Qeveria 10 lek për çdo litër qumësht të shitur me faturë nga fermerët

April 6, 2019 20:52

Qeveria 10 lek për çdo litër qumësht të shitur me faturë nga fermerët

Zhvillimi i bujqësisë dhe fermave janë një ndër qëllimet e Ministrisë së Bujqësisë. Në një kompleks blegtoral gjedhësh, ku ndër të tjera ka diskutuar edhe skemën e re të subvencionimit Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi, tha se për çdo litër qumësht me faturë qeveria do të jap 10 lekë.

Është një kompensim goxha i rëndësishëm për fermerin sidomos për fermerin e vogël.Gjëja kryesore që ne duhet të fokusohemi është formalizimi i sektorit”

Çuçi shtoi se synohet gjithashtu rritja e formalizimit dhe stabiliteti i këtij sektori.

Aplikimet e fermerëve të qumështit për të marrë kompensimin nga qeveria pritet të nisin në datën 22 prill në të gjitha agropikat dhe zyrat e buqjësisë në qarqe.

“E kemi bërë shumë kollaj. Mjafton NIPT-in, faturën dhe ti merr 10 lekëshin për litër”

Paratë e subvensioneve për çdo litër qumësht do të derdhen në llogaritë e tyre bankare pasi të kenë dorëzuar faturën tatimore që e marrin nga pikat e përpunimit dhe grumbullimit të qumështit.

 

b.b/dita

April 6, 2019 20:52
Komento

1 Koment

  1. Nik April 7, 12:45

    Bravo qeveria rimburso 10lekshat. ndersa tregtatet e kan reflektu ndryshimet me kohe tani ne cmimet perfundimtare te produkteve bulmetit ka ritje 0.5euro deri ne 2euro per cdo produkt .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*