Qershitë, halla ime dhe malli për të djeshmen

July 4, 2016 12:16

Qershitë, halla ime dhe malli për të djeshmen

Nga Bedri Islami

55 vite më parë, kur në korrikun e vitit 1961, ndodhi ngjarja e hidhur e ikjes nga jeta të babait tonë, Zenelit, lidhja jonë me vendlindjen e tij u bë edhe më e pranishme. Çdo verë, pas mbarimit të mësimeve, nëna na dërgonte atje, herë njërin e herë tjetrin, për të ndenjur disa javë me njerëzit e atit tonë dhe për të vazhduar lidhjen, e cila nga shumë kush, ishte menduar se mund të shkëputej.

Atje na priste halla jonë, e cila tepër e re, së bashku me katër fëmijët e saj, shumë vite më parë, kur kishte ngelur e vetme, ishte kthyer në shtëpinë e vëllait të saj.

Ishte e imët nga trupi, me një dashuri që kalonte përmes mallit të vëllait të saj tek fëmijët e tij; me një shami të bardhë mbi kokë, e mençur si pakkush, thonin se kishte ngjarë nga gjyshja; kjo e fundit ishte nga dera e Ymer Pukës, ordinancës së Ataturkut, luftëtarit të Spanjës, dhe ashtu, e gjitha mirësi, dilte lart në fillimin e bjeshkës dhe priste se kur nga shtegu i malit do të vinin fëmijët e vëllait.

Një pjesë e fëmijërisë së vonë dhe rinisë së parë e kalova këtu, në lagjen Shkrel të Dedajve të Pukës, ku ende jetojnë disa nga kushërinjtë e mi, megjithëse shumica jemi shpërndarë nëpër Shqipëri e nëpër botë.

Në fillimin e fshatit, ku ishte shtëpia jonë, e është përsëri, ishte një patalog i madh, në të cilin gjithë hapësirën e kishin zaptuar dy qershi të mëdha, nga ato qershitë që bëheshin në të kuqe të dendur drejt së zezës dhe quheshin bojlie.

Në këtë patalog të madh, gjithnjë të gjelbër, pranë tij rridhte përroi i fshatit, ditëve të verës, nën hijen e tij, shtroja një batanije dhe lexoja deri në mbrëmje vonë. Djali i hallës sime aso kohe punonte në biblitotekën e qytetit dhe çdo natë sillte libra të rinj. Lexova aty aventurat e Monte Kristos dhe të Aivenhoit, të Tom Sojerit dhe të Hakëlber Finit, tregimet e para të Kutelit dhe të Shuteriqit, Gorkin, Eseninin e Lermontovin, kritikat e Bjelinskit, Spassen dhe Musarajn, mësova përmendësh Migjenin dhe Ndre Mjedën, por edhe shumë përkthime të mrekullueshme të asaj kohe, përkthime që nuk pësëriten më, sepse u bënë nga viganë të letrave shqipe.

Nën atë patalog të qershive të mëdha ndjehesha si në shtëpinë time, aty mund të pushtoja gjithë botën përmes librave dhe, kur herë pas here qershitë këputeshin dhe binin mbi faqet e librave të përhedhura në barin e gjelbër, më dukej vendi më i bukur i botës.

Në mesin e korrikut, sepse qershitë piqeshin vonë, halla ime fillonte dhe i thante ato, i mblidhte me kujdes me duart e saj të argitura nga punët që nuk i ndaheshin, i shtronte në diell dhe, nuk e di, por pastaj, kur vinte dimri dhe ata futeshin në ujët e ngrohtë, bëheshin po aq të shijshme si në verën e tyre.

Ishin të gjitha pemët aty, rreth e rrotull; dardhat e dimrit, mollët disa llojesh që vareshin deri në çatinë e shtëpisë, thanat në fundin e arave, rrushtë – pjergulla që vareshin në degët e lisave, gështenjat që pikonin sapo vinte tetori, ftonjtë, arrat me lëvozhgën aq të hollë sa që thyheshin me dorën e një fëmije, dhe, në fund, kur halla ime e mori vesh se unë pëlqeja edhe fiqtë, pranë shtëpisë, në një vend ku binte gjithë ditën dielli, pra larg hijeve të pemëve të tjera, ajo mbolli dy fiq.

Tani, kur vajta herën e fundit, qershitë e mëdha nuk ishin më, por edhe patalogun e kishin marrë ujrat; arrat ishin tjetërlloj, dhe, kur pyeta për fiqtë, askush nuk kujtohej se dikur aty kishte pasur edhe dy fiq, mrekullisht të shijshëm. Halla ime kishte vite që nuk ishte më në këtë jetë.

Pse na merr malli për të shkuarën, themi shpesh me vete?

Nuk ka qenë e pasur, përkundrazi, në shumë raste ka qenë e varfër, por ka qenë njerëzore, tepër njerëzore, ndaj edhe kemi mall.

Nuk është turp të kesh mall, qoftë edhe për një kohë të zymtë, e cila ka pasur drithërimat e saj. Shumë e shumë vite më parë, një ditë gushti, në kantierin e Zadejës, kur po ndërtohej hidrocentrali i vaut të Dejës, poeti Vehbi Skënderi, i cili ishte dërguar për riedukim, kur askush nuk e dinte përse, më thonte duke parë barin e gjelbër që kishte mbirë shkëmbinjve: “Nuk është mali ai që e mban barin, përkundrazi, është bari ai që e mban malin”.

Kështu është edhe malli për kohën e shkuar, në të cilën qindra mijra njerëz kanë dashuruar, janë ropatur për një jetë më të mirë, kanë menduar me të drejtë se po bëjnë një Shqipëri të re, dhe në shumë raste ia kanë dalë, por që me njëri-tjetrin kanë qenë aq shumë njerëzorë, sa sot është shpesh herë e paperceptueshme të spjegohet përse ka ndodhur kështu.

Për këto njerëz, që i kam njohur, qoftë si i një familjeje, apo në profesionin e gazetarit, unë kam mall. Edhe po të dua të heq mallin, do më mjaftonin tre hidrocentralet e ngritura mbi Drinin e përmbytshëm, për të gjetur një lidhje mes mallit tim dhe atyre njerëzve.

Do më mjaftonin edhe qershitë mbi një patalog, ku ditëve të verës ndjeja mallimin e hallës sime dhe njerëzve të tjerë të tim eti, për të ndjerë mal për dhimbshurinë njerëzore.

Në fund të fundit, si thonë ata që më duan e më njohin mirë, unë mbetem një nostalgjik i pandreqshëm.
Por vetëm për të mirën…

Ja, këtë desha t‘ju tregoj.

July 4, 2016 12:16
Komento

4 Komente

  1. Kariz Matik July 4, 15:02

    Eh cfare kontrasti shkrimesh…

    Perpara se te lexoja ketu mbresat e paharrueshme te qaramanit nostalgjik per te shkuaren e tij “te ndritur”, sapo kisha mbaruar se lexuari metamorfozen e politikaneve me titullin: “Populli të rrethojë Kuvendin që ka zgjedhur!”

    Ndersa nostalgjikut i qan zemra per ate fare “patalogu”, per ato dy rrenje te zhdukura qershie nga permbytjet, dhe per te shkuaren e tij aq “mbreselenese” aty mes shkrepave te Pukes, poeti shpreh dhimbje per poshterimin qe po i bejne nje populli te tere nje grusht pseudo-politikanesh harbute.

    Per t’ja ngacmuar pak nervin gazetarit gjumash, apostafat per te shkeputa nja dy-tre strofa teper te goditura nga poezia,

    Nga ferra e politikës,
    vetëm ferra del,
    si u bë një mjek i shquar,
    super kriminel?!

    Në këtë llumnajë të madhe,
    pa fund raste gjen,
    si u bë një djalë Parisi,
    një kryelegen?!

    Dhe më tepër do të shtohet,
    llumi e katrani,
    nëse në fushë të betejës,
    nuk do dalë Sovrani!

    Të ngrihemi si uragan,
    të shpëtojmë vendin,
    në Njëzet e një Korrik,
    të rrethojmë Kuvendin!

    Reply to this comment
  2. Dhimitwr M. Xhoga July 4, 16:02

    Faleminderit -na cove nw mot tw largwt- PENA” Beri Islami.

    Tashmw kafenw mwngjezit, kwtu nw dhe tw largwt tej oqeanit,(Toronto mbi 2.5 milion banorw) e pi me faqet e “Fjalws Lirw”. Ndjej kwnaqwsi.
    Faleminderit i nderuar Bedri Islami,qw mw ke prekur nw shpirt, si tw shkruaje pwr mua dhe njerwzit e mij, qw njw jetw; trupin e kanw nw Tiranw,Korcw,Vlorw sa twj kufijvetokwsorw e oqeaneve, jetojnw me “Tokwn e tw parwve”: Zavalanin, Frashwrin, Micanin, Surropullin, Kosovwn e deri pas radomit e Osumit nw Kolonjw tw Ersekws, me gjak Xhoga, Dama, Kpsta,pse jo Shehu,Frashwri e deri Shqeria e Leskoviku i largwt,pse jo nw mes tw Athinws, familie me kwta mbiemwr tw lashtw.Zanafilla nga: DANGWLLIA NAIMJANE,
    E si tw mos ta kemi mwndien atje, nw atw vwnd tw begatw, simotwr me sa pwrshkruani ju vwndlindien tuaj nw Pukw i nderuari Bedri.
    Dhe njw herw faleminderit.
    Unw 80 vjecari kam vite qw me vwndlindien merem (ani se buzwqumwsht larguar, mbetur jetim deri shtwpinw djegur pushtuesit dhe lakejtw e tyre(fatkeqwsisht tanwt..) me kryesisht Zavalanin e Micanin, vwndlindie e prindwrve tw mij: Mihal Jano Xhoga dhe Athina Vanggel Dama,qw do tw linin trashwgimtarw qw i pasuan nw veprimtarinw e tyre atdhetare, Paraardhwsit.. Vec pas viteve –90tw tw shekullit kaluar, shpwrndarw si pwndwt e korbit deri tej kufijve, si jam unw, 80 vjecari,pasardhes i Jano Xhogw -Zavalanit, rwnw si bien trimat mw 1913-tw nw mbrojtie tw Dangwllisw sa gjithw jugut, kwrcwnuar nga shovinistwt Grekw me nw krah “Luftwtarin e Shekullit”Vaso Dama,( nw krah kwtu me ne nipi nga Damat (Kita) Petrika) familiarisht kuadro tw larta,lwnw atdheun nga zori), njw shekull jetuar e luftuar, pasardhwsit e kwtyre dy fiseve, sa gjithw shqiptarwt atdhetarw.
    Faleminderi Gjarku Gjirokastwr vlerwsuar Atw me titullin “MIRWNJOHIE”(pas vdekies),me motivacionin:
    “Patriot, luftwtar dhe komandant me cilwsi tw larta nw mbrojtie tw trojeve shqiptare nw vitet e para tw shpallies sw Pamvarwsisw Kombwtarenw nw vitet 1912-1913.”
    Kryetari Sulo Mucostefa Sekretari Kristaq Lwngo.
    .
    Juve ju priftw e mbara i miri Bedri Islami, (qw PENEN e keni qw rwwshqet si kushineta nw vaj) ju them i nderuari Bedri Islami, mw falni se duhem sikur i bie “gjoksit”po ja;qw kwto “gjokse” atdhetare kanw pasur e kanw “Xhogallarwt e mij sa “Damat”Micanllinj, si gjithw bashkwfshatarwt e bashkwatdhetarwt tanw tw kudo ndodhur.(Kokrat nwn rrogoa, qw na dalin nwpwrkwmbw;(nonjw antishqiptar), nuk i vwmw nw refene
    Fatmirwsisht, nw atdhe e kudo ndodhen shqiptarw-Atdheun kanw nw plan tw parw.
    Nuk wshtw vwndi tw zgjatem, njw koment pwrshwndetws po ju bwj,juve;me “PUKWN e DANGWLLINW binjake”,treva tw atij vwndi, PERLW, qofshim fake e kurdoherw pranw.

    Toronto 04-06-2016 Dhimitwr M. Xhoga .

    Reply to this comment
  3. Dhimitwr M. Xhoga July 4, 16:07

    Nuk wshtw vwndi tw zgjatem, njw koment pwrshwndetws po ju bwj,juve;me “PUKWN e DANGWLLINW binjake”,treva tw atij vwndi, PERLW, i qofshim kurdoherw pranw.

    Toronto 04-06-2016 Dhimitwr M. Xhoga .

    Reply to this comment
  4. demo July 6, 06:08

    Mezi po pres te shoh komentin e mark-ukut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*