Qelbet Rilindja Urbane e Kukësit! Ku shkuan 1.2 milion euro?

August 10, 2019 20:20

Qelbet Rilindja Urbane e Kukësit! Ku shkuan 1.2 milion euro?

Sinan Çaka është pronar i një kafeneje në pedonalen e re të Kukësit, e vetmja zonë e mbyllur për trafikun në këtë qytet verior, e cila i kushtoi taksapaguesve së fundmi rreth 1.2 milionë euro. Në pamje të parë duket një zonë e mirë për të bërë biznes. Problemi është se shëtitorja kryesore e Kukësit, e cila u ndërtua falë një projekti të madh qeveritar të njohur si “Rilindja Urbane”, aktualisht mban erë të keqe nga pusetat, që duket se nuk janë projektuar apo zbatuar siç duhet.

Pronarët e lokaleve të zonës si Çakajat, janë përpjekur të mbajnë klientët e vet duke mbyllur vrimat e pusetave me beton apo me silikon, por era e keqe nuk është larguar dhe ajo ndjehet veçanërisht shumë gjatë periudhës së verës kur temperaturat janë të larta.

“Jam munduar të betonoj pusetën por sërish mban erë,” i tha Çaka BIRN.

Shkaku për erën e keqe është një defekt në projektimin e kanalizimeve të ujërave të zeza përgjatë pedonales, defekt që ndalon ujërat e zeza të rrjedhin tutje. Problemi është se bashkia e Kukësit ndërkohë i ka marrë në dorëzim punimet e kryera duke mos lënë hapësira për korrigjime pa kosto të mëtejshme për tatim-paguesit.

Vullnet Çika, përgjegjës i Urbanistikës dhe Kadastrës në Bashkinë e Kukësit tha se problemi është shkaktuar nga llogaritja e gabuar e kuotave të kanalizimeve.

Ky rrjet është i shtrirë vetëm te pedonalja dhe është ngjitur me pallatet. Rrjeti nuk bën thithjen (vjeljen) e ujërave të zeza nga puseta e pallateve deri te kolektori kryesor përgjatë rrugës së xhamisë”, thotë Çika.

Ndërsa specialistë të urbanistikës në bashkinë e Kukësit thanë se gjatë ndërtimit të pedonales nuk janë hapur puseta të reja të ujërave të zeza, por janë përdorur ato ekzistuese ku janë ndërruar vetëm tubat.

Zëvendësimi i tubave të vjetër me tuba më të mëdha se sa ato qe kanë qenë më parë, ka bërë që niveli i sipërm i tubacionit të grihet, duke penguar rrjedhjen e ujërave të zeza dhe duke i mbajtur pusetat të mbushura.

Në bazë të kushteve teknike, thellësia e kanaleve të ujërave të zeza duhet të jetë 1.60 metër, por në rastin konkret nuk është zbatuar ky kusht teknik.

Era e rëndë që lëshojnë ujërat e zeza është bërë shqetësim edhe për pronaret e bizneseve që kanë ngritur lokale me investime të konsiderueshme pas ndërtimit të pedonales.

Të njëjtin shqetësim ngrenë edhe pronarë të tjerë biznesesh. Disa kanë përdorur silikonin për të mbyllur vrimat e pusetave, por pa shumë sukses. Vetë mbyllja e vrimave është një problem për shkak se ato ekzistojnë për të lejuar ngopjen e kanaleve me oksigjen dhe për të mos lejuar përqendrim të gazrave.

Banorët e zonës ankohen se nuk po jetojnë dot normalisht.

“Jemi detyruar të mbyllim dritaret, sidomos në mëngjes me vesë,  ku në këtë kohë era behet e padurueshme”, tha Zyber Dragjoshi, banor i pallatit në anë të pedonales.

Qeveria shqiptare ka shpenzuar disa qindra milionë euro për projektet e Rilindjes Urbane, të cilat përfshijnë krijimin apo përmirësimin e hapësirave publike në qytete të ndryshme të vendit. Projekti i pedonales së Kukësit, një qytet me rreth 15 mijë banorë, ka marrë kritika jo vetëm për cilësinë e kanalizimeve.

“Gjelbërimi dhe pemët dekorative nuk  janë të përshtatura me klimën e Kukësit. Cilësia e barit të mbjellë  është e dobët dhe nuk ka mbijetuar më shumë se tre muaj. Tani rritja e barit është spontane. Sistemi i vaditjes nuk është i lidhur me ujin industrial, por me sistemin e ujit të pijshëm. Pra është lidhur gabimisht. Gjatë verës ku duhet vaditja, uji i pijshëm nuk përdoret pasi është me pakicë. Ndërkohë që investimi ka nxjerrë jashtë funksioni sistemin e ujit industrial, i ndërtuar para viteve 90-të dhe që përdorej për vaditjen e lulishteve”, thot ndër të tjera Vullnet Çika.

Një tjetër problem serioz që shqetëson pronarët e bizneseve, por edhe qytetarët, janë sipërfaqet e braktisura, por edhe ndërtimet që janë bërë pas viteve 90-të të shekullit kaluar, në hapësirat mes katër pallateve në anë të pedonales së qytetit.

Janë dy objekte të ndërtuara me leje në fillim të viteve 90-të të shekullit kaluar që janë të amortizuara gati plotësisht. Pronarët e tyre tashmë nuk jetojnë në Shqipëri. Pronarët e këtyre dy objekteve nuk kanë interes të investojnë në objektet  ekzistuese. Ato kanë kërkuar që t’i shembin dhe të ndërtojnë të reja në vend të tyre, por kjo është e pamundur ligjërisht pasi kërkohet ndryshimi i projektit. Kjo është e pamundur edhe për faktin se nuk është planifikuar ndërtim në atë zonë”, sqaron Vullnet Çika.

Ndërsa për sa u përket sipërfaqeve ekzistuese që ndodhen poshtë pallateve, ku shumë pronarë kanë investuar në disa prej tyre, shefi i Urbanistikës sqaron se këto sipërfaqe janë pronë e ministrisë Financave.

“Objektet e braktisura janë “de jure”pronë e Ministrisë Financave  (Drejtoria e Pronave Publike) e cila është përgjegjëse për shitjen e tyre. Pra këto objekte të amortizuara  tej mase janë në shitje. Disa janë të degraduara dhe rrezikojnë shembjen. Por këto objekte janë të zaptuara nga të ashtuquajtur pronarë tokash që nuk kanë asnjë lloj dokumenti, kështu që i interesuari për të blerë këto prona nga shteti, rasti konkret nga Ministria e Financave, has ne rezistencën e pronarëve të vetëshpallur. Personat që kanë blerë këto prona dhe kanë investuar më pas,  i kanë blerë ato dy herë, edhe pronarit të rremë edhe shtetit që është pronar i vërtete

Ndërkohë që stolat në lulishte nuk janë shumë të përshtatshëm, pasi janë prej betoni,  ndërsa sinjalistika horizontale  është me probleme pasi vijëzimi nuk është bërë me  bojë fosforeshente. Sipas shefit të urbanistikës së Kukësit, rikualifikimi urban në Kukës është gjysmak, pasi nuk është e përfunduar  pjesa veriperëndimore e sheshit, përgjatë rrugës “Ramadan Zaskoci”, deri te ish-turizmi i ri.

Rifat Demalia, drejtor i Qendrës për Progres Rinor, një organizatë jofitimprurëse në Kukës, thotë se projekti i pedonales u zhvillua pa ndonjë konsultim real me banorët dhe, siç u pa më vonë, nuk ofroi zgjidhje funksionale për një shëtitore. Demalia ankohet gjithashtu se projekti dëmtoi gjelbërimin duke prerë pemë e shkurre.

“Para fillimit të zbatimit të projektit të rikualifikimit urban ne kemi protestuar. Arsyet e protestës ishin mungesa e transparencës me qytetarët për projektin e rilindjes urbane. Ajo që u pa më pas  ishte shkatërrimi i parkut të mëparshëm dhe dëmtimi i kurorës së gjelbër,”

“Parku i mëparshëm është ngushtuar jashtë mase,” shtoi ai.

“Pedonalja sot nuk funksionon për publikun pasi asnjë qytetar nuk qarkullon në të, sepse  përgjatë gjithë gjatësisë së pedonales dhe në trotuarin e saj janë vendosur karriget e lokaleve. Pedonalja më tepër i ka shërbyer kompanisë ndërtuese për rritjen e vlerës së projektit dhedisa bizneseve  se sa qytetarëve”, thotë Demalia.

Projekti me vlerë kontrate 147 milionë lekë rregulloi trotuaret dhe shtroi me gurë dekorativë rrugën. Shtrimi me gurë dekorativë ishte pjesa më e kushtueshme e projektit me afro 77 milionë lekë ndërsa lyerja e fasadave të pallateve përgjatë pedonales kushtoi 10.5 milionë lekë.

 

BIRN

l.h/ dita

August 10, 2019 20:20
Komento

10 Komente

  1. mirel August 10, 20:43

    Me sa mbaj mend une projektin e nxori vete Ramuti per rinovimin e qendres se Kukesit.
    Duket hapur qe ky eshte nje aktivitet i mirefillte kriminal.
    Ramuti projekton dhe autorizon shkaterrimin e qytetit, te qendres dhe te parkut te qytetit, duke perdorur per kete fondet publike, dhe duke i renduar me tej banoret qe te shpenzojne nga buxheti i bashkise per te bere rregullimet, qe bashkia kriminale i ka marre persiper nga kompania ndertuese.
    Rilindja e meriton denimin me vdekje. Shume poshtersira po i ben ketij vendi. Kete shkaterrim e ka nisur qe me Vloren, ku e shkaterroi qytetin Shpetim qelbesira Gjike, deri sa e betonizuan dhe plazhin, shkulen palmbat, mbollen pisha..ashtu sic masakruan dhe shkallaret e mermerit te Sarandes..ashtu sic po shkaterrojne perfundimisht Tiranen, sheshin Skenderbej e kane rinovuar disa here. Pagojne shqiptaret per keta cakej. Me qef bile..
    Cdo gje e bejne per leke. Te uritur sic jane nuk ua ndal njeri doren, por duhet tju biesh kokes, se perndryshe na mori lumi te gjitheve

    Reply to this comment
    • Leonidha August 11, 10:18

      Ik mor idiot…jane i nxhinieret, qe mbajne owrvjegjesi per kero gabime fillesrare…burgu eshtecoak pet inxhinieret mediokwt dhe idiotd si puna jote…Rames ti hash mutin o debil.

      Reply to this comment
      • mirel August 11, 17:32

        Ore Lep,dha e Ramutit, kush ja pranoi punen e inxhinereve?
        Kush firmosi qe ishte ne rregull?
        ‘Kush i pagoi inxhinieret, kush i punesoi?
        Kush ja dha te drejten kesaj kompanie te beje keto punime.
        Ramuti. Ai planifikoi dhe shpalli dhe projektin.
        Po qe je plere dhe te duken pergjigje te tilla ceshtje idiotizmash, kjo nuk diskutohet.
        Po do ishte mire te te fusnin koken ty ne hale, e te merrje ere tere diten dhe te themi prape e kane fajin inxhinieret

        Reply to this comment
    • Astrit August 11, 10:31

      Hajde hajvan hajde…

      Reply to this comment
      • mirel August 11, 17:34

        Po ti Astrit je si puna e Leop.dhes se Ramutit? Apo je me i nderuar..je Asshole e Ramutit..Leozorra zmth

        Reply to this comment
  2. Berati August 10, 21:23

    Ua beri m… tani merini ere. Cfare su pelqen era e liderit?

    Reply to this comment
  3. Shvejku August 11, 15:23

    E po mut eshte fundi,pse e beni kaq sikur cfare eshte!
    Sikur nuk keni pare ndonjehere mut ju!

    Reply to this comment
  4. Oparaku August 11, 18:37

    Nuk ka asgje te keqe Mireli e mban gjithe diten ne goje dhe nuk e ka gjetur gje.Perkundrazi e ka bere me entuziast me komentet etij.

    Reply to this comment
  5. Baleta August 11, 20:51

    Rilindja e bythqirit nga erdogani ca prisni o shqiptare nga ky tradhtar qe bo memorial per jeniceret e erdoganit. Historia do ta gjykoje si tradhtar ket mut

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*