SHËNIM: Që Vllaznia – Tirana, të mos përfundojë me fitoren e… Maks Velos!

Ermir Hoxha September 13, 2014 09:40

SHËNIM: Që Vllaznia – Tirana, të mos përfundojë me fitoren e… Maks Velos!

Një tifozllëk i egërt e vulgar që prej vitesh gjeneron në shkallaret e rëndomta të fushave tona ku luhet futboll, nuk është veçse në një harmoni të trishtë me cilësinë mizerabël të të luajturit, si dhe të vetë fushave, që përçojnë dhe mizerjen e përgjithshme sociale, ku konsumohet ai tifozllëk i shëmtuar.

Ndryshe nuk ka si shpjegohet që të jesh tifoz aq i flaktë me ekipe shqiptare, në një kohë që ofrojnë futbollin më të shëmtuar të mundshëm, përsa është luajtur kjo lojë tek ne. Nuk është çështje penalltie, nëse ishte apo nuk ishte; është çështjë e një psikologjie të rënduar kolektive, ku dhuna, pisllëku dhe e shëmtuara, janë në bazë të raporteve mes njerëzve ndërmjet tyre dhe ambjentit që i rrethon.

Më e rënda që duhet të trembemi nga ajo çfarë ndodhi dy ditë më parë në ‘Loro Boriçi’, nuk është thjesht një shpërthim dhune mes dy tifozerive, që në të ardhmen, me pak rend të forcuar, është punë që rregullohet; por është një çarje e madhe mes dy komuniteteve sportive, që ka gjasë të prekë dhe segmente të tjera shoqërore, e të viktimizojë (jo patjetër me jetë), sa e sa të pafajshëm.

Sa për shembull e kujtesë, krimet më të mëdha mes gjurulldisë së emigrantëve shqiptarë të futur në stadiumin e Barit në gushtin e vitit `91 prej autoriteteve italiane, u bënë në emër të një rivaliteti tironc-durrsakë, ku a për punë futbolli (17 Nëntori me Lokomotivën), apo për ndonjë sebep tjetër të rëndomtë që i kish prekur në sedër të fortët e dy qyteteve, u shndërrua në një betejë me thika, shkopinj, ushta e shtiza, me pasoja dhe në jetë njerëzish, e të pafajshmish sidomos. Sfida e rëndë e dy klubeve, ku pas tyre janë dy komunitete, nuk është tashmë që të gjejnë se kush e pati fajin, duke denoncuar e hapur proçese të ndërsjellta, por që të gjejnë mënyra për paqtim. Përndryshe, i fituari i vetëm për ç`ka ndodhi, do jetë… Maks Velo!

 

Ermir Hoxha September 13, 2014 09:40
Komento

16 Komente

  1. Trebeshina September 13, 19:24

    Kam ndermend te blej nje qen dhe do tia vendos emrin….e gjeni dote? Ua them une : “Maksi”!Tung nga Vlora!

    Reply to this comment
    • Raimond Vlonjati September 14, 02:44

      Ama me duket e fillo Federata prape avazet si ne kohe te Dulles qe perkahte vetem ekipet e Tiranes ,dhe kur loznin kunder Vlores , albitri bente namin duke mbrojt ekipet e Tirnaes
      dhe apstaj gjithe Vlore derdhej kunder tiransve

      Ndaj , edhe federata te mbaj doren dhe tu terheqe veshin arbitrave qe ne dneshje te kete drejtesi dhe vetme drejtesi …

      Nejse mir thote artikull-shkruesi ,si Shkodranet dhe tiransit nuk duhet te vazhdojne sherin me
      se jemi te gjithe shqiptare dhe ju behet qejfi atyre krimbave anti-shqiptare,qe i paguan politka greke
      –Ndaj vari qillot futbollit para unitetit qe duhet te kemi si komb —

      Per mua futboll eshte vetem Kombetarja jone, ndersa ndeshjet me ekipe jane sa per te shtyre kohen , dhe nuk duhet ti marrim shume seriozisht

      Te gjithe ti lene sherret dhe te pergatiten per ndeshjen e ardhme te Komebtares kunder Danimarkes
      se ajo eshte ndeshje per jete a vdekje , qe na jep emer ne bote,

      Hajde urime kombetares sone me nje fitore te lehte 2-0 kunder Danimarkes –

      Te gjithe grusht bashkuar reth partise or idoter , sci thosh Dulla qemoti ..lol

      Reply to this comment
      • mirel September 14, 11:40

        Vlora s’eshte derdhur ndonjehere kunder Tiransve, me te shara po, po kaq historia, apo hysteria.
        Ne Tirane tifozet e Vlores jane ndjekur kembe per kembe nga policia, sidomos me fitoret e medhaja te Vlores.

        Reply to this comment
    • SEKRETARJA ..me floke te palara September 14, 06:38

      Mos ma ofendo qenin .

      Reply to this comment
    • Doberman September 14, 06:57

      S’ja vlen.
      Merre ne rruge nga ato bastardet qe nuk i trajton Bashkia

      Reply to this comment
  2. paci September 13, 21:37

    Maks idioti duhet te kishte zën pak mend ne shkollen e Enverit , Maksit i ka mbetur koka dhe koha mbrapa vetem te të keqijat qe i mbart ne vetvete , te mirat qe rinia kishte kohen e zene me pune dhe me te gjitha llojet e sporteve per te gjitha moshat dhe per kohen me imfrastrukture sportive shum te mire nuk i kujtohen . Sot jemi katandisur vetem me 10 skuadra futbolli , me stadiume te rrenuara me stola te thyer dhe me ndeshje te trukuara , ky mjedis mjeran qe mbart edhe tifoza te deshpruar nuk e shqetson Velon perçares se po te ishte i ri dote zbavitej ne mesin e tifozave rrugaç te Trones ne stadiume .

    Reply to this comment
  3. ortes September 13, 23:26

    Ata,qe ne Shkoder u prezantuan si TIFOZE TE TIRANES,nuk jane te tille aspak!
    Ishin po keta BANDITE,qe ne ndeshjen me PARTIZANIN mbushen stadiumin Qemal Stafa me parulla FASHISTE ku shfaqnin URREJTJE per PARTIZANIN si klub,tifozet e tij,por me shume per permbajtjen e emrit “PARTIZAN”!!!
    Sic perdorin TERRORISTET islamin per TERROR,ashtu edhe keta BANDITE perdorin furbollin per NXITJEN E URREJTJES NE POPULL,midis qyteteve e klubeve!
    Jane forma,qe perdorin ARMIQTE E SHQIPERISE,per te cuar vendin ne PERCARJE TOTALE DHE LUFTE CIVILE!
    Te rishikohet KODI PENAL per keto AKTE DHUNE EKSTREME NE STADIUME!!!
    Per me teper keto nuk kane asnje baze per t’u nxitur,sepse niveli i FUTBOLLIT SHQIPTAR sot eshte ne nivelet me te ulta per 80 vjetet e fundit!!!

    Reply to this comment
    • une September 14, 09:00

      Mire, mire por Basha e politizoi kete perplasje. E quajti sulm politik te segmenteve shteterore. Duket qe ja frymezim e mbeshtetje politike nga PD-ja.

      Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi September 14, 01:14

    Dyshim dhe hipotezë shumë interesante kjo e “ortes”? Lyp vëmendjen e strukturave të specializuara antikrim dhe të Shish? Nderime ortes!

    Reply to this comment
  5. Plaku i mocem September 14, 01:50

    Ndeshjet e futbollit tek ne trukohen,Edhe kur ndeshja nuk trukohet nuk ja vlen te besh kaq tifo,sic ndodhi ne Shkoder, sepse futbollistet nuk e kane futbollin si pasion por si nje pune angari per te nxjerre ndonje lek.Kultura qytetare e futbollisteve dhe trajnereve, le per te deshiruar.Ne se i vren nje pjese futbollistesh jashte fushes, ata nuk perbejne modelin per t’u ndjekur.Te shkosh pas te tille futollistesh duhet te kesh kohen me bollek.Elemente te caktuar destabilizues i ruajne keto ndeshje per te arritur synyme qe s’kane lidhje me sportin. Ka ardhur koha qe ne stadium duhet te vendosen kamera sigurie per cdo hapsire,ndryshe dhuna veshtire te dokumentohet dhe te dale fajtori.

    Reply to this comment
  6. Zen Viçi doli September 14, 07:16

    Maks Velo (Y) po i del fjala ,presje nuk i levizet . FIKS . MALOKERI dhe ISLAM 😛

    Reply to this comment
  7. Shpresa September 14, 12:01

    Maks Velo nuk doli ne ring per te bere ndeshje .Ai tha nje te vertete te hidhur qe intervista e z.Izet Haxhia e vetretoi .Duhet qe gjithe shoqeria jone,e jo vetem verioret te perpiqemi qe te ndryshojme kete shoqeri.Arsimimi me lende edukuese serioze mund te jap rezultat po duhen pritur 2 breza .

    Reply to this comment
  8. shqiponja me tre koka September 14, 12:08

    te qenit shqiptar veri.jug nuk eshte domosdoshmeri te jesh krenar??

    Reply to this comment
  9. Bureto September 14, 16:20

    Zoti gazetar! Skandali i Shkodres eshte shume larg asaj qe mund te aludoni ju se keshtu i del fjala M.Velos. Jo! Tifozeria eshte semundje, ashtu si dhe militantizmat e ndryshme. Nga keto kategori çfare nuk kane ndodhur, ne historite e vjetra dhe moderne, kudo ne bote. Nuk besoj se mund te spjegoje ndonje studiues se ç’lidhje kane “verioret’ dhe “muslimanet” e Velos, me keto raste. Perndryshe le ta filloje ndonjeri dhe ta perdore kete rast si teme doktorature.

    Reply to this comment
  10. Denisi September 14, 17:26

    Une kam qene nje tifoz i zjarte i skuadres sime te zemres,por kam 24 vite qe nuk shkoj me neper kto stadiume hale,sepse ne kete vend vetem futboll nuk luhet me,ne kete vend nuk ka me arbitra,lojtare,fusha,tifoze,njerez,federate,futboll,e asgje prej gjeje.
    Ky vend qe eshte sa nje qytet i vogel i europes ka dhene prova neper shekuj qe nuk mund te behet dot,sepse ka njerez te tille te hurit e litarit,perndryshe me kaq pak sa jemi ne do te ishim vendi i pare ne europe per nga mireqenia,kultura etj…

    Reply to this comment
  11. Kubani September 15, 01:15

    Tifozet e tiranes kudo ku kane vajtur,kane provokuar sherre.Kjo histori sherresh eshte edhe si rezultat i konsumit pa hesap te alkoolit dhe droges.Ata te ashtuquajturit tifoze jane ajka e llumit te shoqerise,injorante pa shkolle, pa edukate,pa pune,pa zanate,te dyndur e te ngucur neper qytete dhe sidomos ne k/qytet.Tiranasit e para viteve ’90,e dine fare mire si i etiketonin keta tipa, me epitetin (pellazget).Keta barbare kane prishur ekuilibrat e qytetarise, kane ndrydhur jeten kulturore te qyteteve,kane shtuar statistikat e krimeve dhe poshtersia ka fituar qytetarine.Kjo qe po ndodh sot te ne ka ndodhur edhe ne vende te tjera perendimore,por pak nga pak me ligje me shkollim,me mirqenie sociale e kane rregulluar mjedisin shoqeror,por tek ne kjo mund te zgjate per shume kohe ‘dhe velos do ti kujtohet vetem shkrimi’.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*