Qëndrestari i pazakontë Kundëradmirali Ziqiri Mero

September 8, 2018 12:38

Qëndrestari  i pazakontë Kundëradmirali  Ziqiri Mero

Nga Bashkim Koçi

E konsideroj veten me fat që rasti ma solli të kuvendoj me një Hero të gjallë të Luftës Nacionalçlirimtare, kuadrin e Brigadës së Parë Sulmuese, Kundëradmiralin Ziqiri Mero. Për pak muaj ai mbush 99 vjeç.  Për nga konstrukti i trupit, të cilin e ka dhe e mban si qiri, apo për nga sytë që i qeshin dhe i xixëllojnë me plot zjarr kur bashkëbisedon  me njerëzit, për Ziqiri Meron urimi që bëjmë zakonisht  “u bëfsh 100 vjeç!”, nuk ka fare kuptim, madje të sjell gaz e humor  nëse ia bën një urim të tillë.

Ky ish-luftëtar ka bërë një jetë më shumë se heroike e që vazhdon të jetë qëndrestar  i pazakontë për të mbrojtur vlerat e Luftës Nacionalçlirimtare, për të qenë në rreshtat e para në përballjen me të ligjtë, ata që e kanë mohuar apo falsifikuar  atë epokë të shndritshme për popullin e Shqipërinë. Ai,  duke e konsideruar veten si një nga dëshmitarët e fundit që mund dhe duhet të përcjellë tek brezat të vërtetat që kanë ngjarë në vitet e Luftës dhe pas saj, bën përpjekje që, për çka ka ndodhur, të përdorë fuqinë e fjalës, të argumentit, të “rrudhave” të shpirtit që nuk i janë plakur kurrë.

Kur flet Ziqiri Mero të lëviz zemra, të lëviz imagjinata dhe të dyja së bashku të sjellin si në një film me ekran të gjerë jetën e njeriut i cili ka “luajtur” në mënyrën më të përkryer rolin ideal të shqiptarit patriot, të mëkuar nga paraardhësit, nga breza të tërë që luftuan e u përpoqën  “me pushkë e penë për Mëmëdhenë”. Sepse fisi Mero nga fshati Baban i Devollit ka qenë dhe mbetet kontriubues e madh për çështjen kombëtare, nga më të përpjekurit për zgjidhjen e problemeve  që e kanë rrezikuar në shekuj këtë vend.  Dhe kanë qenë e mbeten nga ai fis të cilët, përpara se të armatoseshin për të luftuar me pushtuesin, “armatosnin” mendjen, që të ishin të aftë për t’u përballuar me “argumentin” keqdashës “shqiptarët janë vetëm për të ruajtur bagëtitë”.

Një fakt. Në kohën që filloi Lëvizja Nacionalçlirimtare nga Merot e Babanit të Korçës kishin mbaruar shkollat e mesme e të larta plot 25 djem, gjashtë prej të cilëve në Romë, Paris, Stamboll  e gjetkë. E pyes Ziqiri Meron për çka më duhet, për të nxjerrë  ndonjë “perlë” nga jeta e tij si luftëtar dhe ushtarak i lartë, por mendja s’më hiqet nga çka ai tregon për të parët e tij. Gjysh Aliu paska qenë në kryesinë e një Organizate të krijuar në vitin 1887 për hapjen e shkollave shqipe, në të cilën merrnin pjesë 160 veta. Ndër këta 160 arsimdashës 100 ishin të krishterë dhe 60 myslimanë. Në krye të Organizatës ishte zgjedhur myslimani Alo Dishnica. I mëshoj dhe e cilësoj jo pa qëllim përbërjen e Organizatës në “myslimanë e krishterë” dhe zgjedhjes në krye të saj të njerit nga “pakica”, pra nga 60 myslimanët, sepse përbën faktin më domethënës për të nxjerrë në pah mençurinë e tyre, mendësinë progresiste se në krye të kuvendit, të një organizate, shoqate apo çete luftarake, zgjidhet ai më i zoti, më i afti, ai që prodhon konsensus, siç thuhet sot.

Ka mënyra të ndryshme për  t’i shërbyer  vendit, por është vendimtare që këto “mënyra” të duken e të gjejnë zbatim atëherë kur duhet, atëherë kur zëri i atdheut kërkon dorën tënde. Po të ndjekësh me vëmendje dhe hap pas hapi angazhimin e të parëve të Ziqiri Meros, të gjakut nga ku ai trashëgon vlerat e njeriut të sakrifikuar  për mëmëdhetari,  nuk i shpëton dot, nuk mund të anashkalosh pa të rënë në sy qëndrimin e tyre progresist në kthesat e rëndësishme që ka kaluar vendi. Sepse mund të harrohen “personalitete” a njerëz të zakonshëm, të cilët e deshën vendin për interesa të tyre,  për t’u kamur në kurriz të të pambrojturve, por kurrën e kurrës ata që u përpoqën e derdhën lot dhimbjeje për të ndryshuar e dhënë rrugë përparimit. Më duket se sjell  fakte shumë domethënëse nëse tregoj atë çka Ziqiri Mero e konsideron pasuri, ndoshta edhe më shumë se kaq, sjelljen e pjesëtarëve të trungut të tij familjar gjatë lëvizjeve politike që ndodhnin në vend.  Dy xhaxhallarët e tij, Maliqi dhe Saliu kishin mbaruar Universitetin e Stambollit për Drejtësi. Që të dy ishin atdhetarë të flaktë. Saliu u përfshi në Revolucionin Demokratik të Qershorit dhe u zgjodh deputet në asamblenë e Fan Nolit në vitin 1924. Sipas Ziqiriut paska qenë devolli shumë i vendosur për bindjet që kishte, por edhe “kokëshkretë” për t’i çuar  gjërat deri në fund, pa marrë parasysh  presionet, kërcënimet e deri tek “prerja e bukës së gojës”. Sali Meron, për shkak të bindjeve të tij demokratike e revolucionare, regjimi i Zogut e la rrugëve, të papunë.

Teksa dëgjoj me sy e vesh ish-ushtarakun e lartë dhe veteranin  Ziqiri Mero, për çka ai i sjell me vërtetësi paksa të shdritshme, edhe për shkak të kujtesës së tij të shkëlqyer, sepse më vijnë në përfytyrimin tim personazhe të jashtëzakonshëm, si në përralla, të cilët luftuan e u sakrifikuan për Shqipëri. Babai im, Sefedini, kujton i biri për të atin, mbaroi Gjimnazin e Manastirit. Madje ka qenë pjesëmarrës në Kongres dhe ka diskutuar për miratimin e alfabetit shqip. Dhe ky gjimnazist i shkollës së famshme të Manastirit,  nuk iu duk “post i vogël” pozicioni i sekretarit të këshillit nacional-çlirimtar në fshatin Baban. Shtëpinë e ktheu në bazë të fuqishme të Luftës, duke u angazhuar drejtëpërdrejt me dyfek në krah. “Familja e tim eti, ato të dy xhaxhallarëve, Fetiut dhe Xhemalit, u lidhën ngushtë, u bënë njësh me luftëtarët, të cilët i solli rruga në ato anë”, sjell kujtimet e largëta Ziqiriu. Pastaj m’u duk sikur iu prish gazi në fytyrë teksa përmend emrat e tre kushërinjve të tij të rënë dëshmorë për çlirimin e Atdheut, të “Heroit të Popullit” Fuat Babani dhe të Sedat e Servet Babanit. Veterani tregon, por mua më bëri përshtypje se ai, kur sjell emrat e tre dëshmorëve nga gjaku i familjes së  tij, përmend emrat e baballarëve; Fuati i Shabanit, Sedati i Safetit e Serveti i Feimit. Unë nuk e pyeta përse ai e bën këtë, por mendja ma thotë se kur Ziqiri Mero për mbiemër vë emrat e baballarëve, do që të forcojë bindjen se rrënjët e luftëtarëve e patriotëve të Merove të Babanit janë shumë të thella, në breza njerëzish.

Por le të vijmë tani tek personazhi ynë i dashur Ziqiri Mero. Më vjen mirë që edhe për këtë, pra për cilësitë  njerëzore e intelektuale të Ziqiriut  “dardha ka rënë nën dardhë”. Siç e përmendëm edhe në fillim të këtyre radhëve ai edhe për një vit kap shekullin. Është i datëlindjes 26 mars të vitit 1920. Ka bërë një jetë vërtet të veçantë, vërtet heroike. Është edhe në natyrën e njeriut për t’i hipebolizuar gjërat, për t’i zmadhuar  sadopak, por  për personazhin tonë, për ish-ushtarakun e lartë, veteranin  Ziqiri Mero,  nuk ka vend për t’i thënë e dhënë lëvdata të pamerituara. Ai ka aq shumë për të treguar  nga jeta e tij e mbushur me shumë çudira, e që të lënë “pa mend”,  sa është mjaft e vështirë, gati e pamundur  për t’i sjellë e ezauruar në një shkrim-portret. Sepse ndodh shpesh që vlera e personazheve të caktuar,  kur ato zmadhohen padrejtësisht, shfaqen më të vegjël tek e sheh personazhin nga afër. Me Ziqiri Meron ndodh e kundërta.

U sollën fakte që Merot e Babanit kanë qenë arsimdashës, të “pangopur”  për dije e shkollim. Këtë “pangopësi” e paskësh patur edhe Ziqiriu, djali që do të kishte fatin e madh të ishte nxënës në Normalen e Elbasanit. Ishte vetëm 19 vjeç në prag të përfundimit të shkollës, por edhe në prag të pushtimit të vendit nga Italia fashiste. Kjo përputhshmëri, pra e moshës relativisht të pjekur, e mbarimit të shkollës dhe e pushtimit të vendit nga  Italia fashiste, ndoshta ndikuan për mirë në formimin e tij si patriot e revolucionar. Nuk kishte hidhërim, nuk kishte dhimbje më të madhe, thotë pas afro 80 vitesh veteran i luftës. Dhe me dy rrjeshta ai sjell “vajtimin” e asaj kohe të trishtuar: “U mbush deti me pamporë/qaj moj Shqipëri e gjorë!”

Kujtimet që ai sjell nga kohëra të largëta janë  taze, fare të freskëta, si të kenë ndodhur aty përpara syve të mi. “Shpesh, për t’u njohur me situatat që ndryshonin nga çasti në çast, shkonim në pastiçerinë e Stefan Kolonjës, mik dhe dashamirës i yni, ku dëgjonim Radio Moskën në orën njëzet e dy, kur ajo jepte lajmet në italisht “Chui e Moska che parla”. Kur e dëgjonim, por sidomos kur merrnim vesh lajme të mira, tjetërsoheshim, na ngjallej shpresa. Bisedonim me njëri-tjetrin, madje bënim edhe plane “të mëdha” rreth ndihmës që mund të jepnim për vendin tashmë të pushtuar”.

Atë që shpesh herë e quajmë fund, në fakt është fillimi. Kjo filozofi e jetës do të materializohej edhe me normalistin Ziqiri Mero i cili, pasi u diplomua për mësues, në vitin 1940, mori emërimin për të  punuar si i tillë në fshatin Panarit të Korçës. Ishte 20 vjeç djalë, në moshën më të mirë për ta filluar jetën mbarë,  i privilegjuar për të bërë punëra të dobishme për vete dhe për vendin. Sigurisht, ashtu si të gjithë të tjerët, edhe mësues Ziqiriun e rrëmbyen erërat e luftërave të porsa nisura dhe që ishin bërë kryebiseda dhe kryepuna për të gjithë. “Aty në fshat, në Panarit, u njoha me një burrë të mençëm, goxha i ditur dhe patriot i flaktë”, kujton Ziqiri Mero. Shyqyri Haruni e thoshnin. Ai e paskësh aktivizuar, e kish nxitur për të krijuar  një grup me tetë-nëntë të rinj antifashistë, me të cilët nisën të gjallëronin lëvizjen antifashiste aty në fshat e më gjërë. Punonin të organizuar dhe shpesh urdhrat u vinin nga Korça. Një nga këto porosi ishtë ajo e grumbullimt të armëve e municionit. Mblodhëm goxha, thotë veterani  i luftës, mbasi në tërë atë zonë ish zhvilluar lufta italo-greke dhe municionin e armët e gjendeshin rrugëve.

Nga koha që Ziqiri Mero punoi si mësues në Panarit, e që sapo kish filluar lëvizja nacionalçlirimtare,  mban mend një ndodhi jo të zakontë dhe që ka qejf ta tregojë sa herë që i kujton ato kohëra. “Kishte filluar ora e mësimit, tregon ai, kur tek dera e shkollës brofën 10 milicë nën komandën e Riza Kodhelit. Sapo pashë  Rizanë, të cilit ia kisha dëgjuar emrin, sa i hodha sytë, më dha shenjë për të dalë prapa shkollës. Dëgjo, më tha. Mblidh plaçkat, merr ke çke,  dhe largohu një orë e më parë. Kam ardhur të të arrestoj, më tha Riza Kodheli. Rrugës për në Korçë mos kalo nga Vithkuqi, se të kapin, se je i njohur nga xhandarmëria e Vithkuqit. Për mua kalo nga Shera. Unë po shkoj andej nga kam ardhur dhe do t’i them komandantit se nuk gjeta njeri, se ti Ziqiri nuk ndodheshe në Panarit. Unë shpëtova nga arrestimi, por nuk mund të harroj kurrë nderin që më bëri Riza Kodheli.Në janar të vitit 1943 Rizai, në bashkëpunim me Çetën e Gorës, u bie italianëve dhe kaloi përfundimisht me partizanët. Ai më pas u bë komandat çete, komandant batalioni dhe në fund komandant e Brigadës së XX Sulmuese, duke dhënë kontribut të veçantë deri në çlirimin e atdheut nga nazifashistët dhe tradhtarët e vendit”.

Ziqiri Mero nga këshillat që i vlerësonte dhe i zbatonte pa mëdyshje ishin ato që i jepnin  prindërit dhe njerëzit e mençur. Këshillën që i dha Riza Kodheli e zbatoi pa mëdyshje. U largua qysh atë natë nga Panariti dhe bashkë me mikun dhe patriotin Riza Haruni zbriti në Korçë. Aty u përpoq të bëhej pjesë e Çetës Partizane të Moravës, por nuk mundi. Komiteti  i Qarkorit të Partisë kishte vendosur që të krijohej organizata e partisë për gjithë krahinën e Devollit. Në këto rrethana u bë pjesë e organizatës, por ndërkohë tentoi të caktohej si mësimdhënës në fshatin Hoçisht. Kështu m’u desh të filloja punën si mësues, por ngjarjet zhvilloheshin aq shpejt sa nuk i linin radhë njëra tjetrës. Ishte 7 Marsi i vitit 1943 kur Çeta Partizane e Moravës u sulmua në Hoçisht, aty ku Ziqiri Mero kryente detyrën e mësuesit. Aty ne humbëm  shumë shokë, kujton Ziqiriu. Ai thotë se në këtë përleshje u vra komandati i Çetës Fuat Babani si dhe partizanët Demir e Abdulla Progri.

Humbjet, jo rrallë, bëjnë që armiku të ngrejë veshët, të “trimërohet” dhe të bëjë reprezalje tek njerëzit e thjeshtë. Ka qenë 9 prill i vitit 1943, ditë që e kam shënuar si të veçantë në kujtimet e mia të kohës ë luftës, thotë Ziqiriu. “Atë ditë më erdhi në shtëpi, në Baban, kryeplaku i fshatit, Ahmet Mixha. Më tha: Kapiteni i karabinierisë ka mbledhur në Bilisht kryepleqtë e të gjithë fshatrave dhe u ka dhënë në dorë një listë me emrat e të tetë anëtarëve të celulës së Partisë, duke u dhënë urdhër që t’i gjenin kudo që ata të ndodheshin, se janë të dënuar me vdekje. Ti nga ky çast je i dënuar me vdekje, më tha Ahmet Mixha. Ç’të bëja? U nisa për në Poloskë, aty ku ndodheshin dy anëtarë të celulës, Mitati me Syrjanë. I takuam dhe u bëmë të ditur vendimin  që ish marrë për dënimin e të tetë anëtarëve të celulës së Partisë me vdekje. Ndërkohë, njërit  nga antarët e rinisë antifashiste, Xhevdetit, i dhamë një letër me anën e së cilës njoftohej sekretari i celulës së Partisë, Raqi Grabocka, i cili ishte mësues në Vishocicë.  Por ishim shumë vonë. Rrugës pë të çuar letrën, Xhevdeti kish takuar një fshatar nga Vishocica, i cili e kish informuar se Raqin me Shyqyrinë i kishi pushkatuar  diku në një vend, aty në anë të fshatit”.

Veterani Ziqiri Mero e ndërpret bisedën për një çast, më hedh sytë për të më parë sesa me interes e ndiqja bisedën dhe vijoi të ngiste fjalën aty ku e kishte lënë.J a, kështu ka qenë lufta, shumë e vështirë, na mori shokët. Unë pastaj zbrita në Korçë. Tek shtëpitë e Gjino Rizës, bazë e luftës. Atje gjeta Nesti Titanin, anëtar i Komitetit Qarkor, Raqi Qirinxhiun, professor në Liceun e Korçës, Teli Samsurin, një fotbollist i talentuar i “Skënderbeut”, Mustafa Belin, partizan i Çetës “Morava”. Aty u mor vendimi që unë të kaloja në Çetën e “Moravës”. “Ki durim sepse do të tregoj diçka nga ai takim”, thotë  ish-ushtaraku i lartë.  “Më pyeti Raqi Qirinxhi: Çfarë revole ke ti Ziqiri? Kam një nagantë që ma ka dhënë babai, ia ktheva, por që nuk ka fishek. Pasi më dëgjoi me kujdes, iu drejtua të gjidhëve: Unë kam katër fishekë, por një po ia jap Ziqiriut. Kështu bëri edhe Nesti me Telin, më dhanë nga një fishek. Mustafai, i cili kishte shtatë fishekë, nuk lëvizi. Jo, tha, nuk të jap, se më prishet kompleti. Raqi Qirinxhi për këtë gjest të Mustafait mori inat. Na, më tha, do të jap një nga të mijte, le të mbetem unë me dy fishekë. Ja ky ishte Raqi Qirinxhiu, profesori i shkëlqyer i Liceut, i cili u vra nga gjermanët  në Operacinin e Dimrit të vitit 1944”.

Duhet të presësh gjëra të mëdha nga vetja jote, përpara se t’i bësh ato. Luftëtarit  Ziqiri Mero këtë e kishte pjesë të formimit  ndaj edhe jeta e tij  përshkohet nga një vendosmëri e pashoqe. Atij, pasi iu dha miratimi që të bëhej pjestar i Çetës “Morava”,  mori drejtimin për në Voskopojë, aty ku çeta kryente veprime luftarake. Nuk zgjati shumë, fare pak ditë, sepse  Çeta e “Moravës”,  në përbërje të batalionit partizan “Fuat Babani”,  u bë pjesë e Brigadës  së Parë Sulmuese, e cila u formua më 15 Gusht të vitit 1943 në Vithkuq të Korçës. Si njeri me përvojë dhe i njohur tashmë për vendosmëri e guxim, Ziqiri Meros iu besua detyra e komisarit të kompanisë së parë në batalionin e tretë. Ishte vetëm 23 vjeç. Por në rrugën plot lavdi të kësaj brigade heroike,  u ngrit edhe autoriteti i  Ziqiri Meros. Ai, si një luftëtar që kërkonte përsosmërinë në kryerjen e detyrës, shumë shpejtë u caktua në pozicionin e komisarit të batalionit të parë të brigatës.

Njeriu në momentet më të errëta duhet të fokusohet për të parë dritën. Ziqiriu mban mend dhe mund të të mbajë me ditë të tëra rreth veprimtarisë luftarake të Brigadës së Parë Sulmuese, por ka ca nga ato momentet që ai dëshiron të nxjerrë më në pah, t’i tregojë për të mos i zënë pluhuri i harresës.  “Brigada ish përqendruar në Ballaban të Përmetit”, kujton ai. “Në një moment, aty ku qëndronin edhe partizanët, vjen një person i cili mbante një copë letër në dorë. Pasi bëri përshëndetjen, ashtu si e bënim ne partizanët, më tha: Më quajnë Besim Prishta dhe vij të të dorëzoj këtë letër, të cilën ma dha komandati im, Zylyftar Veleshnja. Njoftova menjëherë komandantin, Mehmet Shehun, dhe sakaq u dha urdhri për të kapur Tëndën e Qypit. Aty brigada e I-rë, siç edhe e thotë historia, tregoi aftësi të rralla. Gjermanët u shpartalluan, por edhe ne patëm humbje të mëdha.Tre partizanë i varrosa me duart e mija pranë një shtëpie të fshatit Spatharë. Pranë varreve ishte një dru arre.Kur përkujtuam 30 vjetorin e betejës së Tëndës së Qypit mu dha rasti të bëja një vizitë tek ajo shtëpi. Sapo iu afrova shtëpisë hodha sytë për të parë arrën, por ajo mesa duket ishte tharë. Ka qenë një arrë këtu, i thashë plakut të shtëpisë, ku është arra. Eh, rënkoi  plaku. Arra është tharë, por këtu, ja këtu, në luftën me gjermanët kemi varrosur tre partizanë. Trupat e të vrarëve i shoqëronte një nga drejtuesit  e brigadës së I-rë. Ishte një djalë i gjatë e i bukur. Kur i thashë plakut që ai “djalë i gjatë e i bukur” isha unë, ai mu hodh në qafë, më pushtoi si të isha djali i tij”.

Pas çlirimit të vendit Ziqiri Mero mbajti detyra shumë të rëndësishme, kryesisht si ushtarak. Gjatë viteve 1950-1955 kreu akademinë ushtarake në Moskë, një ndër akademitë më me emër të atij vendi. Duke qenë se ai i përkiste kontigjentit të ushtarakëve, të cilët pasi ngjiten goxha lart, mendojnë të hedhin një tjetër hap përpara,  rasti e solli që për shumë vite të shërbente në detyra të rëndësishme në Flotën Luftarake Detare. Aty ai u vlerësua, i akorduan  gradën më të lartë, atë të Kundëradmiralit. Nëse kujtojmë filmin “Ballë për ballë”, një ndër personazhet realë të asaj lufte të tmerrshme nervash e diplomatike, ka qenë edhe Ziqiri Mero. Ai u përball me personalitete të mëdha, siç ishte komandanti i Flotës Luftarake të Detit të Zi, Admirali  Kasatanov. Ziqiri Mero, bashkë me ekipin që përfaqësonin palën shqiptare, e mundën Admiralin sovjetik, e bënë të ikte nga sytë këmbët.

Kundëradmirali tashmë është në pension. Pret të festojë edhe 100 vjetorin e lindjes. U gëzohet stërnipërve e stërmbesave si dhe dhjetra vlerësimeve që i janë akorduar si luftëtar, si ushtarak dhe si veteran i LANÇ-it. Ai e ka gjykuar çdo ditë të jetës së tij jo nga të korrat që ka marrë, por nga farat që ka mbjellë.Veçse përbrenda sepse ka një mllef, një inat ku nuk di ku ta nxjerrë. Këto ditë, më 15 gusht, u përkujtua 75 vjetori i Brigadës së Parë Sulmuese. Mijëra pjesëmarrës, në emër të ish partizanëve, i përshëndeti Ziqiri Mero. Nga pushtetarët, qeveria, parlamenti etj., nuk ishte asnjë përfaqësues. Për “koincidencë”, po atë ditë, presidenti i vendit dekoroi në ish burgun e Tepelenës, pasardhës  të ish kolaboracionistve. Sa turp, shumë turp, thotë ish luftëtari i Luftës së Dytë Botërore, Ziqiri Mero.

 

September 8, 2018 12:38
Komento

25 Komente

  1. demo September 8, 14:24

    partizanet duheshin analfabete.Po te kishin shkolle shtohej rreziku i armikut te klases,por po te dinin edhe gjuhe te huaj ,ishin agjente.Keshtu e hengri agjenti anglo-amerikan Mustafa Gjinishi,qe nuk po i perkthente enver hoxhes mesazhin e radio Londres.
    Tani doli qe Bashkim Kopci ka zbuluar nje partizan me shkolle.me dy xhaxhallare me Universitet,gjyshin me mejtep dhe babane me kongresin e Manastiriot.
    NUK KA KALA QE S`E MARRIN KOMUNISTET.
    Sepse tani,qe ballisto zogisto-colaboracionistet cpifin se ppartizanet kane qene te pa shkolle,,JA KU E KEMI KUNDERADMIRALIN ME SHKOLLE,N`DAC VETE,NDAC I JATI,N`DAC GJUSHI DHE XHAXHALLARET.Plasni o ballista,colaboracionista,nashi!
    Ja edhe intendentin Raqi Qirinxhi,qe e vrane gjermanet, e kishim profesor te matematikes ne Lyce!
    Po Raqi Qirinxhiun sikur e gjeten te vrare ne nje kasolle fshati ne Skrapar ngga partizanet????
    Ashtu si vrane intendentin e shtabit te pergjithshem Petrit Ekmekciun,sepse nuk degjoi t`i dorzonte Enver Hoxhes arken me sterlina flori,gjate operacionit te Dimrit,,ashtu si ekzekutuan intendentin e brigades V,intendentin e brigades VI,babane e Limos Disdarit.Prandaj mos i hapni keto kuti me universitete partizane,mbahuni me stanaret analfabete,se ata nuk ju tradhetojne kurre.As ua nxjerrin bojen!

    Reply to this comment
  2. Marina September 8, 14:32

    I puth doren me respektin me te thelle veteranit dhe njeriut te mire Ziqiri Mero!

    Reply to this comment
  3. Çika September 8, 15:44

    Partizanët s’kishin shkollë !
    E pastaj, ç’rrjedh prej kësaj ?
    Sepse partizanët jetonin në një rregjim politik të padrejtë , në një sistem shoqëror banditesk , që , arësimonte pinjollët e gjakpirësve të popullit , paçka se mund të qenë debilë . Në të gjitha revolucionet botërore vegjëlia ngrihet për të vendosur drejtësi , nën udhëheqjen e mëndjeve të ndritura . Shqipëria s’beri përjashtim .
    Të arësimuarit e të kulturuarit e Shqiperisë , qenë tradhëtarët më të mëdhej . Ata plehërat që shpunë kurorën e Skënderbeut fashizmit , duheshin kaluar të gjithë në plumb , gjë që s’ndodhi .
    Partizani më i thjeshtë , i pashkolluar por me moral të lartë e me kokën plot , fshiu me nder prapanicën , me diplomat e larta të tradhëtarëve . Siç ka ndodhur në gjithë botën .
    Gabimet e së majtës fillojnë shumë më von ……….

    Reply to this comment
  4. Dhimiter M Xhoga.(Guri Naimit D.) September 8, 15:58

    Fatbardhesi te kesh prane nje 100 vjecar HERO !
    Gjeneralin e Gjenraleve-Kunderadmiralin-
    Ziqiri Mero.

    Thone se c’ke ne ZEMER ta thote MENDIA.E pikerisht, kete mengjes te 8 Shtatorit,mua 83 vjecarir,mendia me coi, ta nis me fotografite e “lamtumires”,(quajtur nga une,te largimit nga Tirana drejt femijeve te j oqeanit). Dhe ja ne dore me mbetet nje foto e rralle e asaj dite; 28 maj 2018..Zbritur nga zyrat e komitetit te Vetraneve ne katin e gjashte te asaj ndertes…ne mjediset e lulishtes,para Komitetit te Pergjithshem te Veteraneve,pas nje ceremonie ne nderim qe mua, bere,si pasardhes i Gjyshit tim Kapedan Jano P.Xhoga Zavalani, ne 105 vjetorin e Renies Tij,(1913-te) propozuar ai Komitet, per ta shpallur Deshmor te Atdheut,pas nderimit bere ne 100 vjetorin e renies Tij ne mbrojtie te PV sa shpallur e sulmuar nga shovinistet fqinje,qarku i Gjirokastres, nderuar ne Titull Nderi “MIRENJOHIE”.Pikerisht ne kete fotografi dale une mes asaj Kryesie,mes se ciles; VETERAN i Veteraneve,(e quajne te gjithe) Gjenarali apo me mire Konderadmirali ne Pension 99 vjecari,i nderuari Ziqiri Mero.Nje kujtim i ralle,une mes Tyre dhe ja, njeheresh hap kompjuterin direkt,me gazete DITA nisur dhe ja ky titull qe me beri mua 83 vjecarin te ngrihem ne kembe mes bediumit te shtepise dhenderrit,dritaren drejt Lindies-Dielli sa lindur,Lexoj : -“Qendrestari i pa zakonte;Kunderadmiralie Ziqiri Mero . Ofshava nga kenaqesia sa bera qe Vajza dhe dhenderi ,tashme sa festuar 51 e 50 vjteorin e lindies tyre(1978-79)te zbresin nga veranda ku pine kefene mengjezit te shqetesuar…U gezuan dhe ata,marre vesh shkakun e ketij EKSTRA ekzaltimi..Mbeten dhe ata,duke lexuar e pare foton ne gazetn DITA.Me puthen mua gjyshin me urimin;” Dhe 100 te tjera,”VETERANIT te veteraneve” thekson dhenderi Gjirokastrit,inxh. F Kalo.
    Ja me thoni, i nderuar PENE arti sa doberia ime, Bashkim Koci,’ju kerkoj te falni si gjysh,se po i bie gjoksit”,per kete kini te drejte,po ajo foto me ate HERO Kunderadmiral;100vjetorin per tia festuar,me soli kete gjendie emocionale,qe po flas si percat…
    Urime te madhit Kunderadmiral 100 Vjecar dhe njeqind vjet te tjera i festofshim,Ai, shmeblltyre e njeriut te shekullit qe kaluam me ate LUFTEN legjendare N.Clirimtare,Ai Heroi i gjalle i saj…
    E PACIM gjithnje mes nesh.me Vepren e tij PERJETESUAR .
    Ditet 1000-je Gjeneralit-Kunderadmiral Ziqiri Mero, i urojme ne 100 vjetorin e lindies Tij.

    Per Org “Pasues Veterani”Toronto.(midit Tyre, Pr.i nderuar-korcar-87 vjecari- Vangjush Ziko-)
    Formuluar;83 vjecari Dhimiter M,Xhoga.(GND.)

    Toronto 08-09-2018.

    Reply to this comment
  5. demo September 8, 20:55

    Italise ia derguan,nuk ja derguan Greqise as Serbise.
    Shih kush te ka kafshuar,jo kush te ka ndertuar!

    Reply to this comment
  6. Partizani September 9, 02:19

    Komunistat e Derit-Vrate e Prete Ne Kohen e Diktarotir Satrap edhe tani klushet shkruajne edhe kapardisen si kurvat never Vitrane-ju race e poster-Der Prej Deri-Ore Satrapi Pederas Tarasi Ju leroi Babate-Bushtrat e Kurves Komuniste:(

    Reply to this comment
  7. Antifashisti September 9, 11:08

    Ti Mos ndyj fjalen internationale partizan:

    Ti Bastard e klysh kurve
    Du Hurensohn
    You son of Bitch
    You Bastard
    Tu Fils de pute
    Hijo der puta

    Internacionale Antifa

    Bella Ciao

    https://youtu.be/4CI3lhyNKfo

    https://youtu.be/jhgJV0Pg54Y

    Reply to this comment
  8. Antifashisti September 9, 11:10

    Ti Mos e ze fjalen internationale partizan ne ate gojen tende te palare e dhembe krimbur:

    Ti Bastard e klysh kurve
    Du Hurensohn
    You son of Bitch
    You Bastard
    Tu Fils de pute
    Hijo der puta

    Internacionale Antifa

    Bella Ciao

    https://youtu.be/4CI3lhyNKfo

    https://youtu.be/jhgJV0Pg54Y

    Reply to this comment
  9. Zinajda September 9, 20:11

    Nje shkrim shume i realisuar nga B.Koçi i cili ka treguar lirshem, pa pyetje te tepruara kujtimet ,aresyetimet dhe pervojen aq te vlefshme te 99 vjeçarit te paepurZ.Mero

    Reply to this comment
  10. Partizani September 10, 00:50

    Ore Antifashist-Babane apo babene te ka nokur Peder Tarasi-o klush kurve ti je nje nga arsuja qe Shqiperia nuk do Behet. Ore Der Prej Deri me cilin salam qe bleu me tollona jotem puciti Pederas Tarasi perfhunoi babane tende ndermjet Sigurimit Te Buthes qe dole ti o vjerdhacuk. Ahhh moj Shqiperi e mjere ngele me plerat Der mbas dere:( ehhhh po ti mo Antifashist po te mugoje kaq shume mo Pederas Tarasi shko mo tako Lady Macabeth “Fashisten Nexhmijen” se mos te jem ndonje cope mo.
    Opa e kame thene une mo Intelektuali per shume vjete eshte munduar ti hapi syre ju mo klushat komuniste pa breke be buthe Po mo nuk behet der daje.

    Reply to this comment
  11. Partizani1 September 10, 00:51

    Ore Antifashist-Babane apo babene te ka nokur Peder Tarasi-o klush kurve ti je nje nga arsuja qe Shqiperia nuk do Behet. Ore Der Prej Deri me cilin salam qe bleu me tollona jotem puciti Pederas Tarasi perfhunoi babane tende ndermjet Sigurimit Te Buthes qe dole ti o vjerdhacuk. Ahhh moj Shqiperi e mjere ngele me plerat Der mbas dere:( ehhhh po ti mo Antifashist po te mugoje kaq shume mo Pederas Tarasi shko mo tako Lady Macabeth “Fashisten Nexhmijen” se mos te jem ndonje cope mo.
    Opa e kame thene une mo Intelektuali per shume vjete eshte munduar ti hapi syre ju mo klushat komuniste pa breke be buthe Po mo nuk behet der daje.

    Reply to this comment
  12. PartizaniVelo September 10, 00:52

    Ore Antifashist-Babane apo babene te ka nokur Peder Tarasi-o klush kurve ti je nje nga arsuja qe Shqiperia nuk do Behet. Ore Der Prej Deri me cilin salam qe bleu me tollona jotem puciti Pederas Tarasi perfhunoi babane tende ndermjet Sigurimit Te Buthes qe dole ti o vjerdhacuk. Ahhh moj Shqiperi e mjere ngele me plerat Der mbas dere:( ehhhh po ti mo Antifashist po te mugoje kaq shume mo Pederas Tarasi shko mo tako Lady Macabeth “Fashisten Nexhmijen” se mos te jem ndonje cope mo.
    Opa e kame thene une mo Intelektuali per shume vjete eshte munduar ti hapi syre ju mo klushat komuniste pa breke be buthe Po mo nuk behet der daje.
    Ore Antifashist: “Te Roje Partia mo se vrimen e buthes tende mo e Leroi Tarasi Pederasi”!

    Reply to this comment
  13. Partizani Trim September 10, 00:56

    Kurvat Komuniste vashdojne Turpin mbi popullin Shqiptare-Ore Popull Trap akeni kumptuar demin qe Pederas Tarasi beri mbi kombin tone-edhe sallamin jua serviste me Tollona Pederas Tarasi-Shiti Kosoven me Mbledjen e Mukjes-shiti Shqiperine si Republika e 7 e Jugosllavise tek Titua me 48-ore Der Prej Derave ajo i kushtoi jeten Proletiatit tone te madhe edhe trimit Nako Spiro edhe ju vashdoni te bertisni “Parti Enver Buthen Ma Lero Nje Here”!

    Reply to this comment
  14. shpresa September 10, 07:55

    U befsh 150 vjec Z.Mero.Me respekt nga vajza e nje shoku tuaj te brig.I-S.Vlore.Kemi jetuar bashke ne nje pallat.

    Reply to this comment
  15. intelektuali September 10, 20:13

    Intelektual
    Enveri tarasi aq thelle sa ta plasi 😉

    Te dhembe akoma He? Ul e ngri fjalet b… P…
    Te paska shku menia keq. Qefliu madh paskerke Ken o Burrgru shqypnie.

    Kafshe parahistorike.
    Uuu harrove dhe me alias Partizan dhe ne Text harron e thua “intelektual….

    O qyq qe s’mban mend se cfare ke shkruar ne nje resht me pare.

    Si nakua jot trim i madh prandaj vrau vehten.
    Vdiq dhe liria qe TA pyesje se sa trim ISH nakua yt dhe pse se mbrojti liria Burrin e saj Po vajti e U ngushellua me burre tjeter.

    Vetem tani pasi doli nga burgu eshte shprehur se kish pasur dyshime se nakua ISH vrare e jo vetevrare.

    Hajde dhe Ty ishalla te frymezon akti i nakos
    Kujdes KE kolltuku. Ver i mushama qe te Mos bohet me njolle.

    Reply to this comment
    • Partizani September 10, 21:36

      Meso historine mo trap I derit perpara mbastaj hap shpellen.
      Fake 1: Pederasi Yte Tarasi e pranoi Veta kete ne Librin “Kur Idheshin Themelet” 2. Pederas Tarasi Be 48 kur takoi Tutuan me Beograd Shiti Shqiperine o Gomar si Republika #7 e Yugoslavia’s-so prapanicija Jote do fliste Servisht not der prej deri. Po Veri lule Nako Spiros qe e pagoi me jeten e tij edhe Mehmet Satrapit we e bindi Tarasin te lepinte loqet Stalinit! 3. Pederasi Yte Tarasi Ne Mbledhjen e Mukjes “SHITI KOSOVEN” Milatinovicit o trap. 4. Sa intelektual Mor legen qe qelbe emrin Intelektuali vrau, si sabije kasimati, Drita kosturi mysine kokallari e mijra te tjere.
      Ahhhh mo Shqiperie e Shkrete me keta der prej derave qe ushqen:( Na mo trap se akoma cicerone parudhen: “Parti Enver Bythen Ma Lero Njehere” se harova shko te Fashistja Lady Macabeth Nexhmija, ose lexo librin e Liljana Hoxhes “Tanet” edhe do mesosh ndonje gje mo. Po ku meson Deri te Mesosh ti mo Trap!

      Reply to this comment
      • Lec-kabashi September 11, 01:46

        Na ore idjot. Meso shkrim e kendim. Shko rri prapa ketij 100 vjjecarit mos ka ndonje pordhe edhe per ty , mbase messon dicka ..

        Reply to this comment
        • Partizani September 13, 01:56

          Ore ti mo trap. Po helbete Pederasi Yte Tarasi do ishte 110 Edhe te mungon Sallami Me Tollona qe e mirja bytha jote njehere ne muaj. o Der Prej Deri Ju Kodosha Komunista Kane shkateruar kete vende edhe helbete klushst e tyre akoma cicerojne “Parti Enver Prapanicen Ma Lero Njehere” o Komunist I derit Lexo mo Librin “Tanet” nga Nexhmije Hoxha mos meson ndonje gje, mo po si Harova une mo ti edhe ato 5klase qe ke i ke marre me Servilizem. Fare e Poshter!

          Reply to this comment
          • dritan September 13, 15:48

            o speodonimi (partizani i carit ) cka thot zoteria me lart
            jane te verteta sa per iformacion ky zoteria ka pasur aq
            pasuri sa tu nuk e imagjinon dot pra vinin nga qytereim
            qe ti si pellazg qe je e dote mbetesh i tille se si byth grisur qe je nuk arin ti kuptosh njerezit me moral te larte se packa se kane pasuri japin e jeten per atdheun kurse ti si zgjebarak qe je nuk ben asgjene me minimale te ulesh koken e ta nderosh me respekt se po te ishte koha e zogut zoteria kishte makine ne shtepi kurse ne ate komunizmit mund te mos kishte as buk keshtu qe thello pastaj jepi buqes se nuk ben as meshume asmepak por del se je nje gomar qe te mungojne vetem veshet me

  16. Alban Dardani September 11, 00:24

    …..-Degjo tiiiiiii moreeee …”Jashte- qitja
    e te .. GJITHE … ATYRE PARTIZANEVE…!!!!
    DHE … JO VETEM E ATYRE qe ti … tallesh..!!!…

    ……….. Nuk ke suurrat ti …… kopuk .. e bir kopuku,..!!.,
    Ju te zhgrryerit e te zhyerit ne hu … … ..
    … qe tup e ndot …kundermoni ,, nga do qe tu zesh ,..
    …nga do qe tu kthesh e rrotullossh .LASKANJAR…!!

    Ju qe shpreheni ashtu.. JETONI KOT NE ATO TROJE..
    JU jeni VEMJE BASTARDE pa NDER e IDENTITET.. pa HISTORI … e pa KOMBSI…
    JU ..PER ASGJE NUK MUND TE NDIHI KRENAR…!! Sepse……INI NGA DO TE DHJER…!!
    ……..JU NUK VLENI … AS PER PLEH …. !!!

    Reply to this comment
  17. Partizani September 11, 03:17

    Ose me mire Analfabet shiko Gazetarin e Madhe Andrea Stefani edge do mesosh mo der I derave kush Ishte Pederas Tarasi-por mire mo vjerdhacuk kaqe shume td mungone Sallami qe Tarasi ta dhuronte njehere ne muaj me Tollona mo qe I preka bytha jote-P.O. pse mon ndun emrin Intellektual Edhe mender mute ne ate Intellektualla we Pederas Tarasi I VRAU? Po pse mo Legen u Nduen ate Emer Te Shenjte- Po Shko mo te ndonje Tualet Edie vashdo mo te kendosh kenge tende mo kodosh I kodoshave: “Parti Enver Bythen Ma Lero jehere” Race e Poshter!
    https://m.youtube.com/watch?v=L-aSN5WsM10#fauxfullscreen

    Reply to this comment
  18. Martini September 11, 19:03

    Nuk ju lane gje pa.bere partizanet dhe bijt e tyre.Thuaj cte duash ate qe te kane bere ty dhe skotes tende nuk u a ben do me fjale muti.Fjalor i mesuar gjate persekutimit.Sa me keq te flasesh aq mire me duket qe ta kemi bere.Dhe partizani i Brigates se pare Devolliu Ziqiri Mero kushedi sa vjet do jetoje.Dhe jo si Sali Butka qe u vra ne halene allaturka te fshatit.

    Reply to this comment
  19. LG September 11, 20:46

    Nderim dhe respekt të jashtzakonshëm për njeriun e përsosur Ziqiri Mero.Shëndet dhe jetë të keni.
    E paharruar është sakrifica dhe kontributi I brezit tuaj si pjesëmarrës në luftën kundra nazi-fashizmit dhe plehrave kolaboracioniste.

    Reply to this comment
  20. dritan September 13, 15:22

    o speodonimi (partizani i carit ) cka thot zoteria me lart
    jane te verteta sa per iformacion ky zoteria ka pasur aq
    pasuri sa tu nuk e imagjinon dot pra vinin nga qytereim
    qe ti si pellazg qe je e dote mbetesh i tille se si byth grisur qe je nuk arin ti kuptosh njerezit me moral te larte se packa se kane pasuri japin e jeten per atdheun kurse ti si zgjebarak qe je nuk ben asgjene me minimale te ulesh koken e ta nderosh me respekt se po te ishte koha e zogut zoteria kishte makine ne shtepi kurse ne ate komunizmit mund te mos kishte as buk keshtu qe thello pastaj jepi buqes se nuk ben as meshume asmepak por del se je nje gomar qe te mungojne vetem veshet me

    Reply to this comment
  21. T. Voda September 13, 16:46

    — I nderuari ZIQIRI MERO , eshte pjese e atij BREZI TE LAVDISHEM , vepra e te cileve, eshte gdhendur ne ALTARIN ME TE LARTE, E ME TE ARTE , TE EKZISTENCES HISTORIKE TE KOMBIT SHQIPTAR.
    — AI i perket BREZIT TE LAVDIDHEM TE LUFTES E TE GJAKUT PER CLIRIMIN E ATDHEUT, BREZIT TE USHTARAKEVE TE PUNES , DJERSES E TE SAKRIFICAVE PER NGRITJEN E FORCIMIN E USHTRIS POPULLORE PER MBROJTJEN E ATEDHEUT PELLEMBE PER PELLEMBE.
    — AI, eshte NJE nder perfaqesuesi me te denje te USHTRIS POPULLORE TE SHQIPERIS, te “PERANDORISE USHTARAKE” me te MADHE e me te FUQISHME qe ka patur Ai vend ne te gjitha kohrat.
    — AI i perket asaj USHTRIJE, QE DO TU SHERBEJE BREZAVE TE ARDHSHEM SI NJE “ROZAFE E KOHEVE MODERNE” e cila , do tu tregoje brezave qe vine se AI VEND KA PATUR DIKUR NJE USHTRI QE I DILTE ZOT VENDIT ME FARCAT, DJERSEN E GJAKUN E BIJVE TE VET….
    — LE TE MBLIDHEN SA ME SHUME KUJTIME, ,MBRESA E MESAZHE PAQSORE NGA KY BREZ I LAVDISHEM PER VIJIMESINE ATDHEDASHESE TE BREZAVE QE VINE..

    Jete te gjate z.ZIQIRI MERO..!!
    Tomor Voda –NY— USA
    13 Shtator 2018

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*