Qeni i parë piktor, punimet e tij shiten për 200 dollarë

April 19, 2016 12:46

Qeni i parë piktor, punimet e tij shiten për 200 dollarë

Ai është qeni i parë në botë që pikturon në autonomi të plotë. Quhet Dagger dhe tashmë ka filluar të thërritet me nofkën “Da Vinçi”.

Ai i përket Mary Austen, në Boston , e cila është një piktore profesioniste.

Duke parë të zonjën duke pikturuar me kalimin e kohës qeni, ka marrë penelin në gojë dhe i është afruar telajos, duke nisur kështu të pikturojë.

“Teknika e tij po përmirësohet gjithmonë e me shumë duke u shndërruar në atë që kritikët e artit bashkëkohor e quajnë “një artist shumë modern, majde avangard, e para kafshë që di të pikturojë”.

Për shumë duket e pabesueshme, por Dagger është një qen i rrallë.

Një kritik arti , Andrew Waho ka vlerësuar me 200 dollarë një pikturë të Dagger –it. Duke shtuar se nëse sot ato kushtojnë 200, nesër do të vlejnë mbi 20 mijë dollarë.

Të shumët janë ata që i kërkojnë të zonjës së Dagger që tëshikojnë pikturat e tij, ndërkohë që janë me mijëra ata që duan të blejnë.

 

April 19, 2016 12:46
Komento

1 Koment

  1. anticensurë 25642654 April 19, 13:02

    hahahaha
    më shumë se vizionarit tonë!!
    rezik të fillojnë të punojnë bashkë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*