Qeveria dërgon Kuvend projektligjin për energjinë e rinovueshme

February 28, 2014 09:23

Qeveria dërgon Kuvend projektligjin për energjinë e rinovueshme

Pas pothuajse një vit qëndrimi në tavolinat e ministrive, më në fund qeveria vendosi dërgimin e propozimit në Kuvend projektligjin “Për energjinë e rinovueshme”( ligji nr.138/2013) me procedurë të përshpejtuar. Miratimi i këtij ligji është një detyrim që buron nga direktivat e BE-së. Synimi është që rreth 38 % të energjisë, konsumatorët shqiptarë në vitin 2020, do ta sigurojnë nga energjia e rinovueshme. Ky është një kusht i vendosur nga BE, çka do t’i ofrojë qytetarëve energji me kosto më të ulët, të pastër dhe pa ndotje në mjedis. Energjia e rinovueshme sigurohet nga era, dielli apo mënyra të tjera alternative. Ndryshimet në ligjin për “Energjinë e rinovueshme synonjnë të ofrojnë më shumë investitorë në këtë fushë. Gjithashtu parashikohet hartimi i një Plani Kombëtar për Energjinë e Rinovueshme, sigurimi i një fondi të posaçëm për të mbështetur këto projekte. Gjithashtu, do të lehtësohen procedurat për licencimin e subjekteve që do të operojnë në fushën e energjisë së rinovueshme.

February 28, 2014 09:23
Komento

1 Koment

  1. Abedini February 28, 18:40

    Pergezime, per kete agjensi shume te rendesishme! Me ne fund dikush do te veje rregulla ne kaosin dhe aventurat e deritanishme ne drejtim te energjise ne shqiperi. Shpresojme te displinohet kaosi lidhur me energjine e rinovueshme qe eshte nder pasurite kryesore dhe me te rendesishme te vendit. Shpresojme te shpetojme nga “ideatoret” e reklamuesit e centraleve atomike ne shqiperi.
    E dhe njehere urime e pergezime ideatoreve dhe realizuesve te kesaj axhensie.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*