Qemal Lepenica: Ja si u përgatitëm si diversantë

June 12, 2018 09:59

Qemal Lepenica: Ja si u përgatitëm si diversantë

Dalip Greca

 (Vijon nga numri i kaluar)

Kadriu premtoi se do ta përkrahte dhe se do t’ia shpëtonte jetën Pertefit. Po si?

Në takimin e pas një jave, Kadri Hazbiu shpalosi planin-kurth:

– Do ta shpëtosh vëllanë nga vdekja?, – bashkëpuno me ne!

Reshati heshti.

Kadriu i propozoi që të përpiqej me kushërinj e miq që të sillte në shteg të sigurimit Izet Vrezhon ose ndonjë tjetër të arratisur që vinin nga Greqia, ose t’i shkruante letër Ago Agaj, që ishte në kamp në Itali, që të bashkëpunonte me pushtetin e Tiranës. Reshati refuzoi.

Pas 10 ditësh vjen propozimi tjetër nga Kadri Hazbiu:

– Ti Reshat duhet të arratisesh dhe të shkosh në mërgim, në Itali dhe të na shërbesh që andej. Vetëm atëherë shpëton jeta e Pertefit, ndryshe e pret plumbi. Po mendohu, se kemi kohë të bisedojmë për këtë çështje. Unë do të shkoj në Vlorë, ku pritet që të dënuarit me vdekje të ekzekutohen dhe do të takohem edhe me Pertefin, se dua t’i bëj disa pyetje të veçanta.

Pas kthimit nga Vlora, Kadri Hazbiu i tregon:

– Ata të gjithë u ekzekutuan, – me përjashtim të Pertefit. Në vend të tij në atë gropë futëm një kërmë kafshe. Pertefin e morën fshehurazi, e kemi sjellë në Tiranë dhe do e mbajmë me emër të rremë në një vend të fshehtë.

– Po pastaj? – e pyeti i habitur Reshati.

– Si të thashë, jeta e tij është në dorën tënde dhe ti do shkosh jashtë si i arratisur, do punosh për ne dhe kështu, kur të na shkruash informatat që do të kërkojmë ne, atëherë ai shpëton… (gjithçka qe mashtrim, vëllai u pushkatua më pas).

– Nuk e bëj dot, kundërshtoi Reshati.

– Kjo punë ka marrë fund, – këtë plan e ka firmosur komandanti ynë Enver Hoxha dhe ti do të shkosh jashtë në shërbimin tonë. Nesër mbrëma do të vish këtu, ku do të të vë në kontakt me oficerët që kanë në dorë punën tënde dhe me ta do bësh të gjitha përgatitjet për nisje…

I vënë përballë faktit se jeta e vëllait ishte në dorën e tij, Reshati pranoi misionin me mendimin se do të rrëfehej tek amerikanët sapo të kalonte kufirin. Kërkoi ta shihte me sytë e tij vëllanë. Ia plotësuan dëshirën.

Ja pamja që iu shfaq para sysh:

“E gjeta me të dy duart të lidhura nga mbrapa, pa rruar, me sy të zgurdulluar nga pagjumësia, uria dhe vuajtjet dhe e putha fort në buzë, duke i dorëzuar disa gjëra që i kisha blerë për të ngrënë, dhe u ula pranë tij.”

Më pas erdhi dhe i gjeti dy vëllezërit Kadri Hazbiu, i cili me zë të lartë tha:

– Tani jeta jote, Reshat, varet nga Pertefi dhe jeta e Pertefit varet nga jeta jote, nga puna jote. Ti do arratisesh për në Greqi, nën drejtimin tonë dhe së andejmi duam të bësh çmos të hidhesh në Itali, ku në takim me njerëzit tanë atje, ashtu si do të udhëzojë Skënderi (Konica), do na informosh, me sa të mundesh, mbi gjërat që na interesojnë, sipas udhëzimeve tona…

Reshati merr si shoqërues Qemalin, nipin

Kur Reshati i kërkoi Kadriut që të merrte një shoqërues me vete, ai pranoi, por i tha se ky njeri nuk duhej të dinte gjë për misionin dhe se duhej të kontrollohej nga ai e të mos ishte njeri shumë i mësuar. Kur i thashë se doja të merrja me vete Qemal Refat Lepenicën, ai pranoi dhe shtoi:

– I mjeri Refat (babai i Qemali) ç’do të pësojë… do ta braktisin të mjerin…

Nga ana e tij Qemalit ishte ekspozuar si i ri që kishte luftuar në radhët e Ballit. Ishte me rrezik qëndrimi në Vlorë. Ia kishin thënë sa e sa herë edhe të vetët por dhe kundërshtarët.

Ndërkohë në familjen e vëllait të Reshatit dhe në miqësi kishte plas vaji për “vdekjen” e Pertefit, vaj që vazhdoi për më shumë se një javë. Nënës dhe së shoqes së Pertefit i kishin çuar rrobat e gjakosura për ta bërë të besueshëm “Pushkatimin” dhe ata po e vajtonin.

Pas disa ditësh morëm rrugën e ikjes së bashku me Qemalin, i cili nuk dinte gjë për misionin, por kishte pranuar të arratisej për të shpëtuar nga përndjekja që e rrezikonte si ish ballist. Reshati ia tregoi nënës lajmin e ikjes, ndërkohë edhe Qemali, siç më tregoi në intervistën që i mora me 17 janar 2018, ia besoi sekretin motrës dhe babait, Refatit.

Me 17 qershor 1950 Reshati me Qemalin, arritën në Kakavijë, dhe pas një rrugëtimi të vështirë, në 2 të natës e panë veten se ishin në tokën greke. Djali i një çobani grek, që fliste shqip, i shoqëroi deri në postën kufitare greke, ku i morën në pyetje dhe më pas i nisën drejt Janinës. Qëndruan në qytetin e vogël Çatistë, ku sërish u morën në pyetje. Të nesërmen i dërguan në Janinë, ku qëndruan 2 muaj. Aty u izoluan dhe u morën në pyetje veç e veç, për të parë pika mospajtimi në rrëfimin e secilit. Hetimi qe i rreptë dhe përherë dyshues.

Të nesërmen e përfundimit të hetimeve të gjata, shkon dhe i takon Hamit Matjani, i cili i fton për drekë.

Ja si e kujton në ditarin e tij Reshati:

Para nesh qëndroi një burr i shkurtër, me sy të ndritshëm:

– Unë jam Hamit Matjani!

Emrin e tij, që ish bërë tmerri i policëve komunistë në Shqipëri, e kisha dëgjuar mijëra herë dhe, kur pashë se isha para tij, i mora dorën, ia putha dhe i thashë:

– Të lumtë kjo dorë! Ti je nga ata shqiptarë, që e kanë bërë detyrën e tyre ndaj atdheut, shqiptar i rrallë, si me kurajo, ashtu dhe me sakrifica të rënda.

Pas shumë bisedimeve më tha këto fjalë që s’i harroj kurrë:

– Ti je njeri i mësuar dhe amerikanët do të të pyesin shumë gjëra mbi gjendjen në Shqipëri. Unë kam hyrë e dalë shumë herë nga Shqipëria dhe jam munduar t’ua mbush mendjen se sistemi i dërgimit të grupeve të vogla të veçuara, bën shumë dëm. Sapo unë shkel në Shqipëri, ata e marrin vesh dhe, sa largohem unë, ata marrin 20-30 burra, lenë shtëpitë e tyre shkretë dhe i internojnë ose i burgosin, qoftë me faj e qoftë se vetëm i dyshojnë se kanë lidhje me grupin tim. Unë i humba të gjithë njerëzit e mi, miqtë i humba dhe këtë shpirt që më ka mbetur, nuk më vjen keq ta humbas, po më vjen shumë keq se mora dynjanë në qafë. Thuaju amerikanëve se ky sistem nuk shkon kështu e nuk ka si çlirohet Shqipëria në këtë mënyrë. Unë kërkoj nga amerikanët të më hedhin në malet e Martaneshit me 500 vetë, të cilët t’i zgjedh vetë dhe të më japin 10 ajrorë në dispozicion për të më furnizuar me municione dhe ushqime dhe e çliroj vetë Shqipërinë, pa ndihmën e asnjë ushtari amerikan, vetëm se ata duhet të më përmbushin kushtet e mësipërme.

 

Kështu foli Hamit Matjani në gushtin e vitit 1950. Reshati kujton se kur i tha majorit të zyrës sekrete greke këtë mendim të Hamit Matjanit, ai rrudhi supet dhe tha:

– Ç’kemi në dorë ne grekërit, zotni? Këtë punë e kanë në dorë amerikanët, po ata s’e marrin një vendim të tillë….

Një ditë u takuan me Asim Jakovën dhe amerikanin Beck, kryetari i Misionit Ushtarak Amerikan në Athinë, për tërë Ballkanin. Reshati i tha amerikanit se ai ishte dërguar nga komunistët dhe se vëllanë ia kanë mbajtur peng me kërcënim jete. I tha se ishte i gatshëm të bashkëpunonte me amerikanët. Tri javë pas kësaj fluturuan me avion për në Athinë. Aty u takuan me Spiro Lenën, ish kapiten i Sigurimit të Koçi Xoxes, i arratisur nga burgu, që rekrutonte shqiptarë si Vorio-Epiriotë. Ishte njeri i afërt dhe i besuar i policisë së fshehtë greke. Xhepat përherë i kishte plot me napolona flori, të cilat i nxirrte herë pas here dhe i numëronte në sytë e tyre dhe fliste përherë për Vorio-Epirin. Natyrisht që Reshati dhe nipi Qemali, e kundërshtuan ftesën për rekrutim.

I dërguan në kampin e Lavrios. Një ditë Reshatin e çuan tek zyrat amerikane ku i bënë testin e së vërtetës (lie detector). Makina sipas teknikut amerikan, (treguar nga Asim Jakova) paskish treguar se në pyetjet e para kishte fshehur të vërtetën dhe në pyetjet e tjera kishte thënë të vërtetën.

– Unë, – i tha Asimi, – u zura me të, se jam i sigurt se ti Reshat, je një intelektual nga shtëpi fisnike dhe nuk je agjent komunist, i udhëzuar për të na mashtruar ne. Unë kam vënë firmën time, duke i siguruar amerikanët me jetën time, që, në rast se ti je agjent komunist, unë të dënohem njësoj me ty.

Çështja e Reshat Agaj u mor në dorë nga ana e amerikanëve nëpërmjet të gjitha kanaleve të tyre dhe e tërë kjo situatë iu raportua qendrës në Uashington, sikurse i tregoi atij më pas Asim Jakova. Kur zyra e Athinës u propozoi atyre që ta përcillnin në Itali dhe ta përdornin për kontakte me komunistët e misionit shqiptar në Romë, ata të Uashingtonit iu përgjigjën kështu:

NUK KEMI ASNJË INTERES NË SHËRBIMET QË MUND TË NA SJELLË RESHAT BAJRAM AGAJ NE JEMI TË INTERESUAR VETËM TË SHPTËOJMË JETËN E PERTEF BAJRAM AGAJT…

Deri në këto momente Reshati dhe Qemali ishin bashkë. Ata ndjenë nga afër ndihmën e ngrohtë të Asim Jakovës, që kryesonte zyrën shqiptare në Athinë. Ai i ndihmoi me të holla si Reshatin ashtu edhe Qemalin, u bleu rroba dhe këpucë. Më pas Asimi u transferua për në SHBA dhe i rekomandoi ata tek Kapiteni amerikan Johnson, një burrë nordik, i gjatë afro dy metra, nga Milëaukee, me të cilin vendosi marrëdhënie të shkëlqyera, si ai ashtu edhe Qemali.

NDARJA, QEMALI NË KOMPANINË 4000, RESHATI NË KANADA

Pas 18 muajsh qëndrim në Greqi, Reshat Agaj, u nis drejt Romës. Ishte Janari i vitit 1952 kur mori në Pire avionin britanik. Qëndroi 3 muaj, në Romë. I mbetur pa përkrahje, s’kishte ku të shkonte, e dërguan në kampin e refugjatëve pa atdhe, në Fraschette, kamp i mbyllur për njerëz të dyshimtë dhe të rrezikshëm. Më pas e dërguan në kampin e Marcatellos, afër Napolit. Me 1 Mars 1954, u nis drejt Kanadasë. Lundroi për 15 ditë nga Napoli me vaporin “Vulcania” për në Halifax të Kanadasë…

Qemali ishte ndarë nga Reshati që në qershor 1951. Ndarja ishte bërë në kampin e Lavros. Udhëtimi ishte bërë me avion sekret, natën drejt e në Munich, ku ishte baza stërvitore e asaj që thirrej Kompania 4000, e cila ishte një eksperiment i CIA-s amerikane dhe SIS-it britanik. Për t’ia fshehur qëllimin emërtesa ishte si Kompani për Shërbimet e punës (Labor Service Company), e cila njihej në publik si kompani që ndihmonte me punë shqiptarët e arratisur nga vendi komunist i regjimit të Enver Hoxhës.

Qemali kujtonte se detyra e tyre ishte që të stërviteshin e të përgatiteshin për të desantuar në Shqipëri. Kompania kishte rregulla strikte ushtarake dhe numëronte në radhët e saj rreth 250-300 ushtarë. Herë pas here largoheshin kontingjente që niseshin drejt Shqipërisë, kështu që numri nuk mbetej fiks. Stërvitja ishte e rregullt dhe përfshinte: ushtrime gjimnastikore; vrapime, kapërcim pengesash, marshime, mësim për përdorimin e armëve, kërcim litari në lartësi të ndryshme etj. Kjo ishte stërvitje e përgjithshme se më pas ata që dërgoheshin me detyrë në Shqipëri, ushtroheshin në stërvitje speciale intensive. Kur shkoi Qemali Kompania ishte vendosur në kazermë në Hohenbrun, jo shumë larg Munich-ut. Komandanti i përgjithshëm ishte amerikani me origjinë shqiptare Thomas Mangelly, më zëvendës një tjetër shqiptaro-amerikan Spiro Bushi. Që të dy më vonë u zëvendësuan. Ndërsa togat që përbënin kompaninë sipas partive drejtoheshin nga komandantë shqiptarë, edhe ata u përkisnin partive. Po cilët ishin oficerët?

  • Të Ballit agrar: Caush Basho, Rustem Kucka dhe Adnan Ypi.
  • Të Legalitetit: Xhemal Laci, Isuf Dema dhe Hysen Sallku.
  • Të Seit Kryeziut: Kolë Hila

Qemali e kujtonte me saktësi edhe adresën e Kompanisë:

4000 LABOR SERVICE COMPANY

HOHENBRUN, MUNCHEN

GERMANY

Ja se si rridhte jeta në një ditë të zakonshme në kompaninë 4000 sipas Qemal Lepenicës:

Zgjoheshin në orën 6 të mëngjesit; veprimet e mëngjesit merrnin rreth 2 orë; përfshi dhe pastrimin personal e ngrënien e mëngjesit; stërvitja niste në orën 8 deri më 12 të mesditës, pushonin një orë-duke e shfrytëzuar pushimin edhe për të marrë ushqimin e drekës, sërish niste stërvitja nga ora 1.00 deri në 6 të mbrëmjes.

Ushtarëve u garantohej veshja dhe ushqimi pa pagesë dhe u jepej një pagesë për shërbimin që kryenin në kazermat e amerikanëve, si roje. Për këtë paguheshin përafërsisht si fillim 50.00 dollarë në muaj, më pas aplikoheshin shtesa.

Qemali më tregoi se ishte gati që të shkonte në Shqipëri, por nuk i erdhi radha nga që Misioni u ndërpre për shkak të dështimit dhe humbjeve të jetës së djemve që binin në kurthin e ngritur nga Sigurimi shqiptar në bashkëpunim me Moskën, falë lojës së dyfishtë të spiunit të dyfishtë britanik Kim Filbi. Qemali, thotë se shërbimet sekrete shqiptare, duhej të kishin depërtuar në kompani, ndryshe nuk mund të shpjegoheshin gjithë ato humbje jetësh njerëzore. Ai kujton se ndodhte që në kompani plasnin edhe sherre për shkak të përkatësive partiake, dhe jo rrallë vinin aty drejtuesit e Komitetit Shqipëria e Lirë, si Abaz Kupi, Gaqo Goga apo Abaz Ermenji.

Gjithsesi, Qemali ishte nga të fundit që u largua nga Gjermania (dhjetor 1955) drejt Amerikës, ku nuk iu nda jetës politike, duke qenë aktiv në veprimtaritë e Ballit Kombëtar, ku kreu edhe detyra si arkëtar apo sekretar i Ballit. Ai mbeti një ikonë për shqiptarët, veçanërisht për të sapoardhurit, të cilët i ndihmoi me të gjitha mundësitë. Klubin e tij e ktheu në një qendër të ngrohtë për bashkatdhetarët. Ai ishte dhe një veprimtar i respektuar nga amerikanët.

 

 

 

 

June 12, 2018 09:59
Komento

14 Komente

  1. demo June 12, 10:41

    Po te donin amerikanet te clironin Shqiperine,nuk hidhnin 20-30 desante,po e benin si ne Irak.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 12, 17:24

      o demo
      o nacionalist që e deshe kosovën të bashkuar që në mukje!o ti që u dogje për shqipëri tërë kohën!
      nuk po të shoh të shkruash asgjë për miqësinë e madhe që kemi lidhur me gërkun!!
      sihariqin na i dha miku gërk se këta tanët asqë e hapin gojën “”Në samitin e qershorit, ne do të japim miratimin tonë për rrugën europiane të Shqipërisë. Kemi zgjidhur tashmë të gjitha problemet, ne duhet të ndihmojmë dhe të mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj europiane”, deklaroi Kotzias.
      ”E para sepse jemi miq dhe nuk duam t’ua vështirësojmë gjërat dhe e dyta”,e dyta vari karët!!
      na ju nacionalistët e thekur nuk pash asnjë shkrim,por me siguri si gjithnjë ju jeni të matur,prisni sa të mbijë bari?
      eh mor dem!u pa patriotizmi juaj,deri në amerikë,por u pa dhe yni!!
      shkuam të gjithë në origjinë!popull i pabythë!popull llafazan!!
      në popull kënetor!!
      llum milet!!

      Reply to this comment
      • Hammerhaituri June 13, 06:56

        Me tre fjalite e fundit e prishe fare!

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 June 13, 09:17

          më thuaj përse e kam prishur??
          jam i vetmi që po shkruaj!!
          pra që kërkon të dalë nga llumi,nga këneta!!
          por shumë të tjerë nuk të lënë!kërkojnë të të tërheqin posht!
          ti je i vetmi që je në një gjëndje amorfe!!as pro as kundër!!
          mos do të ishte më mirë të kujtoja “trimëritë”tona në të kaluarën apo lashtësinë tonë??
          apo atë që thotë qëni turk Arben,”popull trim dhe heroik”??
          do të na kënaqte sedrën por nuk do të na mbulonte bythën!!
          e prisha prap!
          punë muti!!

          Reply to this comment
  2. Demi June 12, 11:22

    I late kockat ne Shqiperi, ju terroristet e kolaboracionistet.
    Sigurimi i Shtetit ju njihte dhembe e dhemballe, sepse spiunonit njeri tjetrin. Perpara se ti merrnit ju vesh levizjet, i dinte Sigurimi i Shtetit.
    Ju dhe Bujar Nishanlli mustaqe m… mendoni se duke lene leshte ne Shqiperi keni bere heroizem.
    Kurse ky shkrimtari analfabet qe ka shkruajtur kete telenovelen, me diversante dhe i ka zbukuruar theniet e mendimet dhe jep edhe konkluzione ne lidhje me ngjarjet, as qe duhet te merret ne konsiderate.
    Keto jane histori te treguara e stertreguara, qe faktojne perparesite e sistemit te kaluar, jo ne krahasim me bashibozuket injorante, por me sherbimet e huaja qe punonin kunder Shqiperise dhe popullite te saj.

    Reply to this comment
  3. Sabriu June 12, 13:30

    Po fjete me qente, gdhihesh me pleshta thote populli. por ky daliipi ish gazetar i fierit pasi fle me qente nuk gdhihet me pleshta, por me morra. dhe na tregon perralla me ballista, qe populli nuk do tu degjoj as emnrat

    Reply to this comment
  4. Shqiptar Vendi June 12, 13:37

    Lepenica AlboEpiriote
    kerceu vallen maloke
    i puth doren H.Matjanit
    ben rixha me shejtanin
    qe plage i ben Vatanit
    e more soji rrytfecinjve
    vendi nxirrte me te miren
    ju luftonit per erresiren
    ju si nusja e barcoletes
    shkoni qini mullixhiun
    njejte si sot me arvziun
    behuni burra shqiptar
    jo malok gorobullgar
    as serbian e as grekan
    me keq akoma amerikan
    O shqiptar edhe me nder
    perndryshe je i pavlere
    keta ishin shum egoista
    prandaj u bene ballista
    por kur ske as pendim
    dhe e keqja ska as sherim

    Reply to this comment
  5. ELIOT June 12, 13:57

    ha ha ha Kadri Azbiu qe ORGANIZONTE kunder psiunazh ;;;;; dhe me ne fund qe si i zgjur qe ishte is dhelper e bolshevkeve ;;;;por se kishte parashikuar se drehesia do t hante koken e vet;;;; evrane te vete spiu si qen ;; dhe qante ;;PERSE SHOKU ………ENVER PARTIA IME DO TE ME DENOJE MUA ….DEBILI coban nga katunet e vlores ;;;dhe per disa naiva ;;po te donte AMERIKA PERMYSJEN E ENVERIT e bente si ne GREQIE;;;dhe cuan 10 mije tanke dhe parashutista ;;dhe i bene komunistat brek si leckamen te gjore ;;;por e dinin se ne SHQIPERI sbenin dot gje ;;;sepse STALINI rusia conin me mijera komunista ;;;per ti ber balle amerikes ;;;dhe do te perfundonte si ne vietnam lufte civile dhe vendi do te behej LOMSH .PERSHESH ……………….NUK ISHIN IDIOTA AMERIKANET ANGLEZET ..

    Reply to this comment
  6. Memoria Kombetare. com June 12, 16:16

    Nuk besoj se ka ndodhur ne Planetin ku jetojme
    qe nje invazion paramilitar i disa vendeve agersore si amerike-angli-gjermani-jugoserbi-greqi te quhet si legal dhe kriminelet si heronj.
    .
    Eshte e turpeshme jo vetem per keto ballista-zogista-terrorista por dhe per shtetin amerikan qe justifikon luften kunder “kamunizmit dhjere” me objektiva gjeo-.
    strategjike
    .
    .
    Nese Ramiz Alia do ishte treguar burre sa 1% e Enverit duhet te kishte kerkuar ne 1991 nga Koloneli Rajerson demshperblimet e sulmit ushtarak paramilitar 1946-1955 sipas konventave nderkombetare..
    .
    Kam respekt dhe ndjej meshire per keto kavie eksperimentale tip hamit matjani qe u vrane si qen rrugesh duke luftuar vellai me vellane per llogari te paleve te treta..por sot ket mburrje ne keto artikuj jane perversitete.
    .
    Ne vend te nje pajtimi kombetar qe duhet te ishte bere ne 1991( sipas versionit nelson mandela) akoam vazhdohet nga keto zagare lushnjare percarja kombetare.
    ..
    Churchilli ka nje dhenie lapidare:

    FITUESI NUK GJYKOHET !

    e para jo vetem ky trimi i lushnjes me elezperperet e tij por as bushat dhe trampat nuk mund te ndryshojne historine…

    Reply to this comment
  7. dauti June 12, 22:14

    Se pari libri me kujtime i Reshat Agajt eshte botuar ne Shqiperi. Reshati nuk tregon asgje nga keto qe tregon Qemal Lepenica. Tere historia me Kadriun, te cilin Reshati e quan dajo, eshte sajkuar nga ky Qemali, ashtu si Dalip Greca ka sajuar historine e Qemalit. Une nuk e pashe se ku u perdor kunder komunisteve ky luftetari Qemal Lepenica. Ka ngrene 4 vjet buke ne kompanine 4000 dhe ka jetuar edhe 60 e ca vjet te tjera ne SHBA.
    Xhevdeti e ka librin me dokumentet e CIA-s dhe e di mire se perrallat e Dalip Greces nuk i besojne as femijet. Dhe i boton…e ben mire se dalin ca Elioter, qe jetojne me bythen jashte ne France dhe sa here ua perkedhelin bythen ata bythezinjte atje, keta si Elioti thone nga nje MERCI te madhe.
    Rri o Eliot se nuk je ne gjendje ti te flasesh per Kadri Hazbiun me shoke. Duket qe je nga ata qe Kadriu dhe shoket e tij i kapnin sapo hidheshin nga avioni. Ashtu sic kapen edhe Hamit Matjanin dhe e bene t’i sherbente Sigurimit.
    Te pakten ky Qemali, atdhetari dhe antikomunisti, shpetoi se Hamiti, te cilet i puthi doren, perfundoi si mos me keq.
    Eliot, Amerika pranon deshtimin me Shqiperine ne perplasjet e viteve 49-53…ti je si puna e tellallit, i zoti e jep, kurse ti hedh vickla.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 13, 09:54

      o daut
      këto shkrime,intervista o debilllëqe të tilla e di si quhen??
      quhen sipas një kohe të fojles, që nuk përdoret në gjuhë por vetëm në shkrime kujtimesh, “E TASHMJA E SË SHKUARËS”!!
      nuk e di sa i bie në fije se çdo të thotë,por po pate problem ta shpjegoj unë!!
      ps:elin,gocën sharabajgë të nastros mos ma përfol!!është humori i DITËS!!
      pastaj nuk tallet njeriu me atë me të cilin është tallur perëndia!!

      Reply to this comment
  8. Loni June 12, 23:26

    Sa patriot paska qene ky ballisti mo??!!!Rrinte me spiunin Spiro Lena,shokun e tradhtarit Koci Xoxe dhe e degjonte ti fliste gjithe diten per”vorio epirin”.Keta ishin te gjithe tradhtare te Atdheut.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 13, 09:42

      o loni pre betoni
      sot janë të gjithë,përfshi dhe ty e të tjerë,o Spiro Lena o Spiro Milo!!
      bëni llaka llaka për ço ndyrësi por askush nuk flet për tradhëtinë e “spiro milos” me nënë nga vunoi!!
      askush nuk po flet përse greku është i kënaqur për “zgjidhjen e të gjithë problemeve me shqipërinë”kurse nga shqipëria nuk flet askush!!
      është bërë bllokadë totale për lajmet që kanë të bëjnë me bisedimet shqipëri-greqi!!
      lëri rehat qemalët dhe hamitët,tradhëtarët e djeshëm dhe shiko se po të shesin ballabanët e sotëm!!
      boll më o njerëz LLAFAZANË,shikoni kënetën ku po jetoni!shikoni se po ju/na tradhëtojnë tmerrësisht rëndë!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*