“Qëndrimi i Gjermanisë i qartë si kristali, BE të mbajë premtimin”
Nga Arkiva
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i është përgjigjur interesimit të mediave shqiptare nëse kushtet e Gjermanisë do të mjaftojnë për hapjen e negociatave.
“Qëndrimi i Gjermanisë është i qartë si kristali. Ne mbështesim hapjen e negociatave bazuar në votën e Bundestagut. BE duhet të marrë përgjegjësi për paqe e stabilitet në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe duhet të mbajmë premtimet”, u shpreh Mass.
Ndërkohë, e pyetur nëse Franca e ka kundërshtuar në takimin e ambasadorëve, hapjen e negociatave me Shqipërinë, Tytti Tuppurainen, ministrja e Jashtme e Finlandës, vend i cili mban presidencën e BE-së, tha se nuk do donte të paragjykonte diskutimet.
Ajo tha se presidenca mbështet hapjen e negociatave, por se për këtë duhet një vendim i unfikuar i të gjithë vendeve anëtare.
j.l./ dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento