Qendra e “lindi” Teatrin apo Teatri e “lindi” Qendrën?

July 22, 2018 11:41

Qendra e “lindi” Teatrin apo Teatri e “lindi” Qendrën?

Në shkrimin e të premtes “Zbulohet projekti i ‘Fushës’ me…” që bën fjalë mbi propozimet apo projektet që janë bërë nga ana e subjektit ndërtues (“Fusha”), dy autorët e saj nga agjensija “Birn”, ç’është e vërteta me emër në fushën e investigimit ekonomik, kësaj rradhe janë përpjekur të hartojnë një shkrim, në fund të të cilit dalin qartë:

  1. Subjekti “Fusha” manipulon me shifrat, duke i fryrë ato në interes të sipërmarjes tepër impenjative që ndërmer.
  2. Qeverija ka ndërmarë një rekord kohe në trajtimin e propozimeve që ka marë nga “Fusha”, duke i mbyllur studimet e kësaj zone në një kohë disa javore. Nënkuptohet fare qartë “ortakërija kriminale” Qeveri-Fusha.
  3. Krejt te tjerët, Bashkia e Tiranës, Drejtoria e Teatrit, Instituti i Ndërtimit, janë thjeshtë një “kallam kusur” pa vlerë, vegla qorre në shërbim të realizimit të kësaj afere Qeveri-Fusha.

Dakort! Ka shumë çështje teknike në shkrim të cilat duhen shqyrtuar me kujdes, për të cilat fjala ju takon vetëm specialistëve urbanist-arkitekt-konstruktorë-ndërtues. Por, për hir të seriozitetit që duhet t’i kushtohet kësaj çështjeje që lidhet me investime shumë të mëdha dhe me fatin e qendrës të Tiranës e të Teatrit Kombëtar, mendoj se nisma e jo vetëm e autorëve të këtij shkrimi por të kujtdo që përpiqet të japi konkluzjone mbi bazë treguesish “ekonomiko-teknik”, duhet të jetë tepër e kujdesshme e për më tepër e saktë. Mundësia për t’u konsultuar është e kudogjindëshme. Ndërtuesit janë rrugëve.

“Kështu sipas propozimit, – thuhet në pjesën më të rëndësishëme të shkrimit, – kostua e ndërtimit të mjediseve komerciale është 650 euro/m2, ndërkohë që kostua zyrtare e ndërtimit, e MATUR nga Instituti i Statistikave është pak më shumë se 200 euro/m2. Por ndërtesa e teatrit të ri, sipas projektit, do të kushtojë 3250 euro/m2 për një total 33 miljon eurosh. ( vlera 33 miljon euro, pjestim per siperfaqen e Teatrit 9200 m2). Kjo shifër është 16.5 herë më e lartë se kostua zyrtare e ndërtimit në Republikën e Shqipërisë. Ajo është shumë e lartë edhe për ndërtime në vendet më të zhvilluara të botës”.

Konkluzione krejtësisht të qarta! Nuk them të sakta. Me këtë konkluzion që jepet, nuk ka rëndësi se kush, por me “siguri që dikush” këtu vjedh 16.5 herë më tepër, pra 3050 euro/m2. E cila do të thotë se “hajduti” vjedh vetëm te Teatri i ri 3050 euro shumëzim per 9200 metra, 28 miljon euro. Vetëm këtu! Imagjino në krejt atë zonë që parashikohen 88 mijë metra katrorë ndërtim. Thjeshtë fare, me rregull treshi. Agimi futi tre kokra mollë në çantën e shkollës, nga të cilat dy kokra jua dha shokëve për t’i ngrënë. Sa kokra mollë i mbetën Agimit për të ngrënë? Agimit i mbeti një kokër mollë! Mbaroi, kaq është hesapi.

Meqënëse këtu nuk kemi të bëjmë me shpirtin e bardhë të nxënësit të klasës të parë Agimit, por me hesape “shumë të holla”, ku zotërinjtë e nderuar të agjensisë “Birn” me universitete mbi shpinë, kanë kapur në rrjetën e tyre ekonomike “hajdutin e madh”, duhet të mos shpejtohemi e ta shohim këtë punë, këtë katrahurë që u bëka kështu me pronën publike e që me naivitetin e “Agimit të vogël” ne jo vetëm që i kemi dhënë votën atij, por tani po ju japim çdo gjë, edhe bukën e gojës.

Por meqënëse hajduti është shumë më i zoti në vjedhje se ai që vidhet e meqënëse ai përpara se të na e bëj këtë “nder” i ngatërron krejt numrat dhe figurat enkas për të na e bërë mëndjen “çorbë”, po e lemë atë në përgatitjet e veta, e po shohim pak fare hallet tona, “kamerat e sigurisë” që kemi montuar për t’u ruajtur nga këta të “poshtër e të pabesë”.

Pasazhi që flet për kostot e ndërtimit në zonën për të cilën bëhet fjalë, është fjalë për fjalë ashtu siç është shkruar. E meqë është një moment shumë i rëndësishëm, kujtdo i lind e drejta të bëjë verifikimet e nevojshme. A është kështu? Për fat të mirë tonit (të qytetarëve) nuk është kështu! Dhe nuk është e vështirë fare që të qetësohemi ne e bashkë me ne edhe zotërinjtë kaq të preokupuar e “të pamëshirshëm me shifrat” të “Birn”-it.

Sa është kostua zyrtare e ndërtimit, e MATUR nga Instituti i Statistikave? Është pak më shumë se 200 euro/m2! Dyqind euro? E matur nga Instituti i Statistikave? Për t’ja bërë pak më të lehtë punën organizative zotit Kryeministër, si një simpatizant i të majtës, do ti rekomandoja atij që sa më urgjent ta kalojë krejt këtë Institut, qysh nga roja e deri te drejtori i madh (kështu vajti kjo punë, peshku i madh, hajduti i madh, drejtori i madh) për “ekspertim të sistemit nervor”.

Së pari çfarë ka “matur” ky Institut? Ka matur koston e ndërtimit të kujt, të një banese një kat apo njëzet kate? Ku e ka “matur” këtë kosto, te “Kthesa e Kamzës”, te “Pallati me shigjeta, te “Brryli” apo në qendër te “Sahati”? Me cilindo inxhinjer apo ekonomist ndërtimi, boll një kafe të pish, brenda asaj kohe do të bindesh se kostua e ndërtimit të një banese rreth unazës të Tiranës me 8 deri 10 kate lartësi e me dy kate parkim nën tokë nuk është asnjë herë më pak se 340 euro për një metër katror.

Po ky inxhinjer, e po “brenda kohës të kafes” do të sqarojë se në qendër të Tiranës kjo kosto rritet në mënyrë të ndjeshme për vetë rrethanat, kërkesat e kushtet, e cila fraksionohet në zëra të ndryshëm. Rritet kosto e ndërtimeve nëntokësore, e lëvizjes vertikale, e instalimeve elektro-mekanike, e instalimeve hidrosanitare, e vetë fasadës etj., për të mos e zgjatur më. Sa? Nuk është detyrë e këtij shkrimi, por po ju jap vetëm një të dhënë. Vetëm për insatlimet elektrike, të kondicionimit e furnizimit me ujë, kostua e tyre e rrit koston e përgjithëshme me afro 100 euro/m2. Edhe një tjetër zë më i kuptueshëm! Vetëm për të shtruar dyshemenë sipër izolimeve etj, do të duhet parket përshembull që kushton nga 30 e deri në mbi 65 euro për një metër katror…

E në këto supozime që bëj, nuk është futur as edhe një qindarkë shpenzime për truallin, për projektin si dhe për detyrimet që lindin për lejen e ndërtimit, përqindjet që mban vetë Bashkia e qytetit, etj.

Pas këtyre hesapeve të lodhshme por të domosdoshme, çfarë mbetet për “matjet” e Institutit të Statistikave, përveçëse “medalja e zotit Noc Rroku”? Ku futet ajo “kostua e MATUR” nga Instituti i Statistikave me pak më shumë se 200 euro/m2?! Nuk po ngacmoj edhe të dhëna të tjera që janë paraqitur me shifra, si ajo “kryevepra” tjetër e “matjes” kur  me koston e apartamentit bëhen interpolime për të përcaktuar koston e teatrit. Duket hapur se shkrimi është ndërtuar në mënyrë spekullative, duke përfituar nga mungesa e arsyeshme e dijenive nga ana e qytetarëve taksapagues, të cilët kanë mbi gjashtë muaj që dëgjojnë e dëgjojnë e nuk dinë se se ç’po bëhet.

Po si ka mundësi që në një diskutim kaq serioz, për një zonë kaq të rëndësishme, për investime me vlera që kapin qindra miljon euro, përfaqësues të inteligjencës të sotme paraqiten me një material të tillë kaq të dyshimtë? Nuk është e qartë se autorët, ose me nismën e vet, ose me porosi përpiqen të akuzojnë pa argumenta e me fallsitete Qeverinë e krejt strukturat nën të?

Sipas mendimit tim, kjo formë “mbrojtjeje e interesave të qytetarëve” është krejtësisht artificjale dhe më duket më tepër si një lloj “pazari” politik e krejtësisht negativ që vetëm çorodit e atrofizon interesin e tyre.

Qeveria e ka marë tashmë këtë nismë. Eshtë në rrugë të drejtë apo jo, këtë nuk po e marim vesh që nuk po e marim. Vetëm fjalë, fjalë e dokrra. “Drama është gracka që kap shpirtin e mbretit si laraska”.  Tashmë Teatri i ka lënë vend sheshit ku po të luhet “drama” e vërtetë. Tre janë mundësitë që duhen shqyrtuar e duhet të artikulohen qartë, mundësi që shihen fare pastër perveç të verbërve e injorantëve.

Së pari, çfarë do të ndërtohet dhe si do të ndërtohet e krejt zona nga Teatri deri te ish godina e P.D.-së, çfarë përfaqëson studimi i asaj zone dhe a është në përputhje me planin urbanistik të vetë qendrës? Është detyrë legjitime e qeverisë të japi sqarime lidhur me këtë çështje.

Së dyti, si do të ndërtohet ajo zonë, pse “Fusha” e jo tjetër? Si ka arritur këjo firmë të fitojë të drejtën e ndërtimit në bllok të kësaj zone? Thjesht duke marë përsipër falas ndërtimin e teatrit të ri? A ka kandidatë të tjerë që mund ta kenë këtë ofertë, e pse nuk evidentohen?

Së treti, cili është prioritet i Qeverisë, ndërtimi i teatrit të ri apo i krejt zonës? Nëse Teatrin, supozojmë e mer përsipër vetë shteti, apo nuk ndërtohet dhe zona e parashikuar në studimin urbanistik mbetet bosh, ç’ndodh më tej?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve besoj se e bëjnë të qartë situatën. Nëse gjithëçka është normale, nuk ka shkelje proçedurash, ka studime të plota e serioze urbanistike, arkitektonike dhe ekonomike, le t’a mbyllim këtë lloj “historie” e secili të shohi punën e vet, shteti të bëj punën e vet.

Nëse nuk bëhet e qartë kjo gjë, nuk jepen përgjigjet e nevojshme e transparente dhe ç’do gjë është sjellë në këtë mënyrë me qëllimin e “ndërtimit qyl të teatrit”, ku çdo lloj treguesi ka ndryshuar (dëndësia, katet, nentoka, koefiçenti i ndërtimit) në funksion të kësaj, nuk e duam Teatrin. Sepse duam së pari krejt zonën (e më tej teatrin), bashkëjetesën sa më normale të saj me krejt qendrën dhe vetë qytetin, aktivitetin e jetesën në të si në një vend që ende nuk është ndërtuar e mund të ndërtohet në mënyrën më shembullore të mundëshme. Jashtë kësaj llogjike, çdo gjë është mashtrim.

Bardhyl Ermini

Shkrimi me të cilin replikon autori mund të lexohet duke klikuar KËTU

 

 

 

 

July 22, 2018 11:41
Komento

11 Komente

  1. katarakti July 22, 18:51

    Ketyre çeshtjeve qe ngre me kompetence dhe seriozitet autori i letres duhet t’i japin pergjigje specialistet dhe qeveria. Njelloj si per ate rrugen prej 10 kilometrash qe kerkoka 330 milione euro?! Ku jane specialistet? Ku jane ministrat e kesaj qeverie?! Me pushime?! Apo nuk e rruajne fare se çfare thote mileti, meqe ne anen tjeter gjendet BerISHA?! Eshte kjo paftesi e qeverise, vjedhje ne mes te dites, mosperfillje?! Ky eshte problem i mprehte qe ka jave te tera qe konsumon energji, debat, dhe pikepyetje rreth rolit te kesaj qeverie. Me kete rast dua te theksoj se per mendimin tim kjo eshte qeveria me pak llogaridhenese qe ka ekzistuar ne Shqiperi gjate ketyre 28 vjeteve te fundit. Qeveria e Berishes nuk linte gje te binte ne toke, pavaresisht se pergjigjet e saj ishin kryekeput mashtrime ose rroma per toma. por ama jepte nje pergjigje. Kjo qeveri qe eshte sot nuk do t’ia dije fare. Per te gjithe akuzat qe i behen do nje muaj t’i dale gjumi ose droga, pa te pergjigjet! Te sqaroje opinionin publik. Aq me shume qe perpara vetes ka nje makineri te tere gebelsiane te sterprovuar ne hedhjen e shashkave, krijimin e zhurmes per kurrgje etj etj.Per mendimin tim kjo çeshtje qe ka ngritur autori ne kete leter nuk e ka vendin ne fund te faqes. Me nje titull me te goditur ajo duhet te vihet ne balline. Dhe te ftohen specialistet te thone mendimin e tyre rreth pikepyetjeve qe ka ngritur Bardhyl Emini. Dhe jo vetem per teatrin, por edhe per ate rrugen shume te diskutuar qe permenda me siper. Qeveria ka nevoje per hosten qe te zgjuhet nga gjumi. Piktori po nuk qe i zoti te degjoje opinionin publik le te vazhdoje me vizatimet e tij dhe te ia leje vendin nje tjetri. Enough is enough.

    Reply to this comment
  2. Rrethimi i trete i Krujes July 23, 01:19

    Ne vend te hyrjes:
    .
    Po shikojme fatkeqesisht ofensiven e trete dhe te fundit te ndyresirave antikombetare.. ( Ofensiva e pare ishte 2 prilli 1991 ,,,ofensiva e dyte ishte 2005 me levizjen Nano IK dhe se fundi tani qe ka filluar invazioni RAMA SHPORRU ! dhe ardhja per here te trete e salisatanait (burrit te shtetit te te Ziut Arvizi) do te thote DEAD ALBANIA
    **
    .
    Ne fillim le te bejme nje mareveshje (deal)..Jam (isha) nga perkrahesit me te medhenj te Rames ne 2013 por me I zhgenjyeri sot ku kryesorja eshte impotenca “unlimited” karshi juntes berishiane dhe ndaj nderkombetareve qe po na poshtrojne hapur duke toleruar krimet e berishes tyre..
    .
    Duke qene dhe I zanatit ne fushen e ndertimeve nese do krahesoheshin Rruga e Korbit Berishe me kete te Teatrit Popullor raporti I krimit ekonomik eshte 1 me 1000 pra nese do ti behej nje gjyq Rames sot do duhej qe Berisha & Basha duhet te ishin ne burg te perjetshem per mbi gjysem milijardi dollare te vjedhur me mafia me kollare ku nuk mungojne as ambasadore te USA-BE..kujtoni Dellin e Kosoves ai ambasdori qe pasi iku nga dipllomacia u punsua te Bechelli…

    Nuk ka vend ne glob bile as ne republika t e humbura te paqsorit qe “miqte” te vjedhin hapur fare miliarda dollare ne ate 2 vende shqipfolese me te varferat e Europes.
    Besoj se ju kujtohet qe para rreth 10 vjetesh qe ambasadoraja amerikane Rais shkonte te ministri transportit Lul Fazllic Basha disa here naten ne shtepine e tij deri sa “I mori firmen” per miratimin e Rruges Kombit…
    .
    Ja cfare shkruajne gazetat me fakte dhe prokuroria duhet qe neser duhet te marre te pandehur Lul Bashen..
    Qe ketu paralamenti dhe ambasada ameriakane duhet te mbeshtese kriminalizimn nqs se nuke ka farse.
    Doni dokumente per vetingun e Donald luleshit qe do kapte peshkun e madh ne janar dhe zuri leshin e Monikes se mender presidentit
    .
    Bujrum ja i keni faktet se boll mashtruat ate popull

    Bechtel: Dell – Frank Wisner-Lul Basha US Mafia: Rruga e Kombit, dy miliardë euro për vetëm 137 km autostradë! –

    Rruga e Kombit” shtrihet nëpër këndin më të varfër dhe më të largët në Evropë, ku shumë fshatarë ende jetojnë në kushte të vështira, duke luftuar që ta çojnë muajin deri në fund. Autostrada e gjatë 137 km me katër korsi që lidh kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës ka nxjerrë dy miliardë euro nga “portofolët” e të dyja vendeve – që u detyruan të devijojnë fondet nga shumë projekte të tjera shumë të nevojshme, si ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe rrugëve të tjera më pak të kushtueshme, shumë prej të cilave mbetën të pashtruara.

    . Pas një hulumtimi gjashtëmujor, BIRN-i publikon dokumentet e panxjerra nga Shqipëria dhe Kosova me detaje, të shkallës së keqmenaxhimit dhe kostove të rritura e të pandalshme, të cilat kanë nxitur deri më tash tri hetime për korrupsion, abuzim të detyrës dhe keqbërje të lidhura me kontratën. T ë ndërtuara mbi premisat e krijimit të pasurisë nga ngritja e tregtisë dhe turizmit, çmimi i fundit për rrugët së paku ishte dyfishuar në të dyja vendet nga çmimet fillestare të ofruara. Tregtia në mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar vetëm një rritje modeste prej se është hapur rruga vitin e kaluar, por nuk ka çuar në rreshtimin e kamionëve që zakonisht shihen në kufijtë e tjerë të Ballkanit. Ekspertët vlerësojnë se rruga po përdoret vetëm në 10 për qind të kapacitetit të saj. Në anën tjetër, kompania ndërtuese Bechtel- Enka përvetësoi profite me qindra miliona euro falë pjesërisht, sipas argumenteve të kritikëve, kontratës së majme në favor të tyre, çmimit të lartë dhe kthimit të taksave.

    Tenderi i shpejtë
    Kontrata për të ndërtuar fazën e parë të autostradës për ta lidhur Tiranën me kufirin e Kosovës ishte dhënë më 2006 me procedura të shpejta të prokurimit, të cilat Banka Botërore dhe të tjerët i quajtën procedura jokonkurruese dhe të paligjshme. Gjiganti amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro. A mbasada e ShBA-së ndihmoi në tejkalimin e shqetësimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në lidhje me trajtimin e procesit tenderues në Shqipëri, duke arsyetuar se rruga do të zhvillojë ekonomitë si në Kosovë dhe Shqipëri. Në fund, kostot shkallëzuan në Tiranë duke u derdhur përfundimisht 950 milionë euro për rrugën, sipas një emaili të rrjedhur nga ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode. Kontrata për të ndërtuar pjesën e Kosovës i ishte dhënë në prill 2010 partneritetit të njëjtë, pas lobimit të ambasadorit të atëhershëm në Kosovë, Christopher Dell. Dell pastaj u punësua nga Bechtel si drejtor shteti në Afrikë, duke ngritur dyshime në mesin e vëzhguesve në lidhje me ndershmërinë e kontratës. Zëdhënësja e “Bechtel”-it fuqimisht mohoi ndonjë sjellje të pahijshme dhe insistoi se Dell ka respektuar rregullat e Departamentit të Shtetit të ShBA-së menjëherë pas afrimit të kompanisë ndaj tij me një ofertë potenciale për punë, pasi që ai përgatitej të largohej nga Kosova, duke përfshirë çdo tërheqje të tij nga çdo çështje që lidhej me kompaninë. Por një diplomat i lartë, Andrea Capussela, i caktuar për mbikëqyrjen e ekonomisë së Kosovës bëri thirrje Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar përkrahjen e Dellit për skemën, duke marrë parasysh punën e re të ish-ambasadorit.
    Nuk ka asnjë sugjerim që Dell nuk ka përfillur me rregullat e ShBA-së. Gjersa ekziston periudha prej një viti para se ish-ambasadorët mund të lobojnë në emër të qeverisë së ShBAsë në emër të një kompanie private, atyre nuk u ndalohet që të marrin një punë në sektorin privat ku ata ndihmuan për të siguruar një kontratë. Shpenzimet në Kosovë shkallëzuan po ashtu, pasi qeveria dështoi për të marrë parasysh këshilltarin e saj ligjor për të caktuar një çmim fiks për autostradën. Kostoja u ngrit nga 400 milionë euro për 102 km të autostradës në 838 milionë euro për 77 kilometra. Bechtel-Enka ka pranuar më shumë nga kuleta publike kosovare në vitet 2011, 2012 dhe 2013 se çdo ministri tjetër. Në të njëjtën kohë projektet e tjera infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e disa shkollave mbetën për më vonë. BIRN-i ka marrë dokumente kyçe për ndjekjen penale të dështuar të Lulzim Bashës – politikanit shqiptar që nënshkroi marrëveshjen në Tiranë me akuzat për “shpërdorim detyre” në lidhje me kontratën. Në mesin e akuzave tjera, dokumentet zbulojnë se çmimet e Bechtel-Enka-s ishin më shumë se dyfishi i kontraktorëve vendorë, duke u kushtuar taksapaguesve shqiptarë para shtesë prej 191 milionë eurosh. Sipas dokumenteve të prokurorisë, “të gjitha çmimet e dorëzuara nga kompania fituese janë disa herë më të larta sesa çmimet shqiptare”. Shifrat ishin përpiluar nga dy auditorë të shtetit të cilët nxorën një raport me 158 faqe deri më tani të papublikuar, duke detajuar problemet me kontratën e autostradës. T ë gjeturat formuan bazën e rastit për hetim kundër Bashës dhe dy këshilltarëve të tij, Andi Tomës dhe Armand Telitit.

    ‘Asnjë kufi të çmimit, asnjë plan’
    Ekipi i prokurorisë gjithashtu theksoi se kontrata ishte nënshkruar pa marrëveshje të kufizuara të çmimit ose të planit të detajuar të ndërtimit, duke lejuar që çmimi të rritet pandalshëm e jashtë kontrollit. Prokurorët po ashtu kritikojnë emërimin e kompanisë holandeze të konsultimit “Ecorys” që ka pasur për detyrë përzgjedhjen e ofertës fituese, duke thënë se është e “paligjshme” sepse aprovimi i kompanisë ishte lajmëruar para se Këshilli i Ministrave të aprovonte atë vendim. Procesi i shpejtë i tenderimit në të cilin katër kompanitë në listën e shkurtër ishin vlerësuar për aftësinë e tyre që të kryejnë punën, pa pasur nevojë të japin çmimin ishte përshkruar nga hetuesit e prokurorisë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Pohimet se kontrata e dhënë Bechtel-Enka-s përkundër mungesës së një plani të pajtuar të ndërtimit ose kufizimit të çmimit po ashtu janë bërë nga Niko Naska, i vetmi anëtar shqiptar në komisionin vlerësues të përbërë nga pesë persona, konfirmoi ai në një intervistë ekskluzive për BIRN-in.
    “Pyetja ime e parë ishte: A ka ndonjë plan të projektit, a e ka shikuar dikush këtë me kujdes? Por nuk kishte asnjë plan. Si mund të ndërtoni diçka pa një plan ndërtimi, e posaçërisht për një projekt të tillë të madh të infrastrukturës, e cila shkon prej 400 milionë në gati një miliard euro?”, shprehu dilemat Naska. “Si mundem unë, një inxhinier me vite përvojë që ka ndërtuar termocentrale dhe porte, të qëndroj në një nivel të tillë dhe të pranoj të jem pjesë e atij tenderi?”, shtoi ai. Naska i tha BIRN-it se i ishte kërkuar që të marrë pjesë në vlerësim, me njoftimin brenda një dite, përkundër që nuk ishte në gjendje të përcillte procedurat e mbajtura në anglisht. Ai u largua pas një dite.
    Ata, “qeveria”, më thirrën një natë më herët duke më thënë se unë isha zgjedhur nga kryeministri Sali Berisha i cili kishte thënë shumë gjëra të mira për mua… por unë nuk dija asgjë për tenderin dhe si mund të isha pjesë e tij?”, tha ai. Ai po ashtu tha se nuk kishte qasje në ndonjë dokument të tenderit të shkruar në gjuhën shqipe. Në fund, katër anëtarët e mbetur të komisionit vlerësues zgjodhën Bechtel-Enka-n dhe filluan negociatat për një çmim të synuar. Ish-ministri i transportit Lulzim Basha thoshte atë kohë se Bechtel-Enka ishte zgjedhur në mënyrë transparente dhe metoda e shpejtë ishte e nevojshme, pasi vonesat prej një viti mund të kushtonin 75 milionë euro – 60 milionë euro nga rritja ekonomike dhe 15 milionë euro nga kostot e rritura. Shikoni..jo vetem idiot ,jo vetem “kaubojs por dhe kriminel.
    Prandaj e bene “cope-cope” Enver Hoxhen duke e share per 30 vjet me rradhe..dhe sa me teper e mallkojne qa me te larta dhe ne progression gjeometrik jane super vjedhjet..Turp e neveri per te gjithe ato subjekte qe po merren me mender dekriminalizimin dhe krykriminelat Bash Berisha dhe nja dy xhambasdore jo vetem kane vjedjur milijarda por po tallin bythen me ate popull hapur fare..
    .
    e fundit:
    Ju lutem mos barazoni gabimet e Rames me krimet e Sali Bishes !
    .
    Mos beni si antiambasdori Arvizi qe barazoi vrasesin me viktimen…
    .
    OK…Kryqzojeni Ramen si Krishti nuk eshte problem fare per keto gabime per teatrin apo rrugen e Kasharit por nese Berisha nuk futet ne burg per sagen e super-krimeve monstruoze te tij atehere mos me falin per shprehjen por ju dh’’fsha ne demonkraci dhe ne vetingun e gaztorit ish ambassador Donald Lu Basha I Wisnerit dhe berishisteve te USA-BE

    Foreign Policy | the Global Magazine of News and Ideas

    Reply to this comment
  3. REALISTI July 23, 14:50

    O RRETHIMI KRUJES
    PLAN RRUGA KOMBIT NUK PATI SEPSE 240 MILJON DOLLAREE TE MBLRDHUR PER KETE PUNE U ZHDUKEN.
    PRA JO RRUGEN QE NU E FILLUAN POR NUK BENE ASNJE VIZE NE PROJEKT.
    DUHEJ BURRI ME BY BERISHA QE TI FUTEJ O TRAP SE NUK KA APTUR B.. AS NANO AS RAMA,AS MAJKO TE CANTE MALET DHE TE BENTE TYNELE
    KETO DUKEN PER KETO FLISNI

    Reply to this comment
  4. Arber Iliri July 23, 22:23

    Pjesa ku do te ndertohet eshte nje turp per te qene ne qender te qytetit.Jam I sigurt se kur te kete mbaruar , do zoti jemi gjalle, Tirana do te jete nje qytet komplet modern ne qender.Une kete dij te them, po historira me hajduter I thoni Saliut se I sajon me mire se ka qene hajdut I madh vete se nuk pirdhte fare per cthuhej.

    Reply to this comment
    • Edi July 26, 17:37

      Arber, ti je nje idiot, pa shtylle,pa forme,si uji.
      Te presim si pritem per stadiumin?! I vetmi ne qender te nje kryeqyteti ,i vetmi me kulle …

      Reply to this comment
  5. MH July 24, 13:02

    Qendra e “lindi” Teatrin apo Teatri e “lindi” Qendrën?

    Jo,as njera dhe as tjetra.
    Qendren dhe teatrin i lindi Italia pushtuese fashiste ashtu sic krijoj dhe stemen e Lektorit te fashizmit me sheshin e qytetit deri tek universiteti.
    Sistemi i perqafuar sot ne Shqiperi erdhi me luften te shgatrrojme cdo gja moniste.Nji sipermarrje teper e rendesishme dhe mjafte e meshirushme per nji popull te vorfen.Po qe e kreu me shume zelle e vetmohim i fameshmi kaloresi vicidolian marshalli Berisha.C’asht gjithe kjo nostalgji per nji produkt te fashizmit italian te merret ne mbrojtje nga nji orinetal Basha qe there dashin per t’iu prire mbare punimet ne Bashki qe i shkune zi e ma zi tue e katranos per hukumbet gjithe Tiranen.Ky hajvan ma i keq se i pari i tije qe mbushi me kioska kryeqytetin.
    Kam mendimin teper pozitiv qe nji minut e ma pare te shkrumocet ky teater e te mos i mbesin askurrfare shejit mbi toke.I ndertuar para ma shume se afer 80 vitesh.Ku civilizimi shqiptare ishte nen byrden e percen,i flaku tej dhe sot manifestohet cdo vite ne zgjedhjen e Miss Albania per konkurim ne mbar boten.
    Edhe nese nuk jeni te civilizuar deri me sot.Imponojani vetvetes si imitues majmunori te improvizoni civilizimin me shuarjen e keti teatri anakronik i dal bojet qe ne kohen e monizmes.

    Reply to this comment
  6. MH August 3, 18:07

    Ore Plak Matuf xhuxhuxhuxhuxhumaku.
    Qe punon me karburant e di.Po me benzin apo disel.
    megjithesa bahet.Te falenderoi per vullnetarizmin e korrektimit te komentit tim.

    Reply to this comment
  7. kasemi August 4, 09:16

    Na e hiqni kete foto se mjaft me, na cfaqet sa here hapim gazeten per ta lexuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*