Që prej vitit 2012 në krye të detyrës, kryeministri japonez jep dorëheqjen, ja arsyeja
Nga Arkiva
Kryeministri japonez, Shinzo Abe ka njoftuar dorëheqjen e tij për arsye shëndetësore.
Ai u shpreh se nuk dëshiron që sëmundja e tij të ndikojë në vendimmarrje dhe i kërkoi falje popullit japonez që nuk ia doli të përfundonte mandatin e tij.
65-vjeçari vuan prej vitesh nga koliti ulcerativ, një sëmundje inflamatore e zorrëve, por tha se gjendja e tij ishte përkeqësuar kohët e fundit.
Vitin e kaluar, u bë i pari kryeministër që mban kaq gjatë postin në Japoni. Detyra e tij filloi që në vitin 2012.
Edhe në vitin 2007 dha dorëheqjen e tij nga një mandat i mëparshëm si kryeministër për shkak të vuajtjeve nga sëmundja kronike me të cilën ka jetuar që kur ishte adoleshent.
Abe njihet si një konservator dhe nacionalist i vendosur, dhe për stimulimin e rritjes me politikën e tij agresive ekonomike të njohur si “Abenomics”.
j.l./ dita
i urojme shendet te plote……