Breshëri kallashnikovi ndaj policisë në Bularat, RENEA rrethon zonën

October 28, 2018 12:33

Breshëri kallashnikovi ndaj policisë në Bularat, RENEA rrethon zonën

Incident i rëndë në fshatin Bularat në Dropull të Gjirokastrës pak minuta para festës greke në përkujtim të ushtarëve grekë të rënë në luften Italo-Greke. Mesohet se Konstandinos Kacifas 35 vjeç banor i fshatit, ka qëlluar me automatik në ajër dhe më pas në drejtim të një makine policie.

Ngjarja ka ndodhur në mes të fshatit Bularat dhe 35-vjeçari ka qëlluar në distancë me armë automatike dhe ka ikur në drejtim të paditur. 

Policia është vënë në ndjekje të tij, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se ishte i pirë. Kacifas njihet në fshat si një person me probleme mendore. Në zonë po patrullojnë helikopterë, dhe dronë për të bërë të mundur kapjen e tij. Mësohet gjithashtu se në ndihmë të policisë së Gjirokastrës kanë shkuar edhe forcat RENEA dhe ato Shqiponja.

Njoftimi i plotë:

Bularat, Gjirokastër.

Rreth orës 10:00 në krye të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa, rreth 35 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë.

Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa është futur në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së DVP Gjirokastër kanë shkuar forcat speciale Renea.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa jeton në Greqi dhe ka rreth një javë që ka ardhur në Bularat.

l.h/ dita

October 28, 2018 12:33
Komento

4 Komente

  1. Babalja October 28, 13:21

    Kapeni plehren dhe raseni brenda.

    Reply to this comment
  2. Fatmirramati October 28, 14:12

    Cicmicet turko-greke duan te fusin ne loje dhe shqiperine me keta fshataro-spiuneve vorio eqiriot , historikisht kombi yne ishte dhe eshte barrikade e perplasjes ndarese lindje-perendim .

    Reply to this comment
  3. Jimi October 28, 19:20

    Nder te tjera kjo eshte edhe loja me varret e grekerve ne truallin shqiptar! Tani prit qe te behet zot shtepie “Agimi i arte”! Greket e vendosen gozhden e Nastradinit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*