Qendër koordinimi për ISIS, Vasili ngre dyshime: Vetëm Shqipëria u vetëofrua, sa rrezikohet siguria?

June 6, 2018 11:06

Qendër koordinimi për ISIS, Vasili ngre dyshime: Vetëm Shqipëria u vetëofrua, sa rrezikohet siguria?

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat se në Shqipëri do të ngrihet një qendër koordinimi për luftëtarët e kthyer nga ISIS.

Vasili thotë se këtë gjë duhet ta vendosë parlamenti jo kryeministri. Ai ngre disa pikëpyetje duke nisur nga mungesa e transparencës, sipas tij tek rrisqet për sigurinë në vend.

Deputeti i LSI-së shprehet më tej se Kryeministri nuk është pronar i Shqipërisë, ndaj vendimet që shtrihen ndër vite me të gjithë pasojat negative dhe pozitive të tyre që bien mbi shqiptarët, duhet t’i marrë vetëm parlamenti, i cili është i vetmi pushtet që ka detyrën kushtetuese të vendosë pasi i gjithë populli përfaqësohet aty.

STATUSI I VASILIT

Qendër koordinimi për ISIS? Këtë duhet ta vendosë Parlamenti jo Kryeministri.

Nga kryeministri i Bullgarisë shqiptarët marrin vesh që do të ngrihet një qendër koordinimi për luftëtarët e kthyer nga ISIS.

Sikurse për muhaxhedinët e Iranit përsëri vetëm Shqipëria u vetëofrua për një nismë të re sërish delikate me të njohura dhe të panjohura për të cilat as shqiptarët as dhe as parlamenti nuk dinë asgjë.

Po përse vendet e tjera nuk i pranojnë këto nisma?

A është Shqipëria një vend, që shkëlqen lidhur me sigurinë më shumë se vendet e tjera?

Trafiqet dhe krimi i organizuar në rritje në Shqipëri a e ulin më tej sigurinë?

A janë dakord shqiptarët me pranimin vetëm nga Shqipëria e këtyre nismave të cilave vendet e tjera, me nivele të larta sigurie dhe shumë më të fuqishëm ekonomikisht u shmangen?

Përse gjithmonë qeveria vepron pa transparencë dhe pa informuar shqiptarët për çfarë do të ndodhë në atdheun e tyre?

Përse nuk shtrohen për diskutim në parlament këto nisma kaq delikate për të qartësuar anët negative dhe pozitive të tyre pasi vendimet kanë të bëjnë me shqiptarët?

Kryeministri nuk është pronar i Shqipërisë, ai është thjesht administratori i radhës së qeverisë, ndaj vendimet që shtrihen ndër vite me të gjithë pasojat negative dhe pozitive të tyre që bien mbi shqiptarët, duhet t’i marrë vetëm parlamenti është i vetmi pushtet që ka detyrën kushtetuese të vendosë pasi i gjithë populli përfaqësohet aty.

“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama.

o.j/dita

June 6, 2018 11:06
Komento

5 Komente

  1. Amerikani June 6, 12:12

    Ne raport me popullsine shqiptaret ne pergjithesi kane derguar nr me te madh ne Siri. Ne mos gaboj nje statistike te tille diku e kam lexuar.
    Gjithsesi mendoj se ne kete rast Vasili ka dretjte!
    Pse pikerisht Shqiperia duhet te kthehet ne nje qender te tille. Gjithsecili vend mund te rehabilotoje te vetet. Na mjaftojne muxhaedinet.

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro June 6, 14:35

      Kryeministri yne i ka per zemer horrat e maskarenjte , po ashtu dhe ata te isis-it . Ndihet me i qete kur i ka afer, sa per popullin , as nuk ja ndjen fare.

      Reply to this comment
    • ME KTE GAFE TE KSAJ QEVERRIE BYTHQIMASH - SHQIPERIA MORI FUND PERJETSISHTE June 6, 16:33

      DO KTHEHET EDHE NE HALE

      SEPSE NUK E PYET NJERI SHQIPERINE POR

      AMERIKANI SHBA-te KOMANDOJNE SHTETIN SHQIPTARE

      SHQIPERIA ESHTE NJI SHTET NE HIJE

      JO VETEM TE ISIS TA SHNDRONE SHQIPERINE AMERIKA
      POR EDHE NE NJI HALE NDERKOMBETARE

      KU E GJITHE BOTA TE VOJ E DHJESI NE HALENE SHQIPERI

      ESHTE MIKU JONE I MADHE SHBA-ja LOL!!!!!!!!

      Reply to this comment
      • Amerikani June 6, 20:21

        Natyrisht qe miku me i madh per shqiptaret jane SHBA-te. Kush mund te jete tjeter!? Rusia apo Turqia e Erdogan? Shqetesimi qe kam shprehur me lart nuk ka lidhje perkufizimin qe ben ti.

        Reply to this comment
  2. Adih June 6, 17:14

    Me gjithe se per LSI kam alergji pathollogjike ,ketu Vasili ka me se te drejte .Ke harruar o Vasli ta quash patishah diktator Ramen dhe pak e ka ,eshte me predispozita te tilla ,Ramizin mos e tresi dheu , qe diti te beje listen e gjate , e me keqeardhje vazhdon dhe do vazhdoje edhe ne te ardhmen ,per te keqen e shqiptareve ,popull dele.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*