Qeni noton 6 milje për të gjetur familjen e tij

September 1, 2016 10:46

Qeni noton 6 milje për të gjetur familjen e tij

Një qen ka notuar më shumë se 6 milje pasi ra nga varka në mes të liqenit të Miçiganit,dhe ka ecur 12 milje të tjera deri në një kamping për të gjetur familjen e tij.

Edward Casas tha për ABC News se ishte duke lundruar sëbashku me bashkëshorten e tij Kristin këtë të dielë, kur u ndeshën me një problem teknik.

46 vjeçari tha se beson se “djali i tyre”, qenushi 10 muajsh, Rylee, mund të ketë rënë nga varka kur ai ishte në dhomën e motorit ndërkohë që gruaja ishte duke drejtuar mjetin.

“Zemrat tona u mbytën” u shpreh Edward. “U larguam vetëm për 10 minuta, e më pas nuk mund ta gjenim askund në varkë apo në ujë”.

Një nga peshkataret që iu përgjigj telefonatës së Z.Casas, e cila drejton një grup vullnetar të zonës “Skuadra e Kërkimit të Qenve të Humbur”, tha se kur mësoi se Rylee po trajnohej për tu bërë një qen shpëtimi dhe se ishte Belgian Malinois – rracë e njohur për inteligjencën dhe atletizmin- nuk kishte asnjë dyshim që ai do e  gjente rrugën për tu kthyer.

131436725-13957474-d3f7-41ce-98c7-e8cdd7a7392d131436696-eba66e29-c693-4442-ba34-282567307c16131436722-a55914b0-2766-472f-9711-cf93c164e5b9

September 1, 2016 10:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*