Qeveria dhe opozita siriane zotohen për armëpushim

February 23, 2016 12:20

Qeveria dhe opozita siriane zotohen për armëpushim

Qeveria siriane dhe grupi kryesor i opozitës së armatosur kanë deklaruar se pranojnë kushtet e armëpushimit që pritet të nisë nga e shtuna.

Damasku zyrtar njoftoi se do të ndalojë të gjithë operacionet luftarake në përputhje me planin e përbashkët të njoftuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Grupet opozitare thonë se do të respektojnë pushimin e zjarrit nëse edhe ushtria e Bashar al-Assad u jep fund rrethimeve dhe sulmeve ajrore ndaj civilëve.

Zbatimi i planit të njoftuar një ditë më parë nga Moska dhe Uashingtoni mbetet një sfidë më vete. Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se do të jetë tejet e vështirë që ujdia të gjejë zbatim, qoftë edhe të pjesshëm në terren.

Sipas BBC-së, jashtë këtij plani armëpushimi mbeten dy grupe kryesore xhihadiste, ISIS-i dhe rivali i tij, Al Nusra. Kjo e fundit është një degë e Al Kaedas dhe ka zgjeruar ndikimin e vet në pjesën më të madhe të aleancës së kryengritësve.

Nga konflikti 5-vjeçar sirian, të paktën 250 mijë persona kanë gjetur vdekjen dhe miliona të tjerë janë zhvendosur brenda dhe jashtë vendit të shkatërruar nga luftimet.

February 23, 2016 12:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim