Qendra Kombëtare e Biznesit nis punën në 1 Prill

March 15, 2016 09:26

Qendra Kombëtare e Biznesit nis punën në 1 Prill

Nga data 1 Prill pritet të fillojë funksionimin Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), një institucion që lind nga shkrirja e QKR-së dhe QKL-së.

Biznesi duke filluar nga muaji i ardhshëm do të mund të marrë shërbimet e ofruara nga këto institucione në një ndalesë të vetme.

Në momentin që institucionet do të bashkohen, do të ekzistojë mundësia e reduktimit të kohës së procedimeve, si dhe do të ofrohet shërbim më i mirë për biznesin.

Me bashkimin e këtyre institucioneve do të nisë reduktimi i kohës së procedimeve, si dhe do të ofrohet shërbim më i mirë për biznesin.

Të gjitha dokumentet e lëshuara nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit dhe Qendra Kombëtare e Licencimit, përpara datës së krijimit të QKB, mbeten të vlefshme për çdo qëllim ligjor dhe subjektet që janë pajisur me to nuk detyrohen të kryejnë asnjë veprim shtesë.

Bashkimi i QKR-së me QKL-në nuk prek funksionimin ligjor aktual. Bëhet fjalë për një bashkim që ekonomizon dhe maksimizon përdorimin e burimeve. Në momentin që institucionet do të bashkohen, do të ekzistojë mundësia e reduktimit të kohës së procedimeve, si dhe do të ofrohet shërbim më i mirë për biznesin.

Ligji nuk parashikon reduktim të lejeve apo licencave, por po punohet nga ana e Ministrisë së Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për të rivlerësuar disa akte që kanë edhe emërtime të tjera, si ‘miratime’, në kuadër të autorizimeve/lejeve/licencave.

March 15, 2016 09:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*