Qentë e qetë të Selitës dhe deputetët e egër të Kuvendit!..

Arben Duka April 8, 2016 19:10

Qentë e qetë të Selitës dhe deputetët e egër të Kuvendit!..

Qentë e Selitës,
janë shumë të qetuar,
se tani Bashkia,
i ka vaksinuar.

I ka vaksinuar,
edhe i ka tredhur,
ndaj asnjë dëshirë,
s’kanë për të bredhur!

Në paqe të madhe,
janë me situatën,
dhe nuk ulërasin,
as ditën-as natën!

Vërtetë që me tufa,
kudo janë shumuar,
po tani i kemi,
qen të edukuar!

Se rrojnë në paqe,
të rinjtë dhe të vjetrit,
dhe s’bëjnë më sulme,
kundër njeri-tjetrit…

Nuk është më shqetësim,
këtu lukunia,
se vaksinë të fortë,
u ka bërë Bashkia.

Mbas tredhjes masive,
janë të qetuar,
sa edhe të lehin,
tani kanë harruar!.

Ditën e Perëndisë,
e shkojnë me lodra,
qentë e mëdhenj,
dhe konet e vogla.

Porse ka akoma,
që vijnë vërdallë,
ato janë buçet,
që s’u bën dot hall!.

Ndaj dhe angullijnë,
me një zë të dredhur,
se të shkretat buçe,
s’kanë gjë për të tredhur!

Po prapë lukunia,
rron në harmoni,
vetëm një vaksinë,
bëri mrekulli!.

Nga qentë rehat,
po bie ky vend,
po krejt ndryshe punët,
janë në Kuvend!.

Ndryshe në Kuvendin,
e Atdheut tim,
gjithë racat e qenve,
lehin pa pushim!.

Lehin pa pushim,
det e kijamet,
kanë qentë e Selitës,
më shumë dinjitet!.

Duke parë të qetë,
këtu lukuninë,
them-pse deputetëve,
s’u bëhet vaksinë?!.

Mbase për të gjithë,
s’duhet vaksinimi,
po për disa duhet,
një kundër tërbimit!.

Dhe gjersa tek qentë,
ka dhënë rezultat,
edhe për Kuvendin,
mund të jetë një fat!.

Do të jetë një fat,
fat me të vërtetë,
që të mund të shohim,
ca njerëz të qetë!.

Ca njerëz të qetë,
dhe të kulturuar,
dhe jo kacafytje,
mes qensh të tërbuar!.

Ndaj në gjunjë i lutem,
këtë herë Bashkisë,
të shpëtojë Kuvendin,
e gjithë Shqipërisë!

Arben Duka April 8, 2016 19:10
Komento

17 Komente

  1. guri April 8, 20:03

    Te lumte pena o Arben Duka se qent e kuvendit nuk i ben dot zap Iliri sepse me qenin e madh e ka mire muhabetin kurse me konen nuk meret fare.Dihet qe qeni madh e ha konen e vogel

    Reply to this comment
    • Kiu April 9, 00:02

      Kete radhe Ben Duka nuk ka qelluar ne shenje. Problemi eshte pikerisht se 137 deputete ne kuvend jane te tredhur nga Sala, Rama dhe Meta qe kur u futen me bisht ne shale neper lista. Ministrat u trodhen qe kur hoqen dore nga mandati dhe keshtu u dhje puna krejt…

      Reply to this comment
  2. N.VJOSA April 8, 20:05

    F a n t a s t i k e…!
    Ne pamje te pare paralelizmi metaforik duket i ashper, , por kur mendon Sali Kafshen qe leh çdo te enjte si Qen i terbuar, akuzon dhe mbjell konfliktualitet …dhe ashtu, si pa gjë të keq thote se flet mbi te dhena nga burime te pakonfirmuara…(!!!!)
    I jap te drejt Poetit te akuzoje e te demaskoje pa pushim kete kope Qenesh qe , sulen si të tillë, kur degjojne ndonje sharje dhe nga ana e tyre shajne vet pa doganë…
    Sa të jetë i SUPERKRIMINALIZUARI SALI NË ATË PARLAMENT,
    SHQIPERIA NUK KA PERTE PATUR QETESI…!
    Mallkuar qofte ai qe direkt dhe indirekt mbron mosdenimin e Superkriminelit dhe te Bandes se tij te Mafjes!
    Respekte Arben Duka per Penen tende!
    P E N A
    T O P !…

    Reply to this comment
  3. mrekullia April 8, 21:09

    Ku te ka shku menja, mor Arben Duka! Fantastike, e pakonkurueshme.:Poezi qe duhet gdhendur ne faqet e mureve te Kuvendit tone.

    Reply to this comment
  4. Lexuesi April 8, 21:56

    E ke ‘qare’ fare!

    Je i MADH !

    Reply to this comment
  5. gjermani i fundit April 8, 21:57

    O Duka, edhe bucet trajtohen me sterilizim po qw per muhabet. Pastaj, vendi i qenit nuk quhet Kuvend, hahahaa, ka qene nje shkolle qensh diku nga Tufina, rrezik eshte privatizuar dhe jep diploma deputetesh.

    I thote qeni – qenit :
    Mor fytyre legeni!
    Njeri i thote : Buce,
    Tjetri: qen bir qeni!

    Ti i thua vetes:
    Cfare po ben vaki?
    U kthye Kuvendi
    Tamam Qeneri.

    Njeri beka Hum
    Tjetri beka Ham,
    Si s’gjendet nje burre
    Qe t’ja beje “bam”?!

    Reply to this comment
  6. kris 1 April 9, 05:46

    i shkelqyer je o Ben por nuk ka burre qe i vaksinon.Duhet qe mendihmen e nderkombetareve te behet nje ligj per deqenezimin e parlamentit ose per trajtimine tij nga ojq per mbrojtjen e kafsheve

    Reply to this comment
  7. Mark uk April 9, 07:44

    Neti Vjosa kujto kohen kur sherbeje si operativ sigurimi ne Kukes,

    Reply to this comment
    • N.VJOSA April 9, 10:01

      Ti Mark uk,
      je nje shpifes ordiner dhe primitiv.
      Por qenke dhe i lig ne shpirt, se te kam sqaruar shume here.Pse shpif ore funderrinë?!..

      Reply to this comment
    • shqipe April 9, 15:26

      Ej ty tu lumt gjoja or Uk berlloqesh, bre… Prej ka ie allaile? u, jam prej buzmadhes,fqinj me cajen,kshinakun… or Uk! a jie majer prej kres bre? Kuku per ty,mo zo ma keq….O uk berlloqesh! A i ke sojet ne ball,a s’je tu e pa Salehin tu cof,?… Allaile….

      Reply to this comment
  8. Claus April 9, 09:31

    Jo zoti Duka,nuk mund te mbulohet qeneria mediatike e pushtetit me bejte kesisoji.
    Te rrime shtrember e te flasim drejt.Opozita fjalen ka.Ju ,njesoj si zoti Brace,te cilin i pari qe e quajti kone ne Parlament ishte zoti Vangjel Dule, fjalen e opozites,kritikat dhe akuzat e saja i quani lehje qensh.
    Jo zoti Duka.Nuk eshte mire keshtu.Eshte keq.Eshte turp.
    Pak kohe me pare edhe zotin Ben Blushi e quajtet qen.Qen qe leh.E quajti udheheqesi juaj i madh Edi Rama.
    Eshte turp poet i dashur,te riperseritni etiketimet rrugacerore te zotit Rama.Mire zoti Brace qe ate pune ka ne Parlament.Por ju si mund te bini ne kete derexhe?!
    A thua se ju kane shterruar fjalet,dhe ia huazoni Edi Rames?!
    Kur Edi Rama e quajti Ben Blushin nje qen qe i leh karvanit rilindes,ju heshtet.Ju pelqeu.Ju pelqeu zoti Duka etiketimi i bere zotit Blushi.Nje kolegut tuaj.
    Mire qe pershendet etiketimet poshteruese qe i behen Saliut dhe te tijve,megjithese edhe kjo do te duhej te ishte e papranueshme per ju si poet,por si mund te pranoni e te pershendesni te njejtat etiketime rrugacerore edhe per kolegun tuaj,Ben Blushi?!
    A thua kaq i madh te jete militantizmi partiak,sa te bini ne llumin e krijuar nga zoti Rama me te tijte ?!
    Nje milion shuplaka i dha populli Saliut per keqqeverisjen.Ka 3 vite qe ia ka dhene.Sot qeveris Edi Rama.Ka 3 vite qe qeveris.Po keqqeveris.Po keqqeveris Rama,zoti Duka.Aq shume po keqqeveris,sa mjerimi ka arritur apogjeun e tij.
    E juve nuk ju ben pershtypje kjo.Perkundrazi i thurni lavde rilindjes!
    Ku shkoi ndjeshmeria e poetit per popullin fukara,per te varferin e te mjerin qe po varferohet e mjerohet cdo dite e me shume?!
    Ku zoti Duka ,ku?!
    Te jesh i majte sot,te jesh socialist sot,sot e mot e ngamot,do te thote te jesh me te varferin,me te mjerin,me popullin e thjeshte.
    E jo te jesh me pushtetaret per te vetmen arsye qe vetequhen te majte,socialiste.
    Nuk jane te majte keta qe po na keqqeverisin ,o zoti Duka.
    Nuk jane socialiste keta qe po shfrytezojne popullin fukara,o zoti Duka!
    Keta jane nje bande,ashtu sic i quan me te drejte tribuni i fjales se lir, zoti Fatos Lubonja.Keta jane nje bande plackitesisht,qe jane leshuar si te terbuar pasurive publike te shqiptareve.
    Keta jane nje sekt,ashtu sic i quan socialisti me i ndershem sot per sot,zoti Ben Blushi.Nje sekt i Edi Rames.I krijuar prej tij,per t’i sherbyer atij.Nje sekt qe jo vetem ska lidhje me socialistet dhe te majten,por i turperon ata,u ben dhune atyre,i poshteron,grabit e vjedh si gjithe te tjeret.
    Ja per keto e te tjera,duhet te shkruaje nje poet i angazhuar,sic ju pretendoni se jeni.
    Te mbani anen e te shtypurit e jo ate te shfrytezuesit.
    Te mbani anen e te varferit e jo te zeginit,qe vetem nje pale mbathje firmato i kushtojne sa c’nxjerr me mund ne nje vit nje shqiptar i thjeshte.
    Si arritem deri ketu zoti Duka?!

    Reply to this comment
  9. info analitike April 9, 10:00

    Shiko si paska lehur edhe ky qeni rilindes ne Greqi kunder gazetarit:http://www.respublica.al/2016/04/08/pandemi-nervozimi-te-qeveritar%C3%ABt
    Qeveria e transparences qe i druhet kaq shume transparences. Nje bande kriminale edhe me e keqe se ajo e Berishes.

    Reply to this comment
  10. vasili April 9, 10:59

    Je treguar shume human, duke demtuar rende ekologjine qytetare shqiptare:
    Vaksinimi i Saliut dhe i gjithe tufes se zagareve te tij pa tru,duhet te behet jo nga posht por nga lart, qe te mos ndihen me kurre te gjalle ne kete dhe.

    Reply to this comment
  11. Mark uk April 9, 18:01

    N.Vjosa: Nuk duhet te ndihesh keq per nje te vertet.Ne ate koh ishte e lakmuar detyra qe ju keni bere.Duhet te ndihesh keq qe nuk je i penduar per ate qe ke bere duke kaluar cfar ligji te jepte.Tani qe duhej kerkuar falje,ala keni mendjen se je perseri si ateher po kjo mbetet vetem deshira jote prej shpirt kazme.N . Vjosa ka praruar diktatura e proletarjatit.

    Reply to this comment
  12. N. April 10, 11:19

    O @Mark uk,
    Që je i trashe, une nuk e vë ne dyshim.
    Qe je nje shpifes ordiner gjithashtu.
    Kur disa gjera i ben me qellim, atehere je nje plehre pa asnje vlere…

    Reply to this comment
  13. Raimondi jo vlonjat April 10, 12:03

    Mark uk ,mos u mer me N.Vjosa ,por jepi pergjigje komentuesit shqipe. Per ju shqipe kam nje sugjerim,qe Nickname ta shkruani me te medha SHQIPE se ka shume kuptim dhe te mbushet goja.Tung.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*