Që të kesh një atdhe, duhet të jesh i lirë

July 7, 2019 07:59

Që të kesh një atdhe, duhet të jesh i lirë

Më 6 korrik 1943, në Gosë të Kavajës u ekzekutuan Margarita dhe Kristaq Tutulani, 18 dhe 22 vjeç, motër dhe vëlla, si dhe luftëtarë të rezistencës antifashiste. Ata rrethohen dhe më vonë arrestohen në lagjen Mangalem të Beratit më 4korrik dhe, pas dy ditësh tortura intensive nga shërbimi sekret fashist SIM, rriten në krah të njëri-tjetrit dhe ekspozohen për motive terrori buzë rrugës nacionale.

Të rritur në një familje qytetare me tradita patriotike, Kristaqi dhe Margarita braktisën studimet për drejtësi në Universitetin e Firences dhe u kthyen në Berat, ku punuan për përgatitjen e rezistencës. Më 28 nëntor të vitit 1942 qindra qytetarë të Beratit manifestuan kundër pushtimit fashist të Shqipërisë. Margarita u shfaq publikisht në krye të demonstratës duke mbajtur një fjalim të zjarrtë, çka e shpalli atë dhe të vëllain në kërkim e për pasojë kaluan në ilegalitet.

Në letërkëmbimet e shumta me natyrë intelektuale të Margarita dhe Kristaq Tutulanit, ia vlen të sjellim një fragment ku Margarita shpjegon se si e kupton ajo atdheun: “Vëllai më pyet se ç’është atdheu. Unë i them që atdheu është vendi ynë, i gjyshërve tanë. Por që të kesh një atdhe, duhet që të jesh i lirë”. Ky është edhe mesazhi i madh që përcjellin për të gjitha gjeneratat këta dy martirë të idesë së çlirimit, se atdheu merr kuptim vetëm kur është i lirë, me njerëz të lirë, në betejat për liri. Pra, se liria është dhe duhet të jetë në çdo çast atdheu ynë.

e.ll./dita

July 7, 2019 07:59
Komento

10 Komente

  1. Mala July 7, 10:00

    Nje atdhe duhet te jesh I lire.Po dy at dhe si Basha,cka vertet duhet te jesh,Spiun I Serbise,doemeos,perbalt ues I atdheut t e origjines,pa tjeter!Trazovaq I qetesise politike doemos!Sajues e genejshtrave kunder MAORANCES QEVERITAR I RREGULLT,TE FINANCOSH GENEJSHTRA NE MEDIAT E J ASHTME KUNDER SHTETIT DHE POPULLIT TEND,TE SULMOSH CDO VLERE SHPIRTERORE E MAT ERIALE KOMBETARE ESHET “NENI I PARE I RREGULLORES’ SE DYSHTETESISE.

    Reply to this comment
  2. Vasili July 7, 12:03

    Ata qendrojne perjetesisht ne Panteonin e ketij vendi,qe ndonse nga familje e pasur,sakrifikuan jeten,per idealin human qe njerzit te ndjeheshin gjithe njesoj brenda vetes.
    Nqse,do te kishin vazhduar te jetonin,do ishin kontigjenti i pare para skuadrave te pushkatimit te enver hoxhes,ose ne burgjet e ferit komunist.

    Reply to this comment
  3. Peza July 7, 13:22

    Nuk kane vlere sot Margarita dhe Kristaqi,por Hamit Matjani,Isa Toska,Muthat Frasheri,Xhaferr Deva,Muharrem Bajraktari e soji e sorollopi i tyre!
    Se Margarita dhe Kristaqi sollen diktaturen komuniste,qe futi ne burg 3 mije vete dhe internoi 10 mije te tjere,ndersa Matjani,Toska,M.Frasheri sollen lumturine e popullit shqiptar,qe nga mireqenia se nuk hanin dot buke me gjize,moren rruget e kurbetit neper bote me shume se gjysma e popullit shqiptaqr!
    Shikoni se sa te lumtur jane shqiptaret sot:
    -Tirana shkelqen nga pallatet,veturat luksoze,shkoni nga blloku te lumturoheni!
    Mos e ngaterroni lumturine me lojra fjalesh,se sot jane te lire shqiptaret te shajne,te shpifin,por qe nuk i degjon njeri,te lypin,te mbledhin kanocet ne kazanet e plehrave,te mos shkojne ne shkolle(se cerdhet e kopshtet nuk i njohin shumica e femijve) etj!
    Sot 50% e shqiptareve punojne ne te zeze dhe kur te dalin ne pension do marrin prap kanocet,se pension nuk u jep njeri!
    Eh sa te lumtur jane sot shqiptaret,prandaj Margarita dhe Kristaqi na sollen nje shtet,qe hapi shkolla,coi driten ne cdo shtepi fshati,i futi te gjithe ne pune,kishin arsim e shendetesi vertete falas e jo si sot qe thuhet se eshte falas,por te besh nje analize gjaku duhet te presesh radhen 2 muaj,per rezonancen 8-10 mjuaj,ne se nuk do kesh vdekur akoma!

    Reply to this comment
  4. mirel July 7, 14:35

    Populli shqiptar duhet te perkulet para kujtimit te ketyre dy deshmoreve te Lirise. Jo tja shesi sakrificat e tyre si dhe te gjithe deshmoreve te tjere per interesat vetjake te partiakeve shqiptare, per horrat dhe per tradhetaret.
    Jemi popull i vogel. Mbijetesa behet me sakrifice dhe dhimbje. Keto sakrifica duhet te ruhen ne kujtesen e popullit dhe te nderohen

    Reply to this comment
  5. Roland July 7, 16:15

    Respekt per vella e moter Tutulani,qofshin te pa harruar ne zemren e atyre qe I kuptojne idealet e tyre.Si moter e vella Tutulani si Hamit Matiani e Mithat Frasheri I kishin idealet e perbashkete per nje ATEDHE te lire dhe DREJTESI e Demokraci.Qofshin te paharruar sepse jo vetem dhane jeten per nje ATEDHE te lire per dhe pasurine e tyre.Por kush I vrau keta Yje te pa shuar te ketije KOMBI??????Tradhetia .Ka dokumenta te pa kontestueshme qe R.Alia Boshnjaku 17 vjecare ne Berat ne ate kohe e dinte bazen dhe vella e moter Tutulani ne makinen e SIM,it per ne Tirane permenden emerin e agjentit te S.I.M.it dhe ne Gose te Kavajes Fashistet I zbriten dhe I vrane.E njejta histori si edhe me sekretarin e P.K.SH.per Beratin qe po S.I.M. I e zbriti nga makina dhe e vrau tek Ura e Leklit.Po hamitat,Mitatnat e te tjere kush I vrau????!!!!Ata qe nuk donin nje ATE-DHE te lire por nje ciflig te tyre dhe nje popull sklav qe ti lutej vetem atyre dhe jo Zotit dhe ATE-DHEUT.Dhe sot kelyshet e ketyre babalareve ate jane duke bere ,ska rendesi ngjyra,por propaganda.C ,pjell macja ,minje do gjuaj.Ju perhsendes.

    Reply to this comment
    • Zorro July 7, 20:48

      Eh more Roland ballisto-zogisti,qe ne nje antishqiptar i ndyre.
      Ku e gjete ti o kerme FASHISTE,se Margariten dhe Kristaqin i vrau Ramizi 17 vjecar?
      Po nenen tende,qe te polli tu kush e shkerdheu ne rreze te mullarit ?
      Gjeje emrin dhe komento ketu!

      Reply to this comment
    • Moisi Golemi July 12, 09:04

      Ti Roland, duhet të jesh ai Qafoku. Një mullar bajgash me një hù që të kalon tej për tej.

      Reply to this comment
  6. fteri July 8, 18:45

    Liria e shqipërisë nuk erdhi vetë ,por u fitua me gjakun e skarificat e heroive e dëshmorve të atdheut ,si Magarita e Kristaq Tutulani ,por dhe antifashistit më të pa lodhur Xhafer Cenko Lubonjës 22 vjeç nga Kolonja e Korçës u rrethua në befasi dhe u vra duke luftuar për çlirimin e shqipërisë më datën 1 shtator 1944 në malet e Mirditës ,aty ku pula ha gurë në fushën “VJERTHIT” ,u rrethua nga spiunët e forcat reaksionare te kryekriminelit më të rrezikshëm të Mirditës e gjithë shqipërisë Gjon Mark Gjoni ,dhe u vranë në befasi prapa krahve duke hëngër buk së bashku me Pano Xhamballën ,Qemal Panaritin dhe së bashku me korjerin e batalinit të lll-,të riun komunist Kiço Zografi …XHaferr Lubonja ishte kundërshtar i rrept antifashist kundër fashizmit.

    Por ç të bëjmë ti thurim lavdi KRIMINELVE të veriut Gjon Markagjoi ,Halil Alisë ,Muharrem Bajrtektarit, Hamit Matjanit etj.

    Gjon Markagjoni në krye të komitetit maleve nisi vrasjet e reprazeljet kundër pushtetit popullit edhe mbas çlirimit.Me 17 shkurt 1946 vret mësuesin e popullit Ndrec Ndue Gjokën për hapjen e shkollave në Mirditë,.Me 7 gusht 1949 vrasin deputetin e Mirditës Bardhok Bibën,.Me 12 prill 1950 vrasin heroin e popullit Pal Mëlyshin ,Me 2 dhjetor 1950 vrasin heroin e popullit Hajdar Tafa nga Berati ,me 27 majë 1948 vrasin heroin e popullit Mrika Loka ,Me 25 prill 1948 vranë heroinat e popullit Prena e Marta Tarazhi .Me 5 korrik 1949 vranë Shkurte Carën nga zajsi Mirditës ,Me 14 nëntor 1950 vranë Dila Pjetër Marku dhe pa harruar pes heroit e vigut që keni pa edhe në film.

    Mirdita,dibra,kukësi ,shkodra etj kaloi periudha shumë të vështira me pasiguri të madhe nga bandat reaksinare ,të kriminelve të betuar të popullit shqiptar që sot këta banditët raksionar i kan shpallur si patëriot e heroi të leshit e preshit.

    Reply to this comment
  7. albi July 10, 01:55

    Ramizi ,po po .Ka te dhena qe ka qene spiun i derguar ne Berat.

    Reply to this comment
  8. Duan apo nuk duan mijt e kenetave dhe mizat e kalit, Drejtesia do te BEHET. July 10, 18:41

    LAVDI te PERJETESHME DESHMOREVE e MARTIREVE te KOMBIT, qe nuk kursyen as JETEN e TYRE per nje SHQIPERI VERTET te LIRE e DEMOKRATIKE dhe ne PROGRES NJEREZOR. I PERJETSHEM do te MBETET kujtimi per ATA DJEM e BIJA, BABALLARE e NENA qe me GAKUN e TYRE FORCUAN THEMELET e TOKES SHQIPTARE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*