“Qetësi, para stuhisë”, Trump, deklaratë misterioze pas takimit me krerët ushtarakë

October 6, 2017 13:28

“Qetësi, para stuhisë”, Trump, deklaratë misterioze pas takimit me krerët ushtarakë

 

Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të mbajë lart stekën e deklaratave publike kur vjen puna te çështjet ushtarake.

Konkretisht, pas një takimi me krerët e ushtrisë amerikane, Trump pozoi në një foto të përbashkët duke përcjellë edhe një mesazh:

“E dini se çfarë do përfaqëson kjo? Ndoshta është qetësia para stuhisë. Çfarë stuhie? Do ta merrni vesh”, deklaroi Trump.

“Reuters” shkruan se Shtëpia e Bardhë nuk ka sqaruar se për çfarë e ka fjalën presidenti kur flet për stuhi dhe qetësi në krah të liderëve ushtarakë.

Lidhur me Korenë e Veriut që është vendi me të cilin SHBA ka më shumë probleme Trump ka deklaruar se qëllimi kryesor është denuklearizimi.

Po kështu presidenti amerikan ka kërkuar nga drejtuesit ushtarakë që të ofrojnë sa më shpejt të jetë e mundur opsione ushtarake që mund të jenë të nevojshme në raste të caktuara.

“Pres që ju të tejkaloni burokracinë e qeverisë”, u është drejtuar ai krerëve ushtarakë.

October 6, 2017 13:28
Komento

2 Komente

  1. Ec perpara caji ballin.... October 6, 15:50

    Ore por cfare lesh media jeni ?
    Kete e kupton edhe “bufi” cdo te thote : Qetesi pa stuhise.
    Mbi te gjitha kete deklarate Presidenti Trum e ben i rrethuar nga ushtaraket me te Larte te Amerikes, cfare doni ju me teper…. doni edhe oren kur do te filloje stuhija, toca.

    Reply to this comment
  2. pa .....klishe October 6, 18:05

    stuhi, si ato, qe keni bere ne zemer te europes; jugosllavi, ukrahihe dhe tani korene e veriut . vende, qe kane ec me da vinxhin, darvinin, njutonin, ainshtainin, fromin, fermin, pavllovin, leninin, gagarinin, krishtin . ju amerikanet i zbatoni veprat e tyre ne teknike dhe fjale, por por ne shpirt, jeni; jago, juda, mostra….shqip zgjyyyyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*