Qëndrimi “W” mjaft i rrezikshëm për fëmijët

March 25, 2018 17:09

Qëndrimi “W” mjaft i rrezikshëm për fëmijët

 

Kur fëmija juaj fillon të ulet vetë ose fillon të ecë, ju duhet t’i kushtoni vëmendje lëvizjeve të fëmijës. Vogëlushi juaj bën lëvizje të çuditshme gjatë gjithë kohës. Ju nuk keni pse të shqetësoheni për çdo lëvizje të tij, por duhet të jeni të kujdesshëm që në tërësi fëmija juaj të ketë ecje të drejtë e qëndrim të saktë.

Kockat dhe muskujt e tyre ndërtohen ngadalë dhe ju duhet të bëni çdo gjë të mundur që ky proces të shkojë në rrugën e duhur. Në këtë periudhë kur fëmija juaj është ende i vogël , qëndrimi “W” shkakton një shqetësim të madh tek rritja e fëmijëve.

Ky pozicion i të ulurit nuk është i mirë për zhvillimin fizik të fëmijës. Për një kohë të gjatë qëndrimi “W” mund të çojë në kushte më të rënda ortopedike. Sipas mjekëve, ky pozicion është i dëmshëm për sistemin “postural”.

Ai i jep fëmijëve tendosje të pazakontë në ije, këmbë dhe në gjunjë. Ju nuk keni nevojë për miratimin e një mjeku për të ju thënë se ky është një pozicion vërtet i dëmshëm.

Ju lutemi të provoni veten. Uluni në këtë pozicion “W” dhe do të ndjeni tensionin. Muskujt tuaj do të fillojnë të digjen dhe ajo pjesë e trupit do të jetë tërësisht e mpirë pas pak minutash.

Ekspertët thonë se kjo nuk do të dëmtojë aftësitë e tyre në ecje dhe nuk ka pasoja serioze të pariparueshme, megjithatë, fëmijët mund të kenë vështirësi në disa aktivitete sportive që kërkojnë ekuilibrim trupin e tyre. Është shumë e rëndësishme që fëmija juaj mos të qëndrojë në këtë pozicion, dhe çdo prind duhet të jetë i kujdesshëm.

l.h./dita

March 25, 2018 17:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*