The Guardian: Që t’i shpëtohet “lëkura” Sirisë kërkohet diplomaci

April 16, 2018 08:42

The Guardian: Që t’i shpëtohet “lëkura” Sirisë kërkohet diplomaci

Konflikti shkatërrues në Siri ka kushtuar më shumë se 500.000 mijë jetë dhe ka shkaktuar miliona refugjatë. Sot kërkohen negociata për një qëndrim politik, në mënyrë që të mos kalohet në një cikël të ri të reagimit ushtarak dhe të kundërreagimit.

Ndërhyrja e vonuar ushtarake nuk ka sjellë ndryshime pozitive në konflikt. Sulmi i së shtunës që mendohet se lidhet me armët kimike të Sirisë, ishte një konkluzion i gabuar ose një pararendës i një veprimi më të gjerë ushtarak që mund të vijë në vijim.

Po të jetë kjo e fundit, rrezikohet një përshkallëzim i pamatshëm i numrit të vdekjeve, si dhe konfrontim i drejtpërdrejtë i SHBA dhe Rusisë. Duke e parë situatën në këtë optikë, intensifikimi i aksionit ushtarak na çon në dy drejtime të vetme: më shumë vdekje dhe më shumë refugjatë.

Rikthim në të kaluarën e afërt dhe rivendosje në të tashmen e përgjakur

Nuk bëhet fjalë për të mbyllur sytë ndaj përdorimit të armëve kimike. Përdorja e tyre përbën një krim, dhe ata që janë përgjegjës për këtë akt mizor duhet të dënohen. Qeveria e Assadit duhej të kishte hequr dorë nga rezervat e saj të municioneve kimike në marrëveshjen e mbështetur nga OKB të vitit 2013, ku qindra ton municione u shkatërruan nën mbikëqyrjen e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, Rusisë dhe SHBA-së.

Nga marrëveshja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së u sigurua atëherë, dhe sërish në 2015 dhe 2016, që të kishte inspektime të pavarura të Kombeve të Bashkuara në regjime që posedonin armë kimike. Në ditët e sotme, kjo duhet të garantohet sërish.

Inspektorëve duhet t’u jepet akses i plotë për të mbledhur prova. Ndërsa Rusia duhet të mbahet në angazhimet e saj të vitit 2013, si dhe të ushtrojë presion mbi qeverinë e Assadit, për të bashkëpunuar në hetimet lidhur me çështjen e Doumës.

E njëjta gjë vlen edhe për disa nga sauditët dhe perëndimorët, të cilët gjithashtu kanë qenë të përfshirë në përdorimin e armëve kimike. Presioni mund të zbatohet përmes sanksioneve, embargove dhe, nëse është e nevojshme edhe përmes gjykatës ndërkombëtare penale.

Është thelbësore të këmbëngulet për ligjshmërinë nëpërmjet miratimit të OKB-së për çdo veprim të mëtejshëm ushtarak.

Ndërrimi i kahut

Një ndryshim në retorikën e konfrontimit të pafund me Rusinë mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e temperaturës, që të bëhet e mundur një konsensus në OKB për veprime shumë palëshe, në mënyrë që t’i jepet fund agonisë së Sirisë.

Veprimi ushtarak në fundjavë ishte shumë i diskutueshëm. Pa autoritetin e OKB-së, ishte sërish një çështje e qeverive britanike dhe amerikane, të cilat i dhanë vetes një autoritet për të vepruar në mënyrë të njëanshme, një e drejtë të cilën ato nuk e kanë.

Fakti që kryeministri urdhëroi sulmet pa kërkuar autorizim nga parlamenti vetëm sa nënvizon dobësinë e një qeverie, që në fakt ishte thjesht duke pritur autorizimin nga një president i paqëndrueshëm, sikurse është ai i SHBA-së.

Qeveria britanike duhet të veprojë si një ndikim frenues në këtë krizë. Duhet një zgjidhje diplomatike që do të lejojë rindërtimin e vendit, dhe refugjatët të jenë në gjendje të kthehen në shtëpi. Ajo që kërkohet është udhëheqja morale dhe politike, dhe jo fushata bombardimi të përgjakura.

Përktheu: Dita (Marrë me shkurtime nga The Guardian)

s.a/dita

April 16, 2018 08:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*