Qemal Lepenica, ndër të fundmit e Kompanisë 4000

June 11, 2018 11:06

Qemal Lepenica, ndër të fundmit e Kompanisë 4000

 Kalvari i një antifashisti dhe antikomunisti që u përgatit të zbarkonte në Shqipëri si diversant për të përmbysur regjimin e Enver Hoxhës 65 vite më parë. Përplasja me Kadri Hazbiun dhe amaneti i Hamit Matjanit…

Pasi kemi botuar herë pas here shkrime për operacionin e udhëhequr nga anglo- amerikanët për të përmbysur regjimin komunist të Tiranës gjatë viteve 1949-1954, këtë herë po sjellim një dëshmi origjinale në dorë të parë nga një ata që u stërvitën përtë desantuar në Shqipëri. Ky që flet është Qemal Lepenica, i cili u nda nga jeta më 5 shkurt të këtij viti në SHBA në moshën 90-vjeçare. Kolegu ynë në SHBA, editor i gazetës “Dielli”, Dalip Greca ka realizuar një intervistë me zotin Lepenica pak ditë para se të ndahej nga jeta. “DITA” po e boton të plotë këtë rrëfim, pa patur nevojën e ndonjë komenti sqarues. Mendojmë se lexuesi është në gjendje ta bëjë vetë këtë…

Qemal Lepenica ka qenë një ballist, por që e donte vendin e tij sipas mënyrës së vet. Këtu rrëfehet se u rreshtua në krahun e ballistëve dhe se si u arratis nga Shqipëria me një person të futur nga Sigurimi i Shtetit. Pavarësisht se ai nuk zbarkoi asnjëherë në Shqipëri si diversant, mbeti një ballist i devotshëm deri në fundin e jetës.

Përgatiti botimin Xhevdet Shehu

Dalip Greca

Qemal Lepenica ishtë një ndër ata lisa rrënjëthellë të tokës arbërore, që u qëndroi fort shtrëngatave e tallazeve të kohës, por së fundi edhe ai u rrëzua. Gjatë të gjithë jetës i shërbeu atdheut dhe flamurit kuq e zi. Edhe mbrëmjen e fundit mbi dhe, 5 shkurt 2018, tek pushonte i pafrymë në mjediset e Qendrës Islame në Garfield, Nju Xhersi, arkivoli ishte i mbështjellë me flamurin Kombëtar, si simbolikë e gjithë jetës së tij prej atdhetari të devotshëm. Ishte një amanet i tij për ta mbështjellë me Flamurin kuq e zi.

Shkuam atë natë së bashku me Zef Balën e Marjan Cubin, për ta nderuar nacionalistin, që aq shumë e deshi Atdheun. I biri, Xhelali, e bija Ludia, na presin me lot në sy. Ashtu i mbështjellë me flamur dukej se flinte i qetë në arkmortin e zbukuruar me simbolin kombëtar. I nipi, Pëllumb Lamaj, që ka provuar ferrin e Spaçit, thotë se Flamuri kuq e zi ishte pjesë e shpirtit të tij atdhetar.

Kushëriri i Qemalit, Zija Lepenica, tregon se si Qemali e përfaqësoi me dinjitet familjen Lepenica, që i dha aq shumë atdhetarë të devotshëm Kombit.

***

Qemali, i lindur më 1928 në një mjedis patriotik, rrëmbeu pushkën kundër pushtuesit, që kur ishte vetëm 15 vjeç, dhe luftoi për flamurin kuq e zi, flamurin pa yll, pa sëpatë, pa asnjë shenjë tjetër, veç shqiponjës me dy krerë. Atë flamur nuk e ndau nga vetja as kur la Vlorën dhe u end nëpër dhera të huaj si në Greqi, Gjermani e SHBA.

Familja dhe komuniteti ia bëri nderet siç i meritoi. Qemali ishte jo vetëm një shqiptar i mirë, por edhe një qytetar amerikan i respektuar dhe i nderuar me çmime e diploma. Nuk ishte vetëm bujar në shpirt, por edhe një shqiptar krenar, që bënte shumë për kombin. Dikush e quan “nënë Tereza” për mirësitë që ka bërë. Kush erdhi në Nju Xhersi dhe nuk gjeti strehë e “bukë” tek Qemali? Kush kishte nevojë për udhërrëfyes a përkthyes dhe nuk gjeti gatishmërinë e Qemalit për ta ndihmuar?

Kush nuk e provoi atdhetarizmin e tij tek e shtronte sofrën shqiptare për Ditën e Flamurit? Jo vetëm atë ditë… Shtëpia e tij përherë derëçelur.

Është e vërtetë se pas vdekjes thuhen vetëm fjalë të mira, por Qemali ishte nga ata, që punët e mira i bëri me shumicë, ndaj në ditëmortin e respektuan dhe e nderuan aq shumë. Pas ceremonive fetare me 6 shkurt në mjediset e Xhamisë së Garfieldit, ku iu bënë homazhe atdhetare e Lutje Fetare, ai u dërgua që të pushojë përgjithmonë në Paramus Cemetery NJ.

Krahas Imamit që përcolli lutjen fetare, fjalimin përcjellës e mbajti kushëriri i Qemalit, Zija Lepenica, i cili shpalosi gjithë jetën e veprimtarinë e Qemalit nga fëmijëria, derisa mbylli sytë, një jetë e një atdhetari model, që e deshën dhe e respektuan aq shumë shqiptarët e Amerikës. Pusho i qetë Atdhetar se detyrën ndaj Kombit e kreve me nder! I lumi Ti!

***

… Mbrëmjen e se dielës me 11 shkurt, në prani të familjes dhe miqve, tek u shtrua darka e përcjelljes në restorantin Ossy’s Restaurant, në Haëthorn, NJ, me ftesë të familjes mori pjesë edhe një grup vatranësh: Zef Balaj, Marjan Cubi, Editori i Diellit, Muhamet Omari, Adem Belliu i TV Kultura shqiptare dhe ish ambasadori i Shqipërisë në Izrael Bujar Skëndo, ndërkohë që fëmijët, Xhelali dhe Lydia, kushëriri Zija Lepenica, miqtë dhe bashkatdhetarët, që e njohën dhe prekën shpirtin e tij: Fatmir Lamaj (nipi), Esad Ahmeti, Alfred Bido, me fjalë shpirti, e përhiruan e thanë fjalë zemre për jetën dhe veprën e atdhetarit Qemal Lepenica, Ludia, e bija, tek e kujton të atin, që e thërriste “princesha ime” nuk i mban lotët. Fjala e saj ishte si një poezi e bukur, poezi elegjiake, gatuar me mall e dhimbje, me lot e psherëtima, kushtuar njeriut që e deshi aq shumë. Pushofsh në Paqë Atdhetar!

Intervista dy javë para ikjes

Zija Lepenica, kushëri i Qemal Lepenicës, ish i burgosur politik, i dënuar katër herë nga diktatura komuniste, njeriu që 25 vite të jetës së tij, i kaloi në burgjet e komunizmit, tek pinim kafen në fundjavë në Arthur Avenue, më tha se Qemali nuk ishte mirë me shëndet dhe se do të ishte mirë që të shkoja ta intervistoja, sa nuk ishte vonë. Është dëshirë e tij, këmbënguli Zijai.

Kërkon të rrëfehet për jetën, kalvarin që përshkoi ai dhe familja. Do që t’i saktësojë edhe disa detaje që ka shkruar Reshat Agaj në Ditarin e tij, që ti e ktheve ne libër…, – më tha Zijai.

Shkova për të biseduar me të dy javë para se të ndërronte jetë. E gjetëm në dhomën e tij në katin e dytë në shtëpinë e tij në Hasbrouck Heights, NJ.

E reja, nusja e djalit – Xhelalit, Donika, me bujarinë e kosovares prej Mitrovice, na hapi derën dhe na ftoi të ngjiteshim në katin e dytë. Qemali na priti ndenjur mbi krevat dhe na përqafoi duke na uruar mirëseardhjen…

Edhe pse sëmundja e kishte rrëzuar në shtrat, kujtesën e kishte të kthjellët. Së bashku me Zijain përpiqemi që ta kthejmë pas në kohë, por ai përsëriste të njëjtin refren: – Jeta është luftë. Unë isha një ndër luftëtarët, që luftova me të gjitha forcat, nuk u rrëzova në betejë… Kam luftuar e punuar fort, por edhe fati më ka ndjek pas dhe nis rrëfimin… Ehhh, tash jeta ka ligjet e saj. Pleqëria të rrëzon…

Biseda rrjedh e qetë. Rrëfimi nis që nga fëmijëria, rinia, familja, të parët e tij, me të cilët krenohet… Kur harron ndonjë emër, kërkon ndihmën e Zijait.

Qemali ndjehej krenar për familjen Lepenica dhe përmend gjatë bisedës, Fejzo Lepenicën, pjesëmarrjen në të gjitha Lëvizjet Kombëtare të kohës, që nga Lufta e Vlorës, Lëvizjet Kombëtare të kohës, që nga Lufta e Vlorës, Lëvizja e Nolit, e qershorit 1924. Ishte një ndër oficerët trima që ka bërë emër në betejat në shkallën e Tujanit, dhe në Qafën e Koshovicës etj. Ishte me kontribut për të drejtat e çamëve. Fejzo u shua më 1937 në Janinë. Më pas ndalet tek emblema e nacionalizmit, Ahmet Lepenica, komandati i Luftës së Vlorës, një nga ikonat e nacionalizmit; më pas i shkëlqejnë sytë kur përmend Hysni Lepenicën, nacionalistin e kulluar, komandantin e Ballit Kombëtar, nën frymëzimin dhe bekimin e të cilit rrëmbeu pushkën për liri në radhët e Ballit.

Më pas ndalet tek një fotografi, ku ka dalë i ati, Refati me të bijën Ganimete, motrën e vetme të Qemalit. Eh, psherëtin thellë, vuajti e gjora. Djalin ia plasën në burg ende pa u burrëruar. Provë e madhe! Duroi, si mijëra nëna nacionalistësh… Ndjen mall dhe në sy i shëndrit një dritëz krenarie…

– Baba Refati, na mëkoi me dashuri për Kombin dhe Flamurin, dhe nis e tregon plot krenari se i ati, Refat Lepenica, pat shërbyer si kryetar komune në disa qendra administrative, ndërsa xhaxhai, Numan Lepenica, i shkolluar në akademitë e Stambollit, shërbeu si nënprefekt në Këlcyrë. Më 1944 Numan Lepenicën e propozuan që të bëhej prefekt i Vlorës, por ai nuk pranoi që të shërbente nën hijen e pushtuesve gjermanë dhe në vend të tij, detyrën e refuzuar e pranoi Vizhdan Risilia, që më pas u ndëshkua nga Hasan Lepenica.

Një emër tjetër, që e bënte krenar Qemalin, ishte Xhelal Lepenica, që kishte mbaruar shkollën amerikane të Fullcit. Emri i tij u shkrua në altarin e nacionalizmit shqiptar; u vra me armë në dorë kundër forcave të komanduara nga Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo, në vendlindje, në Lepenicë.

Në rrëfimin e tij Qemali përmend me krenari dhe tri vajzat e xhaxhait, tri motrat Tefta, Afërdita dhe Elisabeta, të cilat kaluan nëpër një kalvar të egër vuajtjesh dhe persekutimesh. Ishin ndër intelektualet e pakta femra për kohën; Tefta pat studiuar për farmaci në Zagreb, pas studimeve pat hapur një farmaci në Durrës, por fundi i jetës së saj qe tragjik. E helmuan kur ishte vetëm 30 vjeçe. U helmua apo e helmuan? Enigma nuk është zbardhur ende… Motra e saj, Afërdita, – që sëbashku me motrën tjetër binjake, – Elisabetën, kishin mbaruar shkollën tregtare, – studioi për gjinekologji në Itali. Aty ra në sy për qëndrimin antifashist dhe u arrestua e më pas u internua nga fashistët.
Idealistët nuk i nënshtrohen asnjë diktature. U burgos dhe më pas u internua edhe nga diktatura komuniste, kaloi një jetë të vështirë nën mbikëqyrjen e organeve të diktaturës, duke u përballur me kurthe e presione, shantazhe e provokime.

Qemali, kujton vitet e shkollës, kur studioi dhe përfundoi shkollën Tregtare të Vlorës. Lufta, e gjeti me armë në dorë në radhët e Ballit Kombëtar. E gjithë familja nga vinte i përkiste nacionalizmit. Edhe ai eci në gjurmët e tyre. Më thotë se rrugën e atdhetarizmit e gjeti të shtruar nga paraardhësit; ndoqi gjurmët e Fejzo Lepenicës, Numan Lepenicës, Xhelal Lepenicës, të atit të tij Refat Lepenicës. Thirrjes së Hysni Lepenicës, iu përgjigj menjëherë, kur ishte vetëm 15 vjeç duke qenë një nga luftëtarët më të ri në moshë në radhën e nacionalistëve. Mori pjesë me armë në dorë në luftë në radhët e Ballit Kombëtar, duke luftuar deri në çlirimin e vendit. Ai sjell kujtime nga betejat ku luftoi vetë; si lufta e Gjormit, e Selenicës etj. Ka parë me sytë e tij dhe krimet e komandantit të partizanëve Mehmet Shehu, madje edhe me robërit italianë.

– Përse me Ballin? – e pyes.

– Me Ballin Kombëtar u rreshtova jo vetëm pse komandant ishte Hysni Lepenica, por edhe pse e doja Shqipërinë me gjithë Kosovën. Doja Shqipërinë Etnike. Këtë e kishte në program Balli Kombëtar, Enveri e kishte shit me kohë Kosovën përderisa në shtabin e vet dhe në themelimin e Partisë kishte këshilltarë jugosllavët. Pastaj e tregoi veten edhe në Konferencën e Mukjes.

Partizanët e kishin vënë në shënjestër familjen dhe u hakmorën duke djegur shtëpitë në fshat. Morën bagëti, dogjën, shkatërruan sikur të kishin përpara pushtuesin, jo shqiptarët.

Tregon Qemali: Erdhi djali i Tajar Hoxhës, Lufteri dhe Th. Gaba dhe na dogjën shtëpinë duke kallur në flakë gjithçka e duke lebetitë fëmijët.

Kishin gjetur edhe një qese me 20 Napolona flori, dhe ia çojnë Mehmet Shehut. Ky ia jep një partizani nga Borshi duke e porositur: – Çoja xha Tafilit se ne nuk kemi dalë për të marrë florinjtë e tij…

Xha Tafili nuk i pranon, duke i kujtuar përcjellësit që t’i thoshte Mehmet Shehut se ato ç’ka kishte humb nga reprezaljet dhe djegia e shtëpisë prej partizanëve, nuk mund t’i zëvendësonin 20 Napolonat, edhe pse ishte pasuri e tij. Vetëm tavani i selamllëkes (Odës së pritjes) kushtonte më shumë se 20 Napolona flori…

Pas lufte, Qemali la pushkën dhe iu kthye shkollës. Kërkoi që të bëhej mësues. Shkollën tregtare e kishte kryer me rezultate shumë të mira. Që të bëhej mësues duhej të kryente një shkollë njëvjeçare pedagogjike, që ishte hapur në Tiranë pas lufte. Nuk e pat të lehtë t’ia hapnin derën. Ja si e kujton:

“Ishte viti 1946. Shkova në Tiranë dhe trokita dyerve të shtetit komunist. Fillimisht nuk më pranuan. Shkova dhe takova Engjëll Kokoshin, më priti mirë, por nuk më mbaroi punë. Shkova sërish në Tiranë tek deputeti i Vlorës Hasan Pulaj. Më priti mirë, më dha rekomandim, por as atij nuk ia vari njeri. Nuk u dorëzova. Trokita sërish dyerve. Më mbaroi punë Pajo Islami zv/ministër i asaj kohe…”

Pasi e përfundoi shkollën punoi mësues në fshatrat e Mallakastrës; në Hekal, në Fratar, Ruzhdije, dhe para se të merrte rrugët e mërgimit, jepte mësim në Hysoverdh… Që aty iku, nga Hysoverdha, fshati i ish Ministrit të Brendshëm të shtetit komunist, Kadri Hazbiut.

Arratisja sëbashku me “njeriun e sigurimit”

Rrethanat e jetës e shtynë Qemalin drejt një aventure me plot të papritura. Para se ta tregojmë aventurën, ku Qemali, nuk ishte i informuar, ishte thjesht shoqërues, na duhet të bëjmë rrëfimin e mëposhtëm:

Nacionalizmi vlonjat, si në të gjithë Shqipërinë, kishte marrë goditje të rëndë në fundin e luftës. Ishin në anën e humbësve dhe pjesa që ndjehej e kërcënuar nga ata që po vinin në pushtet, u larguan jashtë vendit.

Ish ministri Ago Agaj, nacionalist i dorës së parë, me kulturë e shkollë, gjermane, studiuar në Vjenë, ishte një ndër të larguarit, por ata që mbetën pas tij, u shënjestruan, për ndëshkim. Nga Agajt ishte bijë edhe nëna e Qemalit. Reshat Agaj, një nga intelektualët nacionalistë, që kishte kryer shkëlqyeshëm Shkollën Tregtare të Vlorës, ku jepnin mësim edhe mësues italianë, kreu arsimin e lartë për Kontabilitet në Bari të Italisë. Lufta edhe atë e gjeti në radhët e Ballit Kombëtar. Në nëntor, si shumë të tjerë, mori rrugën e ikjes, por në Shkodër ndalet nga një letër e shkrimtarit Shefqet Musaraj, ku shkruhej se ai s’kishte pse ikte sepse nuk kishte vrarë e s’kishte kryer krime. U ndal dhe u bashkua ‘me përdhunë’ me partizanët. Në një takim me Kadri Hazbiun, nip dhe shok shkolle, e qesëndisi tek e takoi në Shkodër. – Hë mor Reshat, e fituat luftën?!…

Pas lufte, shoku i tij i shkollës Tregtare, shkrimtari Petro Marko, e punësoi si stenograf në gazetën “Bashkimi”, por kjo nuk zgjati shumë. Plagosja e Ago Agaj në Itali, i vuri në lëvizje sigurimsit. Natyrisht që mbiemri “Agaj” i çoi edhe tek Reshati. Një natë, tek punonte në zyrën e gazetës, e arrestojnë “në emër të popullit” – propagandë kundër pushtetit popullor! Kalon kalvarin e dhunshëm të torturave dhe të hetuesisë me dajak, siç ishte në atë kohë. Jo vetëm u bë dëshmitar i dhunës, por e vuajti në lëkurën e tij. Më pas provoi tmerrin, ku pa vdekjen me sy në Kënetën e Maliqit…

Çfarë ndodhi më pas?

Qemal Lepenica, arratisja dhe kompania 4000

Një periudhë gati 18 mujore jeta e Qemal Lepanicës ishte e lidhur me atë të Reshat Agaj, i cili ishte “dorzanësi” dhe shoqërues i tij për arratisjen nga Shqipëria komuniste në Perëndim. Reshat Agaj pasi kaloi kalvarin e hetuesisë, burgut dhe punës së detyruar në kënetën e vdekjes, siç quhej Këneta e Maliqit, u rikthye përsëri në burgun e Tiranës dhe në maj të 1949-ës u lirua bashkë me 250 vetë të tjerë, për shkak të amnistisë që u aplikua pas dënimit të Koçi Xoxes. Ndërkohë Kadri Hazbiu, nip i Agajve, ishte bërë nr. 2 i Ministrisë së Brendshme. Ai kishte vendosur që të përdorte Reshatin për të penetruar në radhët e Mërgatës nacionaliste duke i marrë peng vëllanë. Plani ishte miratuar nga lart, pa ditur gjë ai. Reshatin e emërojnë në qershor 1949 stenograf, këtë herë në Zërin e Popullit, ndërkohë që vëllai i tij, Petrefi, është burgosur, dhe mbahej i izoluar sëbashku me një grup prej 12 vetash, ku bënin pjesë edhe Bego Gjonzeneli, Maliq Koshena, Hamdi Gjoni e të tjerë. Në dhjetor 1949, Pertefi me grupin larg syrit të publikut, u gjykua dhe u dënua me vdekje në një gjyq maratonë, që zgjati 2 muaj. Pertefi ishte vëllai i vetëm dhe Reshati kërkon të bëjë të pamundurën për ta shpëtuar nga vdekja. Ku të shkonte? Troket tek nipi i largët, Kadri Hazbiu. Ky e këshillon që të shkruajë një letër në emër të nënës dhe t’i lutet prokurorit të përgjithshëm Siri Çarçani, që t’i falë jetën, se ajo nuk kishte ndihmë tjetër veç tij. Pas dy javësh Reshati shkoi sërish tek Kadri Hazbiu, të cilit iu ankua se nuk kishte marrë përgjigje. Ky i tha:

– Reshat, nuk ma merrte mendja kurrë që Pertefi të bënte kaq gjëra kundër nesh; ai kishte marrë trakte kundër pushtetit në Gjirokastër, future nën samarin e mushkës dhe ia shpërndarë në Vlorë….

Vijon…

 

 

June 11, 2018 11:06
Komento

17 Komente

  1. turp per gazeten Dita !! June 11, 15:09

    Me ne fund dhe gazeta Dita i hapi dyert per hordhine e tradhetareve -atdhetare.
    .
    Nuk jam kunder ketij shkrimi ne pergjithesi por te paraqisesh si “fitimtare” ata qe gabuan tre here ne krimet e tyre ndaj atdheut eshte me shume se tradheti..
    .
    Te perdhosesh LNCL dhe te reabilitohen ballistat dhe terroristat e Mynihut eshte vdekje kombetare…
    .
    Aq me shume qe tipa te tille si ky komunisto-ballisti Greca po i fusin mish dhije ceshtjen kombetare..Nuk do te thote se pse jeton ne Amerike dhe pshurr Luften Nacjonal clirimtare dhe reabiliton tradhetaret ke te drejte…

    Reply to this comment
  2. Tomorri June 11, 15:48

    Paska luftuar pushtuesin deri ne clirimin e Shqiperise ky vrroma!
    Eh more Dalip Greca si qenke kthyer ti nga kryeredaktor i gazetes komuniste te Lushnjes dhe komunist ne antikomunist!
    Po na e nxjerr kete bashkepuntorin me pushtuesit atdhetar dhe clirimtar!
    Po ai ka qene tradhetar si gjithe ballistet e tjere dhe meritonin plumbin ballit!

    Reply to this comment
  3. Çika June 11, 16:28

    DITA ul veten duke botuar muhabete bajate ballistësh . Politikisht , ç’do ballist është një debil , kryedebili ka qenë kryetari i tyre !

    Reply to this comment
  4. NO CENSURE PLEASE !! June 11, 16:29

    Të më falë zoti Gjekë Gjonlekaj( New York) por nje artikull te tij atdhetar e kam te arshivuar dhe meriton te respektohet edhe pse nuk kam ndonje simpati per te..
    .
    Por epikriza qe i ka bere Dalip Greces te semurit psiqik antikamunist ketij fare lushnjari qe po thote “rrofshin tradhetaret” eshte aktuale dhe sot…

    VATRA dikur e Gjergj Kastriotëve, por sot është e Juda Iskariotëve
    ______________________________________________________
    Anëtarët e Bordit të “Vatrës” një shekull më parë ishin pothuajse të gjithë nga universitetet më të njohura të Amerikës dhe Evropës, por sot gjysma e Bordit të “Vatrës” nuk ka mbaruar as shkollën e mesme.

    Për pothuajse një çerek shekulli pas rënies së diktaturës”Vatra” nuk pranoi anëtarë nga Shqipëria, vetëm ndonjë të moshuar ose të persekutuar,sepse kishte frikë nga konkurrenca. Në Luftën e Kosovës për liri, “Vatra” u bashkua me të gjithë ata që ishin kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Vatra” nuk e dha asnjë dollarë për këtë Ushtri.

    “Vatra” bëri propagandën më të ndyrë kundër UÇK-ës. Anëtarët e “Vatrës” bile ata të kryesisë e quanin UÇK-ën (uçkula), në jug (u dhjeva). Kryesia e “Vatrës” dhe LDK-ja shtruan darkë solemne atë natë që u vranë në Rogovë të Hasit 44 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lodër e gëzim gjithë natën për 44 ushtarët e vrarë të lirisë në Kosovë.

    Armiqësia ime me “Vatrën” filloi gjatë Luftës në Kosovë. Në fjalimin që mbajta në demonstratën para OKB-ës mё 2 Prill 1999 thashë: “Sikur Noli e Konica ta dinin si vepron “Vatra” sot, kishin me u kthy mbrapsht në vorr”. Kryetari i tanishëm i Vatrës me shikonte gjithë zemërim. Vatranët nuk morën pjesë në ceremoninë e nisjes së Batalionit “Atlantiku” në Luftën e Kosovës.

    Pavarësisht se nisja e tyre ishte ngjarja më historike dhe tronditëse e shqiptarëve të Amerikës. “Vatra”, LDK-ja e disa parti të tjera gjoja nacionaliste nuk erdhën s’paku me e pa me sy atë ngjarje të dhimbshme.

    “Vatra” nuk dha asnjë dollarë dhe nuk bëri asnjë aktivitet për kthimin e eshtrave të tre vëllezërve Bytyçi për ti varrosur në Shtetet e Bashkuara dhe asnjë herë nuk shkoi me çu një tufë lule te varri i tyre.

    Ata nuk i thanë kurrë kryeministrit Sali Berisha që t’i vizitonte ato vorre, bile as ministrave të tij. Ata janë gati me lugë në brez ku shtrohet ndonjë darkë për të ngrënë e për të pirë dhe për t’i bërë lajka kryeministrit.

    “Vatra” bëri gjithë ato demonstrata kundër të gjitha qeverive që nuk ishin të Sali Berishës.

    Bile atë ditë që kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano u prit me nderime në Washington për përgatitjet e Shqipërisë për hyrje në NATO, vatranët bënin demonstrata para Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa kundërshtarët politikë të Sali Berishës në Amerikë, nuk bënë asnjë demonstratë kundër tij.

    “Vatra” është e vetmja organizatë në botë që nuk e njohu kurrë qeverinë socialiste të Shqipërisë. ”Vatra” shtron darka e dreka jo për të mirën kombëtare, por për fitime personale.

    E ti Dalip trimi, ulja pak grykën atij dyfekut tënd.
    Dy vargje për editorin:

    “TRIMI I TRIMIT DALIP GRECA
    SHET BOSTANЁ PЁR KASTRAVECA”.

    Reply to this comment
  5. dauti June 11, 18:54

    Nuk e njoh Dalip Grecen, por me krijoi menjehere ndjesine e nje njeriu zullumqar. Me habit, por kjo me ndodh gjithnje e me pak, qendrimi qe ka filluar te mbaje Xhevdet shehu, te cilin e njoh mire dhe e di qe nuk eshte pro Ballit Kombetar…
    Nuk po zgjatem, por deshiroj te them se Reshat Agaj, qe e quan veten nip te hazbinjte, nuk eshte ky qe paraqitet ketu.
    Ai ka lene kujtimet e veta dhe ne to tregon edhe lidhjen me Kadri Hazbiun. Aton fjalet: “ti nuk ke bere krime, prandaj kthehu ne Shqiperi…” i ka thene Kadriu dhe jo Shevqet Musaraj. Te pakten, kete shkruan ne kujtimet e veta Reshat Agaj. Reshati tregon se Kadriu i lehtesoi fatin e tij, kur u lirua nga burgu, bile e rregulloi edhe ne pune.
    Neper te, Reshati le te kuptohet se Kadriu e arratisi jashte, per ne SHBA, per ta perdorur si zbulues. Por, Reshati, kur vajti andej, ia tregoi cdo gje CIA-s dhe nuk beri punen e Sigurimit. Kaq per sot, sepse po pres pjesen tjeter, per te pare se cfare beri ky njeriu bqe ka vdekur (ndjese paste!) ne kompanine 4000…E pastah te shkruaj dhe une per kujtimet e tij.

    Reply to this comment
  6. arber June 11, 19:31

    O XHEVOOOOOOOOOOO MOS PI ORE SE TI NUK. E MBAN. RAKINE TE NJOH MIRE. E SHIKON CBEN ? MERESH ME KADAVRAT POLITIKE…..TRADHETAR ORE XHEVO JANE ,,,DHE TE TILLE. DO TE MBETEN……kjo dukuri ne psikoanalize njihet si “KOMPLEKSI I STOKOLMIT” me demek te duash mekatarin…….xhevo xhevo !?

    Reply to this comment
  7. demo June 12, 10:00

    Pas 30 vjetesh eshtye normale qe historia te shihet me qarte,pasi jane kthjelluar ujrat. Dalip Greca eshte bere ballist me kohe.Jo ballist,por edhe fashist,nazist,ruajalist,Ku-Klus-klanist,do te ishte bere ne Amerike,per rrogen amerikane.Ballist eshte bere edhe koresp.lokal i Zerit,Ylli Poollovina.Se afermi,nga ora ne ore pritet te anetaresohet ne klubin e Tajvanit edhe Xhevdet Shehu.Nuk jam kondra!-thoshte magazinieri Jovan,.Poooor s`po na lene rradhe ne ballisteve,fashisteve,nazisteve,ruajalisteve,qe 70 vjet me rradhe nuk na u hoq ajo damke nga BIOGRAFIA.Ju komunistet dini t`ja nxirrni dhjamin pleshtit,se ballistet ne Amerike jane me biznese,me hotele,me restorante,poooor edhe ky ballisti qe financon kafet tek Tajvani eshte me kompani ndertimi,me tendera nga te kater anet.Po te ishte budalla do behej antar i Ballit Kombetar,qe i ka humbur vulla sot e 25 vjet,por Ay eshte anetar i PD,qe menazhon Projektet e Edi Rames dhe Erion Veliajt per Tiranen.,prandaj Ylli Pollovina e quan me shume finesse:Ballist i Kuq.
    Nuk ka gje me te bukur,,kur mblidhen bashke Balliste dhe Komuniste tek Tajvani dhe bejne nje Mukje te vogel.

    Reply to this comment
  8. Lefteri June 12, 11:57

    Gjithçka qe tregon ky dalipi i Fierit eshte pordhe me rigon. balistewt qene dhe kane mbetur kerma te Shqiperise, qe po jua ndjejme eren r qelbur edhe sot. Ben mire xhevdeti qe booton te tlla hynere ballistesdhh, qe ta marre vesh edhe brezi i ri se çfare hyneresh kane bere ata qelbesira

    Reply to this comment
  9. Shqip June 13, 00:14

    O dalip grecaaaaa – eeee
    A me ha muneeee o burre legen ti dhe trimaran ballista zogiste.

    Reply to this comment
  10. Shqip June 13, 00:17

    O dalip grecaaaaa – eeee
    A me ha muneeee o burre legen ti dhe trimaran ballista zogiste. Ne gjithe boten majtas djathtas bashkepuntoret u vrane e denuan ti na I ben trima. Po tua a mbante mender by… rinin ne atdhe e nuk linin grate e femijet te vuanin vetem.

    Reply to this comment
  11. Nero June 13, 04:22

    Atdhetare muti qe luftuan krahas gjermmaneve, dhe u trajnuan ne kampet serbe e greke kunder Shqiperise te cileve nuk u interesonte nje Shqiperi e forte por nje Shqiperi si kjo e sotmja me te cilen tallin bythen!!

    Me Enver Hoxhen ia hengren te pegerat Shqiperise,
    Tashi na leshojne te pegerat si u do qefi, me ushqime e me spiunet e tyre te SHQUP-it
    O mortja qe nuk ju ha juve qe e botoni kete pacavure dhe kete idiotin Dalip Grece idiotin e Bronxit!

    Reply to this comment
  12. Shoku June 13, 16:53

    I nderuari “Lefteri ” Dalip Greca s’eshte nga Fieri,por nga Lushnja. Konkretisht O nga Ballagati,Grecaj,ose Gjyshaj. Jane dy fshatra qe i kam shkelur me kembe aty nga vitet 1992-1963. Te emroheshe me pune ne kto fshatra ishte ” Denimi me i madh”,por ajo partia e Enver Hoxhes dergoi kuadro te pergatitur e u hapi syte atij populli ,te prapambetur jo per fain e tyre. Ky mund ta kete patur ndonje rrenje apo dege mga Hamit Matiani,sepse edhe Hamiti i atyre aneve ishte. Dalipi qe deri ne 1990 ishte nje propogandist i shkelqyer i PPSh, na u gdhi pa pritur e kujtuar demokrat. Ky Dalipi i Grecajve ,po ethem pa frike se ajo PPSH e Enverit i hoqi morrat nga koka,si edhe nje pjese te mire te populsise . Ky Dalip Greca qe na nxjerkerka ish- diversantet e ballistet heronje, qe andej nga Amerika, i them : O Dalip Ziu, si ka mundesi qe keta ballistet,kaq te mencur,kaq patriot, kaq te dhimbsur per popullin, u bashkuan me pushtuesin,e iken pas bythes se pushtyesve. O Dalip Mavria, po ti deri ne moshen 10-12 vjec, e jami sigurt per kete ,haje trahanane e mengjezit ne nje tepsi se bashku me familjen. Keshtu kam ngern edhe une. PO pse? Sepse ata qe studiuan andej nga perendimi e kishin mendjen te shtypninpopulin e jo ta cilivizonin. Ti dalip ,ashtu si edhe une , nuk e njihnim dollapin e ushqimeve, nuk i njihnim dyshekun e jorganin, nuk dije se c’ishte radiua,c’ishte libri. E keto i pe kur ti pruri ajo partia e Enverit,e jo ajo e Hysni,apo Qemal Lepenices. Ke qene i vogel ti Dalip Greca,kur me urdhe r u paizen shtepite me mjetet me moderne te asaj kohe. Ma do mendja se muzike degjove ,kur te erdhi radio me vajguri atje te vatra e kultures. KU e bere shkollen 8-vjecare ,oDalip Greca? Pa tjeter besoj ne Ballagat. Cili pushtet e ndertoi shkollen ,ai pushteti i Enverit,apo ballistet e diversantet bashke me Hamit Matjanin…. Turp te kesh kur mohon djersen e mundin e atyre komunisteve te ballagatit,Gjyshat, Canakaj , Xibrakes…. Sa mesues ka nxier ajo zone ne kohen e Zogisteve ,e atyre perndimoreve qe u digjej barku per Shqiperine ? PO ne kohen e PPSH-se sa mesues e sa shkolla u hapen ne kohen e PPSH-se ? Ne cilen kohe bashkefshataret tend pane filmin,librin,estraden, ? Ne cilen periudhe ti bashke me familjen tende u ule ne karrike,fjete ne krevat,hengre ne pjata te vecanta ? Kur ,kur mi thuaj ,o dashamiresi i ballisteve ? Kam shume per te treguar,por ne respekt te atij populli,ku ende shijen e bukes qe me kane dhene e kam ende ne gruke edhe pse kane kalusr 50 e kusur vjet. Po e mbyll duke te te thene se edhe ti je nje tradhetar qe mohon te vertetat. Me flamurin kombetar eshte e kollajte te mbulohesh e qa me shume jashte shtetit ,ku nuk te njeh njeri. Aty beshesh edhe hero.por po te kete goje ai flamur ,do te vinte lemerine kur te hapej mbi arkivolin e nje ballisti. Populli thot : ” Trim pas lufte dalin shume ” Sa per ate qe thoni se policet dridheshin nga Hamit Matjani, e vertetoi koha e njeh historia ,e njeh i gjithe populli i Lushnjes. Sigurisht populli i Lushn je s te njeh edhe ty se kamaleon i rrezikshem.

    Reply to this comment
  13. Shoku June 13, 16:56

    I nderuari “Lefteri ” Dalip Greca s’eshte nga Fieri,por nga Lushnja. Konkretisht O nga Ballagati,Grecaj,ose Gjyshaj. Jane dy fshatra qe i kam shkelur me kembe aty nga vitet 1962-1963. Te emroheshe me pune ne kto fshatra ishte ” Denimi me i madh”,por ajo partia e Enver Hoxhes dergoi kuadro te pergatitur e u hapi syte atij populli ,te prapambetur jo per fain e tyre. Ky mund ta kete patur ndonje rrenje apo dege mga Hamit Matiani,sepse edhe Hamiti i atyre aneve ishte. Dalipi qe deri ne 1990 ishte nje propogandist i shkelqyer i PPSh, na u gdhi pa pritur e kujtuar demokrat. Ky Dalipi i Grecajve ,po ethem pa frike se ajo PPSH e Enverit i hoqi morrat nga koka,si edhe nje pjese te mire te populsise . Ky Dalip Greca qe na nxjerkerka ish- diversantet e ballistet heronje, qe andej nga Amerika, i them : O Dalip Ziu, si ka mundesi qe keta ballistet,kaq te mencur,kaq patriot, kaq te dhimbsur per popullin, u bashkuan me pushtuesin,e iken pas bythes se pushtyesve. O Dalip Mavria, po ti deri ne moshen 10-12 vjec, e jami sigurt per kete ,haje trahanane e mengjezit ne nje tepsi se bashku me familjen. Keshtu kam ngern edhe une. PO pse? Sepse ata qe studiuan andej nga perendimi e kishin mendjen te shtypninpopulin e jo ta cilivizonin. Ti dalip ,ashtu si edhe une , nuk e njihnim dollapin e ushqimeve, nuk i njihnim dyshekun e jorganin, nuk dije se c’ishte radiua,c’ishte libri. E keto i pe kur ti pruri ajo partia e Enverit,e jo ajo e Hysni,apo Qemal Lepenices. Ke qene i vogel ti Dalip Greca,kur me urdhe r u paizen shtepite me mjetet me moderne te asaj kohe. Ma do mendja se muzike degjove ,kur te erdhi radio me vajguri atje te vatra e kultures. KU e bere shkollen 8-vjecare ,oDalip Greca? Pa tjeter besoj ne Ballagat. Cili pushtet e ndertoi shkollen ,ai pushteti i Enverit,apo ballistet e diversantet bashke me Hamit Matjanin…. Turp te kesh kur mohon djersen e mundin e atyre komunisteve te ballagatit,Gjyshat, Canakaj , Xibrakes…. Sa mesues ka nxier ajo zone ne kohen e Zogisteve ,e atyre perndimoreve qe u digjej barku per Shqiperine ? PO ne kohen e PPSH-se sa mesues e sa shkolla u hapen ne kohen e PPSH-se ? Ne cilen kohe bashkefshataret tend pane filmin,librin,estraden, ? Ne cilen periudhe ti bashke me familjen tende u ule ne karrike,fjete ne krevat,hengre ne pjata te vecanta ? Kur ,kur mi thuaj ,o dashamiresi i ballisteve ? Kam shume per te treguar,por ne respekt te atij populli,ku ende shijen e bukes qe me kane dhene e kam ende ne gruke edhe pse kane kalusr 50 e kusur vjet. Po e mbyll duke te te thene se edhe ti je nje tradhetar qe mohon te vertetat. Me flamurin kombetar eshte e kollajte te mbulohesh e qa me shume jashte shtetit ,ku nuk te njeh njeri. Aty beshesh edhe hero.por po te kete goje ai flamur ,do te vinte lemerine kur te hapej mbi arkivolin e nje ballisti. Populli thot : ” Trim pas lufte dalin shume ” Sa per ate qe thoni se policet dridheshin nga Hamit Matjani, e vertetoi koha e njeh historia ,e njeh i gjithe populli i Lushnjes. Sigurisht populli i Lushn je s te njeh edhe ty se kamaleon i rrezikshem.

    Reply to this comment
  14. tironc i vjeter June 13, 21:04

    kur pyeten hitlerin ke njerez urrente me shume ai tha, ata qe me ndihmonin , per te pushtuar vendin e tyre.

    Reply to this comment
  15. Lili June 13, 23:09

    Pse po i shani keta njereze qe iu bashkuan amerikes qe moti,kurse ju vetem tash… ju jeni to ba sot ate qe keta ka ba dje…

    Reply to this comment
    • I paaneshmi June 14, 16:27

      Moj Lilke,

      Ata nuk iu bashkuan Amerikes, iu bashkuan Greqise e Serbise e ndejten ne ato kampe me vite dhe hengren corben e prishur.
      Amerika i peshkoi ata muter ne kampet e serbve dhe grekve.
      Ja si u bene Amerikane ata muter, por para se te beheshin amerikane u bene spiune te UDB-se dhe te Asfalise greke

      Ata qe i bashkohen amerikes sot i bashkohen per aresye ekonomike, dhe nje Amekrike qe eshte e ndryshme nga ajo qe pat qene atehere, qe ne anen e saj ne ate kohe, persekutonte tere zerat e lire ne Amerike nen pretekstin se po luftonte te kuqte.Nuk ishte shume e ndryshme Amerika nga sistemi totalitar i E. Hoxhes ne ate kohe.
      Po ngaqe jeni injorante, ti dhe te tjere si puna jote, flisni brockulla vetem qe te thoni dicka

      Reply to this comment
  16. MH June 16, 03:00

    Me cfare na prezantohesh qe paskesh kene me Ballin si karakter i pa anshem,bravo te kjofte.
    Po nese mburresh qe ke kene me Ballin dhe vdiqe me iden ballist,nji mut mutit si cdo ballist perfundon.Mbeteni kerm tradhetar te kombit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*