Qemal Stafa nuk ishte futbollist? Po pse Nënë Tereza mos ishte pilote?!

Arben Duka August 14, 2016 11:56

Qemal Stafa nuk ishte futbollist? Po pse Nënë Tereza mos ishte pilote?!

Dhe pse Shqipëria,
është gati në jerm,
është mirë që të ketë,
një stadium modern.

Çdo vepër e madhe,
përbën histori,
nga këto shumë pak,
ka në Shqipëri!

Brezat që do jenë,
pronarë të Tiranës,
do thonë: “U ndërtua,
në Kohën e Ramës!”

Gjithë kjo katrahurë,
një ditë do të tretet,
dhe do jetë stadiumi,
ai që do mbetet.

Po kryeministrit,
i janë qepur pullë,
pse pjesë e stadiumit,
është dhe një kullë?!

Rrinë e llogarisin,
metra pa mbarim,
por unë kam-në fakt,
një tjetër shqetësim!

Kulla le të ketë,
Lindje e Perëndim,
sepse ato sjellin,
punë dhe zhvillim.

Ndaj s’i jam bashkuar,
këtu ham e humit,
por më shqetëson,
emri i stadiumit!

Është akt tradhtie,
nuk hyn thjesht në gafa,
që t’i hiqet emri,
shokut Qemal Stafa!

Aty qe Qemali,
shtatëdhjetë vjet,
kur i heq sot emrin,
përsëri e vret!

Qemal Stafa s’është,
një i rastësishëm,
po është Heroi,
më i rëndësishëm!

Kur thashë “tradhti”,
s’e thashë me të hedhur,
tradhti ndaj luftës,
dhe gjakut të derdhur!

Diku kishte shkruar,
një oportunist,
dhe thosh se Qemali,
s’ka qenë futbollist!

Po çfarë nuk prodhojnë,
sot mendjet idiote,
pyes: “Nënë Tereza,
ka qenë gjë pilote?!”

Emri i Heroit,
ka qenë jetë e mot,
duhet një arsye,
që të hiqet sot!

Apo do më thonë,
erdhi kohë e re,
dhe tani Heronjtë,
janë demode!

Përgjigje të tjera,
mund të ketë në listë,
po Qemali hiqet,
se është Komunist!

Një njëzet vjeçar,
gjithë dritë e nur,
është në ballë të Kombit,
s’del nga moda kurrë.

Po të qe Cekia,
i them këtij mikut,
a do hiqej emri,
i Julius Fuçikut?!

Edhe ky stadium,
një fund do të ketë,
po emri i Qemalit,
do të jetë përjetë!

Arben Duka August 14, 2016 11:56
Komento

18 Komente

  1. Andrea CINO August 14, 12:33

    … je personazhi më i madh, Arben djali, po këta qelbësirat nuk i shqyen dot me vargje.. duhen dhëmbë vampirash dhe pale, sepse furnizohen me gjak nga jashtë… Të përshëndes…

    Reply to this comment
  2. MH August 14, 13:16

    Rilindja gaboi idiotshem rende.
    Pse te mos bente nji stadium te dyte dhe Qemali te rrinte sic ndeji per 70 vjet.Kryeqyteti do kisht, jo nji,por dy stadiume.
    I nderuar,Duka.
    A mund te thuresh nja dy vargje per kete vrejtje.
    Ne kohen e Ramos u shue stadiumi.Mbi e tije ndertohet grehina stadium modern.

    Reply to this comment
  3. Feniks August 14, 14:08

    Edi Rama eshte TRADHETAR i Shqiperise po aq sa edhe S.Berisha.
    Ai eshte pjese e skenarit antishqiptar per perdhosjen e historise se popullit shqiptar.
    Poshte tradhetaret!
    Rama do t’i heqe emrin edhe 5 majit!
    NDALOJENI KETE TRADHETAR!

    Reply to this comment
  4. Nik August 14, 14:38

    Nje bastard populist qe ushqehet me diareme e oligarkëve bastard = ky eshte arben duka

    Reply to this comment
  5. MH August 14, 15:48

    Rilindja gaboi idiotshem rende.
    Pse te mos bente nji stadium te dyte dhe Qemali te rrinte sic ndeji per 70 vjet.Kryeqyteti do kisht, jo nji,por dy stadiume.
    I nderuar,Duka.
    A mund te thuresh nja dy vargje per kete vrejtje.
    Ne kohen e Ramos u shue stadiumi.Mbi germallat e tije ndertohet grehina stadium modern.

    Reply to this comment
  6. Agroni August 14, 16:40

    NIK ndoshta ti je i ri ne moshe e shume gjera i kupton si ti kane servirur bajgat e ketij kombi keto 26 vjet.Shqiperia asnjehere nuk ka qene shtet por nje toke e lakmuar nga fqinjet qe deshen ta coptonin simbas qefit te tyre.Eshte merite e atdhetareve shqiptare qe me gjak kane mbrojtur keto troje si ne juge e veri por pati edhe nga ata qe dhuronin troje si Esat Pash Toptani.Ahmet Zogu apo shurdhjesa e ketij kombi Sali Berisha me kllounin Lulezim Basha.Ishte lufta e dyte boterore dhe lufta per clirimin e vendit ajo qe njohu shqiperine dhe na radhiti ne krahun e duhur.Prandaj duhet respektuar gjaku i atyre djemeve qe dhane jeten per liri.I tille ishte edhe Qemal Stafa nje 20 vjecar qe enderonte nje shqiperi te lire dhe demokratike.Per kete flet edhe i nderuari Arben qe me gjithe forcen e shpirtit mundohet te ruaje fort vlerat e ketij kombi..Pra poeti Arben Duka ju cjer masken atyre oligarkeve qe permend ti por nuk e di se kush jane.Te kalosh nje dite te mire me gjith te dashurit e tu NIK dhe pa strese ne kete bote alla shqiptarce.

    Reply to this comment
  7. nje lexues i zakonshem August 14, 16:42

    Arben Duka , ben çdo mengjez nga nje Nik , kur shkon ne banje .

    Reply to this comment
  8. padrino August 14, 17:35

    Edhe edvini, i biri kristaqit, njesoj si salushi vicidolit, apo bashovici , lilo floriri, nano bixhozxhiu, edhe ky shkerdhat qe mundohet te tjetersoi, historine, servil i perendimit, per te mbajt pushtetin, populli Shqiptar ka 30vjet qe eshte mare peng, nga keta politikan tradhetare,duke filluar me serbo -boshnjakun, jago aline, per te vazhduar me vllahogrekun tosi nanos, me udbashin e vicidolit salijen, me kryehajdutin, dhe kryemaskarain lilo floriri, e per te aritur deri te ky sotmi, i rilindjes mavri, piktor , basketbollist , qe di te fus ne burg fukarenjte qe spagojne dritat, se oligarket, salushin, lul hollandezin, e shume hajdute te tjere ska bythe.

    Reply to this comment
  9. Dike Mullai August 14, 19:17

    Vazhdon Skenari Anti-Herojve te LANC. Stadiumi “LABINOTI”>>>”Elbasan-Arena ! Stadiumi “VOJO KUSHI”>>> “Loro Borici” ! Stadiumi “QEMAL STAFA”>>>”Arena Shqiptare”….

    Reply to this comment
  10. Sula August 15, 00:35

    Nga qe shqiptaret skan qen kurre patrijota ndodhin kto gjera, se per mendimin tim emri duhet te rri sic eshte Qemal Stafa, po ca ti bojme dhe efi ndoshta ja ven emrin e Ahmet Zogut , sic i beri Salivrastari bustin, ne jemi kriminel te ketij vendi, ska spitale ska shkolla o zot katastrofe ska uje ska rruge ska drita gjonat me elimentare, ore mblidhemi se do karrike luli apo edi, nuk mblidhemi se nuk ka pune nuk mblidhemi se ne spital marin nga 30 milion per nje operacion zemre qe rrofat jan 200 mi te vjetra, ore njerez kam ik ne 96 ne greqi isha 15 vjec , ne 2001 kam ik ne belgjik, kam 15 vjet ketu ne belgjik, vuri koronare nje miku im 75 vjec, pagoi 12 € , kupton ti ca bohet , ore ne mezi presim ta shkaterrojme me themel kte vend, qe shqipria eshte parajse qe na i ka dhuru zoti ne e shesim per nje lek

    Reply to this comment
  11. info analitike August 15, 00:39

    Po mos u merzit o bejtexhi se as enferri yt nuk ishte i diplomuar edhe pse universiteti mbante emrin e tij.

    Reply to this comment
  12. Briklona August 15, 00:52

    Mos luani as me emrat dhe as me veprat e HERONJVE TE LANC!
    ATYRE U LEVIZIN ESHTRAT NGA VENDI ATJE KU PREHEN!
    Edi Rama, mos ja hiq emrin e QEMAL STAFES stadiumit se keshtu humbet historine e futbollit shqiptar dhe nje djale 22 vjecar u vra per nje ideal dhe nqs ai do te jetonte, besoj se shume gjera do te ishin bere ndryshe ne Shqiperine e mbas luftes.

    Reply to this comment
  13. Dani August 15, 00:52

    Cfare krahasimi?Nene Tereza me nje propagandist te komunizmit.Hero?Me tregoni nje heroizem te tij?

    Reply to this comment
    • Shqip August 16, 08:56

      Ca thua mo injorant kopil ballist..pse ishe ti ne ate kohe te tregojme eroizmat qe kane bere heronjte e shqiperi..

      Reply to this comment
  14. mat dhe pret August 15, 01:02

    Nene Trreza dhe Qemal Stafa nuk Ka asnje kuptim qe ti krahasosh.Jam I mendimit te ndertohej nje stadium larg nag qendra e qytetit

    Reply to this comment
  15. foti August 15, 08:36

    Mendoj se emri i stadiumit te vihet “Berishovic” ose “Ramovic”.Politikes se sotme i eren syte kur shohin emra heronjsh apo paterjotesh qe kane luftuar per kete truall
    ATA emra e kane bere historin e tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*