Qëllohet me armë zjarri 40-vjeçarja shqiptare në Greqi

February 20, 2018 20:53

Qëllohet me armë zjarri 40-vjeçarja shqiptare në Greqi

Një 40 vjeçare shqiptare është qëlluar me armë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Aghia Paraskevi në Chaidari, ku dy burra të armatosur hapën zjarr kundrejt shtetases shqiptare.

Mediat greke raportojnë se 40 vjeçarja emri i të cilës nuk bëhet i ditur ka dalë e gjakosur në rrugë për të kërkuar ndihmë, por që aty ka rënë pa ndjenja.

Kjo ngjarje tragjike ndodhi në rrugën St. Paraskevi në praninë e disa qytetarëve që qarkullonin në atë kohë në zonë.

Gruaja, e cila u qëllua në kokë, u dërgua në një gjendje të rëndë në spitalin Tzaneio në Piraeus, por ende nuk dihet gjendja e saj.

Policia po kërkon autorët e krimit dhe po heton nëse këta autorë kanë pasur njohje të mëhershme me shqiptaren.

o.j/dita

February 20, 2018 20:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*