Qendrat shëndetësore, modele të përdorimit të energjive të rinovueshme

December 15, 2015 19:00

Qendrat shëndetësore, modele të përdorimit të energjive të rinovueshme

Qendrat shëndetësore në Orosh, Fierzë dhe Peshkopi tashmë kanë fatin e përdorimit të ideve inovative të energjisë diellore. Falë një projekti të mbështetur nga GEF/UNDP tashmë këto qendra shëndetësore do të jën një shëmbull i mirë i përdorimit të energjive të rinovueshme.

Këto qendra shëndetësore pak muaj më parë vuanin nga mungesa e ujit të ngohtë dhe ndricimit. Mungesa e energjisë elektrike ishte e shpeshtë cka sillte edhe cënimin e shërbimit shëndetësor ndaj qytetarëve.

Gjithashtu edhe stafi mjeksor punonte me shumë vështirsi. Pak kush e di që qendra shëndetësore e Fierzës është vetëm pak metra larg hidrocentralit, por shpesh herë asaj i mungonte nergjia elektrike. Tashmë ky problem është zgjidhur njëhërë e mirë për këto qendra shëndetësore.

Drejtori i qendrës Shëndetësore, Peshkopi, Elton Pana theksoi se ky investim ishte shumë i rëndësishëm dhe tashmë qendra e tyre punon me standarte më të mira ndaj dhënies së shërbimit ndaj qytetarëve. “Shërbimet shëndetësore janë jetike dhe të rëndësishme. Mendoni sa të vështirë mund ta ketë një mjek të punojë pa energji elektrike dhe pa ujë të ngrohët. Tashmë në këtë problem e kemi të zgjidhur falë këtij projekti”, theksoi Pana.

Përfitues të këtij projekti janë mijëra banorë që mbulojnë qendrat shëndetësore dhe konkretisht mbi 3000 banorë në Orosh të Mirditës, mbi 4000 banorë në qendrën Shëndetësore të Peshkopisë pranë Lligjave dhe mbi 3000 banorë në Qendrën Shëndetësore të Fierzës. Gjitashtu përfitues janë edhe personeli shëndetësor I cili punon me kushte më të mira dhe më efikase. Projekti u mbështet edhe nga minsitria e Shëndetësisë. Zv/ministrja Milva Ekonomi theksoi se kët praktika janë pozitive dhe mbështesin organizatat për zbatimine tyre.

December 15, 2015 19:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*