në një luftanije amerikane mes vitit 1864-1865. Ky profesion përbuzës ishte rezervuar për fëmijët, për shkak të shkathtësisë së tyre dhe shtatit të shkurtër: karakteristikë që i lejon ata të lëviznin në hapësirat e ngushta të anijeve, duke shmangur edhe goditjet nga armiqtë.

Zhvarrosësit e kufomave

7

Ky është profesioni më fatkeq dhe më pak i ligjshëm. Në shekullin 19, trupat e njerëzve varroseshin  dhe dërgoheshin në universitet për arsye kërkimore. Për të marrë një kufomë në rrugë ligjore, nuk ishte e lehtë, kështu që u besohej këtyre profesionistëve.

 

September 12, 2016 11:49
Komento

1 Koment

  1. Qarri i zigurit September 12, 23:28

    Sahatcite. Kepucaret. Rregulluesit e televizoreve. Rrobaqepsit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*